E Premte, 03.29.2024, 01:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

E Djelë, 02.13.2011, 11:06am (GMT+1)


Pas vizitës në Tiranë të zyrtarit të lartë të DASH


Opozita shqiptare e parapriu me nervozizëm vizitën e Zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit Tomas Kantrimen, i cili bashkë me Ambasadorin Arvizu kishte kërkuar vazhdimisht shmangien e politikës së rrugës përfshi edhe demonsratën e 21 janarit, ku Ambasada Amerikane në Tiranë kishte marrë informacione duke e sfiduar Shërbimin Informativ Shqiptar, se manifestimi do të degjeneronte në dhunë, ashtu si degjeneroi.

Shqipëria nuk është më e izoluar, siç ka qenë për gjysmë shekulli nën diktaturën komuniste, që do të thotë se veprimet e opozitës janë për fushë, në dritë të diellit, ashtu si edhe të mazhorancës.

Nervozizmi i opozitës u lidh edhe me intervistën e Ambasadorit Arvizu nga Washingtoni D.C.për Zërin e Ameirkës, i cili prej atje deklaroi se "Qeveritë ndryshohen me zgjedhje e jo me protesta, duke e ftuar opozitën që bashkë me maxhorancën të përgatiteshin për zgjedhjet vendore". Ambasadori Arvizu në këtë intervistë, duke foluar për lirinë e mediumeve në Shqipëri si dimension i një vendi demokratik, kishte nënvizuar se tri nga gazetat kryesore me tirazh më të madh dhe Top Channel  i takojnë opozitës.

Në intervistën në fjalë Ambasadori Arvizu nuk konstatonte si një person privat, por fliste në emër të SHBA, çka e nënvizoi edhe Tom Kantrimen në takimin që pati me gazetarët në Ambasadën e SHBA në Tiranë, duke vlerësuar dhe çmuar punën e zotit Arvizu.

Çdo shqiptar e di se Top Channel, TV 24 dhe Vizion Plus mbështesin Edi Ramën dhe opozitën, duke e pasqyruar sekondë për sekondë dhe duke e ndjekur liderin e opozitës hap pas hapi, bashkë edhe me gazetat Shqip, Shekulli, Gazeta Shqiptare, Tema e të tjera, dhe animi partiak i tyre është aq eklatant sa dëmton gazetarinë profesioniste, të vërtetën dhe interesat e vendit.

Lideri i opozitës duke e kthyer në obsesion marrjen e pushtetit me çdo kusht dhe tani menjëherë, ka bërë disa gafa që nuk kanë si të mos bien në sy të SHBA dhe BE-së. Vetë përpjekjet e tij për të mos e lënë PS që të marrë pjesë në zgjedhjet vendore është një gafë e pastër.

Siç është edhe përdorimi i videos të Dritan Priftit si arsye për të thirrur demonstrata dhe përmbysur pushtetin, kur dihet se PS dhe Dritan Prifti përpara historisë së videos, kanë konsumuar midis tyre akuza nga më monstruozet dhe komprometueset, të cilat po të vërtetoheshin do të duhej që të dy t'ia linin shëndetin politikës. Dritan Prifti e akuzonte Edi Ramën si konsumues të kokainës, ndërsa PS e akuzonte Dritan Priftin si një nga zyrtarët e lartë më të korruptuar të qeverisë Berisha. Atëher lind pyetja, e si është e mundur që Dritan Prifti një eksponent i denoncuar nga PS për korrupsion, dje armik i betuar me Ed Ramën sot të kthehet në aleat të Ed Ramës dhe PS-së ?

Dhe lidhja e re Rama-Prifti diskrediton jo vetëm duetin në fjalë, por edhe mediumet dhe gazetat që përmendëm më sipër, ku asnjë nga gazetarët dhe opinionistët që marrin rroga të majme në këto media, nuk kanë guxuar  ta pyesin një herë liderin e opozitës për këto veprime shumë flagrante, që janë shprehje e ulët e performancës së tij dhe në kundërshtim të hapur me betejën kundër korrupsionit. Kur këto televizione e japin sa herë që duan vedeon ne fjalë, e përse nuk japin eshe sekuencat kur Ps akuzon Priftin apo ato ku Prifti akuzon Ramën.

Një gafë tjetër e Liderit të opozitës është edhe thirrja e atyre aleatëve të cilët ai i kishte përjashtuar përmes kodit zgjedhor që u përpilua nga vetë PS, si është rasti i Gjinushit, i Avokat Ngjelës, të cilët përmes deklaratave të tyre kanë ushqyer dhunën.e  21 janarit, duke bërë thirrje për rrëzimin e shtetit ligjor, njëlloj si në Tunizi, siç tha Gjinush, apo me 13 mijë viktima, siç tha Ngjela, çka janë thirrje apokaliptike për një vend si  Shqipëria, ku me gjithë problemet, sot është anëtar i NATO-s dhe shtetasit e tij për herë të parë lëvizin të lirë në zonën Shengen, gjë që do të thotë se qeveria në fjalë së bashku me opozitën ka përmbushur obligime të diktuara nga NATO dhe BE.

