E Enjte, 03.28.2024, 03:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PSE PO E SULMOJNË AMBASADORIN AMERIKAN NË KOSOVË DHE TIRANË?

Nga BEQIR SINA, New York


E Martë, 03.01.2011, 07:32pm (GMT+1)

Atavizëm i së kaluarës së tyre "Ose me ne ose kundra nesh"

BENSONHURST - BROOKLYN NY: Pse sulmohen ambasadorët amerikan si në Kosovë dhe Shqipëri? Kjo është pyetja. Pse sulmohen ambasadorët Kristofer Dell në Prishtinë dhe Aleksandër Arvziu në Tiranë. Po t'i vëshë re me kujdes si në Shqipëri dhe në Kosovë, kësaj fushate i prin media e kontrolluar nga gazetarë ose botues të cilët 20 vjet më parë kanë vepruar njësosjë si sot me këtë lloj propagande.

Në Kosovë me konkretisht, të "papërgjegjshme" ndaj kritikave që lëshohen ndaj Ambasadorit amerikan në Prishtinë, janë dy gazetat kryesore, Koha Ditore e Veton Surroit dhe Expresi i Baton Haxhiut. Që të dy të përveligjuar në kohën e komunizmit. Ose dhe shtypi i ekstremit të majtë, i cili është konstant ndaj qëndrimeve të tyre për ambasadorin e fundit të SHBA-ve në Kosovë, që botuesit ose gazetarët e tyre kanë lidhje me të kaluarën e tyre, të "dyshimtë".

E njëjta fushat dhe i njëjti atakim bëhet edhe nga shtypi i majtë dhe media me botues dhe gazetar të ideologjizuar, edhe në Tiranë, ku në qender të sulmeve është vënë ambasadori amerikan Aleksandër Arvziu, dhe Zëvendës sekretari i shtetit James Steinberg dhe zv.ndihmës sekretari amerikan për Evropën dhe Azinë Tom Kantrimen, pas vizitës në Tiranë dy javë më parë .

Ndërsa në Kosovë mbas luftës dhe çlirimit të Kosovës, krahu i mjatë i luftës dhe krahu i mjatë që mbeshteti luftën nga dispora,, sa herë nëpër tubime e përkujtime, përmendnin UÇK, asnjherë nuk e zinin në gojë ndihmën që dhanë SHBA-ës, dhe aleatët tanë. Por e minimizonin ose edhe e ulnin sa më shumë rëndësinë e ndihmës së tyre, për të ngritur vetveten.

Kjo, llojë situate u krijua edhe nga partia Socialiste, pas zgjedhjeve të 28 qershorit - 2009, në Shqipëri. SHBA , mbasi dolën me dekleratat, e tyre parallel me komunitetin ndërkombëtar, për zgjedhjet e 21 qershorit, dhe i vlersuan ato si më të mirat në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, u vunë në qendër të sulmeve të së majtës në Shqipëri, e cila i humbi zgjedhjet dhe zgjodhi formën rrugës për të sulmuar dhe jo rrugën isntitucionale për të bërë opozitë të vërtetë.

Bile pas qëndrimeve të ambasadorti amerikan në Tiranë dhe zyrtarve të lartë të Uashingtonit për ngjarjet e 21 janarit, ka bërë që kohët e fundit të shpërthej në Shqipëri, njësojë si antiamerikanizmi i kohës së monizmit.

Njerëz të ndryshëm herë në televizione dhe gazeta, duke përdorur sidomos internetin me anë të tekst-mesazheve në Facebook, Twiteter, MySpace, janë duke përhapur fjalë se diplomatët dhe zyrtarët e lartë amerikanë, që janë apo po vijnë në Shqipëri, sipas tyre :" janë të pa dëshirueshëm" për këtë kontigjent njerëzish.

Ata shajnë e ofendojnë "non stop", deri në nivelin e zhargonit të tyre, të ulët dhe shumë vulgar, duke përdorur edhe fjalorin e rrugve.

Shumica e tyre janë anonim që hedhin sllogane të kohës së Enver Hoxhës, duke marrë hapsirë dhe publicitet në mediat, që në Shqipëri, njihen se janë pro Edi Ramës dhe së majtës në Shqipëri. Në këtë fushat anti amerikane janë përfshirë Shekulli, Ballkanweb, TemA, Top Chanel e Vizion Plus. Analistët dhe gazetarë të till si Andrea Stefani, Mustafa Nano, Mero Baze, Andi Bushati, Shpëtim Nazarko e të tjer.

Mes, shtypit dhe botuesve, gazetarve e analistve të Prishtinës dhe Tiranës, mendojë se për të lidhur argumentat, me ato çfarë shpreh me lartë, me njeri tjetrin në këtë fakt, nuk duhet të përdoren vetëm sllogane, të tilla, se ata janë "komunistë, marksistë - leninistët, apo enveristët e titistët - Bllokmenët", por të jepen fakte sa më shumë fakte bindëse. Për të treguar sado pak bindjet e tyre....!

