E Enjte, 03.28.2024, 09:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

MOS E LUANI LOJËN E TJETËRKUJT

Nga KRISTOFER DELL, "Kosova sot"


E Hënë, 03.07.2011, 03:33pm (GMT+1)

Sot Kuvendi i Kosovës do të debatojë për një rezolutë për dialogun Beograd-Prishtinë, të ndihmuar nga BE-ja, i cili duhet të fillojë së shpejti në Bruksel. Si debati parlamentar, po ashtu edhe dialogu janë ngjarje me rëndësi për Kosovën dhe duhet të mirëpriten. Debati jep mundësi për ta nënvizuar unitetin e Kosovës para këtyre diskutimeve në Bruksel dhe për të treguar përkushtimin e vendit që ta shfrytëzojë plotësisht dialogun për ta forcuar vendin e Kosovës në rajon. Përkundër asaj që shumë njerëz i frikësohen hyrjes në këtë proces, Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se dialogu Prishtinë-Beograd do ta bëjë Kosovën shtet më të fortë, më të aftë për t''u angazhuar ekonomikisht dhe në diplomaci anekënd rajonit, anekënd Evropës dhe botës.

Ka pasur shumë retorikë dhe spekulime (shumica të painformuara) lidhur me dialogun. Disa zëra të papërgjegjshëm i kanë cilësuar bisedimet në Bruksel si një cikël të ri të negociatave për status që do ta vënë në rrezik pavarësinë dhe integritetin territorial të fituar me mund të Kosovës. Të tjerët kanë vlerësuar se statusi është çështja e "vërtetë" prapa çdo çështjeje teknike që do të diskutohet. Ka të tjerë që e përshkruajnë dialogun si një bisedë tjetër në vazhdën e bisedimeve ekzistencialisht vendimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që vijojnë që prej fundit të viteve të ''90-ta. Pothuajse pa ndryshim të gjitha këto pikëpamje shoqërohen me konkludimet se Kosova duhet t'i qaset këtij dialogu nga pozicioni mbrojtës dhe kjo pastaj sjell brengën pothuajse ngulmuese për statusin e Kosovës në çdo anë. Një qasje e tillë është e gabuar. Për më keq, me këtë luhet loja e Beogradit, ashtu siç e kanë përshkruar hapur një numër i zyrtarëve të lartë serbë.

Në vend se t'i qaseni dialogut nga një pozicion i tillë i ngushtë, i ndrojtur dhe mbrojtës, unë besoj se do t''u shërbejë më mirë interesave të Kosovës dhe do të dëshmohet si shumë më konstruktiv nëse dialogu shihet si një mundësi për Kosovën për t'i ndjekur objektivat e saj kryesore kombëtare - të ndihmojë në nxitjen e rritjes ekonomike, forcimit të sundimit të ligjit dhe të sigurimit të së ardhmes suaj evropiane - që janë qenësore për qëndrueshmërinë afatgjate të vendit.

Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë fakte të vendosura. Për herë të parë ju do të takoheni me zyrtarët nga Beogradi si të barabartë: ju jeni dy vende sovrane, të dyja po ndiqni anëtarësimin eventual në Bashkimin Evropian (gjë që po e lehtëson dialogun për t''ju ndihmuar juve që t'i plotësoni ambiciet tuaja evropiane). Vetë fakti se përfaqësuesit nga Qeveria e Serbisë janë të gatshëm për t''u takuar me ju në këtë forum është një hap i rëndësishëm përpara. Prandaj, ndryshe nga bisedimet e mëhershme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, sfida me të cilën Kosova përballet në këtë proces është se tash duhet të vendosë vetë se si ta shfrytëzojë sovranitetin dhe pavarësinë e sapoarritur për t'i përmbushur më së miri qëllimet kombëtare. Në të gjitha takimet e mëhershme, Kosova ka luftuar për liri. Tash ju mund të luftoni për funksionalitet.

