VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
XHERALDINE FERRARO DHE ROLI I GRUAS NË JETËN POLITIKE DHE SHOQËRORE Nga FRANK SHKRELI E Djelë, 04.03.2011, 09:29am (GMT1)
Zonja Ferraro ishte nje pionere ne boten e politikes se meshkujve kur u emerua per nen-presidente e nje partie te madhe politike ne Amerike. Megjithse ajo humbi zgjedhjet ne vitin 1984, udheheqsit e vendit vleresuan arritjet e saje gjate viteve, si edhe figuren e saj frymezuese -- e cila nuk kishte frike te shfaqte mendimet e veta. "Amerika po ndryshonte gjate 1980-ave tha Uollter Mondeil, pasi kultura e vendit tone ishte mjaft kufizuese per femerat, bile edhe per femerat me talent te shquar." Zoti Mondale tha se Zonja Ferraro "do te mbahet mend si pionere e vendosur e (te drejtave te grave) e cila luftoi qe Amerika tu hapte dyerte te gjithe amerikaneve, duke perfshire edhe femerat". Nga te gjithe qe e njihnin, ajo konsiderohej si lidere dhe si luftetare per drejtesi dhe si perkrahese e pa lodhur e atyre qe shoqeria i ka lene pas dore. Presidenti Obama, nder te tjere, e vlerësoi Zonjen Ferraro si "nismëtare që kapërceu pengesat për gratë dhe amerikanët e të gjitha origjinave". Governatori i Nju Jorkut, Zoti Andru Kuomo e cilesoi Zonjen Ferraro si nje shembull, jo vetem per grate ne Amerike, por per te gjitha femerat ane e mbane botes. Zonja Ferraro besonte se te drejtat e grave, sidomos te drejtat e tyre politike kudo ne bote, jane pjese e pa ndare e kerkesave te popujve per drejtesi shoqerore dhe demokraci. Kete jave, nje grup senatoresh amerikane -- demokrate dhe republikane-- jane bashkuar duke paraqitur nje resolute ne Senatin amerikan, ne perpjekje per te siguruar qe te drejtat e grave te mos harrohen ndersa vazhdon vala e revolucioneveper te rrexuar diktaturat ne boten arabe. 16 senatoret amerikane, ne rezoluten qe paraqiten, bejne thirrje per te njohur rendesine e te drejtave te grave si dhe te pjesemarrjes se tyre ne politike, nderkohe qe po formohen qeveri te reja ne ate rajon. Sipas nje raporti te organizates se te drejtave te njeriut, "Human Rights Watch" miliona grave ane e mbane botes u mohohen te drejtat baze te njeriut, vetem e vetem se jane femera. Sipas Human Rights Watch, realizimi i te drejtave te grave kudo ne bote eshte nje lufte globale e bazuar ne te drejtat universale te njeriut. Ne raport behet thirrje per bashkim dhe solidarizim, per tu dhene fund traditave , praktikave dhe ligjeve qe jane kethyer ne institucione kunder te drejtes se pjesmarrjes se grave ne aktivitetet shoqerore, duke perfshire edhe politiken Edhe bota shqiptare ka nevoje te luftoje per te zhdukur pa-drejtesite ndaj femerave shqiptare dhe mos barazite e tyre me meshkujte ne te gjitha fushat, duke perfshire edhe poltiiken. Sipas Human Rights Watch,nuk ka asnje justifikim,qekudo ne bote, per arsye kulturore,fetare apo ligjore te diskriminohen grate duke i ndaluar ato nga pjesemarrja politike ne jeten dhe procesin politik te nje vendi. Ishte shqetsues nje raport i diteve te fundit i Zerit te Amerikes nga Shkodra, ne te cilin thuhej se per zgjedhjet e ardheshme vendore te 8 Majit, "asnjë prej (me shume se 30) subjekteve politike, të regjistruara për këto zgjedhje në Qarkun e Shkodrës dhe atë të Lezhës, nuk kanë respektuar detyrimin ligjor që në listat e kandidatëve të tyre 30 përqind të jenë femra".
FRANK SHKRELI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |