VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETITNga Elida BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 10:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

E Enjte, 01.27.2011, 05:29pm (GMT+1)

Titulli i shkrimit është një imperativ i shprehur në mënyrën urdhërore që do të thotë se në këtë pikë nuk tolerohet më.

Ka njëzet vjet që politika shqiptare përfaqësohet nga njerëz pa integritet, me Dosje si ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit apo si eksponentë të inkriminuar të diktaturës siç është Gramoz Ruçi ish Ministri i Brëndshëm i regjimit diktatorial në kohën e masakrës së Shkodrës.

Në politikën shqiptare, si në asnjë vend ish-komunist të Europës Lindore, kanë poste të larta dhe kanë 20 vjet që bëjnë karierë persona  të inkriminuar në kohën e diktaturës, të cilët kanë vënë firmën për të çuar në burg dhe në litar njerëz të pafajshëm.

Në politikën shqiptare  ka njëzet vjet që persona me Dosje herë kalojnë djathtas e herë majtas, herë dalin si shpëtimtarë të situatave e herë si zjarrvënës të institucioneve, ndërsa mbahen larg dhe luftohen njerëzit me integritet dhe me faqe të pastër.

Ka njëzet vjet që politika shqiptare nuk rresht së pushuari retorikën, me shkëmbime akuzash të cilat asnjëherë nuk u kthyen në akuza për hetim por vetëm për konsum spektaklesh dhe show në sallën e Parlamentit shqiptar.

Ka njëzet vjet që politika shqiptare nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët për t'u distancuar në mënyrë kushtetuese nga e shkuara diktatoriale dhe nga krimet e kohës së diktaturës, ku PS që në fakt është pasuesja e partisë së punës vazhdon të ketë si gazetë partiake Zërin e Popullit themeluar prej diktatorit Hoxha.

Ka njëzet vjet që politika shqiptare nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët për të votuar Ligjin e Lustrimit, i cili do t'i largonte nga skena politika një pjesë të atyre që i vunë flakën Shqipërisë më 1997 dhe i vunë flakën Tiranës më 21 janar 2011.

 

Sulmi i 21 janarit i paralajmëruar

 

Se do të kishim një 21 janar që nuk do të na e merrte mendja kurrë, por që na e panë sytë, kemi marrë paralajmërime të qarta nga Ed Rama  dhe grupi i eksponentëve rreth tij me në krye Gramoz Ruçin, Spartak Ngjelën, Skënder Gjinushin, Preç Zogajn e me rradhë.

Së pari, u vu re ndryshimi i termit « protestë Â» me « demonstratë Â», pastaj veshët na dëgjuan nga emrat e përmendur më sipër thirrje për luftë, për gjak duke bërë krahasime me diçka të ngjashme si në Tunizi. Së dyti, Ed Rama vuri në dukje se nuk mund të kishte nën kontroll "vullnetin e popullit".

Shenjat për 21 Janarin ishin aq të qarta sa kishin marrë informacione edhe Ambasadat Perëndimore, prej të cilave vetëm Ambasada e SHBA bëri thirrje për qetësi dhe një protestë normale.

 

Demonstrata e 21 janarit e Ed Ramës me persona pa legjitimitet

 

Ed Rama është lideri i PS, i cili do të duhej që demonstratës së 21 janarit t'ia vinte vulën e partisë që drejton.

Në fakt, ata që i vunë zjarrin Tiranës më 21 janar nuk mund të thuhet se përfaqësojnë PS, veç mund të thuhet se përfaqësojnë krahun e saj të armatosur siç është rasti i Gramoz Ruçit dhe të dy  deri tre deputetëve të PS-së.

Ed Rama e mbështeti revolucionin e 21 Janarit tek dis parti të vogla, të cilat ai i kishte përjashtuar kur formuloi kodin zgjdhor në unison të plotë me PD.

Ed Rama e mbështeti revolucionin e 21 Janarit tek emra që nuk kanë legjitimitet, pasi asnjëri prej tyre, duke nisur prej Spartak Ngjelës, Skënder Gjinushit, Preç Zogajt e me rradhë nuk kanë mandat të deputetit nga populli i Shqipërisë, prandaj pretendimi i Ed Ramës se revolucioni i 21 janarit ishte popullor është vetëm demagogji, pasi revolucioni i 21 janarit ishte një puç antikushtetues kundër shtetit.

Ed Rama në revolucionin e 21 Janarit nuk gjeti mbështetje nga PS e Shqipërisë, e cila u pa qartë se ishte e distancuar nga metodat e flakëvënjes së institucioneve të shtetit. Ed Rama ishte i rrethuar me persona të njohur për përfshirjen e tyre në ngjarjet e 1997-tës, ndaj se cilës edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë hetim.

