E Premte, 03.29.2024, 12:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

50 VJET MË PARË, ENVER HOXHA NË TAKIMIN E STAFETËS MIDIS TË RINJVE DHE TË VJETËRVE

Nga SKIFTER KËLLIÇI


E Hënë, 04.04.2011, 10:08am (GMT+1)

Më 11 korrik të këtij viti mbushen 50 vjet nga një ngjarje shumë përcaktuese në jetënw letrare të Shqipërisë. Enver Hoxha atw ditë, megjithëse nuk e kishte planifikuar, mori pjesë në një takim me inteligjencën e Tiraës, ku u diskutuan edhe preobleme te poezisë shqiptare të pas luftës dhe rrugëve të zhvillimit të saj.

Rreth këtij takimi ka shkruar shumë historiografia e Shqipërisë, këtu po e japim nga një kënvdështrim tjetër i sotëm. Voal-online po boton një artikull të gjatë të shkrimtarit dhe publicistit Skifter Këlliçi:

(Copëza ngjarjesh nga një mbledhje historike, më 11 korrik 1961)

Nga postulatet e "famshme" tw diktatorit

"Populli wshte lidhur me Partinw si mishi me thoin","C'thotw populli bwn Partia"....

Sa here i kemi degjuar keto shprehje hipokrite nga goja e vetw Enver Hoxhws.Po tw kishte qenw ende gjallw,tw paktwn deri nw dhjetor tw vitit 1990, do ta kuptonte se sa mashtrimtare dhe tw neveritshme ishin kwto shprehje,kur tw shihte se si u shwmbwn shtatoret e tij, kudo qw ndodheshin,sidomos nw Tiranw mw 20 shkurt te viti 1991 dhe se si u fshinw menjwherw nga kujtesa e popullit.

Por Enver Hoxha pwrdorte po kaq hipokrizisht edhe njw shprehje tjetwr:"Tw qwndrojmw gju mw gju me popullin".Dhe c'wshtw e vwrteta,kudo qw shkonte nw vizita,nw qytete fshatra,qendra pune e prodhimi, ai dwshmonte se "qwndronte pranw popullit".

Takohej, kuvendonte,qante hallin me fshatwrw dhe punwtorw,ndonwse jeta e tyre bwhej gjithnjw dhe mw e rwndw nwn trysninw e ashpwr tw diktaturws sw ushtruar prej tij.

Por Enver Hoxha takohej edhe me intelektualwt,shkrimtarwt,artistwt...Kjo ndodhte kur shkonte pwr tw parw edhe shfaqje artistike,ndonwse nw dy prej tyre, mw 1964 nw Korcw dhe mw 1979 nw Tiranw, me tw parw dramat "Rrethimi i bardhw dhe "Njollat e murrme" pwrkatwssiht tw shkrimtarwve,Naum Prifti dhe Minush Jero, i kritikoi ato dhe urdhwroi qw tw mos shfaqeshinmw mw pwr gabime ideore,megjithwse tw dytwn e kishte parw dhe madje me dorwn e tij i kishte dhwnw Teatrit tw Korcws "Flamurin e Festivalit tw Teatrove Profesioniste" bash Mehmet Shehu,ish-kryeministri,tw cilin vite mw pas do ta shpallte armik dhe... poliagjent.

Enver Hoxha takohej me shkrimtarwt dhe artistwt edhe nw kongreset e tyre.Kwshtu ka ndodhur nw Kongresin e Parw, mw 1954, tw Dytin, mw 1979 dhe nw Kongresin e Tretw, ,mw 1983.

Nw Kogresin e Parw,-tregon shkrimtari ynw i njohur,Naum Prifti,-ai ishte ulur krahas byroistwve tw tjerw nw radhwn e parw.Pastaj se kush erdhi e coc i tha nw vesh njerit prej tyre,Pastaj ai ia pwrcilli atw fjalw tjetrit qw ishte nw krah dhe kwshtu fjala erdhi deri te veshwt e diktatorit.Ai menjwherw brofi nga karrikja ku ishte ulur bukur mirw dhe doli nga salla, i ndjekur zdruq-zdruq nga byroistetw e tjetw.Mw pas mwsuam a se ata ishin larguar pwr njw mbledhje tw rrufeshme nwn kryesinw e tij, sepse sapo ishin njoftuar se Panajot Plaku,ushtarak i lartw dhe anwtar i Komitetit Qendror, ishte arratisur nw Jugosllavi e doemos kjo gjwmw e papritur kishte shumw mw tepwr rwndwsi se Kongresi ...

