VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REGJISTRIMI I STRUCËVENga ARBEN KALLAMATA

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 11:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

REGJISTRIMI I STRUCËVE

Nga ARBEN KALLAMATA


E Mërkurë, 02.23.2011, 11:01am (GMT+1)

Sa strucë jetojnë në Shqipëri? Sa prej tyre e mbajnë kokën mbi rërë? Sa duan ta fshehin të vërtetën, duke u munduar t'i fshihen asaj?

Po njerëz, sa ka? Sa jetojnë në fshat? Sa jetojnë në qytet? Sa jetojnë të ngujuar nëpër kulla? Sa janë të martuar? Sa vetë ka një familje tipike shqiptare?

Pyetjet janë pa fund dhe kur bëhen në kuadrin e regjistrimit të popullsisë (ose Census) të gjitha kanë një qëllim të caktuar - të përcaktojnë profilin e një vendi. Ato i shërbejnë qeverisë për të përcaktuar politikat shoqërore dhe ekonomike (nëse qeveria është në gjendje ta shfrytëzojë këtë burim). I shërbejnë shtetit për të përcaktuar politikën e brendshme dhe të jashtme. Vendet e qytetëruara e kanë shpikur dhe shfrytëzuar me kohë institucionin e "Censusit" për të nxjerrë të dhëna dhe për t'i shfrytëzuar ato.

Zogu, që u përpoq të bënte një shtet të vërtetë në Shqipëri, organizoi edhe numërimin e parë të shqiptarëve. Pastaj erdhën në fuqi kërpaçët, që kishin si parim kryesor të qeverisjes "futja si t'i vijë" - dhe dihet ç'ndodhi.

Në vitin 2011 në shqip nuk ka ende një fjalë për të përkthyer termin "Census". 20 vjet pas rënies së komunizmit shteti shqiptar nuk po arrin të realizojë dot regjistrimin si duhet të popullsisë. Këtë radhë, nyje gordiane është bërë pyetja: "Duhet regjistruar feja dhe kombësia (etniciteti) i popullsisë apo jo?"

Ata që thonë "jo" pretendojnë se, po ta regjistrohet feja dhe kombësia (etnicitetin), do t'i bëhej një dëm i pallogaritshëm çështjes kombëtare duke i shërbyer shovinistëve grekë. Pa dashur të fyej njeri, mua ky më duket pozicion prej struci.

1. Së pari, e vërteta s'ka qënë ndonjëherë në dëm të kombit shqiptar të paktën unë kështu e kam mësuar historinë dhe nga kjo bazë nisem kur argumentoj. Përkundrazi, kanë qënë gënjeshtrat dhe shpifjet ato që na kanë hyrë në hak. Regjistrimi i të vërtetës vetëm të mira mund të sjellë.

2. Shovinistëve grekë nuk i leverdis numri i saktë i njerëzve që e konsiderojnë veten "grekë" në Shqiperi. Shovinistëve grekë iu leverdis numri i ekzagjeruar që ata kanë në kokë. Por edhe nëse numri që ata pretendojnë është i saktë, atëherë ne, shqiptarët, duhet të bëhemi më realiste dhe ta shohim të vërtetën në sy - të rishohim qëndrimet dhe politikat tona dhe të nisemi jo nga shifra imagjinare, por nga faktet e pakundërshtueshme. Për shembull, nëse në Shqipëri jetojnë veërtet 150 mijë grekë (gjë më mua më duket se s'ka aspak të ngjarë) atëherë ne s'mund të vazhdojmë t'i bijem murit me kokë dhe të mohojmë ekzistencën e tyre. Ne duhet të ndërtojmë një shtet që njeh dhe respekton praninë e 150 mijë grekëve. Zvicra, për shembull, përbëhet nga 65% gjermanë, 18% francezë dhe 10% Italianë. Kjo s'e ka penguar që të jetë shtet i pavarur dhe i fuqishëm, megjithëse është ngjitur me tre nga shtetet më të fuqishme të Europës të cilët, në periudha të caktuara historike nuk kanë qenë aspak paqësore dhe tolerante. Sidoqoftë, ky është një digression teorik, pasi mundësia që në Shqipëri të jetojnë 150 mijë grekë është gjithashtu teorike.

