VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GJUHA STANDARTE DHE HISTORIA E FORMIMIT TË SAJNga SKIFTER KËLLIÇI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 05:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

GJUHA STANDARTE DHE HISTORIA E FORMIMIT TË SAJ

Nga SKIFTER KËLLIÇI


E Hënë, 02.07.2011, 11:43am (GMT+1)

Prolog

Zhvillimet e proceseve demokratike pas rrëzimit të komunizmit në vendin tonë, veç të tjerash, u ndien dukshëm edhe në sferat e kulturës, artit, shkencave shoqërore dhe gjuhës. Dhe, kur flasim për gjuhën, kam parasysh diskutimin e gjerë që lindi rreth një problemi shumë të rëndësishëm: zgjedhjen e toskërishtes gjatë regjimit komunist në Shqipëri si gjuhë standarte, në vend të gegërishtes. Ky diskutim që vazhdon prej vitesh, u shtrua gjerësisht në një konferencë kombëtare të organizuar në dhjetorin e vitit të të kaluar në Durrës nga Qendra e Studimeve Albanologjike, i cili është pasqyruar edhe në shtypin tonë dhe të diasporës para dhe gjatë zhvillimit të tij.

Kwshtu njw intervistw nw gazetw "Shqip" studiuesi i njohur, pr.dr. Mehmet Celiku,midis tw tjersah, thotw:


"Shqipja standarte i ka qwndruar kohws.Ajo wshtw bwrw shumw e qwndrueshme dhe ka pwrmbushur me sukses tw plotw nevojat komunikuese pwr tw gjithw shqiptarwt nw tw gjitha fushat e jetws.Rwndwsia e shqipes standarte pwr forcimin e unitetit tw sotwm kombwtar dhe pwr tw ardmen e kombit tonw nw Bashkimin Evropian wshtw shumw e madhe, prandaj ta mirwmbajmw dhe ta mbrojmw atw, sepse kwshtu mbrojmw identitetin dhe vetw kombin tonw...Shqipja standarte duhet pasuaruar dhe jo pwrmbysur."("Shqip", 1.12.2010).

Lidhur me kwtw problem gjatw zhvillimit tw kwsaj konfrerence u shprehwn mendime sipas tw cilave gjuha standart tw jetw e detyrueshme si gjuhw zyrtare e shtetit e administratws, e shkollws,por pwr sa i pwrkwt letwrsiw artistike, shkrimtari tw jetw i lirw tw shkruajw nw dialektin qw dwshiron.Kwtw ide e konkretizoi mw qartw pr.dr. Seit Mancaku i cili theksoi: "Mw 1972, shprehimisht nuk wshtw thwnw tw ndalohet gwgwrishtja, por udhwzimet qw u jepeshin shtwpive botuese, autocensura e krijuesve bwnin qw ata mendonin se duke shkruar gegwrisht, dilnin kundwr njw gjuhe standarte qw kishte miratuar shteti"(Shekulli'16.12 2010).

Rreth kwtij argumenti shumw tw rwndwsishwm janw shpreur mw parw edhe figura tw shquara nw fushwn e gjuhwsisw dhe letwrsisw, pwr tw cilat do tw ndalem nw kwtw artikull.Kurse tani e shoh tw udhws t'i njoh lexuesit me rrugwn nwpwr tw cilwn kaloi toskwrishtja, deri sa arriti tw bwhej gjuhw standarte dhe cilwt qenw faktorwt qw ndikuan pwrfundmisht nw kwtw drejtim.

xxx

Isha student i vitit të dytë të degës gjuhë-letërsi të Institutit të Lartë Pedagogjik,në vitin akademik 1956-57, kur me dëshirën time mora si temë vjetore studimin "Ortografia e Kristoforidhit, gegërisht e toskërisht, krahasuar me ortografinë e sotme". Në përgjithësi këto lloj temash gjuhësore, të detyrueshme për ne studentët në vitin e dytë dhe të tretë, nuk parapëlqeheshin nga studentët, siç nuk parapëlqeheshin në përgjithësi lëndë të tilla, si fonetika,morfologjia gramatika historike, sidomos kjo e fundit, e cila cilësohej si matematika e gjuhësisë, vecanwrisht nga ata studentë që ishin të prirur nga krijimtaria letrare dhe, madje, kishin debutuar me krijimet e tyre në poezi e në prozë,duke dëshmuar se do të bëheshin shkrimtarë.

Unë, sidoqë kisha shkruar në vitet e gjimanzit hartime të mira e, madje, kisha botuar edhe shkrime, kryesisht në gazetën "Sporti Popullor", kuptova se nuk do të jepja në fushën e lëtërsisië dhe iu vura me pasion lëndëve gjuhësore që përmenda më sipër.

Tema studimore qe mora pwrsipwr tw shkruaja, m'u duk interesante.

Dija që gjuhëtari atdhetar,Kostandin Kristoforidhi,(1827-1885), ishte përpjekur, vec të tjerash, që të lëvronte sa më shumë gegërishten dhe toskërishen, bile duke shkruar në të dyja këto dialekte. Le të kujtojmë, me këtë rast,krijimin tij të goditur letrar, "Gjahu i malësorëve".

Por, që të kisha njohuri sa më të thella, udhëheqësi im shkencor,pedagogu Engjëll Angoni, më këshilloi të shkoja më Bibliotekën Kombëtare, që asokohe ndodhej në rrugën e Elbasanit, dhe të njihesha me materiale që trajtonin çështje të formimit të gjuhës sonë letrare. Dhe unë kështu veprova.

Një nga nëpunësit e biblotekës më ofroi një bibliografi të pasur, që kishte filluar të përgatitej prej vitesh dhe kësisoj fillova të skedoj fragmente nga artikuj e referate që trajtonin këtë ceshtje të rëndësisshme.Dhe mbeta i habitur sidomos me materialet e botuara në revistën,"Buletini i Shkencave Shoqërore",ku anohej në mënyrë disi tendencioze që, si bazë e gjuhës letrare shqipe, pë të cilën po bëheshin prej vitesh diskutime të vazhdueshme, të ishte toskërishtja.

Unë vetë, duke pasur babën tiranas e nënën shkodrane, i rritur kryesisht nën ndikimin e shkrimtarëve shkodranë, veprat e të cilëve i kisha trashëguar nga xhaxhai, ish-gazetar në vitet 20-30, madje edhe kryeredaktor për një kohë i gazetës "Bashkimi" të shoqërisë më të njejtin emër, që drejtohej nga Avni Rustemi, anoja nga gegërishtja. Madje, edhe një tregim të gjatë, nga të paktët, të botuar në faqet e "Zërit të Rinisë", e pata shkruar në gegërisht, ashtu siç shkrova edhe temën vjetore në fjalë.

Ndaj dhe mbeta i tronditur nga mënyra se si në këtë revistë ishin shtjelluar problemet që kishin të bënin me krijimin e gjuhes letrare shqipe, që sot quhet gjuhë standarte.I pata ruajtur ato skeda prej vitesh, por, pas largimit nga Shqipëria, kur biblioteka ime vetjake levizi dy herë, deri tani kam arritur të gjej vetëm një pjesë të vogël të tyre.Dhe ja, një mik imi më afroi nëpermjët internetit studimin e gjatë dhe shumë interesant, "Nga historia e standartizimit të shqipes së shkruar",shkruar nga pr.Bahri Beci.

Me këtë rast duhet t'u them lexuesve se Bahriu është një shok i vjetër, që mbaroi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik më 1958, i quajtur më pas Universiteti Shtetëror i Tiranë,pra, një vit para meje dhe u emërua punonjës shkencor në Instutin e Gjuhësisë dhe Historisë, ku pati fatin të punojë me gjuhëtarë të tillë të njohur si Eqrem Çabej e Mahir Domi.

Dhe, duke lexuar me kërsheri të madhe këtë studim, u habita që shumë nga citimet e përdorura nga pr.Bahri Beci, përkonin me skeda të miat deri më 1957, që i kisha vjelë kur më 1956-57 shkruaja temën time vjetore "Ortografia e Kristoforidhit...".

Nuk pretendoj që në këtë shkrim të gjatë të them ndonjë gjë më të re se sa ato që ka trajtuar pr.Bahri Beci në studimin e tij.

Gegërishtja, drejt përcaktimit si gjuhë letrare (1916-1944)

Më 1940, një vit pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, u krijua për herë të parë në historinë e lëvizjes shkencore në Shqipëri, Instituti i Studimeve Shqiptare. Në gjirin e tij bënin pjesë figura të tilla të shquara, si Ernest Koliqi, kryetar, e Aleksandër Xhuvani,Mustafa Merlika, Kruja,Karl Gurakuqi,Eqrem bej Vlora,Anton Paluca,Xhevat Korca,patër Anton Harapi,Vangjel Koca,Dhimitër Berati,Lazër Shantoja,patër Xhuzepe Valentini etj.

Në kuvendin e tij të parë, që u mbajt po atë vit, u konfirmua edhe një herë, ashtu siç ishte konfirmuar më shumë se dy dhjetëvjeçarë më parë se si "dialekt i përbashkët zyrtar për shtetin do të ishte gegërishtja letrare, (B.Beci." Nga historia e standartizimit të shqipes", faqe 13, publikim në internet)., tezë të cilën e mbështeste N.Resuli,(1908-1985), kur shprehej po atë vit se: "Gjuha e përbashkët e ardhme sipas zhvillimit të evolucionit historik të saj e gjer më sot, veçse në mos u vërtetofshin shkaqe të ra që t'i këmbejnë drejtimin që ka marrë, shkon drejt dialektit të Shqipërisë së Mesme",(po aty).

Po cili ishte Namik Resuli që bënte një parashikim kaq guximimshëm për të ardhmen e gjuhës së përbashkët të ardhme të shqiptarëve, qysh në fillim të viteve 40-të të shekullit të kaluar? Ai ishte studiues, gjuhëtar,që për shkak të vendosjes së diktaturës komuniste në Shqipëri,ishte detyruar të emigronte në Itali, ku kishte vazhduar vepimtarinë tij shkencore të filluar që më 1938, me veprën "Abecea e dorëshkrimit beratas dhe Abecea e Thodër Haxhi Filipit,(Shkodër, 1938),dhe më pas me botime të tjera si"I piu antichi testi albanesi","Tekstet më ta lashta shqipe",Torino,1978),"Albanian literature",("Letërsia shqiptare",Boston, 1988),"Katërqind vjet letërsi shqipe",Tiranë 1994), si dhe ishte autor i librit "Shkrimtarë shqiptarë,(1962-1878,pjesa e parë,Tiranë,1941, redaktuar nga shkrimtari dhe studiuesi i shquar, Ernest Koliqi),(Robert Elsie,"Histori e letërsisië shqiptare",Pejë 1997,faqe 331 dhe 682).

Vec kësaj, nga c'bazë nisej Namik Resuli kur bënte këtë parashikim?Nga dëshira e tij?Jo,ai nisej nga përvoja e studiuesve të mëparshëm, atdhetarë, e filluar që nga viti 1916 me Komisinë Letrare të Shkodrws, që hodhi bazat e standartizimit të gjuhës shqipe me "Parimet e rregullat mbi ortografinë e gjuhës shqipe të shkrueme"dhe pwr mbarwvajtjen e sw cilws "...u thirren pwr tw ndihmuar si specilalistw albanologwt austrikakw, Maksililian Lambertc dhe Rajko Nahtigal."(Fjalori enciklopedik shqiptar", 2008, faqe 1227).

Ky komision, duke formuluar këto parime e rregulla, përcaktoi se ortografia e gjuhës shqipe do të jetë fonetike,pra, gjuha do të shkruhet ashtu sic flitet në popull, dhe do të bazohet në të folmen e Elbasanit,("Posta e Shqipnis",nr 953, nëntor 1917.).

Të gjitha këto rregulla të Komisisë Letrare të Shkodërs u diskutuan dhe u pranuan nga anëtarët e saj, që ishin Luigj Gurakuqi,Gjergj Fishta,Mati Logoreci,Ndre Mjeda,Sotir Peci,Ambroz Marlaskaj,Gjergj Pekmezi,(qw u ishte zgjedhur kryetar),Hilë Mosi,Luigj Naraci,Anton Parruca,Aleksandër Xhuvani,Josif Haxhimima,Haviz Ali Korca,Vincenc Prenushi e Sali Nivica,("Fjalori...",po aty).

