VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KORTEZHI I ENVER HOXHËS DHE KORTEZHI I EDVIN KRISTAQ RAMËS SOT...Të bësh propagandë edhe me të vdekurit......!Nga BEQIR SINA, New York

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 11:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KORTEZHI I ENVER HOXHËS DHE KORTEZHI I EDVIN KRISTAQ RAMËS SOT...

Të bësh propagandë edhe me të vdekurit......!

Nga BEQIR SINA, New York


E Shtunë, 01.29.2011, 11:06am (GMT+1)





BENSONHURTS - BROOKLYN NY : "E premtja, 21 janari, ishte një ditë e trishtueshme për gjithë shqiptarët, veçanërisht për shkak të humbjes së jetës së tre personave gjatë dhunës politike. Në një situatë të tillë nuk ka fitues. Ka vetëm humbës mes udhëheqësve politikë, humbet populli dhe imazhi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, aty ku ajo synon të anëtarësohet. Vazhdimi i përpjekjeve për të kthyer këtë gjendje humbjeje në një gjendje fitoreje, rrezikon të sjellë dhunë të mëtejshme. Shtetet e Bashkuara, si një mik i mirë i Shqipërisë, ndajnë thellësisht shqetësimet që ekzistojnë sot për dhunë dhe për përsëritjen e dhunës." tha zoti Kantrimen duke folur në emër të SHBA.

Po qese do të dëgjoheshin fjalët Zotit Gordon, Kantriman, Bob Hand dhe Ambasadorit Amerikan në Shqipëri Aleksandër A. Arvizu, dhe, miqëve të vërtet ndërkombëtarë, ky manifestim i përmotëshëm nuk duhej zhvilluar. Dhe, aq më keq për propogandë. Kjo ka shumë arsye, prej asaj që është në traditën tonë si shqiptarë, ku të shtatat, të 40,tat, gjashtë muajt, apo viti, zhvillohen në shtëpinë e mortës, ose kryehet një procesion fetar sipas përkatësisë në Kishë apo Xhami.

Kështu ndodhi në SHBA, me 11 shtatorin, në Spanjë dhe në Britaninë e Madhe vetëm në nji vjetor pati përkujtime. Por, gjatë atyre ditëve pati disa manifestime madhështore, në rrugë ku qytetarët e shumtë ishin kundra terrorismit dhe jo në kujtim të viktimave, megjithse, ato ishim shumë më të mëdha në numër se në Shqipëri. Por, sidoqoftë, ata që u vranë janë njerëz mbi të gjitha dhe jeta e njeriut është shumë më e vlefshme se gjithçka tjetër në këtë botë. Për këtë punon edhe çdo qeveri.

Mirpo, çuditërishtë makina propogandistike, e cila, e organizojë këtë manifestim të përmotëshëm, sot, na solli ndërmend një trishtim të thellë, për audicionin brenda dhe jashtë vendit. Pamë edhe një herë atë shfaqje mortore të shoqëruar me muzikë funebre Moxart dhe Bah. Atë që kemi parë edhe në 18 prill 1985, shtatë ditë mbasi vdiq diktatori Enver Hoxha. Ishte, kortezhi po në të njëjtin vend - Pikënisja, po në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Po me të njëjtin organizim, e mobilizim me njërëzit, vullnetarët me shirita në krahë(atëhere shirta të kuq). Po me të njëjtat "imazhe" propogandistike, ku shfaqen njerëz, siç e pamë sot edhe duke qarë dhe "përplasur" duart para protreteve të, 3 të ndjerëve dhe "rrahur kokën". Dhe, me modeli i kësaj shfaqje, pamë kortezhin që në krye i qëndronte"Ramiz Alia", Edvin Kristaq Rama, i kapur prej krahësh nga Skëndër Gjinushin, Gramoz Ruçin, Valentina Leskajn, Pëllumb Xhufin, Prenç Zogaj, edhe të tjerë ish anëtarë të Partisë së Punës, nga ata që i kemi parë edhe në atë funeral para 26 vjetëve.

Ishin pothuajse në krye të atij kortezhi si para 26 vjetëve....

