E Djelë, 09.22.2019, 04:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PYETJA LIBIANE: ÇKA TASH?

Nga WILLIAM PFAFF, International Herald Tribune


E Premte, 03.25.2011, 03:39pm (GMT+1)


PARIS - George Kennan, diplomati në zë si autori i politikës së "izolimit" i Luftës së Ftohtë, shkruante në vitin 1993 se vetëqeverisja e vërtetë do të ishte e mundur vetëm kur njerëzit e një kombi "e kuptojnë se çfarë do të thotë kjo, e duan atë, dhe [janë] të gatshëm që të sakrifikojnë për të".

Në qoftë se atyre u mungojnë këto cilësi dhe bëhen shtete të paqëndrueshme ose problematike, vendet perëndimore demokratike nuk janë, shkroi ai, "rojat e tyre", por kanë të drejtë t'u kërkojnë vendeve të tilla - "qeverisur apo keqqeverisur si do ta diktojnë zakoni apo tradita"- që "klikat e tyre qeverisëse të zbatojnë, në marrëdhëniet e tyre dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, dhe me pjesën e mbetur të komunitetit botëror, standardet minimale të marrëdhënieve diplomatike të civilizuara". Kjo është ajo çfarë Muammar al-Kadafi ka refuzuar gjithmonë..

Doktrina e akullt dhe izolacioniste e Kennanit ishte praktikuar rrallë nga Uashingtoni, qëkur shumë shtete të tilla kishin edhe naftë ose burime të tjera të interesit strategjik për perëndimin. Gjithashtu, Lufta e Ftohtë filloi një garë midis Shteteve të Bashkuara, Rusisë Sovjetike dhe Kinës për besnikërinë ideologjike të vendeve të tilla, çka e dominoi politikën ndërkombëtare në vitet 1950 dhe 1960.

Pasi Lufta e Ftohtë përfundoi, Amerika e rishkroi atë ideologji në një të tillë që vazhdon nga kërcënimi komunist tek ideja e demokracisë e shpallur në të gjithë botën me besimin se kjo mund t'i japë fund radikalizmit global, terrorizmit dhe perversiteteve të tjera ndërkombëtare. Kjo ideologji e re ishte përqafuar me entuziazëm njëlloj nga neokonservatorët dhe internacionalistët liberalë, sepse ajo i bëri Shteteve të Bashkuara lider aktual ose potencial të botës, dhe e justifikoi ndërhyrjen në punët e pothuajse gjithkujt.

Ose kështu dukej, deri para pak kohësh, kur amerikanët zbuluan se ajo gjithashtu tërhoqi zhag Shtetet e Bashkuara në revolucione dhe kryengritjeve civile të kombeve të prapambetur me të cilët e kishim përfshirë veten dhe kishim marrë edhe përkushtime ndaj tyre. Ky është problemi sot, dhe kjo na sjell te pyetja e vështirë se çfarë të bëjmë për Libinë.


Presidenti Obama ka qenë i kujdesshëm për t'i mbajtur Shtetet e Bashkuara në sfondin e konfliktit në Libi, duke lejuar Francën dhe Nicolas Sarkozy për të marrë drejtimin, së bashku me David Cameron të Britanisë dhe Bashkimin Evropian. Çfarë bëjnë ata tani? As ata dhe as Uashingtoni nuk kanë një mandat të OKB-së për të shkarkuar dhe arrestuar Kadafin dhe për të kërkuar padinë e tij nga gjykatat ndërkombëtare. Ata as nuk kanë një mandat për të përmbysur qeverinë ekzistuese në Libi, për të instaluar një të rr, për të ndërtuar demokracinë, etj

Unë besoj se ky Zgjimi Arab duhet t'u lihet vetë arabëve për ta kryer, dhe për pasojat e të cilit ata duhet të marrin përgjegjësi. Kjo ka qenë gati kudo një krynegritje popullore. Vetëm Kadafi, deri tani, ka hedhur ushtrinë e tij plotësisht në luftë për të shtypur kundërshtarët e tij. Situata në Bahrein ka parë të paktën një pjesë të ushtrisë të kontrolluar nga sunitët të përdorë armët kundër kryengritjes, çka mund të jetë shumë e rëndësishme për shkak të aspektit sektar të rebelimit atje, me një monark suni dhe një popullsi kryesisht shiite. Është e njëjta ndarje sektare në pjesën e Arabisë Saudite pranë BahreiniT, dhe qeveria saudite duket të mos jetë E predispozuar për kompromis. Por spekulimi rreth kësaj është aktualisht i kotë.