Duke u nisur nga vendimet e Komisisë Letrare të Shkodrws, "Parime e rregulla mbi ortografinë e e gjuhës shqipe të shkrueme", organet kompetente të pushtetit të asaj kohe lëshuan udhëzimin:"Që prej datës së këtij urdhni kjo mënyrë shkrimi e diftueme me anë t'atyne rregullave do të ketë fuqi zyrtare edhe do të shtihet përdorimi i kësaj pa kurrnji jashtë rregulli, në të gjitha aktet në të përgjigjunit e në të kryemit e këtyneve, n'urdhënimet, në botimet etj."(po aty).

Veç kësaj, Namik Resuli, nisej edhe nga vazhdimi i kësaj përvoje në Kongresin Arsimor të Lushjes ,(1920) që "pranoi si gjuhë zyrtare të teksteve shkollore atë që kishte pranuar Komisia Letrare e Shkodrës, të cilën më 1923 e e përforcoi edhe dhe kryeministria në një nga urdhëresat e shpallura prej saj, ku thuhej se si gjuhë shkrimi e administratës shtetërore të përdorej dialekti i Elbasanit "...i cili asht pranue si dialekt i përbashkët zyrtar për shtetin,(Bahri Beci."Nga historia e standartizimit...").

Por le të vazhdojmë më tutje me këtë përvojë, të cilën duhet ta ketë pasur parasysh studiuesi Namik Resuli, kur bën parashikimin për të ardhmen e gjuhës së përbashkët shqipe të bazuar në dialektin e Shqipërisë së Mesme.Edhe më 1923 Kryeministria vendosi përsëri që si gjuhë shkrimi do të përdorej dialekti i Elbasanit, "i cili ishte pranuar si dialekt i përbashkët zyrtar për shtetin tonë nga Komisia Letrare."("Fletore Zyrtare",1923/21,3, vendimi 148).

Kurse në nëntor të vitit 1928 Ministria e Arsimit krijoi një komision tjetër letrar për të cuar më tutje detyrat që i kishte vënë vetes Komisia Letrare që më 1916. Do të kalonin vite dhe më 1935, për nevoja të përmirësimit të mëtejshëm të drejshkrimit të gjuhës shqiqe, u krijua "Komisioni për çeshtje të ortografisë së gjuhës së shkrueme".

Dhe arrijmë kështu më 1940, kur, siç përmendëm, në Tiranë u organizua Kuvendi i parë Albanologjik i Institutit të Studimeve,"në të cilin u konfirmua përsëri që "dialekti i i përbashkët zyrtar për shtetin do të ishte gegërishtja letrare".

Referatin kryesor përkëtë çështjet rëndësishme e mbajti Mustafa Kruja,(1887-1958), (revista"Shkëndija",viti I,nr. 2, faqe 3-8).Eshtë fjala pikërisht për këtë figurë politike antikomuniste, që në "Fjalorin Enciklopedik Shqiptar" është trajtuar vetëm si një nga krerët e reaksionit, ish-kryeministër gjatë pushtimit fashist italian,(faqe 556), por duke lënë mënjanë veprimtarinë e tij si studiues, qw nuk e plotwson as botimi i ri i kwtij fjalori nw vitin 2008, nw tw cilin vihet nw dukje se vetwm "...ka lwnw 12 vepra nw dorwshkrim...",(FESH,vwllimi i dytw, faqe 1360).

Pra, duke u nisur nga këto vendime historike për ecurinë e gjuhës shqipe dhe njësimin e saj, studiuesi Namik Resuli nuk kishte asnjë arsye që të vinte në dyshin që gjuha shqipe do të merrte drejtim nga dialekti i Shqipërisë së Mesme,"...veç se në mos u vërtetofshin shkaqe të ra që t'i këmbejnë drejtimin".

Duket se hamendwsimi i tij u bë profetik se, me të vërtetë, katër vjet pas kuvendit të parë të Institutit të Studimeve Shqiptare , ku u mor vendimi i mësipërm, u vërtetuan... "shkaqe të ra".Kjo ndodhi me vendosjen e diktaturës komuniste në Shqëipëri, sic do të shohim më poshtë.

Pjesa e dytw

Synime që toskërishtja të jetë gjuhë standarte

Në referatin tij, mbajtur në sesionin e parë shkencor të Institutit të Shkencave, më 1952, midis të tjerash, Dhimitër Shuteriqi, që dy vjet më parë ishte zgjedhur kryetar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve të Shqipërisë, theksonte me të madhe: "Që në vitin e dytë të pushtimit fashist, më 1940, u shtrua zyrtarisht çeshtja e njësimit të shqipes së shkruar n'Institutin e Studimeve Shqiptare, që fashistët ngritën në Tiranë. Nisën të merreshin masa për kërtë çeshtje. Po fashizmi nuk do të kishte bërë më shumë se ç'bëri feuo-borgjezia në kohë të Zogut. Ai i pati ditët shkurtra në Shqipëri.("Buletini i Shkencave",IV,faqe 15, 1952).

Pra, Shuteriqi pohon se feudo-borgjezia kishte bërë në këtë drejtim. Po më qartë këtë pohim të tij e shpjegon pr.Bahri Beci : "Po, a nuk do të thotë kjo se, sipas Shuteriqit, po të merreshin "masat', (kupto ato që u morën menjëherë pas Luftës), në kohën e regjimit të Zogut, gegërishtja letrare do të mund të bëhej gjuhë letrare?."("Nga historia e standartizimit të shqipëes", faqe14...).

Dh.Shuteriqi në mënyrë tw twrthortw pranon që gegerishtja letrare në prag të Luftës i kishte barabar mundësitë të bëhej gjuhë standarte, por kjo nuk u bë, për shkak të masave të pamjaftueshme nga regjimi feudo-borgjez i Zogut. E kjo bie në kundërshtim me ato që thoshte ai më sipër se "kjo çeshtje e gjet zgjidhjen nga historia e popullit tonë që nga Rilindja e këndej: toskërishtja, gjatë zhvillimit të popullit tonë në këtë fazë të historisë së tij, u bë dialekti ynë kryesor i shkruar e baza e gjuhës sonë letrare."("Nga historia e standartizimit të shqiqes", faqe 15, internet).

Por, siç do të shohim më poshtë,toskërishtja u bë gjuhë standarte edhe nga trysnia që ushtroi regjimi komunist, i cili solli si pasojë që në administratë, shkolla, shtyp e botime...Në këtë mënyrë u hodhën poshtë gjitha vendimet që ishin marrë në kuvende zyrtrare deri më 1940.

Për këtë qëllim, le t'u drejtohemi fakteve:

Më 1952 u mbajt në Tiranë një sesion shkencor mbi problemet e gjuhës shqipe, ku u kumtuan tri referate kryesore: "Mbi gjuhën letrare shqipe ",nga Dhimitër Shuteriqi, "Për dialektet e shqipes", nga Zihni Sako, dhe "Probleme të gjuhës shqipe, mungesa dhe detyra", nga Jakov Xoxa. Eshtë për t'u habitur se si në një sesion shkencor për çështje themelore të gjuhës shqipe këto referate nuk u mbajtën nga gjuhëtarë të njohur si Aleksander Xhuvani,(1880-1961), Eqrem Çabej,(1908-1980) Kostaq Cipo,(1892-1952), por nga shkrimtarë , të cilët nuk ishin specialistë të gjuhës shqipe.

Ndaj, ka të drejtë pr.Bahri Beci kur shkruan: "Komentet janë të tepërta. Shkenca shqiptare po politizohej me ritme të shpejta.(Po aty).Për kërë mjafton vetëm ky fakt: Në diskutimin e tij në sesionin e parë të Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve të Shqipërisë,Shuteriqi,edhe në cilësinë e anëtarit të Institutit të Shkencave, duke zbërthyer problemet gjuhësore në ndritën e... mësimeve të Stalinit, çështjen e gjuhës sonë nacionale, siç e quante ai, e niste me një sulm që nga lingusiti i njohur gjerman, Gustav Majer,(1850-1900) dhe Eqrem Çabej, veprimtarinë kërkimore të të cilit në fushën e historisë së gjuhës shqipe e quante "antipatriotike".(Buletini i Shkencave, 1952,nr.1,faqe 18-19.)

Po le të ndjekim se ç'thoshte Dh.Shuteriqi në referatin e tij: "Kleri katolik nuk u përpoq të shkruajë një gjuhë që të kishte përfituar nga të folmet e ndryshme të gegërishtes, e ca më pak të toskërishtes. Ai shkroi në një të folme t'epërme gege......Ky lloj reakcioni e ka penguar krijimin e një gegërishtjeje të vetme letrare-ai ka penguar edhe afrimin ndërdialektor në shqipen e shkruar.Duke kërkuar që gjuha e tyre e shkruar të bëhet gjuhë kombtare letrare,Fishta me shokë s'kanë bërë gjë të madhe që të krijojnë një gegërishte letrare të vetme, duke u afrur nga gegërishtja jugore.(B.Beci,"Nga historia...",faqe 4, në internet).

Mirëpo, më pas, po në këtë referat Dh.Shuteriqi thotë: "Austrija me anë të Komisisë Letrare të Shkodrës, Zogu me anë të të Ministrisë së tij të Arsimit, Italija me anë të Mustafa Krujës, kush më shumë e kush më pak,i mbështetën disa shkrimtarë e studiozë gegë që të shpallin nëndialektin e Elbasanit gjuhë zyrtare".(Po aty).

Kurse për periudhën 1930-35 ai nënvizon: "Shohim që shkrimtarët shkodranë të nisin e t'i bëjnë "koncesione" të folmes së Elbasanit, duke u afruar nëpërmjet të kësaj edhe nga toskërishtja, me të cilin Kristoforidhi kishte të paktën gjashtëdhjetë vjet që ish afruar."(Po aty).

Siç shihet, Dh.Shuteriqi kundërshton veteveten, sepse nga vetë pohimet e tij del se shkrimtarët shkodranë, kanë qenë të prirur që ato kohë që elbasanishtja të njihej si gjuhë letrare.

Këtu bën pwrjashtim Fishta, i cili më 1916 ka qënë kundër këtij vendimi dhe këtë e ka shprehur në vargjet:

"Komisioni i jonë,

ta ka ndërtue kinse "një gjuhë letrare",

që turce s'asht,po ashtu po i thonë,

por qi nuk asht , qe besa , as gjuhë shqiptare,

gjymsa gegënisht e gjymsa toskënisht.

tamam "gjuhë mushke" me gjithë vesh e bisht",(Po aty).

Mirëpo, kjo do të kete qëne një shkarje e çastit e Fishtës që si anëtar i Komisisë Letrare, dhe, gjithashtu,si veprimtar edhe në fushën e njësimit të gjuhës shqipe,njw vit mw pas pranoi vendimin sipas tw cilit që gjuha jonë letrare të mbështetej në nëndialektin e Elbasanit,sidoqw veprat e tij,me nivel tw lartw artistik, vazhdoi t'i shkruante nw nwndialektin shkodran.

Të shkojmë më tutje:Duke injoruar gjithcka që ishte arritur në përpjekjet për të përcaktur një gjuhë të njësuar mbi bazën e elbasanishtes, sic e kemi parë deri tani,Dh.Shuteriqi në sesionin e parë të Institutit të Shkencave, me temë "Veprat e shokut Stalin mbi gjuhësinë dhe problemet tona gjuhësore nën dritën e këtyre veprave",(26-29jamar 1952),hynte drejtperdejt në temë,natyrisht ashtu sic u interesonte qarqeve zyrtare komuniste dhe shprehej se kjo ceshtje ishte zgjidhur"...nga historia e popullit tonë që nga Rilindja e këndej:toskërishtja gjatë zhvillimit të popullit tonë në këtë fazë të historisë së tij u bë dialekti i ynë kryesor i shkruar e baza e gjuhës sonë letrare".("Buletini i Shkencave", 1952,I,faqe 52.).

Pr.Bahri Beci në studimin e tij "Nga historia e standartizimit të shqipes", kundwrpwrgjigjet:"Pra, për Shuteriqin më 1944 problemi i bazës dialektore të gjuhws së vetme letrare ishte zgjidhur.Pra, ne kishim një gjuhë të vetme letrare, madje që parpara vitit 1944, dhe kjo ishte toskërishtja.(Faqe 7 e veprës së cituar).