20 vjetë demokraci dhe 100 vjetë shtetë, në mes të qyterimit, të vjen keq dhe të dhimbset të shohësh ceremoni të tilla, të përmotëshme. Në një vend anëtarë të NATO-s dhe që aspiron për në BE. Çdo gjë sot ishte qartësisht Propogandistike, njësojë si në kohën e Enverit. Pamë si para 26 vetëve, gazetarë e televizoneve si Vizion Plus, Top Chanell dhe 24 Orë News, që transmetojnë drejtpërsëdrejti, një manifestim të tillë të përmotëshëm si të Enverit. Madje më e keqja dhe e trishtueshme, kur pamë disa anlistë dhe gazetarë, që përdorën të njëjtat fajlë si në varrimin e Enverit. Dhe analistë e gazetarë të veshur edhe me këmisha të zeza, si Eduart Zaloshnja në Vizion Plus.

Shifni pra ku duan t'a katandisin sot Shqipërinë, vendin e NATO-s, aspirante për në BE, sot ish komunistët dhe nostalgjikët, që ju ka mbetur ora edhe sot mbas 26 vjetëve në kohën e Enverit.

Risillini, me ato çfarë pamë edhe një herë në kujtesë atë varrimin e Enver Hoxhës : Ja se çfarë thoshte Dhimitër Gjika, atëhere gazetar i RTSH, ish gazetar i televizionit Top Chanell : " Më pas çdo gjë është publike, tha në kronikën e asaj ngjarje. Cerimonia mbasi u mbajt këto ditë në Kuvendin Popullor, ku vargu i gjatë i njerëzve, s'u shkëput për disa ditë. Është, sot lamtumira që po jep populli në heshtje duke qarë, mbi arkivolin e vendosur mbi shtratin e topit, të mbuluar me flamurin kombëtar, dhe vendosur karafila të kuq. Ceremonia e kortezhit, tha Gjika, që nisi nga godina e Kuvendit Popullor dhe lumi i njerzëve që vazhdonte deri në sheshin "Skënderbej", dhe pastaj deri tek varrimi në varrezat e "Dëshmorëve të Kombit", shoqëruar nga muzika funebre.

"Kortezhi i përmotshëm, thoshte ish gazetari i asaj kohe Gjika, niset drejt varrezave të Kombit, dhimbja është e rëndë e jashtëzakonëshme! Mijëra pioner shpërthejnë menjëherë me thirrjet e partisë; "Parti Enver jemi gati kurdoherë!" Kortezhi, po kalon tha Gjika, në këtë rrugë, kur ai në nëntorin e 44-ës, hyri si fitimtarë në krye të partizanëve, sot, ai përcillet me një pikëllim të thellë nga populli i kryeqytetit dhe nga i gjithë Shqipërisë.

"Kanë ardhur, potenconte me të madhe ky ish gazetar, me autobusë nga Korca, Gjirokastra, Tropoja, Dibra, Vlora , Fieri, Shkodra Saranda dhe e gjithë Shqipëria, nga dashuria dhe dhimbja. E ku ju vjenë ndërmend, se komandati legjendarë do të mbahej mbi supet e shokëve, e si mund të mbahej kjo "peshë e rëndë e kësaj humbje të pazvëndësuseshme. Si mund t'i themi tani lamtumirë - si mund ta shkëputimin trupin tëndë nga trupi i lirisë o Enver! ty që të nxorri nga gjiri i pavdekësisë.!' komentojë ish gazetari Dhimitër Gjika, ish gazetari i Top Chanell.

Ndërsa sot, tek Top Chanell, Vizion Plus dhe 24 Orë News, tekstulaisht, thuhej nga gazetarët dhe analistët, e tyre që po e përcillin drejtëpërsëdrejti këtë manifestim të përmotëshëm me një entusiasëm të paparë. Ata thanë se "Krerët e opozitës shqiptare ishin në krye të kortezhit, ku sipas tyre shihej Gramoz Ruçi, Skënder Gjinushi, Prenç Zogaj, dhe dis ish anëtarë të Partisë së Punës, përkrah liderit të opozitës Edi Rama, në fromacion për t'i dhënë nderimin e fundit tre viktimave të 21 janarit.