Nëse, siç sugjerova më lart, ju e merrni si pikënisje që ta përdorni dialogun për t'i arritur qëllimet tuaja kryesore nacionale, atëherë kjo bëhet më shumë se sa vetëm një ushtrim i thjeshtë mbrojtës përballë Beogradit. Veç kësaj, ai siguron që nuk do të bini në grackën klasike të negociatave, duke e lënë palën tjetër për ta përcaktuar qëllimin e ushtrimit dhe pastaj të ngecni me agjendën e palës tjetër. Ju e keni agjendën tuaj nacionale. Shfrytëzojeni dialogun për ta çuar atë përpara.

Më lejoni t''ju jap një shembull konkret: çka është më me rëndësi për qytetarët e Kosovës në nivel praktik - që Serbia ta pranojë emrin dhe simbolet tuaja shtetërore në kontekst të CEFTA-s, apo që ajo të pajtohet për t'i zbutur shtrëngimet e vëna ndaj tregtisë së Kosovës me fqinjët e saj? Cila prej këtyre rezultateve ka më shumë gjasa që të krijojë vende pune dhe t''u ndihmojë të rinjve për të gjetur punë?

Sigurisht, ju mund të zgjidhni që të përqendroheni vetëm në simbole - dhe Beogradi mund edhe ta mirëpresë një qasje të tillë - por kjo mund të sjellë zgjatjen e embargos së vërtetë të tanishme në qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve ndërmjet Kosovës dhe pjesës tjetër të rajonit. Me fjalë të tjera, kur të hapet çështja e CEFTA-s në dialog, a do të zgjidhni për të luftuar për simbolet abstrakte të sovranitetit (pas çfarë emri do të uleni gjatë takimeve të CEFTA-s), apo do të kërkoni zgjidhje kreative, fleksibile që mund t''ju ndihmojnë për të përmbyllur marrëveshje të reja tregtare që do të hapin vende pune në vend dhe ta bëjnë Kosovën pjesë përbërëse të ekonomisë më të gjerë rajonale?

Këto janë zgjedhjet e vërteta dhe përgjigjja e duhur nuk është gjithmonë e dukshme. Por, çështja është se keni zgjedhje dhe mënyra se si i qaseni këtij procesi do ta përkufizojë në masë të madhe çfarë rezultatesh do të arrini. Për më tepër, nëse ju e përcaktoni agjendën tuaj pozitive, që shikon kah e ardhmja dhe nëse keni strategji të qartë për ta arritur atë, atëherë ju i bëni vetë zgjedhjet tuaja, e jo të dikujt tjetër.

Në fund, Shtetet e Bashkuara besojnë se një qasje pragmatike ndaj bisedimeve në Bruksel do të demonstrojë se Kosova është partner i vërtetë evropian në Ballkanin perëndimor. Kam përshtypjen se kjo qasje, jo vetëm që është e arsyeshme, por është edhe mënyra më e sigurt dhe më e shpejtë për ta hapur derën e liberalizimit të vizave dhe anëtarësisë eventuale në BE. Kosova nuk do të arrijë atje nëse ju lejoni që të tundoheni për ta parë procesin vetëm nëpërmjet pamjes së "mbrojtjes" së statusit tuaj. Nuk ka asnjë arsye për të qenë defansivë. Keni besim. Dhe, mos e luani lojën e tjetërkujt!


KRISTOFER DELL


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
20 VJETORI I RIVENDOSJES SË MARRËDHËNIEVE MIDIS SHTETEVE TË BASHKUARA DHE SHQIPËRISËNga FRANK SHKRELI* (03.06.2011)
ISLAMI ËSHTË PROBLEMI?Nga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times (03.06.2011)
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2011)
THAÇIZMINga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2011)
RADHA E RËNIES SË RAISËVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2011)
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2011)
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KARAKTERIZIME, PROGNOZANga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.05.2011)
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.04.2011)
JA PSE AL KAJDA PO HUMB TERREN NË BOTËN ARABENga SCOTT SHANE, New York Times (03.04.2011)
PSE PO E SULMOJNË AMBASADORIN AMERIKAN NË KOSOVË DHE TIRANË?Nga BEQIR SINA, New York (03.01.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]