Po ç'e shtynte Shuteriqin të në një përfundin kaq të nxituar?

Le të citojmë përsëri një fragment nga referati i tij:"Juga e Shqipërisë ,m'e zhvilluar se Veriu nga pikëpamja ekonomike,shoqërore e kulturore, u bë djepi i lëvizjes sonë kombëtare, se kolonitë shqiptare të mërgimit në të cilat u lërua shqipja, përbëheshin kryesisht nga të emigruar toskë;se nga juga duall udhëheqësit , ideologët e shkrimtarët që i prinë kësaj lëvizjejeje,Naimi e Samiu me shokë, se shumica atyre që shkruanin shqip gjatë Rilindjes, qenë nga jugu..."

Por, megjithwse njw pjesw e mirw e pjeswtarwve tw Komisisw Letrare të Shkodrës, (e, pra ky qytet me shumë tradita kulturore nuk ndodhej në jug, por në veri të Shqipërisë),si: Sotir Peci,Gjergj Pekmezi,Sali Nivica, Hafiz Ali Korca Josif Haxhimima,ishin me prejardhje edhe nga krahinat e jugut, ata qw mw 1916 vendoswn qw gegwrishtja e Elbasanit tw ishte bazw e gjuhws shqiqpe tw shkruar..

Kwta atdhetarw nja Jugu, jo vetëm që e dinin,qw Naimi e Samiu e tw tjerw atdhetrw tw penws,ishin nnga jugu por kishte nga ata që kishim qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejt të kësaj lëvizjeje me rëndësi të madhe historike si Rilindja dhe për hir të interesave të atdheut, morwn vendimine mwsipwrm.

Por Shuteriqi, vetë elbasanas,dhe,siç shihet qartë, i detyruar edhe nga trysnia e udhëheqjej komuniste, nuk ndalet me kaq dhe në dukje se "... pas Çlirimit toskërishtja nisi të bëhej gjuhë zyrtare e gjithë popullit tonë e u afirmua në mënyrë të plotë si dialekt bazë i gjuhës letrare shqipe ...se vatra e madhe e Luftës Nac.Cl.qe juga, meqë ajo ishte m'e përparuar nga pikëpmja shoqërore;juga nxori udhëheqësit kryesorë e më të shumtë të lëvizjes ;ajo i dha kuadro më të shumta...(B.Beci"Nga historia e standartizimit të shqipes",faqe 7 në internet).

Më shkoqur se kaq, politizimi i këtij problemi nuk ka ku të vejë:toskërishtja duhej të bëhej gjuha bazë e shqipes, sepse atë e flisnin dhe e shkruanin Enver Hoxha,Koci Xoxe,Hysni Kapo, Mehmet Shehu...pikërisht ata që e katandisën Shqipërinë në vendin më të shtypur dhe më të varfër të Evropës, duke e izoluar krejtësisht nga bota mbarë. Dhe sikur këta udhëheqës të kishin qenë nga veriu,sic do tw shpjegoj mw poshtw, atëherë,gegërishtja do të bëhej gjuhë e përbashkët e shqiptarëve.(!?)

Sado që në disa nga argumentet e Shuteriqit ka të vërteta,pra, që toskërishtja u kultivua në periudha të ndryshme të historisë më shumë se gegërishtja e, sic do të trajtohet më pas, në këtë dialekt u shkruan vepra madhore, arsyeja e vërtetë që toskërishtja u bë shqipe standarte shpjegohet "si rezultat i ndërhyrjes së shtetit,pra, si rezultat i masave administrative të marra menjëherë nga qeveria komuniste për të zëvendësuar gegërishten me toskërishten letrare si gjuhë zyrtare në shkollë, në administratëtë, në shtyp, në botime etj.,pa ndonjë marrëveshje dhe sigurisht pa përfillur vendimet zyrtare të marra para Luftës lidhur me gegërishten letrare si gjuhë zyrtare.(B.Beci,po aty).

Këtë të vërtetë e plotëson më së miri edhe një shprehje e studiuesi R.Ismajli:"Fitorja e komunistëve solli në horizont një mënyrë tjetër trajtimi të cdo gjëje në jetën shoqërore,pra, edhe në fushë të gjuhës.(B,Beci, faqe 13).Atw e plotwson edhe studiuesi David Luka kur shkruan:"Pas vitit 1944 dihet nisi tkurrja e gegwrishtes .toskwrishtja ditw pwr ditw fitonte terren me nxitjen dhe pwrkrahjen e plotw tw shtetit tw atehwrshwm."("A mund tw zgjerohet baza dialektore e shqipes standarte",Koha Jonw" botim nw internet).

Duke u nisur nga kwto tw vwrteta,nuk ka si t'i bihet mw qafw Androkli Kostallarit, qw citohet me njw farw shpotie nw disa artikuj studimorw tw referuar edhe nw kwtw shkrim.kur ai ka thwnw,p.sh., se Enver Hoxha ishte "frymwzuesi i Kongresit tw Drejtshkrimit",ose qw "mwsimet e tij ishin udhwrwfyese edhe nw studimin dhe zbwrthimin e problemeve gjuhwsore.." e brockulla tw tjera si kwto..Le tw guxonte tw mos i thonte ato!...

A nuk kishte qenw Shuteriqi, sic u shpjegua mw sipwr,kishte qenw i detyruar tw shkruante temwn e njw referati duke e titulluar"'Veprat e shokut Stalin mbi gjuhwsinw dhe problemet tona gjuhwsore".

Tjetwr gjw se si i pari, ashtu dhe i dyti,ishin tw prirur qw gjuha letrare shqipe tw bazohej nw dialektin toskw.Por, sikur udhwheqwsit e Shqipwrisw komuniste tw kishin qenw gwgw,ashtu si do ta shpjegoj mw poshtw, ata, kundwr vullnetit tw tyre, do tw bwnin thirrje qw gegwristja tw ishte gjuhw letrare.

Po kwshtu nuk mund tw kritikohen as Instituti i Gjuhwsisw dhe bashkwpunwtorwt e tij shkencorw, qw punuan qw shqipja standarte tw krijohej mbi bazwn e tokwrishtes letrare."Pwr standartizimin e saj,-shkruhet nw artikullin "Historia e shqipes standarte e cmitizuar", sic dihet, kanw punuar institucione tw specilalizuara dhe gjuhwsore me meritw.Kjo pwrbwn edhe rezultatin e mw tw rwndwsishwm tw gjuhwsisw shqiptare tw Pasluftws.Pra, pushteti vuri nw dispozicion tw normwzimit, tw pastrimit e tw pasurimit tw shqipes standarte me bazw toskwrishten forcat krijuese shkencore tw vendit dhe rezultatet janw tw qarta.Po kwshtu edhe dobwsitw qw lidhen me qwndrimin e pushtetit tw asaj kohe ndaj gegwrishtes..."(Gazeta "Srtandart",3.12.2010).

Tokwrishtja zwvendwson gwgwrishten

Që në vitin shkollor 1945-46, kur isha nxënës i vitit të tretë të shkollës fillore, nisa të vë re se në tekstet shkollore gegërishtja, që e kisha parë të përdorej në tekstet e botuara në vitet e periudhës së Mbretësisë e deri më 1944, të cilat i kishin përdorur motra dhe kushurinjtë e mi, filloi të zëvendësohej nga toskërishtja. Po kështu, më pas, dhe librat letërsisë, si dhe të gramatikës së gjuhës shqipe, me të cilat kam studiuar në vitin shkollor 1951-53 në gjimnaz,të hartuara nga K.Cipo, ishin të shkruara në toskërisht..Pra, në ato vite gegërishtja u zhduk krejtësisht në tekstet shkollore,siç ishte zhdukur në shtyp e në radio.Edhe vepra "Fjalori i gjuhws shqipe", i botuar më 1954, gjithashtu bazohej në toskërisht.

Kur, student i kursit të dytë të Institutit të Lartë Pedagogjik, më 1957 pwrgatitja temën time vjetore, "Ortografia e Kristoforidhit, gegënisht e toskënisht e krahasueme me ortografinë e sotme", për të cilën kam shkruar në pjesën e parë të këtij shkrimi,studiova si material ndihmës edhe rregullat e e ortogarfisë, të cilat ishin botuar së pari më 1948 nga një komision i përbërë nga A.Xhuvani,K.Cipo,dhe E.Cabej, pastaj më 1951,dhe, pasi disa variantesh të tjerë, më 1956 u paraqit varianti që pata në dorë..E vërteta është se, krahas rregullave, bazuar në toskërishten letrare,atje përfshiheshin edhe disa regulla në gegërisht.

Më 1967 u botua "Projekti i rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe",(për herë të parë fjala ortografi u zëvensdësua me fjalën shqipe drejtshkrim), që nisi të diskutohej kudo në Shqipëri, sidomos në shkolla.

Më kujtohet se në në pranverë të vitit1967, kur isha mësues në një shkollë 12-vjecare të Beratit, pr.Androkli Kostallari, drejtor i Institutut të Gjuhësisë dhe Historisë, së bashku me një bashkëpunëtor shkencor të këtij instituti, bëri një takim me mësuesit e gjuhës shqipe rreth këtij projekti.

Një mësues nga Kosova, (nga ata që ishin arratisur as viteve 60-të, për të gjetur "parajsën" në Shqipëri), gjatë diskutimit e pyeti Kostallarin se mbi çfarë kriteresh ishte vendosur që toskërishtja të bëhej gjuhë letrare, dhe se në Kosovë, në mbledhjet që ishin bërë deri atëherë, meqë tërë shqiptarët e atjeshëm dhe të trojeve shqiptare në Malin e Zi dhe Maqedoni, flisnin gegërishte,po merreshin masa që baza gjuhës letrare të ishte një gegërishte e mesme.

Kostallari nuk iu përgjigj drejtperdrejt kësaj pyetjeje disi të vëshrirë për të, por u shpreh shkurtimisht se gjuhë letrare do të ishte toskërishtja, duke marrë elemente të gegërishtes.Dhe për këtë qëllim solli disa shembuj si fjalët me prapashtesën ues të gegërishtes, që kishte zevendësuar prapashtesën onjës të toskërishtes,(mësues për mësonjës, punues,për punonjës),si edhe fjalët e kahershme që ishin futur në toskërishe, huazuar nga gegërishtja, si ranishte e jo rërishte, zanafillë e jo zërafillë, e folme dhe jo e folur,domethënë,pra, me paskajoren e gegërishtes:do+methënë) etj.

(Sidoqoftw mw 1968 "..nw Kosovw nwpwrmjet njw konsulte pwrfaqwsuese u miratuan rregullat e drejtshkrimit tw vitit 1967",(pr.dr.David Luka,A mund tw zgjerohet baza dialektore e shqipes standarte".("Koja Jonw" nw internet).

Pastaj më 1976 u botua "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe",(1970), dhe "Fjalori drejtshkrimor",(1977), për të ardhur te "Fjalor i gjuhës së sotme shqipe,(1981) etj.Të gjitha këto vepra të botuara në variantin e toskërishtes letrare, e cila u bë përfundimisht gjuhë standarte me vendimet e marra në Kongresin e Drejtshkrimit, të mbajtur në shtator të vitit 1972, në Tiranë.

Në këtë kongres morën pjesë 87 delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre në Jugosllavi,në Kosovë,në Mal të Zi, Maqedoni, si dhe nga viset e arbëreshëve të Italisë."Kongresi bëri bilancin e gjithë punës së mëparshme për njësimin e drejshkrimit të gjuhës shqipe....ai miratoi njëzëri Rezolutën që pohon për herë të parë se"populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare shqiqe të njësuar.Kështu Kongresi mbyll përiudhën kur gjuha gjuha letrare shqipe funksiononte në dy a më shumë variante dhe hapi një periudhë të re , periudhën e një gjuhe letrare të vetme, të njësuar."("Fjalori enciklopedik shqiptar",1985,faqe 510).

Nw kwtw mwnyrw, duke mos marrë asnjë nismë për një diskutim mbarëkombëtar,si pasojë e oriemntimeve të shtetit komunist, siç e kemi analizuar historikisht,toskërishtja letrare u bë gjuhë standarte.

