VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AZEM HAJDARI, SIMBOL I RINISË DHE DEMOKRACISË SHQIPTARENga BUJAR LESKAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 02:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

AZEM HAJDARI, SIMBOL I RINISË DHE DEMOKRACISË SHQIPTARE

Nga BUJAR LESKAJ


E Premte, 03.18.2011, 09:24am (GMT+1)

Më 8 Dhjetor 1990 ndodhi rizgjimi i madh i shqiptareve që nga koha e Rilindjes Kombëtare: Kombi ynë u ngrit në lartësinë e historisë së vet në emër të lirisë, demokracisë dhe civilizimit perëndimor. Studentët, bijtë e dijes, kryen aktin e mëvetësisë nga perandoria e së keqes, nga e shkuara komuniste e diktatoriale. Ata u bënë prijës të revolucionit demokratik, sepse qenë dashës të rrallë të Atdheut e ardhmërisë së tij.
Në 2010 festuam 20 Vjetorin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit "˜90, Lëvizja politike e drejtuar nga Sali Berisha e Azem Hajdari, e cila u kulmua me shpalljen e pluralizmit politik dhe lindjen e Partisë Demokratike.
Vendimi i Qeverisë shqiptare për vendosjen e Përmendores së Azem Hajdarit (prodhuar katër vite më parë) përpara Kuvendit të Ri, është jo vetëm një vendim i nevojshëm në kohën e duhur, një nderim për Heroin e Demokracisë, por njëherazi plotëson një nevojë të zhvillimeve historike për periudhën postkomuniste në Shqipëri dhe jo vetëm për të. Përmendorja e Liderit të Lëvizjes së Dhjetorit "˜90, Njeriun që ka kontribute e atribute për Demokracinë, Azem Hajdarin, është një detyrim që e kërkon koha dhe e presin brezat.

Azem Hajdari ishte njeri i mendimit dhe i veprimit, një sintoni e admirueshme, një punëtor dhe luftëtar i madh i demokracisë, ndaj, në memorien e kohës, le të jetë kjo për mendore një memorial për jetën dhe veprimtarinë e tij, ku ne do të gjejmë kronikën e historisë dhe vlera të demokracisë. Azem Hajdari ishte një kolos i mendimit politik, një uragan i mendimit të lirë, një mik i madh i njerëzve, një politikan i përmasave të mëdha dhe të rralla. Tradita e familjes, pozicioni gjeografik i vendlindjes dhe dashuria e shqiptarëve për Kosovën, e kishin rritur Azemin me mendimin se edhe Ai, një ditë, do të bëhej gjithashtu luftëtarë për Lirinë e Pavarësinë e Kosovës.
Mendimi, artikulimi dhe veprimi politik e social i Azemit është si një bibliotekë e madhe, për studimin e së cilës kanë nevojë qytetarët, politikëbërësit dhe studiuesit shqiptarë. Azem Hajdari ka botuar qindra artikuj me tematikë të ndryshme, pothuaj, në të gjithë shtypin periodik shqiptar, brenda e jashtë vendit. Nëpërmjet tyre ka dhënë mesazhe mjaft pozitive, ka ngritur probleme, ka goditur shumë dukuri negative, që mbartin me vete iniciativen e kohës për problematika të caktuara.

Prof. Dr. Sali Berisha, mentori politik, lideri i padiskutueshëm i demokratëve dhe bashkëluftëtari i Azemit në dhimbjen e thellë të humbjes së tij në atë shtator të zi të vitit 1998 deklaronte: "Është shumë e vështirë për të vlerësuar veprën e Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari. Atë e karakterizonin vlerat liridashëse të njeriut. Besoj se në historinë e këtij shekulli askush nuk ka mundur të bëjë të gufojnë zemrat e këtij populli si Azemi, i cili në 8 Dhjetor 1990 u përlesh me diktaturën e egër komuniste në rrugët e Tiranës. Ai shumë shpejt u kthye në njeriun simbol për shqiptarët në Shqipëri, për shqiptarët në Kosovë, për shqiptarët në Diasporë etj, për të cilët Shqipëria qe për rreth 50 vjet një tokë e ndaluar. Në dhjetor "˜90 shqiptarët u ndjenë krenarë për atdheun e tyre.

Vetëm një njeri i përmasave të tilla dhe me një kontribut të këtillë mund të bëhej krahu i djathtë i Kryetarit Berisha në vitin 1997 dhe të rikthente shpresën tek demokratët për të përballuar një përndjekje të re që kishte filluar të vinte në Shqipëri mbas revolucionit komunist të atij viti. Nismat e tij ishin gjithmonë në mbështetje të nevojave të shtresave të ndryshme, kishin lidhje organike me to. Ai mbështeste të rinjtë, demokratët, shtresat e ndryshme si ish të burgosurit e të përndjekurit politikë në funksion të një qëllimi të lartë e fisnik të rimëkëmbjes së demokracisë. Azemi u shndërrua në një politikan që rritej e rritej me përmasa më të mëdha se ç'ishte duke u rritur mosha e tij e re. Vetëm 28 vjeç pat qenë kur drejtoi Lëvizjen studentore dhe 35 vjeç kur plumbi kriminal politik e largoi nga kjo jetë. Por ndaj jetës së Azemit u organizuan pesë atentate, mirëfilltas politike. Vrasja e Tij nuk la asnjë dyshim për karakterin politik të këtij asgjësimi, por procesi hetimor dhe gjyqësor i manipuluar do ta shmangte këtë përfundim, duke dëshmuar se ende ky sistem dhe shoqëria shqiptare ka nevojë për përpjekje e sakrifica në rrugën e gjatë për t'u çliruar nga trashëgimia e së kaluarës komuniste. Mospërcaktimi politik i kësaj vrasjeje jo vetëm shpëton ideatorët e saj, por dobëson memorien e demokracisë në Shqipëri, dëmton kujtesën e saj dhe, siç na mësojnë të diturit, një demokraci pa kujtesë rrezikon ta shikojë veten ne vuajtje.

