E Djelë, 09.22.2019, 04:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

(NUK) JU FLET RADIO LONDRA

BBC MBYLL SHËRBIMIN NË SHQIP

Nga FRANK SHKRELI


E Enjte, 01.27.2011, 07:53pm (GMT+1)

Shërbimi Botëror i BBC-së njoftoi dje se ka në plan të mbyllë programet në pesë gjuhë duke përfshirë edhe transmetimet shqip, por edhe ato në serbisht dhe maqedonisht. BBC njoftoi dje hollësitë e shkurtimeve, ndërsa Sindikata Kombëtare e Gazetarëve protestoi përpara kryeqendrës së BBC-së në Londër. Sipas BBC-së, drejtori i Lajmeve Globale të BBC-së Peter Horrocks tha se "Këto mbyllje nuk janë pasqyrim i punës së shërbimeve apo programeve individuale. Ato janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishme për audiencat e tyre dhe për BBC-në. Ai vazhdoi duke thënë se "kjo ndodh thjesht sepse duhet të bëhen kursime për shkak të shkallës së shkurtimeve në financimin nga Granti për Shërbimin Botëror të BBC-së nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dhe ne duhet të përqëndrojmë përpjekjet tona në gjuhët ku ekziston nevoja më e madhe dhe ku ne kemi ndikim më të madh."

Zyrtarët e Sindikatës së Gazetarëve thonë se nga shkurtimet e këtyre programeve do të humbasin punën qindra veta dhe do të dëmtojnë rëndë interesat kombëtare të Britanisë së Madhe. Drejtori i Përgjithshëm i BBC-së Mark Thompson shkroi në gazetën Telegraph se "kjo ishte një ditë shumë e vështirë për BBC-në, por megjithëkëtë" sipas tij, "mbylljet dhe shkrurtimet e njoftuara janë në përputhje me strategjinë dhe objektivat afat-gjatë dhe se përkrahësit e rolit ndërkombëtar të BBC-së nuk duhet të dëshpërohen".

Sidoqë ta marrësh, ky është një lajm i keq jo vetëm për gazetarët që nga ky vendim prekën drejtpërsëdrejti por edhe për dëgjuesit, në këtë rast, dëgjuesit shqiptarë dhe popuj të tjerë në Ballkan si dhe për transmetimet ndërkombëtare perëndimore në përgjithësi. Siç duket me këtë vendim, BBC ka vendosur të tërhiqet nga Ballkani, pasi programet që ka vendosur të mbyllë tani janë të fundit për atë rajon, ndërsa shërbimet në gjuhë të tjera të asaj zone ishin mbyllur më heret. Është ironik fakti se ndërsa BBC ka vendosur të braktisë Ballkanin, një transmetues tjetër ndërkombëtar, rrjeti televiziv i Lindjes së Mesme Al Jazeera ka njoftuar planet për të krijuar një kanal pan-ballkanik transmetimesh televizive në gjuhët lokale, me qendër në Sarajevë.

Duke u bazuar në përvojën time 30-vjeçare në Zërin e Amerikës, unë jam i bindur se radiostacionet perëndimore, kryesisht Zëri i Amerikës, BBC dhe Radio Evropa e Lirë ishin forca determinuese në luftën kundër nazizmit dhe komunizmit, si dhe forcave të tjera të errëta më vonë në Evropë, si politika fashiste e Millosheviqit kundër popujve të tjerw të Ballkanit, sidomos politika e tij e gjenocidit kundër shqiptarëve të Kosovës. Ish-disidenti polak dhe më vonë president i Polonisë, Lech Walesa pat thënë se pa këto radiostacione, përpjekjet për liri do të ishin më të vështira dhe rruga drejtë demokracisë do të kishte qenë më e gjatë.