(Nw botimin e ri tw FESH-it,lidhur mw kwtw problem shkruhet:"Kongresi shwnoi fillimin e e periudhws sw njw gjuhe letrare tw vetme tw njwsuar, e cila u mbwshtet edhe nw vendimin e posacwm tw KM "Mbi masat pwr zbatimin e drejtshkrimit tw njwsuar tw gjuhws shqipe",nr. 50, dt 08.03, 1974.Ndwrkaq, disa studiues e krijues nw emigracion vijuan tw shkruanin nw gegwrisht, me variacione sipas krahinave tw prejardhjes sw tyre.

Pas vendosjes sw sistemit pluralist u shprehwn mendime qw tw mos pengohej lwvrimi i gwgwrishtes letrare."),(FESH,2008,vwllimi i dytw,faqe 1256).

Pjesa e tretw

Nga përpjekjet e studiuesve të Kosovës për gjuhën standarte

Përmenda pak më lart se c'pyetje i pati bërë një mësuesi i gjuhës shqipe nga Kosova,Androkli Kostallarit, gjatë diskutimit të rregullave të drejtshkrimit me mësuesit e Beratit, më 1967, dhe c'përgjigje të përciptë pati marrë prej tij.Dhe kjo pyetje ishte me vend.Mësuesi kosovar kishte mbaruar shkollën pedagogjike, të mos gaboj në Prishtinë, kishte qenë mësues në fshatra të Kosovës dhe ishte i dhënë pas gjuhësisë.Vec kësaj,sic më pati folur më pas, ishte në dijeni të diskutimeve që ishin bërë nga studuesit kosovarë se mbi c'baza do të bëhej njësimi i gjuhës shqipe në trevat e Kosovës.

Për këtë problem shumë të rëndësishëm do t'i drejtohem përsëri studimit të pr.Bahri Becit që e kam cituar disa herë në këtë shkrim.Sipas këtij studimi,në Kosovë më 1952 qe organizuar një mbledje e pasacme për caktimin e gjuhes së shkruar të shqiptarëve që banonin në RFP të Jugosllavisë." Meqenëse pakica kombëtare e RFP të Jugosllavisë flet një dialekt të gegënishtes,gjuha e shkrimit...nuk mund të ishte vecse gegënishtja...një gegënishte në të cilën vijnë me bashkëpunue nëngegënishtet e ndryshme."(B.Beci,"Nga historia e standartizimit..."faqe 15 në internet).

Gjithashtu, sipas të dhënave të këtij studimi, më 1957 u mbajt një mbledhje e dytë në Prishtinë, me detyrë ,thjeshtimin sa më të madh të drejtshkrimit.Në janar të vitit 1963 në një takim tjetër u shqyrtua "Projekti i Ortografisë", hartuar nga një komision, ku bënin pjesë Idriz Ajeti,Hasan Vokshi,Sulejman Drini,Mehdi Barshi e Latif Mulaku, dhe më një vit më pas u botua "Ortografija e gjuhës shqipe".

"Studiusesit kosovarë,- nënvizon B.Beci,-kanw vënë në dukje afrimin e dukshëm të kësaj ortografie më atë të Institutit të Shkencave të vitit 1956"tue ruejtë vetëm karakteristikat themelore të gegënishtes letrare, e cila në kohët e vona ka ba nji evolucion të dukshëm drejt njazimit(njësimit) me toskënishten letrare".(B.Beci,po aty).

Nga sa shihet, edhe studiuesit kosovarë gjatë kësaj periudhe prej disa dekadash u përpoqën të përkryejnë edhe më shumë gegërishten dhe ta afrojnë edhe më shumë me toskërishten letrare.Dhe në fakt, po të marrim parasysh vendimet që ishin marrë deri më 1944 për njësimin e gjuhës mbi bazën e gegërishtes së Elbasanit,studiuesit kosovarë vepronin drejt.Dhe kjo sepse gegërishtja zyrtarisht, sic e pamë, ishte shpallur si gjuhë standarte.

Por ndodhi ajo që ndodhi.Me ardhjen në fuqi të regjimit komunist në Shqipëri, vendin e gegërishtes e zuri toskërishtja, pa marrë parasysh organizimin e një konsulte kombëtare, të paktën deri më 1948, kur marrëdhëniet midis Enver Hoxhws dhe Titos ishin "grurë" dhe kur në bazë të një marrëveshjeje midis dy qeverive përkatëse, shumë mësues nga Shqipëria shkuan për të ndihmuar shkollat kosovare, ku kishte mësues të paktë të gjuhës shqipe.

Sidoqoftw, siç do tw shohim mw poshtw, pas Kogresit tw Drejshkrimit tw mbajtur nw Tiranw mw 1972 kosovarwt ,duke pwrfshirw sw pari intelektualwt dhe pastaj shtresat e gjwra tw popullisw, i miratuan vendimet e kwtij kongresi dhe kwshtu nw tw gjitha sferat e jetws,ku mw shumw e ku mw pak, filloi tw shkruhej e tw pwrdorej gjwha standarte.

Arsyet me tw cilat pr. Shaban Demiraj mbron gjuhwn standarte mbi bazwn e toskwrishtes

Në një studim të tij me titull"Rreth disa ceshtjeve thelbësore të shqipes standarte",(Zëri i së vërtetës",volumi 15-të,nr.2,2002), pr.Shaban Demiraj së pari thekson: '"Të gjithë jemi në dijeni se si lidhur me me këtë vendim,(është fjala për vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit,-S.K.),ka pasur dhe ka vërejtje të mbështetura në arsyetime të ndryshme dhe sidomos të karakterit politik, duke e lidhur marrjen e vendimit të vitit 1972 me ndikimin e pushtetit monist të asaj kohe".

Më poshtë, duke argumetuar se përse toskërishta u bë gjuhë standarte, ai vazhdon: "Por , sic e kam pohuar edhe më parë ,edhe dialekti verior mund të kishte shërbyer si bazë për shqipen standarte, natyrisht duke iu nënshtruar një procesi standartizimi, që me siguri do të kërkonte më shumë punë, për shkak të dallimeve të shumta të të folmeve të ndryshme të atij dialekti",(po aty).

Sigurisht, në këtë pikë pr.Demiraj ka plotësisht të drejtë,se, me të vërtetë, nëndialektet e veriut, duke përfshirë edhe ato të Shqipërisë së mesme,pra, nga zonat e Tiranës, Durrësit, Krujës,Lacit, Zadrimës, Shkodrës, krahinave shqiptare nw Malin e Zi,Dibrës, Kukësit, Kosovës,Dibrws sw madhe ...janë të shumta dhe të diferencuara nga njera-tjetra, dukuri që nuk ndodhin në nëndialektet e jugut, pra, të krahinave të Lushjës, Beratit, Vlorës, Gjirokastrës, Korcës, Çamërisë, ku dallimet janë kryesisht fonetike. Por, duhet te vemë në dukje se në përgjithësi në të gjitha vendimet e marra që nga Komisia Letrare e Shkodrës, (1916), e deri në vendimet e Institutit të Studimeve Shqiptare më 1940,siç e pamë, si bazë e gjuhës së ardhme letrare shqipe mbahej parasysh nëndialekti i Elbasanit, që ishte më i kulluari nga të gjitha nëndialektet e Veriut dhe, për më tepër, më afër tokërishtes.

Sot ka intelektualë nga veriu, ose Shqipëria e Mesme, që këmbëngulin se gegërishtja duhej të ishte gjuhë standarte.Ata, për këtë qëllim, ngulin kwmbw se ky dialekt flitet , duke përfshirë edhe trojet shqiptare në ish-Jugosllavi, Maqedoni dhe sidomos në Kosovë,nga më shumë se tri të katërtat e popullsisë shqipfolëse, ndaj dhe do të meritonte të ishte gjuhë e njësuar.

Por kjo është relative e prandaj pr.Demiraj vë në dukje:"...Ka dhe raste të tjera që gjuha standarte e një kombi ,për një arsye a një tjetër,është mbështetur në një dialekt të caktuar,folësit e të cilit nuk përbënin shumicën e kombit përkatës.Mjafton të kujtojmë këtu italishten standarte që është mbështetur në dialektin e zonës së Toskanës , ose frengjishten standarte, që është mbshtetur në variantin letrar të zonës së Parisit, ose gjermanishten standarte, që është mbështetur në variantin letrar të gjermanishtes së mesme lindore,(Saksonia)",(po aty).

Megjithatë,pr.B.Beci,kolegu dhe më parë ish-studenti i tij,ashtu si edhe unë, ngul këmbë: "Vendosja e toskërishtes letrare në bazë të të shqipes standarte dhe, për pasojë, mënjanimi i gegërishtes letrare, nuk merte parasysh Kosovën dhe rrezikun e krijimit të dy gjuhëve letrare, shprehje e qartë e indiferentizmit ndaj çështjes kombëtare",("Nga historia e standartizimit të shqipes",faqe 21,internet).

Sidoqoftë, ne kemi më së fundi një gjuhë standarte

Duke lëcitur këtë artikull, lexuesi mbase mund të mendojë se autori i tij bën një ekspozim të tillë për të dëshmuar vetwm padrejtësitë që iu bënë gegërishtes e cila, ashtu si toskërishtja, i kishte të gjitha gjasat të bëhej gjuhë standarte, madje edhe me vendime përkatëse deri më 1944.Por, me vendosjen e regjimit komunist,si pasojë edhe trysnisë së drejtperdrejt ose të tërthorë të udhëhqësve komunistë,që kryesisht ishin nga jugu,sic pohon hapur Dh.Shuteriqi , nga sa u pa edhe në etapat që analizuam,si rezultat i vendimeve të këtij regjimi, toskërishtja u bë gjuha e përbashkët e shqiptarëve.

Nuk është aspak kështu.Përkundrazi,unë, ashtu sic shumë kolegë të mi,gazetarë, shkrimtarë, studiues, kam pranuar që, më së fundi ne, shqiptarët kemi një gjuhë të njësuar, si tërë kombet e tjera të paktën në Evropë, të cilën duhet domosdoshmërisht ta flasim dhe ta shkruajmë sa më mirë.

E vërteta është se si gegë, sic e kam thënë në fillim të këtij shkrimi, kam dashur që në bangat e shkollës së mesmë e në vitet e para të studimeve në UT, që gegërishtja të ishte gjuha letrare shqipe.Ndikoi tek unë jo vetëm mjedisi familiar, por,sic kam theksuar mw lart, edhe librat që në bibliotekën e shtëpisë ishin tw shkruara më shumë në gegërish.

Kam lexuar që i vogël "Lahutën e malcis" të Fishtës,"Hijet e maleve" të Koliqit,"Visaret e kombit", përmbledhur nga at Bernardin Palaj e at Donat Kurti, "Përralla shqiptare", të përmbledhura nga at Donat Kurti, dhe jam mahnitur nga kumbimi magjik i gegërishtes.

Por kam lexuar po në atë kohë edhe "Kasollen" e Blasko Ibanesit dhe tragjeditë e Shekspirit në përkthimin e mjeshtëror të Fan Nolit pastaj,"Historinë e Skënderbeut" të shkruar prej tij.

Adhuroja kështu si gëgërishten,me të cilën isha rritur, sidomos shkodranishten e nënës sime, që e fliste butë, meqë ishte martuar në Tiranë që kur ishte 19 vjec dhe kishte lexuar vepra letrare edhe në toskërisht, përkthimet e para të Tolstoit,Çehovit dhe Gorkit nga Tajar Zavalani në vitet 30-të të shekullit të kaluar,që ishte mik i shtëpisë sonë.

Ndiqja, më pas, dhe zhvillimet e letërsissë së realizmit socialist,ku më bënte përshtypje gjuha e pasur e Sterjo Spases,Shefqet Musarajit,Fatmir Gjatës,Sotir Andonin,Naum Priftit...,por edhe të shkrimtarëve gegë,Kolë Jakovës, sidomos te dramat e ti,"Halili dhe Hajria" e "Toka Jonë",krijimet poetike të Llazar Siliqit, vecanërisht te poema "Prishtina", por, për fat të keq jo në prozë,sepse vepra të shkrimtarëvë të tillë që shkruanin në gegërisht në këtë gjini, ishin të pakta dhe jo të një rëndësie të vecantë,sidomos po t'i krahasojmë me veprat e shkrimtarëve gegë të para Luftës.