Nw dy kongreset e fundit kam qwnw i pranishwm edhe unw si shkrimtar.Mw 1979 mori pjesw nw dy seanca dhe qwndronte nw presidium pranw Dhimitwr Shuteriqit, atwherw kryetar i Lidhjes sw Shkrimtarwve dhe Artistwve tw Shqipwrisw.I ulur pranw shkrimtarwve Fatos Arapi dhe Agim Cerga,e kam parw qw shkwmbente biseda tw ngrohta me tw.C'wshw e verteta,u shfaq nw nw nga pushimet midis seancaveedhe nw hollin e e selisw sw Kuvendt Popullor,ku zhvillohej ky kongres dhe bwri dhe bwri foto me twrw shkrimtarwt dhe artistwt qw ndodheshin nw sallw.

Nw Kongresin III tw LSHA-sw, mw 1983 ai mori pjesw vetwm ne seancwn plenare, i shoqwruar nga Ramiz Alia.Ndodhesha diku nw njw ndwnjwse nga ana e djathtw e sallws dhe e pashw nga afwr nw lozhwn ku u ul.E vwrteta wshtw se dukej thuajse fikur.Shihja tiparet e fytyrs sw tij tw mplakur,faqet pakwz tw kuqe, sic dukej tw ritushuara,sytw qw thuajsw nuk lwviznin fare dhe dorwn qw e tundte me shumw vwshtirwsi,kur na pwrshwndeti.Pikwrisht pas dy vitesh ai do tw fikej pwrfundimisht.

Por, sidoqoftw, erdhi.Ishte njw nga daljet e tij tw fundit nw publik,ndonwse kwtw radhw pa qwndruar as edhe njw grimw "gju mw gju me popullin".

Por njw nga takimet, ku ai vwrtet ka qwndruar gju mw gju me krijuesit,me tw cilwt ka diskutuar edhe gjallwrisht, ka qwnw ai i 11 korrikut tw vitit 1961.Dhe, sic do tw shohim mw poshtw, jo rastwsisht.

Takimi

.

Nga një anë Llazar Siliqi, Kolë Jakova, Andrea Varfi, Aleks Caci, Luan Qafëzezi...nga ana tjetër Ismail Kadare, Fatos Arapi, Dritëro Agolli, Dhori Qiriazi...

Janë dy grupime poetësh, të ndryshëm, jo vetëm nga mosha, por edhe nga mendësia poetike,stili, konceptimi.Ja përse midis tyre ka nisur një luftë e pashpallur,që është shndërruar në një debat të hapur në shtyp, shprehur kryesisht me krijime poetike, që përjshtojnë njera-tjetrën.Vringëllimat e shpatave gjatë këtij dueli dëgjohen deri lart në kupolën e kuqe, deri te vetë Enver Hoxha.

Në sallën qendrore të UT organizohet, pra kjo mbledhje e gjerë me intelektualët.Qëllimi i saj:"Diskutimi rreth vendimit të KQ të PPSH-së "Mbi letërsinë dhe artet"(7 qershor 1961).Referatin kryesor e mban Ramiz Alia,sekretari i KQ për ideologjinë.Në këtë mes nuk ka asgjë të befasishme, sepse deri atëherë Ramiz Alia,ashtu si Enver Hoxha, është takuar jo rrallë me shkrimtarë me intelektualw,poetë e skrimtarw dhe po takohet sërishmi.Por kwtw radhw ky referat wshtw vetwm ballorja e kwtij takimi, ku nuk u diskutua me intelektualwt,sepse pas referatit,takimi u shndwrrua nw njw debat tw ndezur vetwm midis poetwve tw vjetwr dhe poetwve tw rinj.

Pa pritur, disa caste para fillimit të mbledhjes, në sallë futet Enver Hoxha, duke lënë të shtangur jo vetëm pjesëmarrësit,por edhe vetë drejtuesit e mbledhjes.

Nuk është lajmëruar se kreu i Partisë do të marrë pjesë në këtë mbledhje, ndryshe do të ishin marrë masa të rrepta nga Sigurimi i Shtetit.,qw nw fakt u shfaq menjwherw ne mjediset rreth sallws.