 

 

PS duhet të distancohet nga Ed Rama, Gramoz Ruçi dhe emra të përlyer

 

Megjithëse PS nuk u pa në demonstratën më famëkeqe të ekzekutuar në Shqipëri pas 1997-tës, ajo duhet të mbajë një qëndrim të përgjegjshëm ndaj vandalizmave, guerriljes dhe terrorit që u organizua nga emra të përveçëm të cilët e konsumuan demonstratën në emrin e PS. Deri tani kemi deklaratën e Kastriot Islamit, Andis Harasanit. Janë një hap shumë i mirë, por nuk mjafton.

Ka ardhur koha që PS të distancohet nga Gramoz Ruçi dhe nga të gjithë ata që Parlamentin e Shqipërisë duan ta zëvendësojnë me luftë guerrilje kundër shtetit.

Ka ardhur koha që PS të distancohet nga pretendimi i Ed Ramës, se zgjedhjet e 2009 janë arsye për të rrëzuar shtetin, pasi zgjedhjet e 2009, me gjithë parregullsitë, ishin më të mirat në këta 20 vjet tranzicion, të certifikuara në të gjitha nivelet, brenda dhe jashtë vendit, të cilat nuk duhet të vihen në diskutim, pasi po të vihen në dilemë do të krijojnë një precedent i cili do të anullojë dhe nuk do të njohë çdo proces zgjedhor.

 

21 janari u ekzekutua në prag të takimit të Këshillit të Europës

 

Sa herë që pritet diçka me rëndësi për Kosovën, në Tiranë ndodh diçka e papërgjegjëshme. Kjo do të thotë se shërbimet sekrete antishqiptare kanë gjetur fushë veprimi në Shqipëri dhe sa herë që u nevojitet orkestrojnë veprime me çmim shumë të rëndë për vetë shqiptarët. Ose personat e përfshirë në grushtin e shtetit të 21 janarit janë pjesë e këtij orkestrimi.

Si vij në këtë përfundim ? Në këtë përfundim do të vinte çdo njeri i fushës apo çdo analist apo gazetar.

Së pari, përse u vendos që demonstrata do të mbahej më 21 janar dhe jo më 28 janar për shembull, pasi të kishte mbaruar veprimtaria e përbashkët e PD e PS në Këshillin e Europës ?

 

Shërbimi Inteligjent i Shqipërisë jashtë loje

 

Shërbimi inteligjent i Shqipërisë do të duhej ta kishte parandaluar 21 janarin. Përderisa kishin marrë njoftime se çfarë do të ndodhte më 21 janar Ambasadat e huaja, Shërbimi inteligjent i Shqipërisë do të duhej që kishte qenë institucioni i parë që të ishte njoftuar për planet e Ed Ramës, Gramoz Ruçit, Spartak Ngjelës, Skënder Gjinushit, Preç Zogajt, Tom Doshit, Paulin Stërkajt. Këta janë emrat.

Dhe jo vetëm që do të duhej të kishte marrë informacione përpara se t'i vihej flaka Tiranës, por do të duhej që ta kishte neutralizuar të gjithë atë që ndodhi, diçka që nuk u bë. E çfarë funksioni ka Shërbimi Inteligjent shqiptar nëse nuk arrin të neutralizojë një grusht shteti të paralajmëruar shumë qartë, dhe në mënyrë eksplicite nga një grusht eksponentësh, pjesa më e madhe e të cilëve janë ilegjitimë, pasi nuk kanë mandat popullor.

Në këtë kontekst shërbimi inteligjent i Shqipërisë ishte jashtë loje dhe nuk u vu në shërbim të mbrojtjes të institucioneve shtetërore dhe të jetës të qytetarëve.

 

Presidenti i Republikës do të duhej të kishte dalë që në orën 14 :00 në shesh

 

Nuk kam lavdërime as për Presidentin e Republikës, si institucioni që përfaqëson unitetin e popullit. Dalja e tij vetëm pas dy orësh, kur gjithçka pothuaj kishte marre fund, kur Bamir Topi selia e të cilit ndodhet vetëm dy hapa nga selia e kryeministrisë, do të duhej të kishte dalë urgjentisht dhe menjëherë, në këmbë për t'i bërë thirrje qytetarëve dhe për t'i bërë thirrje Ed Ramës që të evitohej ajo tragjedi njerëzore dhe ajo dramë kombëtare, e cila i ktheu të gjithë shqiptarët vite prapa.

 

Detyra e opozitës : mbarëvajta e institucioneve jo anullimi i zgjedhjeve

 

Opozita është balanca e pluralizmit, njëra anë e monedhës, ku tjetra është mazhoranca, ka një rol të jashtëzakonshëm në mbarëvajtjen e institucioneve, ka legjitimmitet të plotë për mbrojtjen e kushtetutës, por nuk ka mandat të rrëzojë me protesta votën e lirë, vendosur nga zgjedhjet parlamentare të 2009, të cilat e kanë futur në qorrsokak opozitën, sepse në vend që të ushtrojë obligime kushtetuese është kthyer në vegël të interesave të ngushta të Ed Ramës dhe të një grushti njerëzish pa mandat deputeti.