Por në poezi, pas viteve 60-të, mund të lexoje me ëndje poezi të Ndoc Gjetjes,Ndoc Paplekës,që shkruanin tashmë në gjuhën letrare të bazuar në toskërishte,po aq bukur sa Ismail Kadareja, Dritëro Agolli e Fatos Arapi, që e cuan më tutje jo vetëm nivelin artistik,por edhe gjuhësor të toskëtrishtes letrare, sic mund të lexoje në prozë po në ato vite edhe romanet e shkrimtareve të njohur shkodranë,Skënder Drini, Zija Çela,e dramat e shkrimtarit tjetër shkodran, Fadil Kraja dhe pastaj poezitë e mrekullueshme te Frederik Reshpjes dhe sot tw Kolec Traboinit e tw tjerw.

Sigurisht,u veprua gabim që në fund të viteve 60-të, pa asnjë vendim, në shtëpitë botuese filluan të mos pranoheshin më vepra të shkruara në gegërisht.Por fakti është se kjo nuk i pengoi shkrimtarët gegë , disa prej të cilëve i përmenda pak më sipër, që të botonin vepra me vlerë në gjuhën letrare,tw bazuar pra nw dialektin toskw.

Kjo dukuri vërehej edhe në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare të ish-Jugosllavisë.Krijimet e prozatorëve,Zekeria Rexha,Adem Demaci,Anton Pashku, të poetit të njohur Ali Podrimja etj,të shkuara në një gegërishte të pasur, u pasuan më vonë nga vepra të të tjera të një brezi edhe më të ri shkrimtarësh e poetësh kosovarë,si Din Mehmeti,Azem Shkreli,Esat Mekuli, Sabri Hamiti,Agim Vinca,Eqrem Basha e të tjerë, që tashmë shkruajnë në toskërishten letrare.

Madje, duhet thënë se kosovarët, në përgjthësi,megjithë ngurrimin që mund të kenë pasur, i përqafuan vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit dhe jo vetëm krijuesit letrarë, një pjesë të të cilëve përmenda më sipër,por edhe shtypi RTV-ja, botimet shkollore u bazuan në gjuhën letrare.

Por kjo nuk do të thotë që të tërë krijuesit të ishin të mendimit që toskërishtja të bëhej gjuhë standarte.Jam habitur kur kam parë që Tajar Zavalani,(1903-1966),studiues, përkthyes,më dhe pas vitit1939 gazetar pranë BBC-së, veprën e vet, "Historia e Shqipërisë", botuar në Londër më 1966, e ka shkruar në gegërishte, madje të epërme dhe tek- tuk edhe me ndonjë trajtë nëndialektore.

Po kështu ka ndodhur edhe me studiuesin e njohur, Arshi Pipa,(1921-1998).Lindur në Shkodër,pas studioi për filozofi dhe letërsi në Itali, u burgos gjatë e regjimit komunist dhe pas lirimit nga burgu u arratis, për t'u vendosur në SHBA, e quante mëkat të madh që gjuha letrare shqipe u bazua në toskërishte.Këtë e shprehu jo vetëm në shkrime,por edhe në takime me intelektualë, sic ishte rasti i takimit që pati me ta, në Tiranë,në verë të viti 1992,kur vinte për herë të parë në Shqipëri pas rrëzimit të diktaturës komuniste,takim në të cilin kam marrë pjesë edhe unë.

Sidoqoftë, e përsëris: duhet pranuar që ne sot e kemi gjuhën tonë të njësuar letrare,qw tashmw njihet me termin gjuhw standart.Për rrethanat që shpjeguam, ajo nuk u bazua në gegërishte,por në toskërishte.Por ne, shqiptarët kemi fat, se dallimet midis dy dialekteve të mësipërme janë kaq të pakta, sa që një toskë, me ndonjë përjashtim të vogël, merret vesh shumë mirë me një gegë,edhe kur nuk flasin dhe shkruajnw nw gjuhën standart.

Gjuha standarte dhe vwshtirwsitw e pwrvetwsimit tw saj nga gegwt

Lidhur me gjuhwn standarte pr. Bahri Beci nw njw artikull tjetwr me titull "Kongresi drejtshkimit dhe realiteti i sotwm", shkruan:

"...nw tw folur, gjuha standarte flitet ende pak.Pwr shkaqe qw dihen,nw botwn shqiptare janw tw shumtw folwsit qw ruajnw ende lidhjet dialektore dhe qw e kanw tw vwshtirw, ose tw pamundur tw kalojnw nw gjuhwn standart."

Eshtw plotwsht e vwrtetw.Sic kam shkruar mw sipwr, jam me origjinw gegw.Diplomuar pwr gjuhw-letwrsi shqipe nw UT qw mw 1959, gazetar, shkrimtar dhe pwr mw shumw se 40 vjet komentator letraro-sportiv nw RTVSH,i vlerwsuar qw ne fillim tw viteve 60-tw edhe nga profesorw tw mi,si Eqrem Cabej, pwr njw shqipe tw pastwr, nw pwrputhje tw plotw me rregullat e drejtshqiptimit nw mikrofon dhe kamera, e kam vwshtirw tw flas gjuhwn standarte nw jetwn e pwrditshme. Atwherw,merret me mend se sa tw vwshtirw e kanw fshatarwt nga zonat e Malsisw sw Tiranws, deri te krahinat e thella malore tw Veriut, tw trojeve shqiptare nw Malin e Zi, shqiptarwt e Kosovws, tashmw shtet i pavarur,me gjuhw tw tyre shqipen, nw krahinat e Dibrws sw Madhe, rrethinat e Shkupit, qytet ku jetojnw mbi 70 mijw shqiptarw autoktonw, edhe ata me gjuhw tw tyre shqipen.

Vwshtirw tw flasin gjuhwn standarte e kanw edhe banorwt e Tiranws sw sotme ,e cila pas vitit 1990 ka pasur njw rritje tw jashtwzakonshme, pwr shkak tw dyndjeve tw vazhdueshme tw njerwzve nga cdo krahine e vendit tonw.

Njw parantezw me shembuj nga gjuhw tw tjera tw Evropws dhe botws

Dukuri tw tilla kanw ndodhur edhe nw vende tw tjera, qoftw vendet fqinje, si p.sh Italia, ku ky proces ka zgjatur edhe me shekuj.Por sot cdo italian,nga cdo krahinw qoftw, ndoshta mund tw flasws nw nwndialekt nw shtwpi,por sapo del nga dyert e saj, flet italishten e Toskanws,pra gjuhwn standarte, ndonwse nga mwnyra e shqiptimit mund tw dallohet se wshtw torinez, napolitan, ose roman.

Njw rus i San Petwrsburgut dallohej dekada e dakada tw shkuara nga njw rus i Moskws, sepse ai zanoren "o", tw patheksuar e shqiptonte, sic shkruhen, pra "o" ,(govorjat, nw shqip:flas),kurse i dyti kwtw zanore gjatw tw folurit e kthente nw nwndialektin moskovit nw "a" pra: gavarjat.Por kjo, me njw pwrjashtim shumw tw rrallw, nuk ndodh nw rusishten e sotme qw flitet kudo sipas dialektit tw Moskws,pra gjuhws sw sotme standarte nw Rusi dhe kudo qw flitet e shkruhet rusisht nw territoret e ish-Bashkimit Sovjetik.

Me fjalw tw tjera, folja e mwsipwrme shkruhet "govorjat",por shqiptohet "gavarjat", si tw gjitha fjalwt ku zanorja "o" nw kwtw gjuhw wshtw e patheksuar.

Por nuk wshtw vetwm Shqipwria vendi ku ka dhe do tw ketw vwshtirwsi nw pwrvetwsimin e gjuhws standarte nw tw folur.

Kjo vwshtirwsi ndihet edhe nw shtetin mw tw madh dhe mw tw fuqishwm tw botws, nw SHBA ,ku unw jetoj prej mw shumw se 11 vjetwsh. Siç dihet, historikisht anglishtja u bw gjuhw e kombit amerikan nw fillim tw shekullit tw 17-tw,pra nw vitet 1600, pas kolonizimit anglez.Natyrisht, ishte njw anglishte dialektore, me shumw nwndialekte, qw nw shqiptim,ka ndryshime tw dukshme fonetike nga aglishtja e Anglisw,pra anglishtja e Kembrixhit, sic njihet,qw filloi tw bwhet gjuhw letrare nw periudhwn kur jetoi Shekspiri, i cili me gjuhwn e derdhur nw veprat e tij tw pavdekshme, ku pwrdori rrreh 2000 fjalw tw reja dhe shumw e shumw shprehje, konsolidoi anglishten letrare.Tjetwr gjw se shumw amerikanizma,shprehje tw vjetra tw ruajtura qw nga periudha e kolonizimit, ose shprehje edhe tw indianwve autokotonw, tw kundwrshtuara deri vonw nga anglezwt,sot po futen nw anglishten e Anglisw, kryesisht nga gjuha e filmave tw Hollivudit.("Nga historia e gjuhws angleze" ,nw internet).

Kjo vwshtirwsi rrjedh pikwrisht nga pwrdorimi i shumw nwndialekteve dhe vecorive fonetike qw e ndajnw anglishten e Anglisw, nga anglishtja e Amerikws, tw cilwn mund ta dallojw nw tw folur edhe ai qw nuk e njeh kwtw gjuhw.

Pwr shembull, nw Angli fjala njwzet shqiptohet tuenti,(shkruhet twenty), kurse Amerikw shqiptohet tueni, por shkruhet si nw anglisht twenty; fjala dyzet, nw Angli shqiptohet forti (forty),kurse nw Amerikw fori,por si nw rastin e parw shkruhet forty.Shprehja;" I don't know",(Aj don't nou, nw shqip:Unw nuk e di), nw anglishten e Anglisw shqiptohet: "I don't nou",kurse nw angllshten e Amerikws;"I ro nou".Zanorja "o" nw anglishten e Amerikws kthehet bw "a": pra son,(djalw),san,doctor, daktwr,problem,prablem,emri Xhon, Xhan etj.

Nw Nju Jork,ose Boston.ku dyndja dhe qarkullimi i njerwzve, pwr arsye tw ndryshme,si sot nw Tiranw, wshtw shumw i madh,edhe numri i nwndialekteve wshtw i tillw ,sa qw njw evropian e ka tw vwshtirw tw komunikojw pa kaluar disa kohw, qoftw edhe sikur tw ketw mwsuar anglishten nw vendin e tij,sepse nw mw tw shumtat e rasteve nw metodat evropiane mwsohet anglishtja e Anglisw.

Aq e vwrtetw wshtw kjo, sa, siç mw thoshte njw amerikane nga Bostoni, kur para disa vitesh kishte shkuar nw Londwr,asaj ishin dashur tw paktwn dy javw, qw tw kuptonte anglishten angleze,kurse kundwrta ndodhte me anglezwt, tw cilwt janw mwsuar me anglishten e Amerikws, kryesisht nga dialogjet qw dwgjojnw,sic thashw, nw filmat amerikanw dhe emisionet e gjigantit televiziv amerikan, CNN.

Jo vetwm kaq:kwto vwshtirwsi shfaqen nw tw gjitha vendet ku flitet anglisht, vec Britanisw sw Madhe, Irlandws,SHBA-sw,tw tilla si Kanadaja ,Australia, Zelanda e Re,ose nw vende tw Afrikws-Gana,Nigeria etj.Dhe kjo sepse nw secilwn prej kwtyre vendeve,ndonwse kudo shkruhet sipas rregullave tw njejta drejtshkrimore, anglishtja ka vecoritw e veta fonetike.

Si pasojw, nw forume tw larta mbarwbotwrore, si OKB-ja, ose organizata tw tw tjera tw mwdha ndwrkombwtare, flitet herw anglishtja e Anglisw,(aty ku Britania e madhe ka pasur ndikim tw madh pwr shkak tw pushtimeve koloniale nw shekujt e kaluar, si ,Egjipt Indi, Pakistan...), ose anglishtja e Amerikws, edhe ajo pas kolonizimet tw vendeve tw tilla ,si Filipinet, Porto Riko etj., e cila pas Luftws sw Dytw Botwrore mori parparwsi si gjuha qw njw supershteti qw ka njw ndikim shumw tw madh politik,ekonomik,kulturor nw tw gjitha vendet e botws,duke mwnjanuar kwshtu frengjishten qw mbizotwronte nw botw qw nw shekulln e 18-tw si gjuha e parw ndwrkombwtare..

