VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN!24 MARSI 1999. KOSOVA NGA LIRIA DERI TE PAVARËSIANga BEQIR SINA, New York

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 09:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN!

24 MARSI 1999. KOSOVA NGA LIRIA DERI TE PAVARËSIA

Nga BEQIR SINA, New York


E Enjte, 03.24.2011, 11:48am (GMT+1)

 

Më 24 mars 1999, është dita më fatlume për njohjen e Kosovës në botë dhe të ardhmen e saj deri në rrugën e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e Kosovës në rrjedhat evropiane dhe evro-atlantike. Njohjen e saj nga 75 shtete dhe madje shtet më të mëdha të botës, përfshirë mikun tonë të përjetëshëm SHBA-ës.

WASHINGTON : , 24 marsi 1999, është ditë e shënuar për popullin shqiptar, për ta celebruar si ditën e fitores. Është pikërisht kjo ditë, kur, populli i Kosovës e mbarë kombi shqiptar ngjalli shpresën që kurrë nuk do të vdiste më për rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe e pavarësisë së saj.

Kjo është dita, e shënuar kur nisën sulmet ajrore të SHBA-së e NATO-s, dhe aleatve të saj, kundër forcave ushtarake, paraushtarake dhe policore të Serbisë, për të ndaluar atë.

Është dita e kthesës së madhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, është dita e një vendimëmarrje të një sulmi me vlerë historike, jo vetëm për Kosovën që të çlirohej një herë e përgjithmonë nga sundimi disa vjeçarë i pushtetit dhe makinës ushtarako-policor i Serbisë së Millosheviqit, por edhe me peshë shumë e më të gjerë për ndryshimet gjeostrategjike që do të ndodhnin në atë periudhë dhe më pas në krejt Ballkanin e rajon e me gjërë me vendosjen e forcave të NATO-s në Kosovë, e përreth saj.

24 mars 1999 - është edhje dita që përshpejtoi largimin dhe rrëzimin e diktatorit më të fundit komunist të Ballkanit, kryekasapin e Ballkanin Millosheviqin, nga të gjitha skenat politike dhe dërgimin e tij si kriminel lufte në gjyqin ndërkombëtarë të Hagës.

Më 24 mars 1999, është dita më fatlume për njohjen e Kosovës në botë dhe të ardhmen e saj deri në rrugën e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e Kosovës në rrjedhat evropiane dhe evro-atlantike. Njohjen e saj nga 75 shtete dhe madje shtet më të mëdha të botës, përfshirë mikun tonë të përjetëshëm SHBA-ës.

Këtu, pra, qëndron dhe ajo vlera historike e biblike e kësa dite e quajtur 24 marsi 1999, dita sulmeve ajrore, dhe e rolit e luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish Presidentit të saj William Jeferson Clinton - Bill Klintonit, dita e fjalimit të asj mbrëmje të zakonëshme në Shtëpinë e Bardhë, por që për ne shqiptarët ishte e jashtëzakonëshme, kur prisdenti i SHBA i qe adresuar kombit amerikan, pikërishtë si sot dymbëdhjetë vjet më parë.

Më 24 mars 1999, pasdite presidenti i 42-të i SHBA-ve, William Jeferson Clinton - Bill Klintoni në momentin e fillimit të ashtuquajturës, fushatë së sulmeve ajrore kundra ish "Jugosllavisë" së mbetur" iu drejtua nga Shtëpia e Bradhë, kombit amerikan lidhur me këtë ngjarje.

"Bashkëkombas të mi: në këtë moment trupat serbe po lëvizin nga një fshat tek tjetri, po bombardojnë vendbanimet, civile dhe po djegin shtëpit. Ne po shohim njërëz të pafajshëm të përzënë me forc nga shtëpitë e tyre, njërëz që me forcë janë vendosur para togave të pushkatimit dhe gjuajtur me plumba.

Burrat kosovarë janë ndarë nga familjet e tyre, prindërit dhe fëmijët bashkë, të vënë në rresht janë gjuajtur me një herë me armë zjarri. Kjo që po ndodh në Kosovë, nuk ka asgjë të ngjashme me luftën dhe me zakonet dhe ligjet tradicionale të luftës; kjo është një luftë e padrejtë, e kryer me të gjitha arsenalet ushtarake ndaj njërëzve të pafajshëm që nuk mund të mbrohen dhe kur ata dhe udhëheqësit duan vetëm paqe."

Pra, bashkëkombas të luftojmë që ta mbyllim këtë tragjedi e cila për ne është një kërkesë morale.