Detyra e opozitës është të jetë pjesë e anës tjetër të medaljes, e cila si e tërë përfaqëson zërin e sovranit, me destinacion jo për të vepruar e vetme, por për të bashkëvepruar, për një bashkëveprim koherent dhe qendrime bipartizane dhe assesi për të mbajtur qendrime antagoniste dhe antagonizëm, çka është vetëm reminishencë e së shkuarës diktatoriale.

 

Detyra e mazhorancës

 

Mazhorancës së Shqipërisë i takojnë plot lavdërime, siç janë anëtarësimi në NATO, vizita e presidentit Bush, Rruga e Kombit dhe liberalizmi i vizave, çka përbënte një ëndërr për shqiptarët.

Mazhoranca duhet të reduktojë retorikën në parlamentin e Shqipërisë dhe të hyjë në bashkëpunim dhe bashkërendim të menjëhershëm me opozitën në Parlament në mbrojte të interesace kombëtare.

Detyra e mazhorancës është të lërë mënjanë retorikën dhe në rezonancë të plotë me opozitën të përgatisë një axhendë parlamentare, ku të përfshihet mbarëvajtja e zgjedhjeve të 8 Majit, dhe në plotësimin e reformave për marrjen e kandidimit në BE.

 

Mazhoranca e opozita bashkë për mbrojtjen e shtetit dhe stabilitetit

 

Pas ngjarjeve dramatike të 21 janarit 2011, ku u pa qartë se u rrezikuan instuticionet e shtetit shqiptar, ku u rrezikua jeta e qytetarëve, ku u vunë në rrezik institucionet dhe arritjet e shqiptarëve dhe Shqipërisë, qofshin të majtë apo të djashtë, detyrë imediate e pozitës dhe opozitës është të përgatisin ligjin e lustrimit, si një qëndrim i përbashkët, i cili do të përjashtonte nga politika pjesën më të madhe të atyre që organizuan 21 janarin 2011, si dhe të gjithë ata politikanë që janë pa integritet.

Sentimentalizmi ndaj emrave me hipoteka e komprometon klasën poltiike. Shqipëria dhe shqiptarët, pavarësisht bindjeve politike, nuk mund të mbeten peng i personave me hije, të cilët na dalin përpara sysh sa herë që rrezikohet shteti shqiptar.

Pozita dhe opozita, në unison të plotë, pas 1997 dhe pas 21 janarit 2011 duhet të vihen në mbrojtje të institucioneve të shtetit, të stabilitetit dhe në mbrojtje të qytetarëve, që 21 Janari të kujtohet si një ëndërr e keqe, por që të mos përsëritet  never more, kurrë më.

 

Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një klasë politike të denjë

 

Populli shqiptar, pavarësisht bindjeve politike nuk ka merituar as `97 dhe as 21 janarin 2011. Populli shqiptar ai që jeton në Shqipëri dhe gjysma tjetër që jeton në emigracion, ai që jeton në Kosovë dhe ai që jeton në Maqedoni, ai që jeton në Malin e Zi dhe ai që jeton në Luginën e Preshevës  meritojnë një klasë politike të përgjegjëshme të shtetit amë, ku në politikë duhet të jenë personat me integritet dhe figurat më të pastra dhe të ndershme, pa njolla, pa hipoteka, pa skeletë nëpër sirtarë e dollapë. Shqipëria si shtet amë për të paktën 10 milionë shqiptarë në rajon duhet të reflektojë një lidërship konform normave dhe parimeve të demokracisë dhe assesi figura të djegura që janë gati të djegin shtetin.

(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 24 Janar)

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



 




 

 


 

Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PA ASNJË PROVË RAPORTI VË NË BANKËN E AKUZËS BE, SHBA, KOSOVËN, SHQIPËRINË...Nga SHPËTIM IDRIZI, fjala e plotê nê seancên e 25 janarit nê Srasburg (01.27.2011)
FJALIMI I PRESIDENTIT OBAMA MBI GJENDJEN E VENDITNga FRANK SHKRELI (01.26.2011)
PAVARËSIA DHE SHTETINga NAZMI LUKAJ (01.25.2011)
ME KADARENË NË VITEKujtime nga SKIFTER KËLLIÇI (01.24.2011)
JO RRËZIMIT TË QEVERISË ME DHUNËNga HARRY BAJRAKTARI (01.23.2011)
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËNNga Elida BUÇPAPAJ (01.23.2011)
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJTNga Elida BUÇPAPAJ (01.23.2011)
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIKNga Elida BUÇPAPAJ (01.23.2011)
EDI RAMA, UNË JU SFIDOJNga AMIK KASORUHO (01.22.2011)
PESË VJET PA PRESIDENTIN LEGJENDAR IBRAHIM RUGOVANga FRANK SHKRELI (01.20.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]