E Djelë, 09.22.2019, 04:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
FJALIMI I PRESIDENTIT OBAMA MBI GJENDJEN E VENDIT
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 01.26.2011, 09:32pm (GMT+1)



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama mbajti mbrëmë fjalimin e tij të dytë mbi gjendjen e kombit, fjalim ky i përvitshëm gjatë të cilit presidentët amerikanë shpalosin nisma të reja në politikën e mbrendshme dhe të jashtme si dhe në programet ekonomike.
Zoti Obama bëri thirrje për bashkim politik, duke thënë se çdonjëri është pjesë e familjes amerikane, të bashkuar si popull që ndan shpresa dhe besime të përbashkëta. Ai tha se sfidat me të cilat përballet vendi, janë më të mëdha se interesat e partive politike ose vet politika.
Ai bëri thirrje për investime në novacione, hulumtime, zhvillim dhe infrastrukturë, duke përfshirë teknologjinë për energji të pastër.  Por ai tha gjithashtu se vendi duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për të ulur deficitin buxhetor dhe për të reformuar qeverinë federale.
Zoti Obama tha se gjatë dy vjetëve të kaluara, Shtetet e Bashkuara kanë filluar ri-ndërtimet për shekullin e 21-të, por ai propozoi dyfishimin e këtyre përpjekjeve. Ai ritheksoi objektivin për dyfishimin e eksporteve amerikane deri ne vitin 2014, duke thënë se shtimi i eksporteve do të thotë më shumë punë për amerikanët.
Ai bëri thirrje për një qeveri federale më të aftë dhe më efikase duke thënë se në muajt e ardhshëm administrata e tij do të shpalosë propozime për konsolidime dhe ri-organizime të enteve të ndryshme të qeverisë federale.
Ne lidhje me politikën e jashtme, Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuar duhet patjetër të mundin armiqtë e tyre dhe të vazhdojnë të mbeten udhëheqës në botë për ata që dëshirojnë të jetojnë në liri, në drejtësi dhe me dinjitet.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara mbajtën premtimin e tyre në Irak, duke thënë se lufta në atë vend është duke marrë fund dhe se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen së andejmi pasi niveli i dhunës ka rënë dhe ndërkohë është formuar një qeveri e re. Zoti Obama tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë luftën kundër al-Qaidës dhe se më në fund do të mundin këtë grup terrorist.
Ai lavdëroi përpjekjet e forcave dhe civilëve amerikanë në Afganistan duke thënë se në të ardhmen do të ketë luftime të ashpëra, por në të njëjtën kohë Shtetet e Bashkuara janë duke ndërtuar një partneritet të qëndrueshëm me popullin afgan. Ai shtoi se këtë vit, Amerika së bashku me 50 vende të tjera, do të fillojë të kalojë përgjegjësitë e sigurimit forcave afgane dhe se në Korrik të këtij viti do të fillojë të kthejë në atdhe forcat amerikane.
Presidenti Obama foli edhe për gjendjen në Iran dhe në Korenë e Veriut dhe lavdëroi ligjvënësit amerikanë për aprovimin e Traktatit Start, për pakësimin e armëve bërthamore, me Rusinë. Në lidhje me Iranin, ai tha se Teherani përballet me sanksione më të forta si përfundim i përpjekjeve diplomatike për të detyruar Iranin që të plotësojë obligimet e tij. Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë aleates së saj Koresë së Jugut dhe nguli këmbë se Korea e Veriut duhet të heqë dorë nga fabrikimi i armëve bërthamore.
Gjatë fjalimit mbi gjendjen e kombit, Presidenti Obama tha se së bashku me aleatët evropianë, Shtetet e Bashkuara ri-përtërinë NATO-n, përcaktuan rishtas marrëdhëniet me Moskën, forcuan lidhjet me aleatët aziatikë dhe vendosën lidhje të reja partneriteti me shtete siç është India.
Presidenti Obama tha se ka ardhur koha që të lëmë pas  përçarjet e ndasitë politike të së kaluarës e të shkojmë përpara si një komb. Ai shtoi se amerikanët nuk duhet të kenë asnjë iluzion se puna që na pret, sipas tij, është e vështirë dhe e gjatë. Ai tha se pa marrë parasysh se nganjëherë sistemi i demokracisë amerikane mund të duket si shumë i polarizuar dhe i rrëmujshëm, ai nuk njeh asnjë ligjvënës të Kongresit amerikan i cili do të dëshironte të ndërrohej me ndonjë vend tjetër. Ai vazhdoi duke thënë se ligjvënësit mund të kenë pikëpamje dhe opinione të ndryshme politike, por të gjithë besojnë në Ëndrrën Amerikane dhe në të drejtat e garantuara nga Kushtetuta Amerikane.
Zoti Obama përfundoi fjalimin e tij mbi gjendjen e kombit duke thënë se çprej themelimit të këtij vendi, Amerika ishte dhe është vendi i njerëzve që marrin guximin të ëndërrojnë dhe, si rrjedhim, Amerika do të fitojë edhe në të ardhmen. Dhe sonte, shtoi ai, më shumë se dy shekuj më vonë, populli amerikan është arsyeja që e ardhmja e kombit amerikan është plot shpresa dhe gjendja e vendit është e fortë.
Është traditë që pas fjalimit të presidentit, të pasojë fjalimi i përfaqësuesit të opozitës, që kësaj radhe ishte deputeti republikan nga shteti Uiskonsin, Zoti Pol Rajën. Zoti Rajën, që është një yll i ri i Partisë Republikane, akuzoi administratën për shpenzime të tepërta dhe tha se vendi duhet “të gjejë një rrugë të re” e jo të varet nga burokracia e qeverisë federale për të mbështetur novacionet, përballimin e konkurrencës dhe përcaktimin e zgjedhjeve të konsumatorëve. Ai akuzoi Presidentin Obama se po e çon vendin drejt falimentimit financiar, duke thënë se në qoftë se nuk jemi të kujdessshëm, shekulli ynë më i mirë do të jetë shekulli i kaluar.
FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAVARËSIA DHE SHTETINga NAZMI LUKAJ (01.25.2011)
ME KADARENË NË VITEKujtime nga SKIFTER KËLLIÇI (01.24.2011)
JO RRËZIMIT TË QEVERISË ME DHUNËNga HARRY BAJRAKTARI (01.23.2011)
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËNNga Elida BUÇPAPAJ (01.23.2011)
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJTNga Elida BUÇPAPAJ (01.23.2011)
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIKNga Elida BUÇPAPAJ (01.23.2011)
EDI RAMA, UNË JU SFIDOJNga AMIK KASORUHO (01.22.2011)
PESË VJET PA PRESIDENTIN LEGJENDAR IBRAHIM RUGOVANga FRANK SHKRELI (01.20.2011)
TAKIMI I NIVELIT TË LARTË AMERIKANO-KINEZNga FRANK SHKRELI (01.17.2011)
SHMANGIA E NJË LUFTE TË FTOHTË MIDIS SHBA DHE KINËSNga HENRY A. KISSINGER, Washington Post (01.16.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]