Në këtë kontekst vjen edhe Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Tomas Kantrimen për të qetësuar situatën, për t'i bërë thirrje klasës politike, të majtë e të djathtë, opozitës dhe mazhorancës të fillojnë dialogun dhe të përmbushin detyrimet kushtetuese. Zgjedhjet, tha zoti Kantrimen, nuk janë pronë e partive, por e popullit, që do të thotë se askush, përfshi edhe Ed Ramën apo Sali Berishën, nuk mund të pengojnë një proces zgjedhor kushtetues, i cili i jep të drejtën popullit të bëhet zot i  vetes së tij dhe të vendosë se kujt do t'ja japë votën.

Zoti Kantrimen këshillën e tij, që është këshilla e vendit  më aleat të shqiptarëve, ku aleanca e Shqipërisë me SHBA është jetike për kombin, i ka bërë thirrje opozites të futet në zgjedhje. Po ashtu i ka bërë thirrje mazhorancës që të respektojë pavarësinë e institucioneve, duke deklaruar se SHBA mbështesin Kryeprokuroren Ina Rama.  Sipas fakteve deri tani të ditura nga publiku, del se as Ina Rama dhe as Bamir Topi, apo shefi i shërbimit inteligjent nuk kanë vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Por këtu nuk kemi si të mos përmendim mungesën e angazhimit të Presidentit të Republikës më 21 janar, i cili ndonëse ishte pesë hapa nga demonstrata bëri indiferentin, kur do të duhej që të lidhej menjëherë me Ed Ramën ose të dilte vetë e të parandalte sulmin kundër shtetit, i cili pati pasojë humbjen e katër jetëve njerëzish. Nëse Bamir Topi ka marrëdhënie shumë më të mira me liderin e opozitës se me kryeministrin, këtë epërsi ai do të duhej ta përdorte në të mirë të interesave të vendit dhe shqiptarëve. Po ta kishte bërë më 21 janarin e 2011 një veprim qytetar, në orën 14 :00 kur plasi dhuna, do të hynte në histori dhe atij do t'i jepte vetëm pikë.

Gjithashtu përpjekjet e mazhorancës dhe opozitës për t'i marrë deklarat e zotit Kantrimen si në favor të njërës apo tjetrës palë, tregojnë mungesë pjekurie, pasi zoti Kantrimen shpalli qartë se « Mazhoranca dhe opozita do të duhet të respektojnë shqetësimin kryesor të zotit Kantrimen dhe të administratës shtetërore të SHBA që është « Populli shqiptar dhe Kushtetuta ». Respektimi i kushtetutës e detyron opozitën të shkojë në zgjedhjet vendore të 8 majit, që janë shpallur nga Presidenti i Republikës .

Paraditen e enjte në Kuvendin e Shqipërisë ishte takimi i parë midis mazhorancës dhe opozitës pas ngjarjeve të 21 janarit dhe pas vizitës të zotit Kantrimen në Tiranë, e cila filloi me një tiradë akuzash dhe lot hipokritë për katër viktimat nga kryetari i grupit parlamenar i PS Gramoz Ruçi, e cila degradoi kur një deputet i PS, ia mori nga duart mikrofonin deputetit të PD Ed Paloka, ndërsa një tjetër deputet i PS e grushtoi deputetin e PD, të cilat janë skena dhune përpara kamerave, veprime që u ndoqën live nga publiku. Pra, deputetët e PS nuk e kanë nisur mbarë dhe urojmë që kjo nisje e mbrapshtë kundër dialogut të marrë fund një orë e më parë.

 (Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 11 Shkurt)

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE



 


Nga Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QEVERISJE FER DHE FER JASHTË QEVERISJESNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.13.2011)
ANTI-AMERIKANIZMI I PRO-KORRUPSIONITNga FRANK SHKRELI (02.10.2011)
"Wall Street Journal": SHPIFJET NDAJ HASHIM THAÇITNga DENIS MACSHANE, anëtar i parlamentit britanik, ish i deleguar britanik në Këshillin e Evropës dhe ish Ministër për Ballkanin (02.08.2011)
SATRAPËT SI ALEATË POLITIKËNga SHABAN MURATI (02.08.2011)
NE POPULLI EGJIPTIANNga ROGER COHEN, New York Times (02.08.2011)
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËSNGA ELIDA BUÇPAPAJ (02.07.2011)
GJUHA STANDARTE DHE HISTORIA E FORMIMIT TË SAJNga SKIFTER KËLLIÇI (02.07.2011)
RONALD REAGAN, NJË IKONË E POLITIKËS AMERIKANE DHE BOTËRORE(Me rastin e 100 vjetorit të lindjes)Nga FRANK SHKRELI (02.06.2011)
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.06.2011)
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIKNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.06.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]