Thelbësore për të mbajtur mend është se shumë, nëse jo shumica, e këtyre kryengritjeve i kanë rrënjët më thellë se thjesht te temat e skenarit të shtypjes tiranike që i dominon diskutimet ndërkombëtare. Në Bahrein dhe pjesë të Arabisë Saudite, një konflikt shiit-suni ekziston - një ndarje e cila zakonisht është edhe klasose dhe ekonomike në thelb. Kjo nga ana tjetër krijon lidhje me Iranin shiit dhe me Irakun e gjymtuar politikisht e kryesisht shiit, që ka rezultuar nga pushtimi injorant dhe vdekjeprurës amerikan i atij vendi. Në Jemen, më i varfëri i këtyre, konflikte tradicionale fisnore dhe historike ekzistojnë në mes të veriut dhe jugut, i cili në një moment kishte komplikime marksiste. Para kësaj, Jemeni përjetoi një përpjekje egjiotiane për të bashkuar Jemenin me Egjipt nën patronazhin e "socializmit arab" të Gamal Abdel Nasserit. Tani, një fraksion Al Kaedës është aktiv në Jemen.


Ndarjet tradicionale Libi gjithashtu janë rajonale dhe në të njëjtën kohë fisnore. Libia Lindore, ku kryengritja është e suksesshme, është Sirenaika, dhe monarkia të cilën Kadafi e shkatërroi në vitin 1969, ajo e Muhamed Idris al Senussit, që ishte, si e tregon emri i tij, i lidhur me Vëllazërinë Sufi Senussi, dikur një shoqatë tregtare dhe fisnore e fuqishme .

Kadafi, siç e kemi parë, vazhdon të ketë mbështetje të konsiderueshme popullore në Tripolitania në veriperëndim, një nga tre rajonet e mëdha (duke përfshirë Fezzan) që janë bashkuar vetëm në shtetin e Libisë nën kolonializmin modern italian.

Është krejtësisht e mundur që vendi të mund përsëri të ndahet për arsye që ka pak të bëjë me politikën dhe ideologjitë e shekullit të 21-të. Kjo mund të japë atë që mund të quhet një zgjidhje e natyrshme për problemin kombëtar, dhe duhet mbajtur në mend. Por këto nuk janë termat me të cilat politikanët modern të mendojnë.

-


William Pfaff është një kolumnist me qendër në Paris dhe autor, më së fundi, i "Ironia e Fatit të Qartë: Tragjedia e Politikës së Jashtme të Amerikës"/Skënder Buçpapaj

--

March 23, 2011

The Libyan Question: What Now?

By WILLIAM PFAFF | TRIBUNE MEDIA SERVICES

PARIS — George Kennan, the diplomat credited as the author of the Cold War "containment" policy, wrote in 1993 that real self-government was possible only when a nation’s people "understand what this means, want it, and [are] willing to sacrifice for it."

If they lack these qualities and become unstable states or trouble-making nations, the Western democratic countries are not, he wrote, "their keepers," but have a right to ask of such countries — "governed or misgoverned as habit or tradition will dictate" — that "their governing cliques observe, in their bilateral relations with the United States, and with the remainder of the world community, the minimum standards of civilized diplomatic intercourse." This is what Muammar al-Qaddafi has always rejected.

Kennan’s icy and isolationist doctrine was rarely practiced by Washington, since many such states also possess oil or other resources of strategic interest to the West. Also, the Cold War began a competition between the United States and Soviet Russia and China for the ideological allegiance of such countries which dominated international politics in the 1950s and 1960s.

After the Cold War ended, America rewrote that ideology into one that moved on from the Communist threat to the idea of promulgating democracy throughout the world in the belief that this could eventually put an end to global radicalism, terrorism and other international perversities. This new ideology was enthusiastically shared by neoconservatives and liberal internationalists alike because it made the United States actual or potential leader of the world, and justified intervention into the affairs of nearly everyone.

