E Enjte, 12.12.2019, 10:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

20 VJETORI I RIVENDOSJES SË MARRËDHËNIEVE MIDIS SHTETEVE TË BASHKUARA DHE SHQIPËRISË

Nga FRANK SHKRELI*


E Djelë, 03.06.2011, 11:26pm (GMT+1)

Me 15 Mars 1991 u nënshkrua dokumenti për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike amerikano-shqiptare, pas një ndërprerjeje prej pothuaj një gjysëm shekulli. Më poshte mund të lexoni deklaratat përshëndetëse të ish- Ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan, Zotit Raymond G. H. Seitz dhe ish-Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Zotit Muhamet Kapllani me atë rast historik për të dy vendet.

Ndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit Seitz beri kete deklarate: Minister Kapallani, mirese erdhet ne Washington dhe ne Deartmentin e Shtetit per kete rast historik. Sot pas nje nderprerjeje prej 52 vjetesh, Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia po rivendosin marredhenjet diplomatike me shpresen per marredhenje miqesore e te frutshem midis dy popujve tane.

Marredhenjet midis dy vendeve tona e kane fillimin ne agimin e ketij shekulli kur Presidenti Uodrou Vilson i dha shtetit te ri shqiptar perkrahjen e Amerikes. Kejo lidhje nuk u harrua kurre nga mijera Amerikane me origjine shqiotare, disa prej te cileve jane sot ne kete dhome, e te cilet ishin ne kontakt me atdheun gjate gjithe ketyre viteve.

Megjithe ndryshimet ne sistemet politike, interesat e perbashketa te vendeve tona nuk kane ndryshuar c’prej kohes se Presidentit Vilson. Dy vendet tona jane te interesuara ne nje bote ne te cilen te gjitha shtetet, te medha e te vogela, te jetojne se bashku pa frike. Ne njohim pavaresine e Shqiperise dhe integritetin territorial brenda kufijve te saj te tanishem. Ne mirepresim aspiratat e popullit shqiptar per t’iu bashkuar procesit te Helsinkit dhe presim me padurim diten qe Shqiperia te behet anetare e plote e Organizaten per Sigurim e Bashkpunim ne Evrope.

Sot, Shqiperia eshte ne prak te nje te ardhme te re. Populli shqiptar i ka bere te qarta shqpresat e tij per nje vend me demokatik dhe me te betagshem. Shtetet e Bashkuara perkrahin dhe inkurajojne procesin e filluar te reformave politike dhe ekonomike ne Shqiperi. Ky process do te shenoje nje hap te rendesishem perpara kur te mbahen zgjedhjet ne fund te ketij muaji me pjesmarrjen e shume partive. …Jemi te kenaqur qe Amerikanet do te jene nder grupet e huaja qe do te sherbejne si vrejtes te atyre zgjedhjeve. Eshte me rendesi per komunitetin e shteteve anetare te OSBE-es si edhe per boten qe keto zgjedhje te jene te lira dhe te ndershme. Ne i njohim mire veshtersite e medha shoqerore dhe ekonomike me te cilat perballet Shqiperia. Ne besojme se keto veshtiresi mund te tejkalohen, neqoftse te gjitha partite politike shqiptare dhe te gjithe qytetaret realizimin e objektivave te tyre e ndjekin nepermjet nje diaogu paqesor e demokratik.

Shtetet e Bashkuara shpresojne qe me Shqiperine te fillojne marredhenje ndertuese dhe productive ne baza te interesit te perbashket. Ne kemi ne plan, qe mbrenda nje kohe te shkurter te dergojme nje delegacion ne Shqiperi per te zgjeruar kontkatet me qeverine dhe popullin shqiptar, si edhe per te filluar pergatitjet per hapjen e misjonit diplomatik. Se bashku me vendet e tjera, si edhe me organizatat nderkombetare, Shtetet e Bashkuara jane gati te perkrahin perpjekjet e qeverise dhe te popullit shqiptar drejte reformave ekonomike dhe politike. Aftesia jone per te ndihmuar do te varet nga vet angazhimi i Shqiperise ndaj reformave dhe ndaj respektimit nga ana e qeverise e te drejtave baze te njeriut. Ne, gjithashtu , do te inkurajojme edhe organizatat dhe individe privat amerikan qe te japing kontributin e tyre ne kete drejtim.

