E Hënë, 01.20.2020, 04:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

ISLAMI ËSHTË PROBLEMI?

Nga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times


E Djelë, 03.06.2011, 01:03pm (GMT+1)

KAIRO -Një vizitor i mençur nga hapësira, i cili pikoi e ra në Tokë para një mijë vjetësh, mund të ketë marrë me mend se Amerika do të jetë e kolonizuar përfundimisht jo nga evropianët primitivë, por nga qytetërimi më i avancuar arab - dhe si rezultat ne amerikanët do të ishim sot duke folur arabisht.

Megjithatë, pas rreth 1200 vjetësh, Lindja e Mesme pati një ngadalësim të gjatë: ajo ngeci ekonomikisht, dhe sot ajo është e shënuar nga nivele të larta të analfabetizmit dhe autokracisë. Kështu, teksa rajoni shpërthen në protesta duke kërkuar demokraci, një pyetje themelore shtrohet: Çfarë i mori kaq shumë kohë? Dhe, një pyetje politikisht jo korrekte: A mundet që arsye e prapambetjes në Lindjen e Mesme të jetë Islami?

Sociologu Max Weber dhe dijetarë të tjerë kanë argumentuar se Islami është në thelb një bazë e dobët për kapitalizmin, dhe disa kanë theksuar në mënyrë të veçantë përcaktimet islamike në lidhje me pagesën e interesit në kredi.

Por nuk duket të ketë të drejtë. Ekspertë të tjerë theksojnë se Islami në disa mënyra është më pro-biznes sesa fetë e tjera të mëdha. Profeti Muhammed ishte një tregtar i suksesshëm dhe shumë më tepër në favor të të pasurve se ishte Jezusi. Dhe Lindja e Mesme ishte një qendër globale e kulturës dhe të tregtisë në, të themi, shekullin e 12-të: nëse Islami tani e mbyt biznesin, pse nuk e mbyste në atë kohë?

Sa për armiqësinë ndaj interesit për kreditë, mësimet të ngjashme janë gjetur në tekste hebraike dhe krishtere, dhe çka ndalon Kur'ani nuk është interes si i tillë, por "riba", një formë ekstreme e kamatës që mund të çojë në nënshtrim klientin nga pamundësia e tij për të paguar borxhet. Deri në fund të shekullit të 18-të, myslimanët ishin më shumë huadhënës parash Lindjen e Mesme se të krishterët apo hebrenjt. Dhe sot për pagesën e interesit është rutinë edhe në shumicën e vendeve muslimane konservatore.

Shumë arabë kanë një teori alternative për arsyes e prapambetjes së rajonit: kolonializmi perëndimor. Por ky duket shpjegim barabar i çuditshëm dhe rrjedhimisht i gabuar. "Pavarësisht nga të gjitha pakënaqësitë ndaj saj, periudha koloniale në Lindjen e Mesme solli transformim rrënjësor, jo stanjacioni, solli më shumë shkrim e këndim, jo përhapje të injorancës; dhe solli një ritme të papara pasurimi, jo varfërim," shkruan Timur Kuran, një historian ekonomik i Universitetit Duke, në një libër të ri hulumtues, "Mospajtimi i gjatë: Si e frenon ligji islamik Lindjen e Mesme".


Libri i Profesor Kuran ofron shpjegimin më të mirë të derisotëm ppse ka mbetur prapa Lindja e Mesme. Pasi sjell të dhëna të biznesit të lashtë, Profesor Kuran argumenton bindshëm se ai që e mban Lindjen e Mesme mbrapa nuk është Islami apo kolonializmi si i tillë, por më tepër praktikat e ndryshme dytësore ligjore islamike të cilat sot nuk janë të rëndësishme më.