Ka një arsye.Diktatori do që të shohë nga afër dhe të dëgjojë se c'do të thonë pikwrisht poetët e vjetër e si do t'u përgjigjen poetët e rinj.

Duke kthyer vështrimin në traditën e poezisë sonë

Poezia e re e realizmit socialist,ashtu si tërë letërsia shqipe ndikuar nga letërsia dhe arti sovjetik,lindi qysh në vitet e e luftës kundër pushtuesve nazifashistë, që solli pastaj vendosjen regjimit tiranik komunist.Sidoqoftë, vazhduan të botoheshin poetët e mëdhenj të Rilindje Kombëtare- Naim Frashëri, Ndre Mjeda,Fan Noli,Cajupi,...Migjeni...por u sulmua ashpër Fishta, si poet antikombëtar dhe u harrua Poradeci e poetë të tjerë.

Poetët më në zë u bënë pikërisht ata që përmendëm në hyrje të këtij cikli. Një pjesë prej tyre kishin nisur të shkruanin edhe gjatë viteve te regjimit zogist.Kishin mbaruar jo vetëm shkollën e mesme, ku kishin studiuar gjuhë të huaja që u kishin dhënë mundësi të njihnin në origjinal vepra të shquara të poetëvë më të mëdhenj të huaj, por edhe kishin vazhduar shkolla të larta të të përfunduara, ose të lëna përgjysmë, pë t'u kthyer në atdhe për t'u hedhur në radhët e Luftës antifashiste.Dhe në radhët partizane vazhduan krijimtarinë letrare, kryesisht në poezi e më pas disa prej tyre studiuan për letërsi në vendet socialiste.

E verteta është se, me gjithë traditën jo të vogël në fushën e poezisë, sidomos me veprat e Nolit, Poradecit e Migjenit, veprat e tyre, të ndikuara dhe nga dogmatizmi i poezise sovjetike, me përjashtime të vogla, nuk arritën ndonjë nivel të lartë.

Këtë e vë në dukje, vec të tjerëve, edhe studiuesi kanadezo-gjerman, Robert Elsi, në veprën e tij "Histori e letërsisë shqipe", ku thekson:"Pjesa më e madhe e shkrimeve me shumicë ne vitet pesëdhjetë e në fillim të viteve gjashtëdhjetë, dëshmuan shterpësi dhe mjaft konformizëm në cdo kuptim.(Vepër e cituar,faqe 383, botim në shqip, Pejë 1997).

Në veprat poetike të poetëve të mësipërm,himnizoheshin lufta heroike e popullit tonë kundër pushtuesit të huaj dhe... sukseset e mëdha që po arrinte Shqipëria e re socialiste nën udhëheqjen e Partisë së Punës,me Enver Hoxhën në krye.

Mirëpo, e ndrydhur në kanunet e realizmit socialist,ajo në më të shumtën e rasteve mbeti një poezi e sipërfaqshme,pllakateske, dhe nuk qe në gjendje të vazhdonte traditën e poezisë shqipe të Paraclirimit.

""Tematika e krijimeve tw kwsaj periudhe,-vijon Elsi,- pwrswritej rreth njw qarku tw caktuar, kurse lexuesi ushqehej vazhdimisht me tekste tw thjeshtwzuara e pa ndonjw kujdes tw vecantw pwr elementet themelore tw stilit...Edukimi politik i masave dhe ushqimi i tyre me ndjenjwn kombwtare quheshin mw tw rwdwsishme se vlerat estetike.Ky qendrim synonte tw thellonte frymwn revolcionare dhe tw forconte bindjet socialiste tw "njeriut tw ri",(po aty).

Bëjnë përjashtim disa nga vjershat e Lame Kodrës,(pseudonimi i Sejfulla Malëshovës), të nxjerra nga vëllimi "Vjersha", që mbeten të freskëta edhe sot, duke na kujtuar motivet noliane, nga tw cilat edhe ishte ndikuar, poema "Prishtina" e Llazar Siliqit,"Kënga e partizanit Benko", e Fatmir Gjatës, etj.

Mirëpo Malëshova që premtonte në fushën e poezisë,u sulmua për gabime të rënda ideore nga diktatori Hoxha dhe bashkë me zhdukjen e tij fizike erdhi edhe zhdukja e tij si krijues.