"Misioni (bombardimet) ynë është më se i qartë: të tregojmë se ne(SHBA) edhe NATO e kemi seriozishtë, që t'u lëmë të kuptojnë atyre që kontrollojnë në Sërbi sot(24 mars 1999) se është e domosdoshme të ndrrojnë rrugën, të ndalojnë këtë lloj ofensive të ndërrmarrë duke derdhur gjak kundër qytetarëve të Kosovës, ta ndalojmë atë me të gjitha format që duhet ndaluar, duke e dëmtur seriozishtë ushtrinë Serbe që është kundër njerëzve të pafajëshëm në Kosovë. Dhe në se presidenti Millosheviq nuk i bindet paqes athere na takon neve që duke përdorur forcën ushtarake ta ndalim atë dhe atij t'i shpallim luftën.

Në anën tjetër, Serbia dhe personalisht Millosheviqi nuk i kanë pranuar bisedimet për zgjidhjen paqësore e politike të çështjes së Kosovës. Millosheviqi, përveç sundimit ndaj shqiptarëve me një sistem të paparë, filloi edhe ofensivat dhe krimet e veta masive kundër popullit shqiptar: me vrasje dhe masakra masive, djegie, dëbim masiv të shqiptarëve nga Kosova dhe me spastrimin etnik të Kosovës...

"Bashkëkombas: unë jamë i bindur se rreziku për të hapur luftë dhe bërë diçka nga SHBA-s,në këto momemnte nuk është aq i madh sa çështë rreziku të rrimë duarkryq dhe të mos bëjmë asgjë, që të nxjerrim nga ky rrezik njërëzit që nuk mund të mbrohen dhe tek ne amerikanët kanë interesa kombëtare. Sikur, ne sot, së bashku me aleatët(NATO) tonë, ta lëmë që kjo luftë e padrejtë të vazhdojë, athere, preisdenti Millosheviq, do të inkurajohet nga hezitimi ynë duke e qujatur luftën e tij, si një drejtësi duke vrarë njërzit në Kosovë.

Kështu që atij ne i lëmë dorë të lirë për të bërë më shumë masakra, dhe më shumë shpërngulje me forcë të qindra mijra refugjatve të cilët presin vetëm mbrojtejen tonë. Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë, është e vetmja shprese e popullit të Kosovës. Populli i saj megjithse Kosovën kanë vendin e tyre nuk mund të jetojnë atje, prandaj na duhet ne t'i sigurojmë jetën e tyre dhe ata të mos kenë më frikë për jetën".

Në shekullin që ne do të lëmë pasë, Amerika ka bërë shpesh dallimin në mes të kaosit dhe të frikës dhe të shpresës. Tani, në shekullin e ri, ne do të kemi një mundësi të shquar për të krijuar një të ardhme më të qetë se e kaluara - por vetëm nëse ne qëndrojmë të fortë dhe së bashku kundër armiqve të paqes kudo në botë. Sonte, Shtetet e Bashkuara është duke bërë vetëm atë, që duhet bërë për paqen kudo në botë.

Zoti i bekoftë dhe mbrojtë ato burra trima dhe gratë që janë duke kryer këtë mision jetik, dhe familjet e tyre. Dhe Zoti e bekoftë Amerikën.

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitareEMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-nNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.24.2011)
SHKOI PUTINI NË BELIGRADNga FRANK SHKRELI (03.23.2011)
NË KUJTIM TË 24 MARSIT 1999: PËR ÇKA U MUNDUAM ATËHERË DHE TASH?Nga CHRISTOPHER DELL, ambasador i SHBA në Kosovë (03.23.2011)
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.21.2011)
STRATEGJIA PËR DEMOKRACI NË LINDJEN E MESMENga ZALMAY KHALILZAD, Washington Post (03.20.2011)
ÇFARË DO TË BËHET PASTAJ NË AFRIKËN E VERIUT?Nga CATHERINE ASHTON, New York Times (03.19.2011)
RAMIZ ALIA NË MES VLERËSIMEVE DHE KRITIKAVE NDAJ ENVER HOXHËS DHE KOMUNIZMIT SHQIPTARCitime dhe komente rreth librit tw tij ‘Jeta ime’,(Kujtime)- Nga SKIFTER KËLLIÇI (03.18.2011)
AZEM HAJDARI, SIMBOL I RINISË DHE DEMOKRACISË SHQIPTARENga BUJAR LESKAJ (03.18.2011)
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRATNuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëseNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2011)
MENDIME TË HEDHURA ME RASTIN E 20 VJETORIT TË RIVENDOSJES SË MARRËDHËNIEVE MIDIS SHTETEVE TË BASHKUARA DHE SHQIPËRISËNga FRANK SHKRELI (03.15.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]