Ndërkohë, pranë "Bulevardit të Dëshmorëve të Kombit", sipas tyre ka vijuar me parakalimin të (për sqarim njëherë, u tha 200 mijë, dhe Rama tha 200 mijë) por, gazetarët e sipërcituar kur e panë se media e huaj ishte prezente, pati një ulje mjaft të ndjeshëme, me lojën me numërin e kortezhit", duke thënë me mijëra qytetarë.

Sipas këtyre gazetarve, në mënyrë paqësore kortezhi, ka marshuar paqësisht, mes turmës ashtu sikundër edhe në nisje të demonstratës homazh, e cila, ka qënë tërësisht paqësore dhe po i tregonte botës se ne që ishim me 21 janar, jemi edhe me 28 janar dhe " nuk ishim ata që provokuam dhe sollëm dhunën".

U tha se bashkë me kortezhin e opozitës, kishin ardhur me qindra autobusë, qytetarët (si në kohën e Enverit) nga të katër anët e vendit(me autobusë nga Korca, Gjirokastra, Tropoja, Dibra, Vlora , Fieri, Shkodra Saranda dhe e gjithë Shqipëria, nga dashuria dhe dhimbja) për të zhvilluar homazhet sipas ritit, dhe të kthehen mbrapsht, duke ndjekur hap pas hapi itinerarin përmbyllës të demonstratës së sotme, sipas skemës.

Por, sipas tyre çdo gjë është rishtas, dhe kjo vjen që nga dhimbja e thellë e vetëm një pjesë të madhe të lumit të qytetarëve që i drejtohet, vargë tani vendit të homazheve, aty ku janë protretet e mëdha të tre fotove të demonstruesve të vrarë, një ritual ky që ndiqet edhe nga kordonët e policisë së shtetit të vendosur në mbrojtje përballë selisë së Kryeministrisë.

Homazhet, sipas këtyre gazetarve që sipër cituam, thanë se janë përqendruar edhe në dy vendet ku u vranë tre viktimat, dhe lëvizja e qytetarëve ka qenë e mirë organizuar. Hidhen karafila dhe trandafila të kuq, tufa të tëra lulesh dhe kurorash, që janë vënë në vendet, ku janë vrarë tre demonstruesit, që javën e kaluar, e ndërkohë e gjithë protesta homazh është zhvilluar në heshtje nga mbështetësit e opozitës. Kjo ishte ajo çfarë thaënë për 2 orë live, por dhe 60 minutat e kortezhit nga Top Chanell, 24 Orë News dhe Vizion Plus.

Shifni pra se çfarë bëhet me këtë njërëz, opozitarë, që kemi sot, edhembas 26 vetësh, që sollën një rrëmujë totale, një dhunë të paparë kundra institucioneve, të shtyrë vetem nga interesa personale të paskrupullta, njerëz të babëzitur për pushtet, vetëm për të marrë një karrike Qoftë, kjo edhe me dhunë. E në mes kësaj turbullire, që shkatuan këta njërëz, që s'dihet ende, se kur do të qartësohet, vijnë edhe bëjnë "shfaqeje të tilla propogandiste " kaq të trishtueshme, si në kohën e Enverit.

Të vjen për të qarë, për ato tre viktimat dhe për ata dhjetra qytetarë e policë të plagosur, por që ta shtojnë edhe më shumë dhimbjen, është, ajo për Shqipërinë. Êshtë, ajo kur shef shfaqje të tilla propogandistike, deri edhe me kufomat. Flet Erjon Veliaj para kësaj shfaqje të turpëshme, dhe flet Edi Rama në fund, që normalisht s'thonë asgjë, por shkaktojn aq bunacë në media, sa nuk e kishte bërë asnjë fjalim dhe asnjë trasmetim nga gazetarët e atëherësh edhe në televizionin e kuq RTSH.

Televizionet të tilla Top Chanell, 24 Orë News dhe Vizion Plus, kanë thirrur që të zhvillojn intervistat me dy deputet italian, pra, kjo ka qenë niveli më lartë si në kohën e delegacioneve marksite leniniste. Pra, e pamë të gjithë, shumica, po, sepse, sot teknologjia, ka kaluar jo vetëm oqeanet, por edhe përtej oqeaneve.. Por, një pyetje do t'i drejtohej çdo njerit nga ne :"A ka ndryshuar Rama gjatë kësaj jave dhe ku kishte ndryshuar taktikën dhe skenarin që ka përgatitur për të marrë me forcë pushtetin? Që e ka thyer me Erion Veliajn Partinë Socialiste në një organizat sindikaliste - anarkiste e globaliste.