Dhe ja, nga fundi i viteve 50-të dhe fillimi i viteve 60-të,në shtypin letrar u dukën emrat e poetëve të rinj,Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Dhori Qiriazi,Vehbi Skënderi....Ata nuk u shfaqën të drojtur, por me zë të plotë e të tingëllueshëm, që u pa qysh në vëllimet e tyre, edhe sot me vlera të dukshme,"Shekulli im", "Hapat e mia në asfalt","Shtigje poetike", "Balada intime".

Kwtw edwshmom pwrswri studiuesi, kanadez Robert Elsi,icili nw veprwn e mwsiprme nwnvizon:"Ishte brezi i dytw i shkrimtarwve tw Shqipwrisw sw Pasluftws ai qw erdhi pwrherw e mw tepwr duke kuptuar se bindjet politike, edhepse tw rwndwsishme nw kontekstin e shoqwrisw shqiptare tw periudhws,nuk mjaftonin pw tw qenw kriter i meritave artistike",(faqe 383).

Pikërisht këto vëllime poetike, e sidomos tri të parat, u përpinë nga lexuesit, vecanërisht, lexuesit e rinj, sepse sillnin nota të reja, të freskëta e, mbi të gjitha,me nivel të lart artistik, qoftë nga forma, mjetet artistike, ashtu dhe nga fjalori poetik.

Në veprën e tij "Alternativa letrare shqiptare",botuar në Shkup më 1995,poeti dhe studiuesi kosovar, Agim Vinca, sendërton mjaft qartë idetë e mësipërme, duke na dhënë konkretisht dallimin rrënjësor të nivelit artistik të poetëvë të vjetër, krahasuar me poetët e rinj, emrat e të cilvë i cituam më sipër.Kështu, për shembull, ai ndalet te poema "Miku" e Llazar Siliqit,(1951),dhe përmend prej saj këto vargje:

"Me makina punt' e randa ,

ata bajnë, si vllazën rrojnë,

bashkë gëzojnë,

si asht ma mirë jetën e cojnë".

Këtyre vargjeve studiuesi në fjalë u kundërvë një fragment nga "Poema e maleve", ku autori i saj, poeti i ri Dritëro Agolli,shkruan :

"Unë e di, fisi im, ti ende jeton vështirë,

fëmijët e tu brekushe me arna mbajnë,

dhe cokollata një herë në muaj hanë a s'hanë".

("Vitet 60-të dhe beteja për novatorizëm", faqe 50 e veprës së mësipërme.)

Sic shihet, Dritëro Agolli, jo vetëm nuk e lustron realitetin,si në vargjet e Llazar Siliqit, që kanë , vec të tjerash edhe fjalor të varfër poetik,por e pasqyron atë në mënyrë më bindëse e, natyrisht,edhe më me emocion.

E, meqë po ndalemi te fjalori poetik,duhet të vemë në dukje se poezia e deriatëhershme, duke synuar të jepte madhështinë e epokës,e paraqiste atë me epitete tashmë të vjetwruara si vigan,trim,sypatrembur,zanë, shtojzavalle...

Poetët e rinj Kadare, Agolli, Arapi,që vinin nga studimet universitare në vendet e Lindjes,duke u njohur me poezinë klasike të Pushkinit,Lermontovit, a të poetëve bashkëkohorë, Majakovski,Esenini...,si dhe poetëve perendimorë, të përkthyr në rusisht, e mbi të gjitha, duke qenë të talentuar,sillnin një mënyrë të re konceptimi në krijimet poetike, krejt e ndryshme deri atëherë në poezinë tonë.

Tw jem i sinqertw,deri nw vitiin 1960, ndonwse kisha mbaruar studimet pwr gjuhw-letwrsi nw UT,i dhwnw mw shumw pas rubrikave artistike dhe sportive qw mbuloja nw Radio Tirana, ku kisha nisur tw punoja, ndiqja kryesisht shtypin sovjetik dhe lexoja mw shumw letwrsi tw huaj nw gjuhwn ruse.Lwtwrsisw shqiptare dhe, pwr mw tepwr, poezisw sw saj nuk i kushtoja vemendje.Por ja qw poezitw e Kadaresw tw botuara atw vit nw vwllimin "Shekulli im",qw tingwllonin krejt ndryshe nw formw dhe pwrmbajtje nga poezitw tw deriathershme tw poetwve tw tjere shqiptarw, mw bwnw shumw pwrshtypje Dhe jo vetwm mua.Ishte njw brez i twrw bashkwmoshatarwsh tw mi,(unw isha atwherw vetwm 22 vjec), qw u rrrwmbyem nga kwto poezi e mw pas tw poetwve tw tjetrw, midis tw cilwve tw Fatos Arapit.