Megjithëse lufta e ftohtë nuk është më, misioni i këtyre radiostacioneve nuk ka marrë fund. Transmetimet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato të BBC-së, drejtuar Shqipërisë dhe Shqiptarëve, janë më të rëndësishme se kurrë. Liria e shtypit, sipas organizatës prestigjioze Freedom House, ka vazhduar të bjerë anwembanë botës, përfshirë edhe Ballkanin, duke i cilësuar shumë vende si "jo të lira" ose "pjesërisht të lira". Transmetimet ndërkombëtare, si ato të BBC-së duhet të vazhdojnë të shërbejnë si shembull dhe si burime të lirisë së shtypit në këto vende – përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën –duke transmetuar lajme e komente të pacensuruara dhe të painfluencuara nga politika ose elementë të tjerë shoqërorë dhe ekonomikë. Kjo është në interes të atyre të cilëve këto programe u drejtohen, dmth dëgjuesve/shikuesve/lexuesve, por në të njëjtën kohë ato janë edhe në interesin e vendit nga ku burojnë këto transmetime si edhe në interesin e paqes dhe të demokracisë rajonale dhe botërore, pasi një vend demokratik ka më pak gjasë të kërcwnojë fqinjët dhe rendin ndërkombëtar.

Shumë sociologë e cilësojnë periudhën në të cilën jetojmë si shekulli i informacionit, por në të njëjtën kohë edhe si një periudhë kaotike nga pikëpamja politike. Një periudhë kjo që cilësohet nga trazirat fisnore e etnike, nga konfliktet fetare e të tjera, në një botë në të cilën ato përpiqen të lindin ideologji të reja, kryesisht anti-demokratike dhe kundër paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar,e të cilat njëkohësisht sfidojnë botën e qytetëruar. BBC dhe transmetuesit e tjerë perëndimorë, siç është Zëri i Amerikës, me programet e tyre duhet të vazhdojnë të inkurajonë forcat e lirisë dhe të demokracisë anembanë botës, dhe në të njëtën kohë të diskurajonë dhe të diskreditojnë forcat e errëta të shtypjes dhe armiqve të lirisë.

Shkëmbimi ose përhapja e informatave të sakta sot si edhe gjithherë më parë, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për lirinë dhe dinjitetin njerëzor, për vlerat morale dhe demokratike ndaj të cilave aspirojnë të gjithë njerëzit vullnetmirë anembanë botës. BBC e ka bërë këtë për pothuaj një shekull duke i ofruar botës -- në gjuhë të ndryshme, në kohë lufte e në kohë paqeje -- lajme e informata të një standardi të lartë gazetaresk e redaksional. Duke ndërprerë ose duke mbyllur shërbime si atë në gjuhën shqipe - autoritetet britanike kanë ndërmarrë, sipas fjalëve të ish-Drejtorit të Zërit të Amerikës, Xhefri Kauen (i cili u referohej shkurtimeve të mëparshme tek Zëri i Amerikës) "një çarmatim të njëanshëm në epokën e informacionit", për të cilën, mua si përkrahës i vendosur i shkëmbimit të lirë të lajmeve dhe informatave anembanë botës, më vjen shumë keq. Shpresoj që pas debateve në parlamentin britanik, ky vendim të anullohet, pasi gjithnjë ekziston nevoja që BBC të vazhdojë së transmetuari vlerat dhe parimet e lirisë së shtypit anembanë botës.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETITNga Elida BUÇPAPAJ (01.27.2011)
PA ASNJË PROVË RAPORTI VË NË BANKËN E AKUZËS BE, SHBA, KOSOVËN, SHQIPËRINË...Nga SHPËTIM IDRIZI, fjala e plotê nê seancên e 25 janarit nê Srasburg (01.27.2011)
FJALIMI I PRESIDENTIT OBAMA MBI GJENDJEN E VENDITNga FRANK SHKRELI (01.26.2011)
PAVARËSIA DHE SHTETINga NAZMI LUKAJ (01.25.2011)
ME KADARENË NË VITEKujtime nga SKIFTER KËLLIÇI (01.24.2011)
JO RRËZIMIT TË QEVERISË ME DHUNËNga HARRY BAJRAKTARI (01.23.2011)
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËNNga Elida BUÇPAPAJ (01.23.2011)
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJTNga Elida BUÇPAPAJ (01.23.2011)
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIKNga Elida BUÇPAPAJ (01.23.2011)
EDI RAMA, UNË JU SFIDOJNga AMIK KASORUHO (01.22.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]