E Martë, 08.20.2019, 03:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

"PRANVERË ARABE" APO DIÇKA TJETËR

Nga FRANK SHKRELI


E Enjte, 02.03.2011, 11:13pm (GMT+1)

Lufta për të ardhmen e botës arabe ka filluar. Protestat që filluan në Tunizi dhe të cilat detyruan largimin nga detyra të presidentit Ben Ali u përhapën në disa vende arabe, duke përfshirë natyrisht Egjiptin, ku mijëra demonstrues vazhdojnë protestat e tyre në sheshin Tahrir të Kairos, duke kërkuar me çdo kusht, largimin nga detyra të presidentit Hosni Mubarak, i cili ka udhëhequr vendin për 30-vjet. Cilido që të jetë përfundimi i protestave në Egjipt, si vendi më i madh arab, protestat e egjiptianëve do të kenë një ndikim të thellë në të gjitha vendet arabe, nga Afrika Veriore e deri tek Gjiri Persik. Për më tepër, ajo që do të ndodhë në Egjipt do të ketë patjetër pasoja edhe për marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me botën arabe, si edhe për rendin ndërkombëtar në përgjithësi. Si në asnjë pjesë tjetër të botës, përbuzja ndaj Shteteve te Bashkuara nuk është askund më e theksuar se sa në Lindjen e Mesme. Kjo përbuzje e ka origjinën kryesisht në përkrahjen amerikane për Izraelin, por ajo gjithashtu pasqyron edhe përkrahjen amerikane për regjimet shtypëse tw asaj zone, siç është regjimi i Presidentit Mubarak në Egjipt. Ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme kanë ringjallur këtu në Amerikë debatin mbi politikën amerikane ndaj vendeve të Lindjes së Mesme, siç është Egjipti, si dhe përkrahjen, gjatë viteve, të Presidentit Mubarak dhe regjimeve të tjera despote të asaj zone.

Administrata e Presidentit Obama është në një gjendje shumë delikate, duke u përpjekur tashti të balancojë dëshirat e protestuesve për më shumë liri e demokraci dhe duke siguruar, në të njëjtën kohë, edhe aleatët amerikanë si Arabia Saudite e Jordania se Washingtoni nuk do t’i braktisë ato. Në të njëjtën kohë, ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme kanë nxitur zhvillimin e një debati në mediat amerikane në lidhje me të ashtuquajturën "axhendë e lirisë" e shpallur nga ish Presidenti George W Bush, që kishte për qëllim përshpjetimin e demokracisë në vendet arabe. Disa analistë thonë se do të kishte qenë më mirë që administrata e Presidentit Obama të kishte ndjekur politikën e Presidentit Bush për ndryshimin e regjimeve në emër të të drejtave dhe lirive demokratike, në vend që të qaste regjimet diktatoriale siç ishte rasti i protestave në Iran para dy vjetësh dhe raste të tjera të kohëve të fundit në atë rajon.

Ata i referohen, ndër të tjerë, një fjalimi të Presidentit Bush e që u quajt tepër ideologjik dhe kontraversial për kohën dhe jo aq diplomatik, (në Nëntor të vitit 2003), para organizatës "National Endowment For Democracy", në lidhje me angazhimin amerikan në përkrahje të demokracisë në Lindjen e Mesme, Ish-Presidenti George W Bush i bëri këto pyetje" A janë popujt e Lindjes së Mesme disi të pa-aftë të jetojnë në liri? A janë milliona burra, gra e fëmijë të dënuar nga historia ose kultura të jetojnë nën despotizëm? ….Unë nuk besoj një gjë të tillë… Përkundrazi unë besoj se çdo person duhet të ketë mundësinë dhe të drejtën të jetë i lirë" .

Presidenti Bush vazhdoi duke thënë se diktaturat teokratike dhe ushtarake kanë frikë dhe shtypin mendimet dhe krijimtarinë e njerëzve, si edhe ekonominw e lirë – cilësi këto, të cilat janë të domosdoshme për krijimin e një shoqërie të fortë dhe të suksesshme. Megjithëse këto shtete, tha Zoti Bush, kanë burime të pasura natyrore – ato nuk respektojnë dhe as nuk zhvillojnë buirmet e tyre më të mëdha, e që janë talentet dhe energjitë e burrave dhe të grave që duan të jetojnë në liri. Për më tepër, tha ish-presidenti Bush, e ardhmja e vendeve islamike do të jetë më e mirë për të gjithë, me pjesëmarrjen e plotë të grave në jetën e përditshme.

Në atë fjalim profetik, Zoti Bush tha se qeveritë përfaqësuese në Lindjen e Mesme duhet të pasqyrojnë kulturat e tyre, por në të njëjtjën kohë ekzistojnë disa parime që janë të përbashëkta për çdo shoqëri të suksesshme e në çdo kulturë. Shoqëritë e suksesshme, sipas Zotit Bush, kufizojnë pushtetin qeveritar dhe kompetencat e ushtrisë – ashtuqë qeveria t'iu përgjigjet nevojave të popullit e jo vetëm interesave të një elite. Shoqëritë e sukseshme, tha Zoti Bush, lejojnë veprimtarinë e lirë të partive politike, sindikatave të punëtorëve, si dhe gazetave dhe medias në përgjthësi. Për më tepër, vazhdoi Zoti Bush, shoqëritë e lira garantojnë lirinë fetare, dënojnë rreptësisht korrupsionin zyrtar dhe njohin të drejtat e grave.

Zoti Bush e pat përfunduar fjalimin mbi vizionin e tij ne lidhje me demokracinë në Lindjen e Mesme, duke thënë se Amerika beson se liria është pjesë e natyrës njerëzore dhe si e tillë nuk është vetëm për ne për ta gëzuar, por është e drejtë e gjithë njerëzimit dhe se liria është duke gjetur aleatë në çdo vend dhe në të gjitha kulturat, duke përfshirë edhe Egjiptin dhe gjithë vendet arabe.