Mirëpo, ne të presekutuarit mos vallë pritëm që një manifestim të till - ose një obelisk, siç e kërkojmë ne të presekutuarit, që ai dhe ata që e mbanin prej krahësh, t'a kërkonte e të dënonte komunizmin? Jo!, Pamë se Rama kërkon për të bërë propogandë, për këto të tre vkitima të pafajshme, sa e trishtueshme është.....

Çdo, shqiptarë ka qënë mëse e vetëdijshëm sot se nuk do të ndodhte asgjë, megjithë frikën që egzistone (se nuk u zihet besë këtyre komunistave të pa besëve) por, ja se prapë e ndoqëm atë çfarë na dha Top Chanell, 24 Orë News dhe Vizion Plus. Pyetja, është se "Çfarë e shtyu atëherë, sot, Edi Ramën dhe ata që e organizuan këtë manifestim të përmotëshëm, nostalgjia për Enverin apo babëzia për pushtet? Propogandë, apo "kërcitje' dhëmbësh, se çfarë skenaresh po pregatiten mbas kësaj shfaqje për Shqipërinë!?

Ka shumë pyetje, por vetëm një pyetje bënë çdo njeri nga ne: "Pse atë ditë 21 janar sulmohet me dhunë me bomba molotov, hekura, dhika, hunjë dhe çadra, dhe sot nuk sulmohet dhe qetësisht kalohet tek Kryeministria, kur edhe ngacimimet dhe ndjenjat janë edhe më të rënda, para atij vendi, ku ata pra kortezhi u drejtuan në vendin që u vranë tre vetë, dhe që erdhi edhe vetë Rama sot, të hedhë karafila të kuq. Pse, nuk u dëgjua miku dhe aleati ynë i përjetëshëm SHBA ? për të mos dalë sot të paktë në shenjë respekti.

Mirpo, sot ne kuptuam se ajo pamje që na sollën televizonet dhe kortezhi i nostaligjikëve i atij regjimi në rresht ashtu si ata janë, si kan qënë, dhe si do t'i do të jenë, me këto që pamë. Kjo ceremoni dhe këto të shtata ju mbetet të tjerëve, sado që po i përdor Edi Rama.U takon atyre familjarve të rivendosin sadopak paqen për shpirtrat e atyre që kanë ikur, dhe për trupat e atyre që janë ende nëpër spitale të plagosur, ku në mesin e tyre janë edhe 30 policë të shtetit që mbrojtën me jetën edhe flamurin kuq e zi. Kjo tregojë se ende komunizmi dhe nostalgjia për Bllokun në Shqipëri, jo nuk është dënuar dhe kështi si vepruan këta njerëzit e Edi Ramës, dhe nostalgjikët e Enverit se duan përsëri Enverin.

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DITA QË NDAN, Ç'DO TË BËHET MË PAS?Të flasim si qytetarë: 21 janari shpjegon të shkuarën dhe të ardhmen, teksa pasqyron të sotmenNga VISAR ZHITI (01.28.2011)
(NUK) JU FLET RADIO LONDRABBC MBYLL SHËRBIMIN NË SHQIPNga FRANK SHKRELI (01.27.2011)
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETITNga Elida BUÇPAPAJ (01.27.2011)
PA ASNJË PROVË RAPORTI VË NË BANKËN E AKUZËS BE, SHBA, KOSOVËN, SHQIPËRINË...Nga SHPËTIM IDRIZI, fjala e plotê nê seancên e 25 janarit nê Srasburg (01.27.2011)
FJALIMI I PRESIDENTIT OBAMA MBI GJENDJEN E VENDITNga FRANK SHKRELI (01.26.2011)
PAVARËSIA DHE SHTETINga NAZMI LUKAJ (01.25.2011)
ME KADARENË NË VITEKujtime nga SKIFTER KËLLIÇI (01.24.2011)
JO RRËZIMIT TË QEVERISË ME DHUNËNga HARRY BAJRAKTARI (01.23.2011)
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËNNga Elida BUÇPAPAJ (01.23.2011)
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJTNga Elida BUÇPAPAJ (01.23.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]