VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT -  Shqipëria vendi që nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmitNga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 08:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT -  Shqipëria vendi që nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Mërkurë, 02.23.2011, 10:08am (GMT+1)

 

Më kujtohet si sot rrëzimi i shtatores të ish-diktatorit Hoxha. Ishim 20 vjet më të rinj, ishim të rinj fare, gjithë shpresa dhe ëndërra për të nesërmen.

Sot kanë kaluar 20 vjet nga ajo ditë. Në Shqipëria kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Më i dhimbshmi dhe më rrënqethësi është se rreth 3 milionë shqiptarë e kanë braktisur atdheun, më mirë të themi  janë të braktisur nga atdheu e sot jetojnë në Europë, SHBA, Kanada e nëpër botën e madhe e cila sado demokratike që të jetë nuk mund të jetë kurrë si atdheu yt, atje ku balta është të gjitha herët më e ëmbel se mjalta.

Ky është fakti më dramatik, pastaj pjesa tjetër është pozitive, Shqipëria nuk është më si një bunker i izoluar, është anëtare e NATO-s. Shqiptarët prej gati dy muajsh me një pasaportë biometrike udhëtojnë në Europë, e cila ishte destinacioni final i tyre atë ditë kur rrëzuan shtatoren e diktatorit më mizor të Europës komuniste, regjimi i të cilit përmes diktaturës së proletariatit dhe luftës së klasave i kishte masakruar shqiptarët.

Më 20 shkurt 1991, 20 vjet më parë, populli i Tiranës si një uragan madhështor e rrëzoi shtatoren  e diktatorit Enver Hoxha, por mjerisht prej asaj dite deri më sot Shqipëria ende nuk i ka dënuar krimet e komunizmit. Vendi që ka përjetuar regjimin stalinist më të egër në të gjithë Evropën Lindore dhe Ballkan - edhe pas 20 vitesh të  përmbysjes së komunizmit - përjeton anormalitetin më të papranueshëm duke vazhduar të mos kërkohet falje për viktimat e sistemit komunist.

20 shkurti do të duhej të kishte hyrë menjëherë në kushtetutën e Shqipërisë dhe kujtesën e kombit si dita e rrëzimit të shtatores së diktatorit dhe e ringjalljes kombëtare; dhe të përbënte një ngjarje për të cilën duhet të flitet që në librat e klasës fillore.

Distancimi nga e kaluara e zezë diktatoriale është alfa dhe beta e një shteti që kërkon të rifillojë jetën si një demokraci Perëndimore. Distancimi nga bëmat e diktatorit është i detyrueshëm për çdo politikan dhe për lidërshipin e Shqipërisë, pavarësisht spektrit politik.

Por sot, 20 vjet pas rrëzimit të shtatores të diktatorit, kjo datë dhe kjo ditë u kujtua vetëm nga PD e Shqipërisë, pasi sa i përket PS, kjo vazhdon edhe sot e kësaj dite të mos jetë e distancuar nga krimet e Enver Hoxhës, dhe Edi Rama në zhargonin e tij të përditshëm e etiketon Sali Berishën si « diktator Â», çka duket vetëm demagogji, kur dihet se Edi Rama e ka populluar PS-në dhe një pjesë të mirë e deputetëve të PS-së janë trashëgimtarët biologjikë nga trungu i nomenklaturës së kuqe.

Nëse do ta kisha bërë ndonjë parafytyrim se si do të ishte Shqipëria sot ,20 vjet pas rrëzimit të shtatores së diktatorit, kur kam parasysh 20 shkurtin e vitit 1991, kur kam parasysh tytat dhe shënjestrat e kallashnikovëve nga taracat e Muzeut Kombëtar, Hotel Tiranës dhe Bibliotekës Kombëtare, kur kam parasysh forcat e ushtrisë dhe policisë me qentë e policisë nëpër Sheshin Skënderbe  prapa demonstruesve, sot këtë datë historike për kombin, do ta përfytyroja si një kremtim mbarëkombëtar, si një shprehje të pluralizmit partiak dhe lirisë, të cilën na e kishte marrë peng një regjim monstruoz, kriminal, i cili ka ekzekutuar genocid kundër popullit, i cili ka shfarosur elitën,  i cili ka shfarosur korifejtë e kulturës duke e mbështetur sundimin në vëllavrasjen.

Por imagjinata ime nuk pi ujë. Sot 20 vjet pas rrëzimit të shtatores së diktatorit, që shënon ditën e trimërisë kombëtare, ditën kur ne shqiptarët e vramë frikën dhe guxuam të luftonim të paarmatosur me një regjim të armatosur gjer në dhëmbë, sepse ishim të armatosur me dëshirën për liri, ishim të dashuruar pas lirisë, e cila ishte dhe mbetet arma më e fuqishme për të rrëzuar e përmbysur diktatorë.

Imagjinata ime për ta parë sot bashkë klasën politike shqiptare duke kremtuar ditën e bashkimit kombëtar, nuk pi ujë. Dhe në Shqipëri ky është një mision i pamundur, pasi e majta nuk është konfrontuar me të shkuarën e saj dhe ndriçimi i të së kaluarës ka mbetur në nivelin e retorikës dhe plotësisht një temë tabu.

