VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

100 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE DHE FJALA E PRESIDENTIT TOPI NË MBRËMJEN FESTIVE NË SHKODËR

Nga FRANK SHKRELI


E Shtunë, 03.26.2011, 11:20pm (GMT1)

Në Shqipëri dhe në Malësi të Madhe kanë filluar festimet në përkujtim të 100 Vjetorit të kryengritjes së Malësisë së Madhe. Kjo kryengritje e malësorëve kundër Perandorise Osmane, perveç se çoi në ngritjen e parë të flamurit kombëtar në tokën shqiptare ç'prej kohës së Gjergj Kastriotit, sipas historianëve ka një rëndësi të veçantë në lëvizjen e rilindjes kombëtare shqiptare, sepse veprimtaritë dhe luftërat e malësorëve tërhoqën, si asnjëherë më parë, vëmendjen e shteteve evropiane si edhe opinonit publik të kohës në Evropë, mbi ato që po ndodhnin në Shqipëri. Levizja e kryesuar nga prijsi i Malesise se Madhe Ded Gjon Luli dallohet nga te tjerat, pikerisht nga jehona qe lufta e malesoreve beri ane e mbane Evropes. Nje merite tjeter e kryengritjes se Malesise se Madhe eshte fakti se kejo levizje kishte qellime mbarekombetare, gje qe gjeti ndihmen dhe perkrahjen e Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit, te cilet me patriote te tjere te kohes, duke pare luften serioze te Malesoreve, shkuan ne Podgorice te Malit te Zi, ku perpiluan Memorandumin qe permbante nder te tjera kerkesat e Shqiptareve per nje Shqiperi me administrate dhe gjuhe e buxhet te vetin, e qe Shqiperia te drejtohej nga nje guvernator shqiptar e kerkesa te tjera.

Memorandumi, ne te vertete, ishte nje pasqyrim i kerkesave te gjithe shqiptareve. Kerkesat e Malesoreve te shfaqura ne Memorandum , i bene kryengritesit Malesore t'i paraqiteshin botes se atehershme si perfaqsues te aspiratave te mbare kombit shqiptar. Lufta per liri e Malesoreve, 100 vjete me pare, dhe ngritja e flamurit te Skenderbeut ne Deciq me 24 Mars, 1911, ishte symbol i vellazerimit te kombit shqiptar dhe tregoi se Shqiptaret kishin nje atdhe qe deshironte liri dhe drite per te dalur nga erresira shekullore e roberise osmane. Si rrjedhoje e ketyre ngjarjeve, gazetat ane mbane Evropes shkruanin per Shqiperine, jo me si nje fraze e zbrazet gjeografike, por per nje popull qe ishte ne prak te lirise dhe te clirimit nga zgjedha shekullore e pushtimit turk. Kryengritja e Malesorve, ne krye me Ded Gjo' Lulin frymezoi edhe kryengritjet e tjera ne Kosove dhe ane e mbane trojeve shqiptare, ose vilajeteve te asaj kohe, duke cuar me ne fund ne shpalljen e Pavaresise se Shqiperise me 28 nentor, 1912, fale sakrificave dhe derdhjes se gjakut te deshmsoreve si Ded Gjo Luli me Malesoret, te cilet luftuan dhe vdiqen per idealin e shenjte te te drejtave kombetare te shqiptareve.

Presidenti i Shqiperise, Zoti Bamir Topi, Topi me 24 Mars,mori pjese ne shenimin e pare festiv ne Shkoder, titulluar "Ku e muer emrin Malësia", me rastin e 100-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe

Në fjalën e tij të rastit, Kryetari i Shtetit shqiptar iu drejtua përfaqësuesve të Malësisë së Madhe duke thene:

"Është kënaqësi dhe privilegj të jem sonte me ju për të lartësuar së bashku kujtimin e një ngjarje, e cila ka ndryshuar përgjithmonë historinë tonë dhe kujtimin e atij burri, i cili e ideoi atë dhe pas shekujsh robërie, shpalosi flamurin e Kastriotit në tokën shqiptare. Nuk mund të ndahen, janë një binom nga ato që historia prodhon në orët e saj më të ndritura për një komb apo vend! Ju i dini! E kanë emrin: Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe Dedë Gjo Luli!

Malësorët e vitit 1911 dhe prijësi i tyre u bënë zëdhënësit e drejtëpërdrejtë të Rilindjes Kombëtare dhe platformës së tyre për liri. Në të njëjtën kohë, ata ishin vijues të traditës së tyre shekullore për rezistencë ndaj okupatorit! Kur ekzistenca e këtij kombi të lashtë ishte në rrezik nga pesha e pushtimit të gjatë dhe nga konjukturat politike të kohës, nën shembullin e heronjve antikë të kësaj toke, në skenën e përgjakshme të Ballkanit, në Malin Deçiç, ngjitet Dedë Gjo Luli si fuqi shpirtërore dhe ushtarake e një populli që do t'i thotë lamtumirë së keqes!

Me pushkën e qëndresës dhe me emblemën e identitetit shqiptar, me flamurin kuq e zi në dorë, ai do t'i përcillte botës mbarë kumtin e Skënderbeut se kjo tokë ka zot, se kjo tokë ka malësorë, shqiptarë dje dhe shqiptar sot, shqiptarë përgjithmonë!