3. Shovinistëve grekë, sllavë dhe kushdoqoftë, iu leverdis statistika e kohës së Zogut, sipas të cilës shqiptarët janë një popull musliman (70%) me pakica të krishtere (ortodoksë 20%; katolikë 10%). Ata e kanë shfrytëzuar këtë statistikë të vjetëruar për ta margjinalizuar Shqipërinë dhe për ta mbajtur larg proceseve integruese në Europë. Atyre nuk iu leverdis e vërteta që shumica e shqiptarëve mund të mos duan fare të deklarohen, të identifikohen, apo të shoqërizohen me ndonjë lloj feje, që një pjesë e mirë vijnë nga familje të përzjera dhe as nuk mund e as nuk duan të identifikohen me ndonjë fe, dhe që nje përqindje shumë e vogël mund të jenë muslimanë apo të krishterë. Atyre nuk iu leverdis fakti që shqiptarët besimtarë e shohin besimin si diçka personale, që s'ka të bëjë fare me shtetin. Atyre nuk iu leverdis e vërteta tjetër që ortodoksët shqiptarë janë shqiptarë, dhe jo grekë.

Në të katër anët e botës Shqipëria ulet e ngrihet si vend musliman, trajtohet nga media dhe politikanët si vend musliman, në një kohë kur shumica e shqiptarëve nuk ndihen fare si muslimanë (të pakten jo si muslimanë në kuptimin arab të fjalës). Nuk kam asgjë kundër të qenit musliman. Kushdo ka të drejtë të zgjedhë besimin ose mosbesimin e vet. Shqetësimi im është për të vërtetën. Nëse në regjistrimin e popullsisë 90% e shqiptarëve do të deklaroheshin muslimanë, atehëre kjo do të ishte e vërteta dhe unë do ta pranoja si të tillë. Në këtë rast, përsëri, do të duhet të rimendonim qëndrimin tonë ndaj kombit.

Të kërkosh të mos regjistrohet popullsia sipas fesë dhe përkatesisë kombëtare (etnicitetit) do të thotë të ndjekësh metodën e strucit dhe të futësh kokën nën rërë. Mua personalisht nuk do të më pëlqente që kombi im ta mbështeste dashurinë për atdheun te gënjeshtrat, ose te fshehja e të vërtetës. Dihet, për shembull, që Greqia pretendon se është vendi i vetëm etnikisht i pastër në Europë - ata thonë se popullsia e vendit është 100% greke, dhe që të gjithë janë ortodoksë. Kjo, kuptohet, është një gënjeshtër me bisht - një gënjeshtër qesharake, e ndyrë, dhe dashakeqese. Unë nuk do të doja kurrsesi që qeveria dhe shteti shqiptar të binte në këto nivele pafytyrësie.

Regjistrimi i popullsisë sipas fesë dhe kombësisë (etnicitetit) është i ligjshëm dhe kushtetues. Shteti ka të drejtë të pyesë, individi ka të drejtë të përgjigjet si të dojë. Në pyetësor duhet të ketë mundësi të zgjedhësh, dhe një nga zgjedhjet duhet t'i japë të drejtë atij që pyetet që të mos përgjigjet. Pyetësori duhet të jetë i paanshëm dhe të respektojë privacinë e atij që e plotëson.

ARBEN KALLAMATA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT -  Shqipëria vendi që nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmitNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.23.2011)
NË BOTËN ARABE ËSHTË 1848 - JO 1989Nga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (02.22.2011)
"Washington Post": JO MË PËRQAFIME PERËNDIMORE PËR SUNDUESIT RUSËNga MIKHAIL KASYANOV, VLADIMIR MILOV, BORIS NEMTSOV dhe VLADIMIR RYZHKOV (02.21.2011)
20 SHKURTI 20 VJET MË VONËRËNIA E SIMBOLIT TË DIKTATURËSNga MUJË BUÇPAPAJ (02.20.2011)
FARAONI PA MUMJENga THOMAS L. FRIEDMAN (02.18.2011)
LIRIA E TYRE, FRIKA JONËNga ANGELO PANEBIANCO, Corriere della Sera (02.18.2011)
SHQIPTARËT PËRBALLË NJË BETEJE TË PAPËRFUNDUARNga BEQIR SINA, New York (02.18.2011)
ME RASTIN E 3-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNDERIMI I DËSHMORËVE DHE AMANETI I TYRENga FRANK SHKRELI (02.17.2011)
MODELI TURK PËR EGJIPTINNga SERGIO ROMANO, "Panorama" (02.16.2011)
GRUAJA DHE TË DREJTAT E SAJNga MIMOZA DAJÇI (02.15.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]