E Enjte, 11.14.2019, 05:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Martë, 03.01.2011, 11:29am (GMT+1)

Më në fund Kosova i formoi institucionet e saj, parlamentin, qeverinë, ka presidentin dhe kryeministrin e saj. Nuk ka rëndësi se cilët janë, se janë alienë apo janë tokësorë. Nuk ka rëndësi si erdhën në pushtet, nuk ka rëndësi se qysh. Me shitje votash apo me blerës votash. Me konsensus apo me bojkot, me intriga apo me konspiracion, nëpërmjet kuluareve apo gjithnjë në prapa skena dhe asnjë herë sy më sy.

Nuk ka rëndësi se këta të PDK-së shkelën kushtetutën, dhe kyetari i Kuvendit zoti Jakup Krasniqi shkeli kushtetutën edhe ky kur u dha një pauzë prej pesë minutash, që u shndërrua pastaj në pauzë dyzetë minutëshe, e cila megjithatë ishte vendimtare për rrjedhat e mëpastajme dhe ndryshimin e situatës. Nuk ka rëndësi se PDK-ja është me imazh të bjerrun pas raportit të Dick Marty-it apo se në mesin e saj ka një segment ekstremist që vazhdon t’i kërcënojë ata gazetarë të cilët, duke bërë bërë kronikën e ngjarjeve, kanë raportuar se janë vrarë këta apo ata shqiptarë, se edhe ata shqiptarë të vrarë bij nënash janë.

Nuk ka rëndësi se LDK-ja ia përplasi në turinj ftesën për koalicion që i bëri PDK-ja, apo kur e bojkotoi zgjedhjen e presidentit ngaqë kishte frikë se deputetë të saj pastaj do të votonin përmes votës së fshehtë për Pacollin dhe  ajo nuk kishte si t’i merrte vesh kurrë pacollistat. Nuk ka rëndësi që PDK-ja filloi t’i lypte aleancat parti më parti, sepse e dinte shumë mirë se po të shkohej prapë në zgjedhjet e parakohëshme, këta të partive të tjera kishin zënë mend dhe ishin bërë të mençëm e do të kishin mësuar prej Thaçit se si fitoheshin zgjedhjet. Nuk ka rëndësi se LDK-së nuk ia kishte qejfi që t’i fitonte këto zgjedhje dhe t’ia linte në dorë si llotari amerikane fitoren Hashim Thaçit.

Nuk ka rëndësi se asnjëra nga partitë e opozitës nuk deshi që të bashkëqeveriste me PDK-në, dhe kësisoj ta zgjidhte presidentin nga partia e vet. Nuk ka rëndësi se partitë e opozitës ato të cilat bënë ma tepër e ma fushatë kundër zotit Pacolli, ishin ato që ia dhuruan në tabaka postin e presidentit të Republikës së Kosovës zotit Pacolli. Nuk ka rëndësi nëse tani ato kanë venë mend, sepse si thotë populli, kur të vinë mëntë nuk t’i hanë as qentë, pasi që nëse nuk kanë postin e presidentit dhe të disa ministrive, kanë kolltukët e opozitës dhe kështu kanë mundësi të dalin e të bojkotojnë sallën sa herë që t’u shkrepë në rradake të kokës.

Nuk ka rëndësi që opozita tash është e fortë si shkembi e guri apo që mund të shkërmoqet lehtë si rëra apo dhe që ka dhjetë deputetë më tepër se mazhoranca e shumicës së popullsisë në Kosovë, kur nuk arriti që me mençurinë e saj t’i kishte ajo çelësat e pushtetit, dhe nëse vazhdon të pretendojë për aftësitë e veta, duhet të kujdeset që çelësat e opozitës të mos i kthejë në çelësa kashte.

Nuk ka rëndësi se si, se qysh, se çfarë, se sa, se nga, se ku, se kur, se për, se kundë kur kemi parasysh se Kosova ka hyrë në krizë institucionale që në fundshtatorin e vitit 2010, kur dha dorëheqjen presidenti Sejdiu me damkën si shkelës i kushtetutës dhe prej atij çasti që do të thotë se për pesë muajsh të gjatë, vjeshtë, dimër e pragpranverë Kosova ka qenë pa institucione, ka qenë me kriza, me fushata zgjedhore, me zgjedhje, me ankimime zgjedhjesh deri sa më në fund të fundit, me hir a me pahir, u bë lavdi Zotit me institucione të legjitimuara, të cilat janë shprehje e shtetit të pavarur, pasi besoj se e dimë se krizat janë rrezik për Kosovën e shprehin në mënyrën më eksplicite mungesën e stabiletit të shtetit.

Pra, megjithë kusuret, megjithë kritikat dhe pakënaqësitë, me gjithë fushatat , megjithë të gjitha, Kosova më në fund, në fund të fundit i ka institucionet legjitime të votuara nga sovrani gati për punë.Amin.

(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 27 Shkurt)

 

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ‎

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ‎


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REVOLUCIONET QË PERËNDIMI NUK I KA KUPTUARNga KURT VOLKER (03.01.2011)
PROTESTAT NË LINDJEN E MESME, NJË NDRYSHIM SIZMIKNga FAREED ZAKARIA, Washington Post (02.28.2011)
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLINga ELIDA BUÇPAPAJ (02.27.2011)
SHPËTOJENI PROF.QOSENNGA AMIK KASORUHO (02.24.2011)
NJË KUJTIM PËR BABIN - NGA ARIANANga ARIANA LUKAJ (02.23.2011)
REGJISTRIMI I STRUCËVENga ARBEN KALLAMATA (02.23.2011)
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT -  Shqipëria vendi që nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmitNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.23.2011)
NË BOTËN ARABE ËSHTË 1848 - JO 1989Nga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (02.22.2011)
"Washington Post": JO MË PËRQAFIME PERËNDIMORE PËR SUNDUESIT RUSËNga MIKHAIL KASYANOV, VLADIMIR MILOV, BORIS NEMTSOV dhe VLADIMIR RYZHKOV (02.21.2011)
20 SHKURTI 20 VJET MË VONËRËNIA E SIMBOLIT TË DIKTATURËSNga MUJË BUÇPAPAJ (02.20.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]