Ne Shtator 2010, politologët shqiptarë përcaktojnë se: "Azemi është një fenomen i pashoq i politikës shqiptare ne tërësi. Askush nuk e ka studiuar ende këtë fenomen (të paimitueshëm) në raport me armiqtë e vet politikë: regjimin komunist dhe mbeturinat e këtij regjimi. Do të ishte me shumë interes të ishin studiuar edhe raportet e këtij fenomeni me kundërshtarët brenda partisë së tij. Kështu do të dilte edhe kuptimi i kulluar i disidentit në shoqëritë demokratike, pazëvendësueshmëria e rolit të tij në shoqëritë demokratike".

Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari, një prej figurave të nderuara të kombit shqiptar, është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me dekoratën "Pishtari i Demokracise" (1993); me Urdhrin "Nderi i Kombit" (2002); me Urdhrin "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" (10 shtator 2008). Ndërsa në vitin 2003, Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, e dekoroi me "Medaljen e Artë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit". Azemit i është dhënë titulli i lartë "Qytetar Nderi" nga 47 bashki e komuna të Shqipërisë, si në Tiranë, Vlorë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Tropojë, etj. Monumenti i Azemit-Hero i realizuar, brenda vitit të parë të ardhjes sërish në pushtet të Partisë Demokratike, në shtator të vitit 2006, ende pret te vendoset në Tiranën e tij te dashur! Vendimi para dy ditëve i Qeverisë do ta realizojë këtë. Për fat të keq, si produkt i urrejtjes politike kjo vendosje e merituar është penguar qysh nga dhjetori 2006, nga ligësia dhe dritëshkurtësia e kryebashkiakut të kuq të Tiranës. Sheshi përpara Kuvendit të Ri, Qyteti i Studentit presin vendosjen e Përmendoreve te Heronjve te Demokracisë Azem Hajdari dhe Arben Broci, ashtu si Qendra e Tiranës pret dhe kërkon ngritjen e Memorialit të madh të Qëndresës Antikomuniste në Shqipëri!

Lideri i së djathtës të re Shqiptare Prof.Dr Sali Berisha në kontinuitetin e vet të palëkundur politik në 8 Dhjetor 2009 do të kërkonte, përkujtonte dhe vlerësonte: "Nder përjetë Azem Hajdarit, studenteve dhe studentëve liberator, engjëjve të demokracisë, djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që shembën, 19 vite më pare, Murin e Berlinit në Tiranë, shpartalluan bllokun bunker dhe sollën lirinë për shqiptarët. Për ne rinia dhe liria janë dhe do jenë përjetë një dhe të pandarë".

Ne duhet të vazhdojmë nderimin e këtij personaliteti të politikës shqiptare, duke filluar nga promovimi i veprimit dhe mendimit politik të Azemit e thellimi në vazhdimin e dekomunistizimit të Shqipërisë drejt një Shqipërie Europiane, ëndrra e kahershme e Tij. E në çdo rast, siç shprehet poeti,
"Nanë Shqipni ta fala gjakun,
Që ta kesh të kuq bajrakun,
S'të harron Azem Hajdari,
Lshoma i za, çohem prej varrit!"

Përmendorja e Deputetit Azem Hajdari do ta nderojë sheshin ku do të vendoset dhe ndërtesën e re të Kuvendit të Shqipërisë. Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari e ka vendin në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Kjo pret një tjetër vendim politik, i cili do të mbështetet nga të gjithë shqiptarët e ndershëm.

BUJAR LESKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRATNuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëseNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2011)
MENDIME TË HEDHURA ME RASTIN E 20 VJETORIT TË RIVENDOSJES SË MARRËDHËNIEVE MIDIS SHTETEVE TË BASHKUARA DHE SHQIPËRISËNga FRANK SHKRELI (03.15.2011)
DALJA NGA TUNELINga DANIEL GÀZULLI (03.13.2011)
PRANVERA E VITIT 1981 DHE BASHKËSIA NDËRKOMBËTARENga Mr. sc. LLUKMAN HALILI (03.13.2011)
BISEDIME JO, DIALOG PONga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.13.2011)
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RIRomani "Imazh" i Zef MulajtNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.12.2011)
NJË SKEMË PA SENS KRIJUESNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.12.2011)
QOSJA, URITHI QË U VERBUA KUR PA DRITËNga MIRANDA HAXHIA (03.11.2011)
NUK KA MË MIRË SE POLITIKAT EKONOMIKE QË PRODHOJNË MË SHUMË TË DIPLOMUAR TË SUKSESSHËMNga BARACK OBAMA, President i SHBA (03.11.2011)
NDJENJA E POSHTËRIMIT MUND TË JETË SHKAK DESTABILITETI NË VENDNga Dr. ALBAN DACI (03.11.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]