Une deshiroj qe te felenderoj te gjithe ata qe kane bere te mundur realizimin e kesaj dite. Nder keta, sot ne kete dhome, jane shume Amerikane me origjine Shqiptare te cilet kane kontribuar jashtzakonisht shume, me kohe e perpjekje, per te vendosur marredhenje te reja midis dy vendeve tona.

Zoti Minisater i Jashtem, edhe njehere, mireserdhet ne Shtetet e Bashkuara. Tani, ne fillojme te ndertojme nje te ardhme me te mire per te dy poujt tane.

Pastaj e mori fjalen, Ministri i Jashtem i Shqiperise, Zoti Muhamet Kapllani, i cili tha:

Eshte nje privilegj dhe nder i madh per mua qe qeveria ime me ka dhene pergjegjesine te nenshkruaj dokumentin e ri-vendosjes se marredhenjeve diplomatike midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara. Ne jemi ne nje ceremoni shume te rendesishme. Une do ta quaja nje moment historik, nje dite te madhe. Eshte nje dite e rendesishme, pasi sot po mbyllim nje boshllek qe ka ekzistuar per nje kohe te gjate midis nesh. Ne po krijojme kushte te favorshme per te fituar nga koha e humbur. Ky nuk eshte vetem nje moment simbolik i venjes se nje nenshkrimi mbi nje dokument. Ky eshte nje moment shume i rendesishem ne marredhenjet tona – qe shpresosj te jete nje pikekethese ne keto marredhenje, te cilat shpresoj, ose me mire te them, jam i bindur se do te kene zhvillime te suksessheme.

Shqiperia eshte duke perjetuar nje prej periudhave me interesante te historise se saj te pas Luftes se Dyte Boterore. Ajo eshte duke kaluar neper nje process radikal demokratik, qe perfshine aspektin politik, superstrukturen, fushen ekonomike , infrastrukturen dhe te gjitha fushet e jetes. Ne jemi te angazhuar ndaj ketij procesi, pasi perputhet me interesat e tanishme dhe afat-gjate te popullit shqiptar, per ta bere Shqiperine me te vertete nje anetare produktive te familjes se shteteve evropiane. Shqiperia beson ne procesin e OSBE-es. Procesi i OSBE-es ka deshmuar se sigurimi sot ne bote nuk garantohet vetem nga armet – nga nje sigurim ushtarak, sigurim politik – eshte ne te njejten kohe, ndoshta me shume se sigurimi ushtarak , eshte sigurimi ekonomik – dhe sigurimi ekonomik do te thote zhvillim ekonomik.

--

*Autori ishte i pranishem ne ceremonine e 15 Marsit, 1991 te nenshkrimit te rievndosjes se marredhjeneve diplomatike midis Washingtonit e Tiranes dhe ishte anetar i delegacionit te pare diplomatik amerikan, per te cilin foli me larte Zoti Seitz, e qe nje jave me vone ai shkoi ne Tirane per te filluar kontaktet e para midis dy vendeve dhe per te verejtur zgjedhjet e para te viti 1991.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISLAMI ËSHTË PROBLEMI?Nga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times (03.06.2011)
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2011)
THAÇIZMINga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2011)
RADHA E RËNIES SË RAISËVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2011)
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2011)
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KARAKTERIZIME, PROGNOZANga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2011)
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.04.2011)
JA PSE AL KAJDA PO HUMB TERREN NË BOTËN ARABENga SCOTT SHANE, New York Times (03.04.2011)
PSE PO E SULMOJNË AMBASADORIN AMERIKAN NË KOSOVË DHE TIRANË?Nga BEQIR SINA, New York (03.01.2011)
MË NË FUND!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.01.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]