E Enjte, 03.28.2024, 12:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

GRUAJA DHE TË DREJTAT E SAJ

Nga MIMOZA DAJÇI


E Martë, 02.15.2011, 04:48pm (GMT+1)

Ballafaqimi me realitetin e panjohur në emigracion, veçanerisht tek femrat, solli në Bronx pak ditë më parë një organizatë që do të trajtojë specifikisht problemet e gruas, në familje, shoqëri e institucione punësimi, si dhe do të vlerësojë figurën e saj pasi shumë prej tyre kanë arritur të adaptohen pozitivisht në jetën amerikane.

Sigurisht shoqatat janë grupime të pavarura - jo fitim prurëse, por mënyra e menaxhimit tregon edhe profilin e punës së tyre. Pavarësisht se kush është inisiator në themelim, i njohur i panjohur, apo individ që nuk ka experiencë në "vepra të mëdha" pasi askush nuk lind me emër, por ditët më pas rregjistrojnë emrin e tij/ saj, apo organizatën që do të drejtojë.

Një nga pikat kryesore që mbështet kjo organizatë është integrimi i gruas shqiptare në diasporë, përkrahja e gruas ish të burgosur, internuar e persekutuar politike në Shqipëri, e në të gjitha trojet shqiptare, kujdesi e mbrojtja e femrës së masakruar e traumatizuar në Kosovë nga dhuna e makinerisë serbe, të drejtat e mohuara të gruas çame, e njohja e masakrave ushturar padrejtësisht mbi ato nga qeveria greke, etj. Pra në përgjithësi është një grupim që me anëtaret e saj ka si mision të transmetojë paqen, lirinë, e tolerancën në jetën shqiptare në SHBA, e në të gjitha trojet tona.

Por edhe pse pak kohë ka që është krijuar, "Hope & Peace" ka gjetur shtrirje në komunitetin e gjerë në Bronx, si dhe po përkrahet nga distrikti i Bronxit dhe Institucioneve të tjera amerikane, si shtetërorë ashtu edhe jo qeveritarë. Takimet mes personaliteteve amerikane kanë qenë shumë të suksesshme e frytdhënëse, ato janë mbështetur konkretisht nga Presidenti i Distriktit të Zonës 49 të në Bronx Z. Joseph Thompson, Zyra e Përfaqësisë së Bashkisë së New York - ut Z. James Vacca, Drejtori i Distriktit të Bordit 11- të në Bronx Z. Jeremy Wierneke, Konsullja e Republikës së Kosovës Znj. Arta Rama, Kapiteni i Policisë Z. Kevin Nicholson, avokati i njohur e mik i shqiptarëve Z. Stiven Kaufman, Senatorja Ruth Hassell Thompson, Senatori Jeff Klein, Qendra për Drejtësi Familjare, si dhe shumë individë e personalitete të shoqërisë sonë në diasporë.

Duke vënë në plan të parë interesat kombëtare e patriotike edhe në bisedimet me Senatorët e Shtetit të New York-ut Ruth Hassell Thompson e Jeff Klein është kërkuar si nga drejtueset e shoqatës ashtu edhe Znj, Arta Rama që të krijohet mundësia për t'u zhvilluar një Séancë Dëgjimore në Kongresin Amerikan në mbrojtje të femrës shqiptare të masakruar e traumatizuar nga dhuna e makinerisë serbe gjatë luftës, si dhe hapja e një Qendre Shqiptare në Bronx për Komunitetin. Aty u paraqitën fakte e dokumenta reale, foto e pasazhe të qarta të luftës në Kosovë, ku në disa nga këto foto ishte edhe veprimtarja e palodhur misioneria e paqes Znj. Rita Saliu, dëshmimtare okulare e luftës së përgjakshme mbi popullsinë e pafajshme në Kosovë.

Pasi u fol edhe për punën e suksesshme të diplomacisë së Republikës së Kosovës në SHBA, nga Ambasadori Avni Spahiu dhe Konsullja Znj, Arta Rama, biseda u përqëndrua tek situata sot në Kosovë, ku si pasojë e asaj lufte makabër numërohen sot mbi 20. 000 raste të gruas e vajzës shqiptare të dhunuar, një pjesë e të cilave janë nën kujdesin e organizatave të ndryshme jo qeveritare, por që akoma kërkojnë vëmendje më shumë nga Qeveria e Institucionet Ndërkombëtarë. Serbia, kjo monstër e pangopur krimesh shekullor, pasi humbi shansin e saj edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës vazhdimisht është duke ngritur e hedhur akuza të pabaza mbi UÇK në e popullsinë e pambrojtur atje, ndërkohë që edhe serbi Dobrica Cosiq po kërkon Çmimin Nobël për Paqe në botë.

