VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRANVERA E VITIT 1981 DHE BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE

Nga Mr. sc. LLUKMAN HALILI


E Djelë, 03.13.2011, 08:57am (GMT1)

Demonstratat e Pranverës të vititit 1981 pa asnjë dyshim ishin uvertyra më përmbajtësore dhe e parë demokratike drejt Kosovës shtet të pavarur dhe Bashkimit të trojeve shqiptare në kuadër të Bashkimit Europian apo një Unioni që do të pasojë në këtë apo atë formë. Duke u liruar nga çdo premisë ideologjike demonstratat e organizuara nga pjesa më vitale e kombit - rinia e atëhershme shqiptare kishin të vetmin qëllim - mëvehtësinë e Kosovës gjë që pjesërishtë do të arrihet në fund të viteve 90-ta.

Edhepse jehona ndërkombëtare dhe trajtimi nderkombëtar i i pranverës së vitit 1981 nuk ishte edhe aq i madh nga shkaku i izolimit total policor dhe administrativ të Kosovës së asaj kohe por ishte fundamental meqë per herë të parë në mënyrë të organizuar në kontinuitet të demonstratave të 68`shqiptarët ia dëshmuan botës statusin e trajtimit të qytetarëve të rendit të dytë dhe çka është më e rëndësishmja dërguan mesazhin më domethënës mbi okupimin serb të Kosovës.

Merita e Pranverës 81 do jetë edhe reagimi i parë i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila do shprehet përmes New York Times e që pohon për herë të parë që ish Jugosllavisë që ka 6 Republika nuk i bën dëm edhe një Republikë tjetër që në këtë rast do të ishte Kosova e cila është e banuar me 90 % të popullsisë shqiptare (edhepse në mënyrë diplomatike do të cekej paprekshmëria e integritetit dhe sovranitetit të Jugosllavisë).

Shqiperia do jet shteti i vetëm në raportet nderkombetare që me gjithë forcen mbeshteti Pranverën shqiptare të Kosovës të vitit 1981. Pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare shfaqi rezerva dhe u përmbajt dukshëm duke injorua në masë të madhe Demonstratën e vitit 81 në Kosovë. Bashkësia nderkombëtare injoroi dhe nenevleftesoi ngjarjet e Kosovës te ketij viti por nuk mundi të injorojë historinë. Ngjarjet që do pasojnë më vonë në masë të madhe shkojnë në favor të pohimit të mësipërm.

Në literaturën e pakët evropiane rreth Demonstratave të vitit 1981 vlen të përmenden pohimet e autorit Juda Tim që flet për ndikimin e madh tek studentët e pranverës shqiptare të Kosovës që pati lëvizja demokratike polake për rimëkmbjen e Polonisë "Solidarnoshq"1), duke e cilësua pranverën e 81 si lëvizje për rimëkmebjen e Kosovës shqiptare.

Burimet shkencore të trajtimit të kësaj pranvere si katalizator të mundshëm të influencimit të rinisë studenteske dhe shkollore shqiptare të Kosovës potencojnë edhe lëvizjen gati botërore të studentëve të vitit 1968 si dhe Lëvizjen rilindase kroate MASPOK 2).


Bashkësia ndërkombëtare ende trajtonte Jugosllavinë si të perkdhelurën e rajonit dhe pikërishtë për këtë arsye Stafi diplomatik evropian i akredituar në Beograd nuk ishte në nivel të detyrës duke shtrembërua në raportet e veta per qeveritë deleguese aspektin , qëllimet, kerkesat dhe synimet e demonstruesve shqiptarë duke u dhënë karakter sic thuhej atëhere "separatist".

Gjithashtu në këto raporte nuk u potencua karakteri tejet represiv i regjimit serb ndaj demonstruesve dhe popullsisë shqiptare që kulmoi me qindra vrasje, arrestime dhe burgime. Synimi kryesor i kësaj pranvere që shënon historinë e ndritur shqiptare të pasluftës kishte të vetmin qëllim Republikën e Sotme të Kosovës që shikuar tani nga distanca kohore por edhe historike do ishte Republika e Kosovës në kuadër të ish Jugosllavisë si fazë e parë drejt shkëputjes nga bashkësia e athershme jugosllave 3).

Edhepse politikanderkombëtare në masë do jet tejet e butë ndaj regjimit okupues serb të Kosovës, shtypi botëror në këtë kohë me shkrimet për demonstraten e vitit 1981do të animojë opinionin nderkombëtarë për pozitën e mjerueshme të shqiptarëve në Kosovë nën thund¨ren e regjimit okupues të kohës.

Në këtë drejtim vlen të potencojmë shkrimet e New York Times, Gazetës suedeze " ZUNDSVALSTINDING", zvicerane " NOJE CYRHER" e cila do shkojë më tutje duke potencua se Protesta e madhe e shqiptarëve nuk ka qëllim vetem vetëdijsimin për pozitën e shqiptarëve në Kosovë por edhe për ata pjesët që sot e quajmë Lugina e Preshevës, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Korit të shtypit botëror që dotë i sugjerojë qeverive të veta se pas Protestave te shqiptarëve në atë kohë dueht të jenë më vigjilentë në trajtimin e marëdhenieve me Jugosllavinë do ti bashkohen edhe Gazeta "Avoi" e Barcelonës,ajo greke "Tovina"," KORRIERE DELA SERA","Herald Tribune", gazeta spanjolle " TORO RIESKO" si dhe ajo austriake "Kurir". 4).


përfundimishtë Demonnstratat e vitit 1981 janë dhe mbeten segmenti ndër më të rëndësishmit dhe më meritorët për kontinuitetitn e nderkombëtarizimit të jo vetëm të problemit të Kosovës por çështjes shqiptare ende të pazgjidhur në përgjithsi, meritat në këtë drejtim janë më së shumti të juajat dhe unë ju shpreh respekt dhe konsideratë të lartë. Falemnderit.

Burimet:
1. Juda, Tim. Kosovo-Krieg und Rache. New Haven: Yale University Press, 2000.
2. Ignatieff, Michael:. Virtual War Kosovo und darüber hinaus. New York: Metropolitan Bücher, 2000.
3. Stavrianos, LS dem Balkan seit 1453. New York, New York: Holt, Rinehart and Winston, 1966.
http://translate.google.ch/translate?hl=de&langpair=en%7Cde&u=http://www.historyguy.com/kosovar_serb_warfare.html
4)http://www.kosova.de/forum/showthread.php?t=13198&page=6

Mr. sc. LLUKMAN HALILI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.