VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHPËTOJENI PROF.QOSENNGA AMIK KASORUHO

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 06:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
SHPËTOJENI PROF.QOSEN
NGA AMIK KASORUHO


E Enjte, 02.24.2011, 08:40pm (GMT+1)


Herën e parë pata dëgjuar për z.Qosja kur nisi të dialogonte me shkrimtarë, rreth viteve "Ëœ70. Aso kohe nuk kisha as mundësi dhe as të drejtë t'u afrohesha qarqeve të shkrimtarëve: ish të burgosurit kishin vetëm detyrime dhe jo të drejta. Nuk qenë pjesë e atij dialogu  të gjithë shkrimtarët e internuar, burgosur apo vrarë si Mark Ndoja, Lame Kodra, Arshi Pipa, Qemal Draçini, Musine Kokalari, Donat Kurti e dhjetëra të tjerë.

Z. Qosja pati jehonë në Shqipërinë e diktatorit Hoxha. Ndoshta, sepse zbuloi me veprën e tij që realizmi socialist na qenkësh romantizëm dhe jo realizëm. Nuk e stigmatizoi atë rrymë për skematizmin dhe ideologjizimin e krijimtarisë letrare.

Kështu ndoshta mund të shpjegohet pse në Shqipërinë socialiste ai qe një nga shkrimtarët e paktë kosovarë të botuar në Tiranë.

Mungesa e titujve akademikë nuk më bën të ndihem inferior e të mos e them fjalën time për z. Rexhep Qosja, i cili nuk ngurron të vejë titullin përpara emrit, sa herë që boton ndonjë shkrim.

Përpara se të shkruaj mendohem gjatë, qoftë edhe për një paragraf, me merakun se mos ndonjë fjalë e saj mbart urrejtje dhe përçmim. Me asi fjalësh kemi qenë mbërthyer gjatë gjithë kohës së diktaturës.

Këto ditët e fundit më qëlloi të lexoja një shkrim tij, ku përsëritej deri në mërzi një pasthirrmë ironike e mjerane. Shprehja ngazëlluese ohoho!- që përshkon atë shkrim të stërzgjatur, i cili mbron me patos, një përpjekje të dështuar për shkatërrimin e Tiranës, apo edhe të Shqipërisë me demonstratën e dhunshme të 21 janarit, shprehje kjo e shkruar nga akademiku Qosja, më mbeti në kujtesë po aq sa më kanë mbetur edhe ngazëllimet histerike të turmave në kohën e rinisë sime, kur dënoheshin, vareshin, pushkatoheshin dhjetëra intelektualë të pafajshëm nga regjimi komunist. Perceptimi i z. Qosja për gjithë absurdin e ndodhur në 21 janar, fajësimet që ia vesh veresie forcave të rendit, të kujtojnë pretencat e prokurorëve të dikurshëm të "pushtetit popullor".

Gjykimi, mënyra e të shprehurit e z. Qosja nuk bëjnë tjetër, veçse thellojnë edhe më shumë çarjen që dikush po përpiqet të krijojë midis popullit shqiptar. Përmendja  e përsëritur e emrit të Kryeministrit të Shqipërisë, gjatë gjithë shkrimit është një përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën historike, një djallëzi e pashoqe, e cila nuk i ka hije një burri të pjekur, që pretendon fort se e njeh gjendjen e Shqipërisë dhe gjithë problemet e saj kulturore, politike, shoqërore. 

Nuk është aspak etike t'i përmendësh Kryeministrit të Shqipërisë të kaluarën e tij në radhët e PPSH-së dhe të heshtësh për kontributin e tij të madh gjatë 20 viteve për demokratizimin e Shqipërisë. Është djallëzore fakti që nuk përmendet aspak e kaluara e ish-ministrave të kohës së PPSH-së, të cilët militojnë në forumet udhëheqëse të Partisë Socialiste. A thua nuk duhet kërkuar këtu keqdashja?

Asnjëherë ky akademik, avokat i zjarrtë i kryetarit aktual të Partisë Socialiste, nuk është ndier ngushtë, për faktin që i përkëdheluri i tij nuk ka folur asnjëherë për Kosovën, për të drejtat e shqiptarëve në atë rajon. Dhe, si rastësisht, harron të përmendë kontributin e madh të Berishës për çështjen e Kosovës.

Prej zotërisë kam pritur një prononcim shumë të fortë për një zviceran që fyen fatin e qindra kosovarëve dhe shqiptarëve, duke i akuzuar për krime lufte. Ato ditë që Dik Marti do lexonte raportin e tij, këtu shpërtheu një dhunë e pashembullt, një përpjekje për të destabilizuar shtetin. Dhe në korin e atyre që shprehën indinjimin për këtë raport (qofsha i gabuar), nuk gjeta emrin e zotit Rexhep Qosja. Çuditërisht e gjeta në tri gazeta të Tiranës, kur ndjeu nevojën të jepte mendimin e tij (krejt të njëanshëm dhe keqdashës) për Kryeministrin shqiptar, Berisha.