Si për shembull nga sulmi që vjen nga Prishtina , prej zgjedhjes së qeverisë Thaqi 2 dhe Pacolli President i Kosovës.

Kemi të bëjmë me nivelin intelektual të Veton Surroit dhe Baton Haxhiut, që dihet se nuk është shumë e lehtë të bien kaq pa djallëzi dhe pa qëllim në grackën e atyre, që s'kan nivel, dhe ska ndonjë rëndësi apo"qëllim", por ama dihet të paktën se në" zemër", që janë "komunistë, marksistë - leninistët, apo enveristët e titistët si dhe Bllokmenët" në Tiranë.

Bëhet fjalë sidomos, kur ende ka në Kosovë, nga ata intelektual dhe politikan, madje dhe kryetar parlamenti që flasin akoma për Enverin,(mbajnë librat dhe fotografinë e Enver Hoxhës në shtëpi apo zyrë) njësoj sikur në kohën e ish- Jugosllavisë.

Si atëhere, ku shqiptarët e Kosovës në mes " Titos ose dhe më pas Millosheviqit dhe Enverit" do të zgjidhnin dhe do të mbanin ishin dhe do të donin me të drejtë Enverin, tek e fundit ishte shqiptar, megjithse ishte diktator dhe komunistë i popullit të tyre.

Vetë mbreti Zogu i Parë, thuhet se ka thënë "Më mirë një komunistë si Enveri dhe të jetë shqiptarë dhe udhëheqës i saj - sesa Shqipërinë të na udhëheq një grek apo serb".

Mirpo, duhet parë se çfar "fshihet" në shpirtin e mendjen e njerëzve të till në Kosovë, që sot sa u prishet qejfi me Amerikën dhe ambasadorin amerikan, suljmonë e shajnë atë deri në "ashtë". Duke harruar se po sulmojnë me këtë rastë Amerikën, mikun tonë të madh dhe të përjetëshëm.

Si për shembull në Kosovë fenomeni i së kaluraës Surroi dhe Haxhiu !?

Nëse do të bëhej ndonjë investigim - kam bindjen time, se në ato fotot që i lumturonin atëhere pionerët e rinin Kosovare, duke i helmuar mendjen me komunizmin, ka edhe nga ato që Haxhiu dhe Surroi, kanë udhëhequr stafetat e "Vëllazërim Bashkimit", ose që dilin në tribunat e 1 Majit dhe 29 Nëntorit, Ditës së Jugosllavisë, dhe i kanë dhuruar lule Titios ose në Beograd, por ndoshta edhe kur ai erdhi ndonjë herë në Kosovë, i dolën përpara me lule si pionerët e zgjedhur të asaj kohe, me shallin e kuq.

Foto këto që i bënë më pasë ata të jenë edhe fëmijë të përveligjuar," të shinsnin mend" gjithë Kosovës, dhe të ishin me të "fuqishëm", qysh atëhere, ndoshta edhe më shumë sesa "burrat" e Kosovës. Të zgjidhnin shkollën dhe të ishin më të "fort" në klasë edhe sesa mësuesit e tyre, dhe profesorët. Sespse, mjafton të tregonin një foto, nga ato kur kish dalë ndonjëherë bënë vaki edhe me Titon ose afër tij - dhe gjithçka kishte marrë fund.

Në kohën e Mbretërve, thuhet se "Një njeri i thjesht kur i tha Mbreti se çfarë kërkonte nga ai të bënte një të mirë, ai i tha se kur bulevardi të jetë plotë me njerëz që e njihnin atë " A ka mundësi vetëm të më afrohesh dhe të bëshë sikur më thua diçka në vesh", Kaq deshi ai dhe të dukej sikur ishte njeriu i Mbretit dhe Mbreti e donte atë dhe më pasë i gjithë qyteti ia 'kishte respektin - por, edhe frikën" se përvilegjet do të vazhdonin.

Baton Haxhiut dhe Veton Surroit, janë nga "ata, që u "polli edhe mushka" në kohën e monizmit, dhe mbas rënjes së tij ashtu si dhe Edi Ramës, dhe social komunistëve në Shqipëri, i thonë andej nga anët tona, fatti i buzëqeshi që në atë kohën e "mbretërve", dhe atyre t'u vinte "Mbreti " e jo vetëm, që arriti " t'u flasë në vesh," por, edhe t'i bëjë ata që të ishin nga ata " fëmijët e llazdisur të të gjithë Jugosllavisë, dhe këta të Tiranës të gjithë Shqipërisë.

Ata tani dhe politika e tyre redaksionale e shtypit të tyre, kur i u vjen rasti, sepse nuk iu bë qejfi ashtu si donin ata, sulmojnë ambasadorin amerikan në Kosovë Kristofer Dell, pa "doganë". Në këtë mënyrë duke mos qënë aspak mirënjohës ndaj ndihmës së përhershme të popullit dhe qeverisë amerikane, që kan bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Pse?, sepse, Presidenti i Kosovës nuk u bë Veton Surroi, por u bë Behxhet Pacolli.....