Zoti Bush e krahasonte fushatën e tij për demokraci në botë, duke përfshirë Lindjen e Mesme, me trashëgiminë e ish Presidentit Reagan, qëndrimi i fortë i të cilit kundër komunizmit, ndihmoi që demokracia të vendosej në Evropën Lindore, në fund të 1980-ave.

Gjatë gjithë shekullit të kaluar, qeveritë e ndryshme amerikane dhe evropiane zgjodhën stabilitetin e rajonit në vend të demokracisë në Lindjen e Mesme. Në fjalimin e lartpërmendur, ish-Presidenti Bush dëshironte të largohej nga kjo politikë duke thënë se "stabilaiteti nuk mund të blihet në kurriz të lirisë. Zoti Bush, me këtë fjalim donte të fillonte një kapitull të ri në marrëdhëniet e Amerikës me vendet arabe, por fatkeqësisht pa sukses.

Edhe në një fjalim që mbajti në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Sharm El Sheikh të Egjiptit më 2008, Zoti Bush kritikoi udhëheqësit e vendeve të Lindjes së Mesme duke thënë se"politika e Lindjes së Mesme përbëhet nga një udhëheqës në pushtet dhe opozita në burg. "Ka ardhur koha, tha Presidenti Bush "që vendet anembanë Lindjes së Mesme të heqin dorë nga kjo praktikë dhe të trajtojnë popujt e vet me dinjitetin dhe respektin që ata meritojnë."

Duket se ish-presidenti Bush kishte të drejtë për ato që ka thënë në fjalimet e tij, duke analizuar mungesën dhe shtypjen e lirive nga regjimet autokratike te Lindjes së Mesme, megjithëse zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme ishin krejtësisht si të papritura nga qarqet politike e diplomatike ndërkombëtare, për kohën që ndodhën, për përmasat dhe intensivitetin e tyre.

Çka duhet bërë në këtë moment? Më së miri është që të dëgjohet zëri i popullit të revoltuar egjiptian si edhe i vendeve të tjera në Lindjen e Mesme dhe të sigurohen se do të kenë përkrahjen, nga bota perëndimore, e sidomos nga Shtetet e Bashkuara, për çdo përpjekje paqësore nga ana e tyre, për sigurimin e lirisë dhe demokracisë në atë pjesë të botës. Përkrahja e lirisë dhe demokracisë në Lindjen e Mesme përforcon edhe luftën kundër terrorizmit. Lufta për të ardhmen e lirisë dhe demokracisë në Lindjen e Mesme sapo ka filluar. Ajo do të jetë e gjatë dhe fatkëqesisht e ashpër dhe me viktima. Gazeta USA Today në kryeratikullin e saj dje shkruante se Presidenti Mubarak mund të përpiqet të ruajë sundimin e tij me forcë ushtarake, siç bëri Kina kur shtypi lëvizjen demokratike më 1989 dhe sikur Irani që shtypi protestat anti-qeveritare vitin e kaluar. Por, sidoqoftë, Presidenti Mubarak do të largohet nga skena politike, ashtu siç ka premtuar se nuk do të kandidojë më për president. Kur të ndodhw kjo, thotë gazeta amerikane, forcat e reja të demokracisë egjiptiane duhet ta shohin Amerikën si një aleate dhe jo si një mbrojtëse të despotit të tyre.

Kjo, besoj unë, do të vendosë nëse protestat e tanishme në Egjipt dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme do të shënojnë fillimin e një "Pranvere Arabe" apo diçka tjetër shumë më tragjike, jo vetëm për popujt e atij rajoni por dhe për paqen, si edhe për stabilitetin politik dhe ekonomik ndërkombëtar.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBI NGJARJET E JANARITNga ISMAIL KADARE (02.03.2011)
NJË PAMFLET TJETËR QOSIST PËR NJË REVOLUCION TJETËR TË VONUARSi rren, shpif, flliq e ndyn dhe jargiset Rexhep QosjaNga JAHIR DEMAJ (02.02.2011)
STABILITETI I SHQIPËRISË NË FAVOR TË GJITHË SHQIPTARËVEMETODAT E EDI RAMËS DESTABILIZUESE PËR SHQIPËRINË DHE RAJONINNga Elida BUÇPAPAJ (02.02.2011)
KORTEZHI I ENVER HOXHËS DHE KORTEZHI I EDVIN KRISTAQ RAMËS SOT...Të bësh propagandë edhe me të vdekurit......!Nga BEQIR SINA, New York (01.29.2011)
DITA QË NDAN, Ç'DO TË BËHET MË PAS?Të flasim si qytetarë: 21 janari shpjegon të shkuarën dhe të ardhmen, teksa pasqyron të sotmenNga VISAR ZHITI (01.28.2011)
(NUK) JU FLET RADIO LONDRABBC MBYLL SHËRBIMIN NË SHQIPNga FRANK SHKRELI (01.27.2011)
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETITNga Elida BUÇPAPAJ (01.27.2011)
PA ASNJË PROVË RAPORTI VË NË BANKËN E AKUZËS BE, SHBA, KOSOVËN, SHQIPËRINË...Nga SHPËTIM IDRIZI, fjala e plotê nê seancên e 25 janarit nê Srasburg (01.27.2011)
FJALIMI I PRESIDENTIT OBAMA MBI GJENDJEN E VENDITNga FRANK SHKRELI (01.26.2011)
PAVARËSIA DHE SHTETINga NAZMI LUKAJ (01.25.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]