Sot festimi i rrëzimit të shtatores të diktatorit bëhet i gjymtuar, sepse klasa politike e Shqipërisë i ka konsumuar denoncimet ndaj krimeve të diktaturës nëpër sloganë dhe fjalime, por jo konkretisht. Jo me ligj. Për ironi të fatit edhe disa eksponentë të diktaturës të cilët u gjykuan gjatë viteve 1992-1996 pas ngjarjeve dramatike të 1997-tës u rehabilituan dhe u dëmshpërblyen, ndërsa bijtë e nipat e tyre sot janë ricikluar në politikë, të freskët e të rinj në krah të Edi Ramës, i cili tani tek diktatori sheh Sali Berishën. Tragjikomedi e vërtetë.

Në shkurt të vitit 2006 parlamenti Evropian votoi Rezolutën 1481, "Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe klikës së tij në Shqipëri" e cila kërkonte dokumentimin e krimeve komuniste dhe demaskimin e tyre, por Shqipëria vazhdon të mbetet rasti unik në Evropën Lindore që nuk e ka përmbushur detyrimin e saj ndaj shoqërisë shqiptare.

Pjesë e klikës së Enver Hoxhës është Ramiz Alia, diktatori i fundit i Shqipërisë, i cili asnjëherë nuk ka pranuar fajin dhe nuk iu ka kërkuar falje shqiptarëve për monstruozitetin e regjimit, pjesë e të cilit ishte edhe ai vetë.

Mund të thuhet me plotë gojë se Shqipëria është vendi i vetëm në Evropën Lindore që tregon përkujdesje ndaj udhëheqësve të diktaturës dhe klikës komuniste. Ramiz Alia është një personazh për mediat e majta, ndërsa krimet e komunizmit të harruara me kast nga politika  rrezikojnë harresën kolektive.

Në asnjë  televizion të Europës, në asnjë media evropiane, askund dhe askurrë nuk mund të japin leksione për demokracinë eksponentët e ish-klikave të diktaturave, siç ndodh mjerisht shpesh në Shqipëri. Në asnjë vend të Europës Lindore nuk mund të ndodhë që në nivelet më të larta të drejtësisë, të polititkës dhe të diplomacisë të qëndrojnë zyrtarë të lartë të nomenklaturës, njerëz të ish-Sugurmit apo figura të komprometuara siç ndodh në Shqipëri.

Fakti që në Partinë Socialiste sot janë ricikluar bijtë dhe nipat e nomenklaturës më të lartë të regjimit komunist, të cilët nuk janë distancuar nga etërit dhe gjyshërit e tyre, fakti që në Partinë Demokratike vazhdojnë të bëjnë karrierë njerëz me skeletë në dollapë dhe me hipoteka, tregon se përse deri më tani nuk është bërë as distancimi dhe as dënimi i krimeve të komunizmit çka domosdoshmërisht përbën një akt të detyrueshëm moral dhe kushtetues. Dhe sot, ndërsa PD kremton 20 vjetorin e rrëzimit të shtatores së ish-diktatorit, PS e bën sehir, ndërsa përgatit demonstratën e rradhës me qëllim rrëzimin e « diktatorit Berisha Â».

Kulmi i ironisë. Por diçka që nuk mund të zgjasë më. Në një vend anëtar të NATO-s, klasa politike e ka për obligim kushtetues edhe t'i dënojë krimet e diktaturës, edhe të pastrohet nga mbetjet e diktaturës, që kur të kujtohet 21 vjetori i rrëzimit të shtatores të Dullës, klasa politike  dhe kombi shqiptar të jenë bashkë ; që 20 shkurti të jetë një datë dhe ditë e sanksionuar në kushtetutën e Shqipërisë, për të qenë në shërbim të kujtesës, të konsolidimit të shtetit të së drejtës, të forcimit të demokracisë dhe të mos harrohet kurrë.

(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 21 Shkurt 2011)

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



 

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË BOTËN ARABE ËSHTË 1848 - JO 1989Nga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (02.22.2011)
"Washington Post": JO MË PËRQAFIME PERËNDIMORE PËR SUNDUESIT RUSËNga MIKHAIL KASYANOV, VLADIMIR MILOV, BORIS NEMTSOV dhe VLADIMIR RYZHKOV (02.21.2011)
20 SHKURTI 20 VJET MË VONËRËNIA E SIMBOLIT TË DIKTATURËSNga MUJË BUÇPAPAJ (02.20.2011)
FARAONI PA MUMJENga THOMAS L. FRIEDMAN (02.18.2011)
LIRIA E TYRE, FRIKA JONËNga ANGELO PANEBIANCO, Corriere della Sera (02.18.2011)
SHQIPTARËT PËRBALLË NJË BETEJE TË PAPËRFUNDUARNga BEQIR SINA, New York (02.18.2011)
ME RASTIN E 3-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNDERIMI I DËSHMORËVE DHE AMANETI I TYRENga FRANK SHKRELI (02.17.2011)
MODELI TURK PËR EGJIPTINNga SERGIO ROMANO, "Panorama" (02.16.2011)
GRUAJA DHE TË DREJTAT E SAJNga MIMOZA DAJÇI (02.15.2011)
NJË KARTOLINË NGA EGJIPTINga THOMA L. FRIEDMAN, New York Times (02.13.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]