Dhe në fakt, kjo erdhi duke marrë shkas nga një komunikim përmes sms-ave të këshilltarit të presidentit Pacolli gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilat sms-a është përmendur edhe emri i ambasadorit amerikan Kristofer Dell. Ku Expresi i Baton Haxhiut dhe Koha Ditore e Veton Surroit dhe në shumicën e rasteve janë shembuj që dalin prej medieve të shkruara e elektronike në Kosovë, shtypi i majtë i Prishtinës, se i "zbuluan" ata ato mesazhe me sms të mabasadorit amerikan Dell?

Të cilat; më pasë kan nisë dhe provokuar një fushatë kundër ambasadorit amerikan, Kristofer Dell, duke harruar për një çast të vetëme të gjithë atë ndihmën dhe kontributin e ambasadorit Dell, dhe ambasadorve të tjerë amerikan në Kosovë, por, me këtë rastë dhe të vetë popullit e qeverisë amerikane, e cila për disa vjet rresht po jep për popullin e Kosovës.

Një gjë dihet, se Ambasadori amerikan Kristofer Dell mund të largohet, mbaron mandatin dhe ikën, por miqësia do të mbetet, dhe nuk ikën kurrë më nga Kosova. Dashuria për SHBA dhe popullin amerikan nga shqiptarët, dhe miqësia shqiptaro-amerikane, është rrrënjosur për më shumë dekada dhe nuk mund të çnjërroset përmes fushatave mediale, të nostaligjikeve të kohës së ish Jugosllavisë, Enverit dhe enveristave.

Ky atakim i vazhdueshëm ndaj ambasadorit të SHBA-ve, është i motivuar dhe i frymëzuar në frymën ideologjike dhe qefë -mbetjeve. Ai vepron jo vetëm në Kosovë, por edh jashtë saj deri në Tiranë dhe në Shkup, nga njerëz që nga e kaluara tyre vijnë me lidhje të ngushta me familjen komuniste shqiptare. Qëllimi final i kësaj fushate prej këtye njerëzve, është që të harrohet ndihma e popullit dhe e qeverisë amerikane për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për lirinë e demokracinë në Shqipëri, dhe që tek populli shqiptar i Kosovës, dhe ai i Shqipërisë, të kopsitet dhe krijohet një ndjenjë artificiale e momentit, sipas tyre antiamerikane, vetëm për përfitimet e tyre poliitike.

Me qëllimin e vetem ; me çfardo lloj mënyre ata të vijnë në pushtet si në Prishtinë edhe në Tiranë. Ky është dhe parimi dhe thënë më shqip "shkolla" shpirti dhe mendja e tyre e marrë dhe e formuar që nga koha e tyre nga koha e monizmit. Enver Hoxha e "filloi miqsinë e tij e vëllazërinë e tij qysh me Jugosllavinë(Titon) - BRSS(Stalinin) dhe Kinën (Mao ce Dunin), ndërkohë, të gjithë ata që ishin kundra tij - personalisht, por edhe miqve të tij të athershem, ata shpalleshin brenda ditës "Armiqët" dhe rreziku i tij dhe të vendit tonë.

Këtë, besoj se e di fort mirë dhe SHBA-s, Ambasadorët Kristofer Dell në Prishtinë dhe Aleksandër Arvziu në Tiranë, e dinë fort mirë, se nëse Edi Rama bëhej kryeministër në Shqipëri, dhe Veton Surroi apo Jakup Krasniqi në Kosovë president, ata as me më të voglin dyshim do të ishin si në kohën e monizmit, "miq" me ambasadorin amerikan.

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MË NË FUND!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.01.2011)
REVOLUCIONET QË PERËNDIMI NUK I KA KUPTUARNga KURT VOLKER (03.01.2011)
PROTESTAT NË LINDJEN E MESME, NJË NDRYSHIM SIZMIKNga FAREED ZAKARIA, Washington Post (02.28.2011)
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLINga ELIDA BUÇPAPAJ (02.27.2011)
SHPËTOJENI PROF.QOSENNGA AMIK KASORUHO (02.24.2011)
NJË KUJTIM PËR BABIN - NGA ARIANANga ARIANA LUKAJ (02.23.2011)
REGJISTRIMI I STRUCËVENga ARBEN KALLAMATA (02.23.2011)
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT -  Shqipëria vendi që nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmitNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.23.2011)
NË BOTËN ARABE ËSHTË 1848 - JO 1989Nga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (02.22.2011)
"Washington Post": JO MË PËRQAFIME PERËNDIMORE PËR SUNDUESIT RUSËNga MIKHAIL KASYANOV, VLADIMIR MILOV, BORIS NEMTSOV dhe VLADIMIR RYZHKOV (02.21.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]