Senatorja Thompson është një nga politikanet e suksesshme në jetën sociale e politike të vendit, ajo ka dhënë një ndihmesë të madhe për shëndetin publik, si dhe është gjithashtu inisiatore e hartimit të ligjit për të drejtat e gruas, dhunës në familje, të drejtave civile, si dhe autore e Raportit 2009 - 2010 për Senatin e New York ut, ku shkruhet - kundra krimit të çdo dhune, si dhe mbi mbrojtjen ligjore të viktimës. Vizitën e komunitetit tonë pranë Selisë së saj, ajo e quajti mjaft të vlefshme, dhe tha se kontaktet mes palësh janë mëse të domosdoshme dhe premtuese për të ardhmen.

Kontaktet e bisedat me personalitet politike e shoqërore amerikane të këtij grupimi jo qeveritar janë inisiativa që kontribojnë në rikthimin e të drejtës ndërkombëtare, pasi publikimi i këtyre fakteve do të dëshmojë për krimet që kanë përjetuar shqiptarët gjatë luftës. Disa nga viktimat "gang rape" kanë qenë dëshmimtare në tribunalin e Hagës, prandaj edhe krimet seksuale duhet të trajtohen si ndjekje penale. Kjo është vërtetë një temë shumë e ndjeshme duke u nisur edhe nga konteksti ynë kulturor, por si proçes ka në përfundim të tij njohjen publike të këtyre femrave si pjesë e rëndësishme e arritjes së drejtësisë tranzicionale në një vend pas lufte.

***

Takim tjetër i rëndsishëm ka qenë edhe vizita në Qendrën për Drejtësi Familjare, e para qendër kjo në Bronx që lufton violencën në familje (New York City Family Justice Center) operon rregullisht, dhe është direkt nën kujdesin e plotë të Bashkisë së New York-ut, e Majorit Michael R. Bloomberg.

Sipas Drejtoreshës Ekzekutive të kësaj qendre Znj. Rachele Abrahami aty ofrohen shërbime të ndryshme ligjore falas në të gjithë gjuhët e botës, si dhe suportohet viktima për të gjitha nevojat që asaj apo atij i paraqiten. Ndihma që ofron kjo qendër konsiston në përfshirjen e ngacmimeve e provokimeve seksuale në punë, rrugë apo shoqëri, dhuna nga bashkëshorti në familje, diskriminimi në punë, apo shoqëri etj.

Një nga arsyet që u zhvillua kontakti me këtë qendër, ishin rastet flagrante të dhunës që kanë ndodhur në familjet shqiptare nga bashkëshorti në familje. Si vrasjet me paramendim, apo dhuna e ushtruar mbi gruan në mënyrë të vazhdueshme. Ku vetëm pak ditë më parë në gjykatën e Bronx-it M. S u dënua me 14 vjet heqje lirie, bashkëshorti i M. S, i cili në gjendje alkoli e kishte goditur atë disa herë me thikë për t'i marrë jetën. Për këtë ngjarje të rëndë në familjet shqiptare ka shkruajtur edhe gazeta amerikane "Daily News".

Raste të tjera dhune e të përsëritura kemi patur në Bronx edhe në disa familje të tjera shqiptare, p.sh tek gratë me inicialet V. F, L. M, dhe M. D, e të tjera që nuk pranojnë të identifikohen e që kanë qenë viktima të dhunës nga bashkëshortët e tyre, e në kushte të vështira kanë mundur t'i shpëtojnë kthetrave të tyre vdekjeprurëse vetëm nga ndërhyrja e shpejtë e policisë amerikane. Raste dhune kemi edhe nëpër familje të tjera të komunitetit, e numri i tyre sa vjen e rritet, por që akoma nuk është identifikuar e shpallur zyrtarisht violenca e tyre. Shkaqet e mos denocimit janë nga më të ndryshmet, duke filluar me frikën se burri i kërcënon me jetën, si dhe mentaliteti shqiptar i turpit. Por atyre për të shpëtur veten e fëmijët nga dhuna e vdekja duhet pa tjetër që të marrin kontakte të drejtë për drejta me Qendrën për Drejtësi Familjare në Bronx, si dhe me organizatën e gruas shqiptare "Hope & Peace" që sapo ka filluar të ushtrojë veprimtarinë e saj në mbështetje e përkrahje edhe të gruas së dhunuar. Këto dy institucione ndihme janë gati t'i ofrojnë atyre ndihmesën e duhur, që ato mos të ndihen vetëm, por të mbrojtura nga ligji, shteti, policia e shoqëria civile që vepron në komunitet.