Cila anglishte do tw mbizotwrojw nw tw ardhmen nw botw?Anglishtja mwmw e Kembrixhit, apo anglishtja "dialektore' e Amerikws, qw lindi nw tokat e reja tw Amerikws e cila kishte filluar tw kolonizohej,pas fillimet tw viteve "˜600-tw tw shekullit tw kaluar?...

Pjesa e katert

Sidoqoftw vwshtirwsitw e pwrvetwsimit tw standartit kapwrcehen

Duke u nisur nga kjo çeshtje,edhe sot me rwndwsi pwr Amerikwn dhe botwn,e pwrswris edhe njw herw qw ky problem,pra i pwrvetwsimit tw shqipes standarte nw tw folur, do tw kwrkojw kohw.Por ndikimi i shkollws, me tekste nw gjuhwn standarte, i vetw mwsuesve, nw cdo krahinw tw vendit tonw,nw Kosovw, ose nw trojet shqiptare nw vendet fqinje,ndikmi i fuqishwm i emisoneve radiotelevizive,i shtypit,i librave,do tw sjellw si pasojw qw nw tw ardhmen, ashtu si edhe nw vende tw tjera, edhe nw Shqipwri tw flitet standarti.

Pr dr.David Luka nw njw artikull studimor vwren njw dukuri,qw ka hasur gjatw vwzhgimeve qw ka bwrw pwr disa vjet nw njw shkollw me nxwnws tw klasave V-VIII-ta,me studentw shkodranw nw Universitetit "Luigj Gurakuqi" nw Shkodwr dhe me folws tw Radio Shkodrws,ku ai vwren se ata flasin shkwlqyeshwm gjuhwn standarte por:"...sapo dalin nw biseda tw lira, vecanwrisht fwmijwt e tetwvjecares, flasin gjuhwn e gjyshes, njw shkodranishte tw rwndw, tw cilwn e marrin vesh vetwm shkodranwt.Kjo dukuri,qw kemi pasur rastin ta dwgjojmw nw TV, si dhe nw takimet me ta, paraqitet e njejtw edhe me kosovarwt.Sforcimi i tyre pwr tw folur gjuhwn standarte, i bwn qesharakw.",(Koha Jonw",nw internet).

Shumw e drejtw .Edhe unw,gwgw, sapo dilja nga kabina e komentimit tw ndeshjeve tw futbollit,ku flisja standartin,filloja tw flisja njw gegwrishtwe tw butw,sic e flas edhe sot.Por do tw kalojnw vite dhe ndoshta dekada,sic e kam vww nw dukje mw sipwr, dhe twrw shqiptarwt do tw flasin njw ditw gjuhwn standarte,ndoshta me njw farw theksi nwndialektor, si napolitanwt italishten,por nuk do tw duken mw qesharakw.

Por me kosovarwt nuk ndodh kwshtu.Fill pas vendimeve, sado tw politizuara tw Kongresit tw Drejtshkrimit,mw 1972, ata i vunw vetes si detyrw, qw jo vetwm tw shkruajnw, por dhe tw flasin gjuhwn standarte.Dhe ky process vazhdin me kwmbwngulje.Ka plot e plot kosovarw qw jetojnw prej dekadash nw SHBA dhe flasin gjuhwn rregullisht standarte.Them flitet, se nw tw shkruar ky problem nuk ekziston qoftw edhe nw Shqipwri.

Ja cfarw kujton me kwtw rast pr.dr.Mehdi Hyseni, politolog,diplomat dhe analist i njohur pwr ceshtjen kombwtare dhe vecanwrisht kosovare, lidhur me gjuhwn standarte tw folur dhe shkruar:

"Nw vitin 1972 kur pwrfunduan punimet e Kongresit tw Drejtshkrimit tw Gjuhws Shqipe unw, isha student i fakultetit tw gjuhws dhe letersisw shqipe nw Universitetin e Prishtinws.Ashtu si unw, twrw studentwt, profesorwt dhe intelektualwt kosovarw, si dhe kosovarw tw thjeshtw,madje edhe nw mwrgim, e pritwm me kwnaqwsi vendimin e kwtij kongresi, ku u miratua rezoluta, nw bazw tw sw cilws populli shqiptar kishte tashmw njw gjuhw tw vetme, tw njwsuar letrare.Dhe filluam t'i vinin menjwherw nw zbatim rregullat e saj tw drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit.Por fill pas kwtij kongresi, me synimin pwr tw prishur gjuhwn dhe pwr tw pwrcarw popullin dhe futjen nw vllavrasje tw shqiptarwve,toskw e gegw,gazetat serbe, ndwr tw cilat mw aktive "Vecernje novosti",filluan njw fushatw tw vazhdueshme me njw seri artikujsh artikujsh,nw tw cilwt vihej nw dukje se Enver Hoxha me politikwn e tij indoktrinusee po prishte gjuhwn shqipe vetem e vetwm pwr tw mbisunduar toskwrishtja mbi gegwrishten.

Pwr kundwr faktit se nw Ballkan ekziston njw komb shqiptar dhe vetwm njw gjuhw e standartizuar, nga viti 1972 e prej shumw vitesh mw pas, kanw dalw "shkencwtarw" tw kallwpit antishqiptar.si Jovan Cvijic,Vladan Gjeigjic,Dobrillo Cosic,sipas tw cilwve kombi dhe gjuha shqipe kanw karakter artificial dhe janw simbiozw e gjuhwve dhe kombeve tw tjera tw Ballkanit.

Pwrsa u pwrket atyre qw sot shprehen kundwr gjuhws sw standartizuar, unw do t'u kujtoj se cfarw deklaron Adem Demaçi ,veprimtar dhe shkrimtar i shquar pwr ceshtjen kombwtare nw Kosovw:

"Disve nuk u mjafton ndarja e kombit dhe tani duan ta ndajnw edhe gjuhwn. Kongresi i Drejtshkrimit tw Gjuhws Shqipe, mw 1972 dhe Konsulta e Prishtinws,mw 1968, krahas Shpalljes sw Pavarwsisw dhe clirimit tw Kosovws, mw 1999, janw ngjarjet mw tw rwndwsishme kombwtare tw shekullit XX qw sendwrtojnw unitetin dhe identitetin e popullit shqiptar".

Edhe studiuesit kosovarw janw largwsuar nga diskutimet qw kanw lindur vitet e fundit rreth problemit tw gjuhws standarte:

"Nw Kosovw,vw nw dukje Fadl Rakaj,- nuk wshtw shtruar dhe as nuk shtrohet sot ceshtja e bazws dialektore tw gjuhws letrare,pwr aryse se pwr kosovarwt gjuha letrare wshtw nw njw farw mwnyre temw tabu.Nuk wshtw aspak e rwnswsishme, a wshtw ajo njw toskwrishte e pastwr apo njw gegwrishte,njw elbasanishte, njw shkodranishte etj." ("David Luka "Koha Jonw" nw internet,...)

Kwtw argjument e mbwshtetin edhe studiues tw tjerw kosovarw.

Prandaj, i nisur nga kjo njwmendwsi,mw duket se Besnik Dizdari,publicist i njohur sportiv, me origjinw nga Shkodra,nuk ka tw drejtw, kur shkruan:

"Le tw shpresojmw se ashtu siç mendojmw,flasim ,po ashtu edhe tw shkruajmw.Dhe jo sic ngjet me autorin e pwrvuejtw tw kwtij shkrimi,i cili mendon gegwrisht, flet gegwrisht dhe shkruan toskwrisht.("Panorama, 20 dhjetor 2010).

Sw pari, duhet theksuar se nuk wshtw e saktw shprehja :"...se ashtu sic mendojmw, flasim,po ashtu tw shkruajmw".Shqipja, vwrtet wshtw gjuhw qw shkruhet sipas parimit fonetik, pra fjalwt, ashtu sic shqiptohen,ashtu edhe shkruhet.Por, sidoqoftw, ka edhe pwrjashime fonetike qw duhen pasur parasysh,qoftw edhe sikur tw marrim si shembull dukurinw e asimilimit nw gegwrisht, ku grupi i bashkwtingwlloreve "nd" dhe "mb" kthehen ne "n" dhe "m": ndwrtoj- nwrtoj, mbaroj- maroj ,ose dyzanorwshi "ue", qw shqiptohet "u'.Shkruajmw "mwsues",por nw pwrgjithwsi shqiptojmw "mwsus".

Pastaj, Besnik Dizdari nuk ka pwrse ta quajw veten "tw pwrvuejtw",( mw drejt do tw ishte qw kwtw mbiemwr cilwsor ta shkruante "i pwrvuajtur", ose nw gegwrisht "i pwrvuejtun").Dhe kjo,sepse shkrimet e tij tw botuara nw gjuhwn standarte,tw paktwn qw nga viti 1969, kur nisi tw debutonte nw shtypin tonw, duke u bwrw shumw shpejt nga gazetarwt, publicistwt dhe mw pas, padyshim, historiani mw i mirw sportiv shqiptar i tw gjitha kohwrave,(sic do tw kishte qenw, po t'i shkruante nw gegwrisht), janw edhe sot model pwr t'u ndjekur nga studentwt dhe gazetarwt tanw tw rinj, ashtu si dikur edhe shkrimet e Anton Mazrekut, babait tw gazetarisw sonw sportive,i cili artikujt dhe krijimet e tij letrare i shkroi me nivel tw lartw artistik, si nw gegwrishte, ashtu edhe nw toskwrishte.Po nw kwtw nivel,por tashmw nw toskwrishte, shkroi edhe artikuj sportivw pas vitit 1944 dhe madje edhe filloi tw komentonte po aq bukur edhe nw toskwrishte, duke krijuar shkollwn e komentimit sportiv radiofonik. E njejta dukuri do tw ishte vwrejtur edhe sikur ai tw komentonte nw gegwrishte.

Unë i kupoj shumë mirë shqetësimet e shprehura edhe në shtyp nga intelektualë gegë, dhe sidomos shkodranë, për këtë padrejtësi që iu bë gegërishtes, të cilën u mundova ta paraqis në këtë shkrim studimor.

Vec tw tjerash,ka midis tyre nga ta që shpjegojnë se, duke u vendosur toskërishtja si gjuhë e njësuar, asaj iu hoq mundësia e përdorimit të paskajores që ka gegërishtja- me+folje,p.sh: me punue.Sic dihet, të tëra fojlet në "Fjalorin Gjuhës Shqipe",botuar më 1983 dhe në botimin e dytë, më 2003, jepen në kohën tashme, pra, punoj dhe jo me punue, sic ndodh në të gjitha gjuhët e botës.

Ka të tjerë që ngulin këmbë që kjo paskajore t'i shtohet gjuhës letrare.Pra, të themi: dua me punue e jo:dua të punoj.Ndoshta, fillimthi, do të na vritej pakëz veshi,por, me kalimin e kohës, kjo do të bëhej normë.Edhe kështu mund të jetë, përderisa toskërishtja ka huazuar, sic është përmendur në pjesën e parë të këtij shkrimi fjalën "domethënë", ndërtim me ndihmën e pjeswswz "do" me paskajores- "˜me thënë",ose ranishtw, ka zwvendwsuar prapashteswn -njws ne emrat aktivw tw gegwrishtes ues ,sic pamw mw sipwr, mwsues, pwr mwsonjws etj.

Pjesa e pestë

A fitoi, apo humbi gjuha shqipe ne variantin e saj tw sotwm standart?

Nw artikullin e tij shkencor,"Kongresi i Drejtshkrimit dhe realiteti i tij i sotwm" qw, sic besoj e ka vwrejtur lexuesi, mw ka shwrbyer si nxitje dhe bazw qw edhe unw tw shkruaj kwtw artikull, autori i tij,pr. Bahri Beci,lidhur me gjuhwn standarte, nwnvizon njw pwrcaktim tw pr. Rexhep Qoses, studiues dhe shkrimtar i njohur kosovar, tw cilwn e kemi hasur tw cituar nw nw kwtw shkrim:

"Zgjedhja e toskwrishtes pwr themel tw gjuhws sw njwsuar letrare wshtw vendim para sw gjithash politik,i marrw duke pasur parasysh vullnetin e klasws politike nw pushtet."

