E Djelë, 10.20.2019, 01:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

REGJIMI NË LIBI DUHET TË NDRYSHOJË

Nga senatorët XHON MEKEJN dhe XHOZEF LIBERMAN, Wall Street Journal


E Premte, 04.01.2011, 05:14pm (GMT+1)

01.04.2011



Presidenti Obama i shpalosi argumentet për intervenimin në Libi, ndërsa aksionet e Shteteve të Bashkuara atje meritojnë mbështetjen e të dyja palëve në Kongres.

Siç vërejti presidenti, dështimi i mosintervenimit ushtarak do të rezultonte me katastrofë humanitare dhe strategjike. Në saje të aksioneve tona, regjimi i Gadafit është penguar që brutalisht të shtypë opozitën e tij.

Presidenti gjithashtu ishte korrekt në përshkrimin e ngjarjeve në Libi, në kontekstin më të gjerë të zgjimeve demokratike në mbarë Lindjen e Mesme, që paraqet zhvillmin më të madh gjeopolitik që nga rënia e Murit të Berlinit.

Nëse Gadafi lejohet të mbetet në pushtet përmes dhunës, kjo do t’u dërgojë mesazhe diktatorëve në mbarë rajonin dhe më gjerë, se mënyra për t’iu përgjigjur kërkesave paqësore popullore është përmes shtypjes dhe kasaphanës, dhe se pjesa tjetër e botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, nuk do të dalë përpara.

Ajo që tash duhet, nuk është debati nëse administrata mund të kishte vepruar ndryshe, por një strategji, e cila do t’i identifikonte interesat kombëtare të Amerikës në Libi dhe mënyrat për t’i arritur ato.

Ashtu siç ka ripërsëritur me të drejtë edhe presidenti Obama, epilogu i suksesshëm në Libi kërkon largimin e Gadafit sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk është në interesin tonë që Libia të bëhet arenë e një krize të tejzgjatur, që do ta destabilizonte dhe do t’i vinte flakën rajonit.

Janë disa hapa që duhet ndërmarrë menjëherë për të ndaluar epilogun e tillë. Në ditët në vijim, duhet t’i zgjerojmë sulmet tona ajrore kundër forcave tokësore të Gadafit, që kërcënojnë civilët kudo që janë.

Duke bërë kështu, ne mund t’ia shtrojmë rrugën opozitës libiane që t’ia ndalë hovin ofenzivës së Gadafit dhe t’i vazhdojë përpjekjet për t’i dhënë fund sundimit të tij.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu duhet ta zgjerojnë angazhimin me opozitën e Libisë, të prirë nga Këshilli Kombëtar kalimtar, aktualisht i bazuar në Bengazi.

Ne e kemi inkurajuar administratën Obama që e shtoi mbështetjen retorike për opozitën, por shpresojmë të shohim më shumë shembuj të prekshëm në ditët që vijnë.

Në veçanti, ne dhe aleatët tanë duhet ta furnizojmë këshillin me pajisje komunikimi, mbështetje logjistike, stërvitje, inteligjencë taktike dhe armë të nevojshme, që ta konsolidojë pushtetin në territorin që e ka çliruar dhe të vazhdojë t’ia dobësojë pushtetin Gadafit.

Ne nuk duhet të dërgojmë forca në terren, sepse vetë libianët po luftojnë për lirinë e tyre. Por, ata kanë nevojë për ndihmën tonë të shpejtë që të korrin sukses. (v.p.)

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRJASHTIMI I DIASPORËS SHQIPTARE NGA REGJISTRIMI I POPULLSISË NË MAL TË ZI, AKT I PAPRANUESHËMNga XHELADIN ZENELI, ish deputet i Parlamentit të Malit të Zi (03.31.2011)
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME (03.30.2011)
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.30.2011)
PRESIDENTI OBAMA MBRON DHE JUSTIFIKON SULMIN USHTARAK KUNDËR LIBISËNga FRANK SHKRELI (03.29.2011)
ÇDO REVOLUCION ËSHTË KTHESË RRËNJËSORE NË MËNYRËN E TIJNga SIMON SEBAG MONTEFIORE, New York Times (03.29.2011)
DUKE SHPRESUAR PËR MANDELAT ARABËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (03.28.2011)
LETËR E HAPUR PËR Z. LUBONJA - "GREK APO SHQIPTAR"Nga PLEURAT REXHEPI, King's College London (03.27.2011)
100 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE DHE FJALA E PRESIDENTIT TOPI NË MBRËMJEN FESTIVE NË SHKODËRNga FRANK SHKRELI (03.26.2011)
AJO QË NE KËRKOJMË ËSHTË E ARSYESHME; QËLLIMI YNË ËSHTË I DREJTËNga KRESHNIK SPAHIU (03.26.2011)
PYETJA LIBIANE: ÇKA TASH?Nga WILLIAM PFAFF, International Herald Tribune (03.25.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]