Po sipas Znj. Abrahami viktima duhet t'i shmanget një gjendje të rrezikshme emocionale; e duhet menjëherë të njoftojë policinë në numrat, 911, ose 311. Të mësojë fëmijët se si mund të njoftojnë policinë në numrat e mësipërm, e të largohet bashkë me ta sa më parë që të jetë e mundur.

Por mënyra më e mirë për shpëtim është ndërgjegjësimi i gruas për të denocuar dhunën, edhe pse deri më sot kemi këto shifra, ku nuk mund të përjashtojmë edhe rastet e mëparshme që kanë përfunduar me vdekje tragjike në sy të fëmijëve, kjo përsëri është një shifër tronditëse e duhet marrë në konsideratë e në mbrojte të menjëhershme. Gratë duke patur turp e frikë për të denoncuar dhunën që i shoqi ushtron mbi ato, flet vërtetë për mentalitetin e ulët e të trashëguar të vendit tonë mbi emancipimin e gruas, por tregon më së miri shpirtin e sakrificës së nënës shqiptare për të ruajtur familjen të shenjtë e të shtrenjtë e të bashkaur. Por kur këto lloj sakrificash e akte zemërgjerësie nuk vlerësohen reciprokisht edhe nga pala tjatër atëherë duhet pa tjetër të bëhet denoncimi i tyre.

Duke i u referuar edhe fakteve në Shqipëri vemë re se dhuna atje është çdo ditë e në rritje, ku pas një bashkëpunimi të Institutit të Statistikave dhe USAID-it shifrat tregojnë se në çdo tre gra një rrihet në mënyrë mizore nga bashkëshorti. Por megjithatë atje diçka ka filluar të lëvizë për mirë, ku shumë nga ato po ndërgjegjësohen e po flasin për shqetësimet e tyre madhore në familje. Pra edhe gratë shqiptare në diasporë duhet të ndërgjegjësohen e të kuptojnë, se ato mbrohen nga ligjet e forta amerikane, e shoqëria civile me të cilat ato duhet të jenë në kontakt të vazhdueshëm. Ato nuk duhet të kyçin brenda vetes e mureve të shtëpisë dhunën e padrejtë që ushtrohet mbi to, e bashkëshorti duhet të mësojë se ato nuk janë kafshët apo skllavet e tyre. Pra gruaja duhet të flasë më parë se dhuna të fillohet e të bëhet problematike, e të vazhdojë për një periudhë të gjatë kohe. Institucionet për parandalimin e dhunës do të funksjonojnë më së miri nëse do të ketë raporte të ndërmjetme mes tyre dhe viktimës.

Por ky grupim nuk qëndron indiferent edhe ndaj femrës së dhunuar nëpër botë, një nga rastet flagrante e më të fundit është, kur një vajze 12 vjeçare nga Afganistani Bibi Aisha, i shoqi taleban pas torturash të vazdueshme i pret hundën e veshët. Prandaj të mos heshtet ndaj këtij fenomeni të rrezikshëm e vdekje prurës, pasi mbështetja kundër dhunës në familje synon jo vetëm parandalimin e saj, por dhe mbrojtjen e fëmijës nga një persekucion i tillë. Çdo njeri ka të drejtë të jetojë në shtëpinë e tij i mbrojtur dhe i qetë. Pranë qendrës mund të paraqitet çdo person sipas shqetësimit që mund t'i paraqitet, pa qenë e nevojshme ora për takim ( walk-in center) ose mund të kontaktojë me specialistët e saj në numrin e telefonit: (718) 508-1222.

MIMOZA DAJÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË KARTOLINË NGA EGJIPTINga THOMA L. FRIEDMAN, New York Times (02.13.2011)
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENITNga Elida BUÇPAPAJ (02.13.2011)
QEVERISJE FER DHE FER JASHTË QEVERISJESNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.13.2011)
ANTI-AMERIKANIZMI I PRO-KORRUPSIONITNga FRANK SHKRELI (02.10.2011)
"Wall Street Journal": SHPIFJET NDAJ HASHIM THAÇITNga DENIS MACSHANE, anëtar i parlamentit britanik, ish i deleguar britanik në Këshillin e Evropës dhe ish Ministër për Ballkanin (02.08.2011)
SATRAPËT SI ALEATË POLITIKËNga SHABAN MURATI (02.08.2011)
NE POPULLI EGJIPTIANNga ROGER COHEN, New York Times (02.08.2011)
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËSNGA ELIDA BUÇPAPAJ (02.07.2011)
GJUHA STANDARTE DHE HISTORIA E FORMIMIT TË SAJNga SKIFTER KËLLIÇI (02.07.2011)
RONALD REAGAN, NJË IKONË E POLITIKËS AMERIKANE DHE BOTËRORE(Me rastin e 100 vjetorit të lindjes)Nga FRANK SHKRELI (02.06.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]