Dedë Gjo Luli ngjitmas me fatin e Shqipërisë eci nëpër rrugë të vështira, rrugë që e çuan atë drejt Bratilës së Deçiçit, majë nga e cila shihej horizonti i Shqipërisë. Ajo ishte rruga e atdhedashurisë, rruga e cila e çoi drejt një vdekje prej martiri që pushtuesit ia kurdisën në vitin 1915, atëhere kur vendi përsëri ishte pranë greminës. Jam i bindur se një rrugë si ajo e Dedë Gjo Lulit fillon me jetën dhe mbaron me pavdeksinë.

Në panteonin e Atdheut, aty ku përjetësia dhe mirënjohja e brezave bëhen një, burrat e sojit të Dedë Gjo Lulit janë pushkë të ngrehuna të Shqipërisë siç do t'i quante Ismail Qemali asokohe, por edhe modele për çdo bir shqiptari! Rojtar i përjetshëm i fateve të Shqipërisë mbetet ai. Kryengritja që filloi më 24 Mars të vitit 1911, e ndezi flakë gjithë Shqipërinë, flakë që nuk u shua kurrë, kryengritje pas kryengritje deri në shpalljen e Pavarësisë me 28 nëntor 1912. Më lejoni të pohoj se shtizë e atij flamuri ishte Dedë Gjo Luli.

Të nderuar të pranishëm,

Shumë kryengritje kanë shenjuar jetën e Malësisë së Madhe, identitetin e saj dhe sigurisht të gjitha janë një kontribut i vyer në konsolidimin e Shqipërisë, por njëra prej tyre më shumë se çdo akt tjetër na rreshton përkrah atyre popujve që zgjodhën ta kundërshtojnë diktaturën komuniste, pavarësisht nga rrethanat e pafavorshme në të cilat u ndodhëm. Malësorët e Kelmendit dhe të gjithë Malësisë zgjodhën luftën në vend të nënshtrimit, ashtu siç këndohet në epet e tyre të vjetra, ashtu siç ua kishin lënë amanet të parët, ashtu siç ua lypte nderi dhe zakoni, sepse malësori në dijen time i është falur gjithmonë, Zotit dhe Shqipërisë, nderit dhe besës.

Të dashur miq,

Nuk është rastësi që shumë nga visaret tona kombëtare u endën në këto male dhe u bënë testamente të përjetshme kulture në Shkodrën historike. Eposi i Kreshnikëve, baladat, këngët, përrallat kombëtare, Kanuni i Maleve e shumëçka tjetër u mblodhën pikërisht edhe në krahinën e Malësisë së Madhe nga etërit françeskanë, të cilët në letërsinë e tyre ofruan malësorin dhe gjuhën e tij si model, sepse për ta gjuha do të thotë vazhdimësi, kulturë dhe rezistencë. Nga një traditë e tillë, natyrshëm, i imponohet kulturës kombëtare dhe sinkronizon me të emra të së djeshmes dhe të sotmes, intelektualë të rangut të parë si vëllezërit Mirash e Nikoll Ivanaj, artistë me rëndësi botërore si Luk Kaçaj dje, e Angjelin Prelocaj sot, tejet i famshëm në skenat botërore, shkrimtarë e memorialistë unikë si At Zef Pllumi, mit i disidencës antikomuniste, piktorë si Ismail Lulani që kanë përjetësuar në telajo historinë e këtij vendi, klerikë të zonës, që shfaqen si elitë e lidhur me banorët dhe gjeografinë e vendit, martirë të besimit dhe fjalës së lirë, që kanë ndërtuar kultin modern pozitiv dhe të pashkatërrueshëm të malësorit shqiptar!

Me këtë vetëdije, kam kënaqësinë dhe nderin sonte të rri, të takoj, të komunikoj dhe të dekoroj të tjerë bij të Malësisë së Madhe, të tjerë personalite, që me veprën dhe punën e tyre, i kanë bërë nder Shqipërisë brenda dhe jashtë saj. Prandaj, në cilësinë e Presidentit të Republikës i falenderoj ata nga zemra për kontributin e tyre të vyer kulturor dhe patriotik.

Dhe, së fundmi, përvjetori i njëqindtë i Kryengritjes, i paraprin përvjetorit të njëqindtë të Pavarësisë së vendit vitin që vjen, përvjetor aq themelues në jetën e kombit, që duhet të nxisë një katarsis të domosdoshëm patriotik për çdo shqiptar pa dallim moshe, krahine, bindje apo besimi, duke u ballafaquar me modelet e Deçiçit dhe të Pavarësisë!

I përjetshëm qoftë kujtimi i Dedë Gjo Lulit dhe i Kryengritjes së Malësisë! Rroftë Malësia e Madhe! Rroftë Shqipëria!"

Duke shprehur admirimin dhe respektin pwr kwte ngjarje tw madhe me rwndwsi te kombit shqiptar, Presidenti Topi nderoi njw numwr artistwsh nga Malwsia e Madhe e Kosova me medalje mirwnjohjeje pwr veprimatrinw e tyre artistsike.

--

Presidenti Topi përshëndet 100-Vjetorin e Kryengritjes se Malesise se Madhe

FRANK SHKRELI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.