Ky është një argumentim i sofistikuar sa që një kolumne nuk mund të gjykojë dot për të, por për shembull, një pengesë ishte ligj i trashëgimisë. Sistemet perëndimore më së shumti ua linin të gjitha pronat vetëm djalit të madh, duke ruajtur pasuri të mëdha. Në të kundërt, ligji islamik është përcaktuar për një ndarje shumë të drejtë të pasurive (duke përfshirë në një pjesë të tyre edhe vajzat), çka do të thotë se pronat e mëdha fragmentohen. Një rezultat ishte se akumulimi i kapitalit privat dobësohej dhe nuk mund të mbështeste investime të mëdha në kuadër të një Revolucioni Industrial.

Profesori Kuran gjithashtu fokusohet në partneritin islam, i cili prirej të jetë mjet për bizneset. Partneriteti islam shpërbëhej sa herë që ndonjë anëtar vdiste, dhe kështu që ata qenë të prirur për të përfshirë vetëm disa partnerë - duke e bërë të vështirë për të konkurruar me korporatat evropiane industriale dhe financiare të mbështetura nga qindra aksionerë.

Shfaqja e bankave në Evropë çoi në terma afatgjatë rënie të normave të interesit britanik me dy të tretat në prag të revolucionit industrial. Nuk ka ndodhur rënie e tillë në botën arabe deri në periudhën koloniale.


Këto pengesa tradicionale nuk janë më një problem në shekullin e 21-të. Vendet myslimane tani kanë bankat, korporatat, tregjet e aksioneve dhe obligacioneve, dhe ligji i trashëgimisë tani nuk është një pengesë për akumulimin e kapitalit. Pra, nëse diagnoza e Profesor Kuran është e saktë, kjo duhet të ishte shenjë e mirë për rajonin - dhe bumi i Turqisë në vitet e fundit nxjerr në pah potencialin për një rilindje.

Prapë, një sfidë është psikologjike. Shumë arabë fajësojnë të huajt për prapambetjen e tyre, dhe kundërvihen duke refuzuar modernitetin si dhe botën e jashtme. Është një fatkeqësi që një zonë e cila ka prodhuar edhe një shkencë dhe kulturë të hatashme (duke na dhënë ne fjalë të tilla si algjebër) tani është në një nivel të ulët arsimor, veçanërisht për vajzat.

Kriza në botën arabe ofron një shans për një fillim të ri. Unë shpresoj se ne do të kemi disa biseda të vështira, të ndershme në të gjitha anët për atë që shkoi keq - si një pikë fillimi për një trajektore të re dhe më shpresëdhënëse.

Vëllazëria Myslimane ka përdorur shpesh slloganin "Islami është zgjidhja". Dhe në Perëndim, ndjenja të pa njohura në kërkim të gjithë peisazhit të zymtë të Lindjes së Mesme ka qenë shpesh: ". Islami është problemi". Hulumtimi i Profesor Kuran sugjeron se, së paku në kohë të afërt, pikëpamja më e saktë është: Islami nuk është problem dhe nuk është zgjidhje, kjo është thjesht një fe - do të thotë se faza e ngecjes është kapërcyer, nuk ka justifikime, dhe është koha për të ecur përpara përsëri.

 

Unë ju ftoj të komentoni mbi këtë kolumne në blogun tim, në terren. Ju lutemi gjithashtu, të bashkoheni me mua në Facebook, të shikoni në YouTube videot e mia dhe të më ndiqni në Twitter./Skënder Buçpapaj

--

March 5, 2011

Is Islam the Problem?

By NICHOLAS D. KRISTOF

CAIRO

A wise visitor from outer space who dropped in on Earth a millennium ago might have assumed that the Americas would eventually be colonized not by primitive Europeans but by the more advanced Arab civilization — and that as a result we Americans would all be speaking Arabic today.

Yet after about 1200, the Middle East took a long break: it stagnated economically, and today it is marked by high levels of illiteracy and autocracy. So as the region erupts in protests seeking democracy, a basic question arises: What took so long? And, a politically incorrect question: Could the reason for the Middle East’s backwardness be Islam?

The sociologist Max Weber and other scholars have argued that Islam is inherently a poor foundation for capitalism, and some have pointed in particular to Islamic qualms about paying interest on loans.