Or so it seemed, until very recently, when Americans discovered that it also dragged the United States into the revolutions and civil uprisings of the backward nations with whom we had involved ourselves and had made commitments to. This is the problem today, and it brings us to the thorny question of what to do about Libya.

President Obama has been prudent to keep the United States in the background of the conflict in Libya, allowing France and Nicolas Sarkozy to take the lead, together with Britain’s David Cameron and the European Union. What do they do now? Neither they nor Washington have a U.N. mandate to depose and arrest Qaddafi and seek his indictment by international courts. Nor do they have a mandate to overturn the existing government in Libya, install a new one, build democracy, etc.

I believe this Arab Awakening must be left to the Arabs themselves to complete, and for whose consequences they must take responsibility. This has nearly everywhere been a popular rising. Only Qaddafi, thus far, has thrown his army fully into battle to repress his opponents. The situation in Bahrain has seen at least a part of the Sunni-controlled army defect to the uprising, which could prove extremely important because of the sectarian aspect of the rebellion there, with a Sunni monarch and a largely Shiite population. There is the same sectarian division in the part of Saudi Arabia near Bahrain, and the Saudi government seems to be not disposed to compromise. But speculation about that is currently pointless.

Essential to remember is that many, if not most, of these insurrections have deeper roots than the simple tyrant-oppressing-his-subjects scenario that dominates international discussion. In Bahrain and part of Saudi Arabia, a Shiite-Sunni conflict exists — a divide which usually also is economic and class-related in character. This in turn creates links to Shiite Iran and to the politically crippled, and predominantly Shiite, Iraq that has resulted from the ignorant and lethal American invasion of that country. In Yemen, the poorest of these, traditional tribal and historical conflicts exist between north and south that at one point had Marxist complications. Before that, Yemen experienced an Egyptian effort to unify Yemen with Egypt under the aegis of Gamal Abdel Nasser’s "Arab Socialism." Now, an Al Qaeda faction is active in Yemen.

Libya’s traditional divisions also are regional and at the same time tribal. Eastern Libya, where the uprising is successful, is Cyrenaica, and the monarchy which Qaddafi overthrew in 1969, that of Muhammad Idris al Senussi, was, as his name indicates, connected with the Sufi Senussi Brotherhood, in the past a powerful commercial and trading tribal association.

Qaddafi, as we have seen, continues to evoke considerable popular support in Tripolitania in the northwest, one of the three major regions (including Fezzan) that were only put together into the state of Libya under modern Italian colonialism.

It is perfectly possible that the country may again divide for reasons having little to do with the politics and ideologies of the 21st century. That could provide what could be called a natural solution to the national problem, and might be kept in mind. But these are not terms in which modern politicians think.

William Pfaff is a Paris-based columnist and the author, most recently, of "The Irony of Manifest Destiny: The Tragedy of America's Foreign Policy."

(http://www.nytimes.com)

Përktheu Skënder Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN!24 MARSI 1999. KOSOVA NGA LIRIA DERI TE PAVARËSIANga BEQIR SINA, New York (03.24.2011)
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitareEMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-nNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.24.2011)
SHKOI PUTINI NË BELIGRADNga FRANK SHKRELI (03.23.2011)
NË KUJTIM TË 24 MARSIT 1999: PËR ÇKA U MUNDUAM ATËHERË DHE TASH?Nga CHRISTOPHER DELL, ambasador i SHBA në Kosovë (03.23.2011)
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.21.2011)
STRATEGJIA PËR DEMOKRACI NË LINDJEN E MESMENga ZALMAY KHALILZAD, Washington Post (03.20.2011)
ÇFARË DO TË BËHET PASTAJ NË AFRIKËN E VERIUT?Nga CATHERINE ASHTON, New York Times (03.19.2011)
RAMIZ ALIA NË MES VLERËSIMEVE DHE KRITIKAVE NDAJ ENVER HOXHËS DHE KOMUNIZMIT SHQIPTARCitime dhe komente rreth librit tw tij ‘Jeta ime’,(Kujtime)- Nga SKIFTER KËLLIÇI (03.18.2011)
AZEM HAJDARI, SIMBOL I RINISË DHE DEMOKRACISË SHQIPTARENga BUJAR LESKAJ (03.18.2011)
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRATNuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëseNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]