Mohimet e mëdha të z. Qosja njihen dhe janë lexuar. Ishte pikërisht ai që  i mohoi letërsisë shqiptare vlerën e saj dhe shkrimtarët tanë i degdisi deri në Librazhd, duke e ngritur veten dhe vetëm veten në nivelin e shkrimtarit europian; ishte pikërisht z. Qosja, që si pakkush nuk la gjë pa thënë kundër shkrimtarit dhe njeriut Kadare. Dhe përsëri, qe ai që në debatin për identitetin tonë kombëtar, futi me zell ligësinë, zilinë dhe mllefin e tij akademik!

Nuk kam parë shqiptar të mos gëzojë për heqjen e vizave, ndërsa akademiku habitet kur ne gëzojmë, sepse ai nuk e ka provuar çdo të thotë të jesh i penguar në lirinë tënde.

Nuk kam parë dhe dëgjuar asnjë shqiptar, prind, bashkëshort, fëmijë të mos jetë ndjerë krenar për gjestin e forcave të rendit më 21 janar, kur mbronin institucionet, apo kur njëri prej tyre ngrinte flamurin kombëtar, duke e mbrojtur nga breshëritë e gurëve dhe thirrjet histerike. Unë kujtoj sa gjak e sakrificë është dashur për të atë flamur, edhe në sheshet e Kosovës. 

Më krijohet përshtypja se zoti Qosja, duke shprehur inatshëm mllefin që ushqen ndaj Kryeministrit Berisha ai, (pa dashur?!) mohon qëllimisht të gjitha arritjet e popullit tonë gjatë këtyre njëzet vjetëve. Errësimi i atyre të vërtetave që u panë nga të gjithë ata që më 21 janar ishin para televizorit, është një akt i dënueshëm. Një njeri që shkruan me kaq shumë mllef dhe urrejtje, nuk mund të jetë i besueshëm në keqardhjen e tij për të vrarët, vdekja e të cilëve, përtej keqardhjes po përdoret politikisht, duke u harruar respekti njerëzor për vetë vdekjen.

Asnjë anëtar i Partisë Socialiste nuk e shpreh mllefin dhe urrejtjen për Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Partisë Demokratike, aq sa zoti Qosja. Kjo më bën të mëdyshem gjatë leximit të mendimeve të shprehura prej tij. Jam i bindur se po nuk pate ide të qarta, nuk mund të shprehesh me një gjuhë të kuptueshme.

Kjo kohë ka përcjellë mjaftueshëm tension dhe ngritje nervash mes tonë. Jemi acaruar shumë, nuk përjashtohet që në këtë acarim të kenë gisht edhe fqinjët tanë, që asnjëherë nuk na e kanë dashur të mirën.

Nëse z. Qosja do të ishte ndier sado pak shqiptar, do të kishte menduar se ajo për të cilën kemi nevojë është një këshillë a sugjerim, që miku i vërtetë di dhe jep.  Gjë që nuk ndodh me shkrimin e gjatë të zotit Qosja.

Në mos jam shkrimtar i rangut të dialogjeve me z. Qosja, ky shkrim shpresoj të shërbejë si një ogur i mirë që shqiptarët dhe shqiptaret mos kërkojnë benzinë për zjarrin e urrejtjes. Nuk besoj që demokracinë e fituam për të harruar edhe një herë gjithë martirët dhe të thurim lavdi, apo ndjellim urrejtje për lider e kryetarë, por ajo që besoj më fort është se demokracinë e kemi dhe e duam për të kuptuar njëri-tjetrin dhe për të dashur më shumë Shqipërinë.

 

AMIK KASORUHO


Rating (Votes: )   
    Comments (2)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË KUJTIM PËR BABIN - NGA ARIANANga ARIANA LUKAJ (02.23.2011)
REGJISTRIMI I STRUCËVENga ARBEN KALLAMATA (02.23.2011)
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT -  Shqipëria vendi që nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmitNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.23.2011)
NË BOTËN ARABE ËSHTË 1848 - JO 1989Nga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (02.22.2011)
"Washington Post": JO MË PËRQAFIME PERËNDIMORE PËR SUNDUESIT RUSËNga MIKHAIL KASYANOV, VLADIMIR MILOV, BORIS NEMTSOV dhe VLADIMIR RYZHKOV (02.21.2011)
20 SHKURTI 20 VJET MË VONËRËNIA E SIMBOLIT TË DIKTATURËSNga MUJË BUÇPAPAJ (02.20.2011)
FARAONI PA MUMJENga THOMAS L. FRIEDMAN (02.18.2011)
LIRIA E TYRE, FRIKA JONËNga ANGELO PANEBIANCO, Corriere della Sera (02.18.2011)
SHQIPTARËT PËRBALLË NJË BETEJE TË PAPËRFUNDUARNga BEQIR SINA, New York (02.18.2011)
ME RASTIN E 3-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNDERIMI I DËSHMORËVE DHE AMANETI I TYRENga FRANK SHKRELI (02.17.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]