But that doesn’t seem right. Other experts note that Islam in some ways is more pro-business than other major religions. The Prophet Muhammad was a successful merchant and much more sympathetic to the wealthy than Jesus was. And the Middle East was a global center of culture and commerce in, say, the 12th century: if Islam stifles business now, why didn’t it then?

As for hostility toward interest on loans, similar teachings are found in Jewish and Christian texts, and what the Koran bans isn’t interest as such but "riba," an extreme form of usury that could lead to enslavement for failing to pay debts. Until the late 18th century, Muslims were as likely to be money-lenders in the Middle East as Christians or Jews. And today paying interest is routine even in the most conservative Muslim countries.

Many Arabs have an alternative theory about the reason for the region’s backwardness: Western colonialism. But that seems equally specious and has the sequencing wrong. "For all its discontents, the Middle East’s colonial period brought fundamental transformation, not stagnation; rising literacy and education, not spreading ignorance; and enrichment at unprecedented rates, not immiserization," writes Timur Kuran, a Duke University economic historian, in a meticulously researched new book, "The Long Divergence: How Islamic Law Held Back the Middle East."

Professor Kuran’s book offers the best explanation yet for why the Middle East has lagged. After poring over ancient business records, Professor Kuran persuasively argues that what held the Middle East back wasn’t Islam as such, or colonialism, but rather various secondary Islamic legal practices that are no longer relevant today.

It’s a sophisticated argument that a column can’t do justice to, but for example, one impediment was inheritance law. Western systems most commonly passed all property intact to the eldest son, thus preserving large estates. In contrast, Islamic law stipulated a much fairer division of assets (including some to daughters), but this meant that large estates fragmented. One upshot was that private capital accumulation faltered and couldn’t support major investments to usher in an industrial revolution.

Professor Kuran also focuses on the Islamic partnership, which tended to be the vehicle for businesses. Islamic partnerships dissolved whenever any member died, and so they tended to include only a few partners — making it difficult to compete with European industrial and financial corporations backed by hundreds of shareholders.

The emergence of banks in Europe led long-term British interest rates to drop by two-thirds leading up to the Industrial Revolution. No such drop occurred in the Arab world until the colonial period.

These traditional impediments are no longer a problem in the 21st century. Muslim countries now have banks, corporations, and stock and bond markets, and inheritance law now isn’t an obstacle to capital accumulation. So if Professor Kuran’s diagnosis is correct, that should bode well for the region — and Turkey’s boom in recent years underscores the potential for a renaissance.

Yet one challenge is psychological. Many Arabs blame outsiders for their backwardness, and cope by rejecting modernity and the outside world. It’s a disgrace that an area that once produced outstanding science and culture (giving us words like algebra) now is an educational underachiever, especially for girls.

The crisis in the Arab world provides a chance for a new start. I hope we’ll have some tough, honest conversations on all sides about what went wrong — as a starting point for a new and more hopeful trajectory.

The Muslim Brotherhood has often used the slogan, "Islam is the solution." And to the West, the unstated feeling upon looking across the bleak Middle East landscape has often been: "Islam is the problem." Professor Kuran’s research suggests that, at least looking forward, the more correct view is: Islam isn’t the problem and it isn’t the solution, it’s simply a religion — meaning that the break is over, there are no excuses, and it’s time to move forward again.

I invite you to comment on this column on my blog, On the Ground. Please also join me on Facebook, watch my YouTube videos and follow me on Twitter.

(http://www.nytimes.com)

Përktheu Skënder Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2011)
THAÇIZMINga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2011)
RADHA E RËNIES SË RAISËVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2011)
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2011)
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KARAKTERIZIME, PROGNOZANga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2011)
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.04.2011)
JA PSE AL KAJDA PO HUMB TERREN NË BOTËN ARABENga SCOTT SHANE, New York Times (03.04.2011)
PSE PO E SULMOJNË AMBASADORIN AMERIKAN NË KOSOVË DHE TIRANË?Nga BEQIR SINA, New York (03.01.2011)
MË NË FUND!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.01.2011)
REVOLUCIONET QË PERËNDIMI NUK I KA KUPTUARNga KURT VOLKER (03.01.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]