Dhe fill pas kwtij pwrcaktimi pr. Beci vazhdon:"

"Ajeti, ( wshtw fjala pwr Idriz Ajetin, edhe ai studiues i njohur kosovar,S.K.),), duke polemizuar me kwtw formulim tw Qoses, shkruan: "Po pse nw kohwn e sundimit tw diktatorit Ahmet Zogu nuk u zgjidh problemi i gjuhws shqipe?C'wshtw e drejta nw atw kohw favorizohej gegwrishja."

Eshtw mw se e vwrtetw.Le tw pwrfytyrojmw se shumica dwrmuese e drejtuesve tw shtetit komunist nw Shqipwri,qw nw 1944,vit kur ata erdhwn nw pushtet, tw kishin qenw gegw.Atwherw ata, nw njw mwnyrw a ndonjw tjertwr,sic vepruan udhwheqwsit toskw, do tw kishin ndikuar qw gegwrishtja tw ishte gjuhw letrare, pra gjuhw standarte. Dhe me tw drejtw, bazuar nw arsyetime tw natyrshme dhe tw logjikshme: gegwrishtja, qw me vendimet e marra nga Komisia Letrare mw 1916, vendimin e Ministrisisw sw Arsimit vitit 1928, rimiratuar edhe me pas, nga Instituti i Studimeve Shqiptare, mw 1940, sic e kam pwrmendur mw sipwr, ishte miratuar si gjuhw standarte,pra e administatws dhe si pasojw edhe teksteve shkollore, e shtypit...

Ishte dialekti nw tw cilin kishin shkruar autorwt e parw shqiptarw, duke filluar nga Buzuku, Budi,Bogadani,nw shekujt e 16-tw, 17-tw, edhe mw pas, pwr tw ardhur nw fillim tw shekullit tw 20-tw, edhe gjuha te poetwve tw mwdhwnj, si Fishta,Mjeda, prozatorwve si Koliqi dhe sw fundi edhe gjuha e Migjenit.

Veçoj kwtw tw fundit, sepse Migjeni deri nw fillim tw viteve '60 mbeti shkrimtari mw i dashur pwr rininw tonw dhe nga mw tw shquarit, krahas Naimit ,Nolit, Poradecit, Paskos, i cili besoj ndikoi shumw tek krijusesit e rinj si,vecanwrisht nw poezi,si te Kadare,Agolli.Arapi ne fillim tw viteve '60-tw tw shekullit tw kaluar.

Por, duke qenw gjuhw standarte, pra edhe e teksteve shkollore, gegerishtja nuk wshtw cudi qw tw ndikonte qw edhe shkrimtarwt tanw tw rinj,sidomos tek tre tw mwsipwrmit,tw cilwt mund tw detyroheshin tw shkruanin gegwrisht, aq mw tepwr qw edhe redaktorwt e shtypit letrar dhe sidomos tw shtwpive botuese,do t'i kwshillonin tw shkruanin nw dialektin gegw,sic i kishin kwshilluar tw shkruanin shkrimtarwt gwgw tw shkruanin nw toskwrishte, pra nw gjuhwn sdandarte, sic ka argumentuar pr. Seit Mancaku nw mbledhjen qw u mbajt nw dhjetor tw vitin tw kaluar nw Durrws rreth problemit e gegwrishtes letrare.

Si pasojw, edhe nw Kongresin e Drejtshkrimit, tw mbajtur mw 1972, studiuesit nga Shqipwria,Kosova... do tw vendosnin qw tashmw gjuhw standart tw ishte gegwrishtja e bazuar nw nwndialektin elbasanas, ose shkodran,kjo nuk ka rwndwsi.

Kwsisoj, twrw krijuesit tanw, nw Shqipwri e kudo gjetkw,do tw shkruanin nw gegwrishten letrare.Rrjedhimisht, mund tw lexonim, p.sh., kryevepra tw tilla tw Kadarese tw njohura edhe nw botw, si poemat, ose romanin madhor "Gjenerali i ushtrisw sw vdekur",nw gegwrisht.

Si do tw na tingwllonin?Pwr mendimin tim po aq bukur sa c'na tingwllojnw edhe nw toskwrisht.Sepse kwtw bukuri dhe larmi tw tillw paraardhwsit tanw e kishin shijuar ne krijimet e autorwve gegw qw pwrmenda mw sipwr.

Po marr si shembull njw nga poezitw mw tw ndjera lirike tw Kadaresw tw viteve "˜60:

"Poezi,

Udhwn gjer tek unw si e gjete?

Mamaja ime shqipen mirw s'e di,

Letrat si Aragoni i shkruan pa pikw dhe presje,

Babai u end nw rini nw tw tjera dete,

Po ti erdhe,

Duke ecur nwpwr kalldrwmin e qytetit tim tw gurtw, tw qetw,

Trokite drojtur nw shtwpinw trikatwshe,

Nr 18.

Ç'ndyshim do tw kishte kjo poezi,sikur atw Kadareja ta kishte shkruar nw gwgwrishte?Thuajse tw papwrfillshme,: nw vend tw emrit "mamaja", poeti do tw shkruante "mama", ose mw saktw "nana,";foljen "shkruan", do tw zwvendwsonte me trajtwn gege "shkruen",sepse dyzanorwshi "˜ua" nw gegwrishte kthehet nw "ue" dhe shqitohet sic dihet "u"."Pjeswza "duke" e mwnyrws pwcjellore tw toskwrishtes do tw zwvendohej me pjeswn "tue" tw gegwrishtes.;emrit "kalldrwm" do t'i pwrgjigjej trajta gege "kalldram".

Ndonwse e twrw krijimtaria e poetit tonw kombwtar, Gjergj Fishta, qw nw vitet e para tw shwkullit tw 20-tw e deri mw 1940, kur u nda nga kjo jetw wshtw shkruar nw nwndialektin shkodran, madje edhe tw krahinave tw epwrme tw saj,nga krijimtaria gojore e sw cilws wshtw frymwzuar dhe ndikuar edhe nw fjalor, me fjalw qw nuk i ka toskwrishtja dhe tw cilat duhet tw futen nw botimtw ardheshwm tw Fjalorit tw gjuhws shqipe" , pjesa dwrrmuese e veprws fishtiane kuptohet qartw nga njw lexues qw i pwrket krahinave jugore tw Shqipwrisw.

Porsi kanga e zogut t'verws,

Qi vallzon n'blerim tw prillit,

Porsi i ambli fllad i erws,

Qi lmon gjit' e dranofillit,

Porsi gjama e rrfes zhgjetare ,

porsi ushtima e nji termetit .

njashtu a gjuha jonw shqyptare...'

Ky fragment i poezisw "Gjuha shqipe" qw do tw zinte vend nderi, mw sw paku nw cdo antologji poetike evropiane,mund tw kthehet fare lehtw nw toskwrishte dhe tw tingwllojw po me atw forcw dhe po me atw hijeshi qw ka nw gegwrishte.Fjalwt "kanga" "i ambli', "gjama" do tw shkruheshin: "kwnga","i wmbli", "gjwma;fjala "Ëœgjit' do tw shkruhej "gjinjtw',rrfesw- rrufwsw,zhgjetare- shigjetare ...

Megjithatw, vepra e Fishtws do tw kishte qenw mw pranw dialektit gegw, tw bazuar nw tw folmen e Elbasanit dhe tw miratuar nw Komisisw Letrare tw Elbasanit, ku ai ishte nga drejtuesit kryesorw.Por,sic e kemi parw dhe mw lart dhe sic edhe pohon studiesi i njohur kanadez, Robert Elsie:"Ky vendim binte mjaft nw kundwrshtim me dwshirat e Fishtws,pwr tw cilin dialekti i Shkodrws ishte mw i pwrshtatshmi.Fishta shpresonte se koineja shqiptare e veriut sw shpejti do tw shwrbente si normw letrare pwr tw gjithw vendin,ashtu si gjuha e Dantes kishte shwrbyer si udhwrrwfyese pwr italishten letrare."((Histori e letwrwsisw shqiptare", faqe 285,Shptwpia Botuese "Dukagjin", Pejw,1997).

Me sa duket,ky argument e Fishtws shpjegohej me arsyetimin se "... mungonte njw letwrsi nw dialektin e Elbasanit,kurse pwr Gurakuqin letwrsia e shkruar nw kwtw dialekt pwrfaqwsohej nga shkrimet e Kristoforidhit",("Historia e shqipes standarte e cmitizuar",gazeta "Standart", 3.12.2010).

Por, pavarwasisht se nw elbasanishte deri mw 1916 vwrtet nuk kishim vepra tw njohura letrare,vendimi i mwsipwrm i Komisisw Letrare,i mbajtur nw Shkodwr, atw vit, u miratua edhe herw tw tjera qw nga Kryeministria mw 1923, Ministria e Arsimit, mw 1928,deri te Instituti i Studimeve Shqiptare,mw 1940.Dhe,megjithatw, me keqardhje, Fishta vazhdoi tw shkruante me ndwrgjegje tw plotw nw nwndialektin shkodran.

Kwshtu ne sot, duke lexuar dhe shijuar veprwn e tij, madhore,hasim nw fjalw nwndialektore si:

hin, pwr hyn;nuk diej, pwr nuk di;pshtue,pwr shpwtue;dan,pwr ndan;ndollun,pwr ndodhun;i rae, pwr i ra;varza, pwr vajza;me thanun, pwr me thanw;me mytw, pwr me mbytw;sande, pwr sonte;me giasw, pwr me gjasw;dranofilli pwr trandafili,gjymsa, pwr gjysma,lejthi,pwr lajthi,hyll, pwr yll,mwndyrw,pwr mwnyrw e shumw e shumw fjalw tw tjera nwndialektore si kwto....

Madje, edhe disa nga titujt e veprave tw Fishtws janw shkruar nw nwdialekt:
"Lahuta e malcis",per "Lahuta e malsis";"Pika vowset", per "Pika vese',"Shqiptari i gjytetnuem",pwr "Shqiptari i qytetnuem",tw cilat, bashkw me shembujt e mwsipwrm, nuk pwrkojnw me po kwto fjalw tw gegwrishtes sw Elbasanit qw ishte miratuar si gjuhw letrare nga studiues tw njohur qw kam pwrmendur mw sipwr, duke pwrfshirw edhe atw vetw.


Kam mendimin qw nw botimet e ardhshme, sidomos nw botimet shkollore, veprave tw Fishtws,mund t'u bwhen disa pwrmirwsime drejtshkrimore qe do t'i w bwjnw ato edhe mw tw afwerta pwr lexuesit, sidomos pwr nxwnwsit dhe studentwt.

Pjesa e gjashte

Vazhdimi i njw hamendwsimi qw mund tw kishte qenw i njemwndwt

Por tw kthehemi te dy dialektet e gjuhws shqipe, gegw dhe toskw.Me pwrjashtime fonetike sic u vu re mw sipwr, ose me dukurinw e rotacizmit, pra kthimit tw bashkwtingwllores "n" tw gegwrishtes, midis dy zanoresh, nw "r", nw toskwrishte: bana-bwra, zuna-zura venw,verw... ato janw shumw tw pwrafwrta me jera-tjetrwn.Ndaj,sic wshtw pwrmendur mw lart, njw gegw e kupton shumw mirw njw toskw dhe anasjelltas, natyrisht duke pwrjashtuar atw qw flet njws shqipe tw krahinave veri-lindore, sepse toskwrishtja, sic ka vwnw nw dukje dhe pr. Shaban Demiraj ka nwndikalekte me shumw pak ndryshime midis tyre,(nwndialektet e Korcws, Gjirokastrws, Vlorws,Beratit, Fierit, Lushnjws etj., janw shumw mw mw pranw se nwndialektet gege.).

Kwshtu, duke qenw se dialektet e shqipes janw kaq tw pwrafwrta,edhe komentatori i njohur sportiv Anton Mazrkeu, me origjinw kosovaro-shkodrane,qw mw 1945 do tw komentonte nw gegwrishte, edhe folwsit e shquar tw mikrofonit, Vera Zheji dhe Haki Beleri, pak vite mw vonw do tw lexonin nw gwegwrishte.Dhe, sikur kjo gegwrishte tw ishte e Elbasanit,do ta kishin mw tw lehtw pwr ta shqiptuar, se sa nw gegwrishten shkodrane, qw wshtw,sic e vumw re, mw e vrullshme dhe mw e vwshtirw pwr t'u shqiptuar nga njw toskw, pwr shkak tw zanoreve hundore qw ajo nuk ka si p.sh.:za,,ba, gja...

Si rrjedhim, kjo gegwrishte do tw ishte pwlqyer po aq sa c'wshtw pwlqyer dhe pwlqehet edhe nga folws tw tjerw, qw vazhdojnw traditwn e tyre, duke lexuar nw mikrofon nw gjuhwn e sotme standarte..

Pra, vendimi qw gegwrishtja tw ishte gjuhw standarte, nuk do tw ishte jo mw tragjedi,as dramw, por dukuri normale,e cila nw fillim do t'u bwnte pwrshtypje shqiptarwve nga viset e jugut, por pastaj ata do tw mwsoheshin me tw.

Kwshtu gjuha shqipe nuk besoj do tw humbiste.Dhe kjo sepse, si nw toskwrishte, ashtu edhe nw gegwrishte, janw shkruar vepra tw pavdekshme.

Do tw vinte vit 1991, qw shwnoi rrwzimin e regjimit komunist.Midis problemeve tw tjera, do tw fillonte pwrswri debati se ky regjim "e vrau toskwrishten", ,ashtu sic pashw kwto ditw nw internet njw videokasetw, nw tw cilwn recitohej njw vjershw elegjiake me titull "Vdekja e gegwrishtes".(!?).

Do tw ngriheshin atwherw intelektualw nga viset e jugut qw do tw kwrkonin qw,krahas gegwrishtes standarte tw imponuar nga regjimi komunist, tw mitatohej edhe njw gjuhw e dytw letrare shqipe,e bazuar nw toskwrishte.

Do tw fitonte gjuha shqipe po tw veprohej nwkwtw mwnyre?Pra, po tw kishim pasur dy gjuhw letrare- njwra nw gegwrisht dhe tjetra nw toskwrisht?

Nuk besoj.Nuk jam specialist i gjuhwve dhe i letwrsive tw vendeve tw tjera,por di qw nw njw vend shumw tw madh si Rusia, gjuha letrare wshtw vendosur qw nw vitet '30-tw tw shekullit tw 19-tw dhe si bazw janw marrw veprat e Pushkinit,ashtu sic e pamw edhe nw Angli,anglishtja letrare ka filluar me veprat e Sheksipirit, nw gjysmwn e pawrw tw shekullit tw 17-tw dhe nw Itali me veprwn e Dante Aligerit.

Ka dhe vende ku krijohen vepra edhe ne dialekt ose nwndialekt dhe qw janw bwrw tw njohura nw vendet e tyre.E tillw wshtw p.sh.vepra eTrilusws, poet italian,qw ka shkruar nw dialektin romanesk.Por, sidoqoftw, poezitw e tij kanw ndryshim shumw tw vogwl nga veprat letrare tw shkruara nw italishten e Toskanws,pra tw gjuhws sw sotme standarte.

Si pwrfundim tw kwtyre hamendwsimeve, mendoj se si tw kishte qenw gegwrishtja gjuhw standarte,ashtu sic wshtw sot toskwrishtja, gjuha shqipe do tw shprehej po kaq bukur,po kaq rrjedhshwm dhe po kaq fuqishwm, ku meritw tw padisutueshme kanw edhe autorwt e gegw qw kanw shkruar deri tani nw gjuhwn standarte.

Gegwrishtja letrare

Rëndësi ka fakti që gegërishtja nuk vdes kurrë, sepse ajo është gdhendur, sic e kam theksuar,së pari, në shekuj në krijimtarinë popullore e, më pas, në vepra letrare, qw nga "Meshari" i Gjon Buzukut",mw 1555,tw cilat janë studiuar e do të studiohen në cdo nivel të shkollave tona.

Pwr traditw,sot shkrimtarwt gegw ,krijimet e tij mund t'i shkruajë dhe ta botojë në gegërishte.Kwtw e pohon edhe shkrimtari ynw madh, Ismail Kadare,kur shkruan:"Cdo shkrimtar ka tw drejtw tw pwrdorw gjuhwn, dialektin,madje dhe nwndialektin qw dwshiron.Kjo hyn nw nw lirinw e krijimit dhe dhe askush nuk mund tw ndwrhyjw."(Sipas citimit tw pwrdorur nga pr.Bahri Beci nw shkrimin e tij "Kongresi i Drejtshkrimit dhe realiteti i sotwm.").

Edhe studiuesi Xhevat Lloshi e mbwshtet kwtw mendim:"Nw cdo vend tw botws.-shkruan ai,- nw rrethanat e njw kulture demokratike gjuha standart nuk e pwrjashton larminw dhe pluralizmin.Askush nuk ka tw drejtw tw ndalojw qw nw tw folmen, ose nw variantin shkodran tw shkruhen poezi,tw kwndohen kwngw,tw bwhen filma,tw jepen shfaqje teatrore.Kjo vlen njwlloj pwr Shkodrwn edhe pwr Dibrwn, pwr Gjirokastrwn, pwr Prishtinwn.Ndwrkaq, gjuha standart do t'i shwrbejw kulturws kombwtare nw twrwsi.(Po aty).

Por nw kwtw rast lind njw problem i mprehtw; cfarw rregullash drejtshkrimore do tw zbatohen pwr kwto variante tw gegwrishtes qw do tw pwrdoren nga shkrimtarwt e krahinave gege?Po tw jetw fjala pwr nwndialektin elbasanas,(le tw kujtojmw qoftw edhe ato pak krijime nw prozw tw shkruara nga Qemal Stafa qw kanw vlera artistike),kjo nuk do tw paraqiste vwshtirwsi,sepse dallimet fonetike tw elbasanishtes me toskwrishten,pra me gjuhwn standart, sic u theksua disa herw nw kwtw shkrim,janw tw krejt tw pwrfillshme.Por, kur wshtw fjala pwr lwvrimin e veprave letrare nw nwndialektin shkodran,ose nw nwndialekte tw tjera veriore, ndoshta duhen pasur parasysh disa rregulla tw tjera drejtshkrimore.

Epilog

Sidoqoftw, unw kam bindjen se autorw veriorw, me vepra tw shkruara prej dekadash nw gjuhwn standarte dhe me vlera tw dukshme artistike,qw permenda mwsipwr,si Skwnder Drini,Zija Cela, Ndoc Gjetja,Ndoc Papleka...,nuk ka arsye qw tw mos vazhdojnw tw shkruajnw nw gjuhwn sotme letrare. Po kwshtu edhe krijues tw tjerw gegw kwtu nw SHBA, ose vende tw tjera,midis tw cilwve poeti,studiuesi dhe pwrkthyesi i njohur shqiptaro-amerikan,Gjekw Marinaj, qw u detyrua tw arratisej mw 1990 mw SHBA,pasi botoi nw gazetwn"Drita" nw gjuhwn letrare poezinw e bukur "Kuajt",ndwr mw tw goditurat nw poezinw bashkwkohore shqiptare,himn kundwr diktaturws komuniste,i cili vazhdon tw krijojw prore nw gjuhwn letrare edhe kwtu nw SHBA.Bashkw me tw edhe poetw tw tjerw gegw, qw prej vitesh jetojnw nw SHBA, ose vende tw tw tjera tw Evropws.

E njejta dukuri, nw qoftw se nuk gaboj, do tw ndodhw edhe me shkrimtarw nga Kosova, nga trojet tona nw Malin e Zi,Dibra e Madhe, qw pas vitit 1972 niswn t'i shkruanin veprat e tyre nw gjuhwn standarte .Nw qoftw se shkrimtarwt shqiptarw gegw,brenda kufijve tw vendit tonw, u detyruan ta bwnin kwtw pwr arsyet qw kam shpjeguar mw lart,ata nuk i detyroi askush,dhe aq mw pak serbwt,malaziasit,a maqedonasit,qw ishin shumw mw tw interesuar qw gjuha shqipe mundwsisht tw flitej e tw shkruhej sa mw pak,pwr tw mos thwnw, qw tw zhdukej fare si dhe vetw shqiptarwt.Por ata e morwn kwtw nismw me dwshirwn e tyre, pwr tw dhwnw kwshtu ndihmeswn e duhur nw njw cwshtje me kaq rwndwsi pwr gjuhwn tonw, pra nga dashuria pwr tokwn mwmw, nw mwnyrw qw nw tw gjitha territoret ku banojnw shqiptarw,tw shkruhet e tw flitet njw gjuhw e njwsuar, e bazuar nw toskwrishten standarte,ashtu sic shkruhet, pra edhe nw Shqipwri.

Po kwshtu besoj tw ndodhw edhe me poetw e shkrimtarw tw tjerw nga rrafshi veri-lindor, kryesisht nga Tropoja,qw me veprat e tyre gjatw kwtyre dekadave tw fundit,tw shkruara nw gjuhwn standarte, kanw pasuruar fondin e poezisw sonw.Kam mendimin qw edhe ata do tw vazhdojnw t'i shkruajnw veprat e tye nw gjuhwn standarte.

Megjithatw, kjo varet nga dwshira dhe vullneti i tyre.

Sidoqoftw,nw qoftw se veprat e ardhshme, tw shkruara nw variantin letrar gegw, (unw nuk jam i mendimit qw ato tw shkruhen nw nwndialekte), do të kenw nivel të lartë artistik,ato do të shijohen, ashtu sic janë shijuar dhe do të shijohen përjetësisht veprat e e tërë shkrimtarëve gegë, duke fillluar nga Fishta, Mjeda, Koliqi, Migjeni,Podrimja, Camaj e shumw e shumw të tjerë.

Për këtë mjaftojnë disa shembuj nga autorë që gjatë regjimi komunist ishin të ndaluar.Po e nis me një fragment nga proza e Koliqit:

"Kopshti në at mbasdite të nxehtë heshtte në diell...Ndihej si një marrje fryme e gjanë bimësh,nji aht i thellë bimuer tue u përhapun nëpër atë heshtim ari.Lishojshin hije anave hardhijat e rrëfatuna në hujtë e tyne, me gjethe stërpikë në gur kali..Asaj hijeje i jepte ngjyrë të bruztë ari i diellit me feksim e plot gjallni."(Kumbulla përtej muri", nga vëlllimi me tregime"Hanë gjaku",Tiranë, 1995).Një peisazh që duket se autori e ka pikturuar me penel e jo me penë.

Ja dhe një shembull nga poezia "A asht fajtor shqiptari", e poetit të shquar kosovar,Esat Mekuli, shkruar më 1938 , kur u njoh memorandumin famëkeq të Cubrillovicit, i 7 marsit të vitit 1937, i cili kërkonte shpwrnguljen e shqiptarëve nga Kosova për në Turqi:

"A asht fajtor shqiptari pse, si të tjerët,po don,

Të jetojë si Njeri në të vetat sot e përjetë?

A asht fajtor, pse përkundër dhunës qindron,

Nën qiellin e Kosovës loke, në trollin e të parëve të vet?"

("R.Elsie,"Histori e letërsisë shqiptare",Pejë, 1997).

Por, duke e mbyllur këtë shkrim të gjatë,mendoj se, për hir të interesave kombëtare, cilido krijues tashmw duhet të shkruajë dhe të flasw në gjuhën letrare,standarte, edhe pse ajo bazohet në toskërishte.Në fund dë fundit, ajo është visar i gjuhës shqipe,ashtu si gegërishtja.

Boston,korrik 2006,-janar 2010

SKIFTER KËLLIÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RONALD REAGAN, NJË IKONË E POLITIKËS AMERIKANE DHE BOTËRORE(Me rastin e 100 vjetorit të lindjes)Nga FRANK SHKRELI (02.06.2011)
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.06.2011)
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIKNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.06.2011)
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.06.2011)
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKANDNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.06.2011)
ROJA TË SOVRANITETITZotër shtëpieNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.06.2011)
"PRANVERË ARABE" APO DIÇKA TJETËRNga FRANK SHKRELI (02.03.2011)
MBI NGJARJET E JANARITNga ISMAIL KADARE (02.03.2011)
NJË PAMFLET TJETËR QOSIST PËR NJË REVOLUCION TJETËR TË VONUARSi rren, shpif, flliq e ndyn dhe jargiset Rexhep QosjaNga JAHIR DEMAJ (02.02.2011)
STABILITETI I SHQIPËRISË NË FAVOR TË GJITHË SHQIPTARËVEMETODAT E EDI RAMËS DESTABILIZUESE PËR SHQIPËRINË DHE RAJONINNga Elida BUÇPAPAJ (02.02.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]