Nuk kishte si tw ndodhte tjetwrsoj,kur Kadareja në poemën e tij "Endërr industriale",qytetin e ri që po ndërtohet e përshkruan në këtë mënyrë:

"Ky qytet do të veshë kombinezonin proletar,

s' do të gogësijë duke pirë caj,

i futur në pizhame."

Duke shkruar për dashurinë, ai shprehet kështu:

"Do të kujtoj

mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,

dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim,

si dëborë e pashkundshme...".

Po të njejtat ngjyrime gjejmë edhe në poezinë erotike të Fatos Arapit , i cili shkruan:

"Miliona dashuri u nisën në takime,

Po ecin përmbi taka të holla, të shpejta.

Dëgjoni trokëllimën e rrëmbyer të tyre,

Nën trokëllimën ritmike të këmbëve të lehta,

Me gëzim të kthjellët, drejt dashurisë rend jeta..."

Pikërisht kjo mënyrë e re, ky stil poetik që befasoi lexuesit në fillim të viteve 60-të , nuk u pëlqeu poetëve të brezit të vjetër, të cilët shihnin në këto dukuri, shkarje të dukshme nga traditat e poezisë shqiptare të deriathershme.

Kurse në të vërtetë duhet të themi se në këtë rast kemi të bëjmë me vazhdimin e traditave më të mira të të poezisë shqipe, duke filluar nga Noli,Poradeci e sidomos Migjeni.

Eshtë pikërisht kjo arsyeja që e shtynte aso kohe kritikun dhe poetin Drago Siliqi të botonte në fillim të vitit 1960 një artikull me interes " Në kërkim të së resë",ku ai, duke trajtuar probleme të poezisë bashkëkohore, shkruante:

"Formën në poezi e përbën, në radhë të parë,i gjithë sistemi i sintezës figurative që përdor poeti për të përgjithësuar tiparet kryesore të fenomenit që pasqyron.Forma,pra, me fjalë të tjera, është mënyra e të shprehurit të përmbajtjes dhe këto dy nocione gjenden gjithmonë të gërsheturara me njera-tjetrën .Në nocionin e formës hyjnë pastaj edhe gjuha,ritmi,rima,dhe vecoritë tjera stilistike të poetit."

Ky pohim i drejtorit të Shtwpisë Botuese "Naim Frashëri" në atë kohë ishte dhe një afirmim i rrugës që po ndiqnin poetët poetët Kadare, Agolli,Arapi dhe disa të tjerë,dhe, ndonëse jo hapur,një kundërvënie ndaj poetëve të vjetër,të cilët nuk pajtoheshin me këto kahje të reja të poezisë sonë..

Pikërisht në këto rrethana zhvillohej edhe takimi i 11 korrikut të vitit 1961.Kishte ardhur koha e një ballafaqimi të madh midis poetëvë të vjetër dhe poetëvë te rinj.

Tani mbi ta si gjyqtar vihej Partia.Ajo dërgonte atje shefin e ideologjisë në Komitetin Qendror, Ramiz Alinë.E nuk mjaftonte kjo, por në atë sallë ku do të bëhej ky takim, shfaqej si papritur e pakujtuar edhe vetë Enver Hoxha.

Sulmi i poetëvë të vjetër

Varfi,Siliqi,Qafëzezi

Si prolog i takimit ishte "Diskutim rreth vendimit të KQ të PPSH-së. mbi letërsinë dhe artet",( 7 qershor 1961), botuar në shtypin tonë.Në këtë diskutim, midis të tjerash shkruhej:"Trajtimi i heronjve pozitivë...shkrimtarët të rrrojnë sa më afër me popullin..Për këtë qëllim të përdoren sa m gjerë e me vend lejet krijuese, të shftytëzohe koha e punës fizike...pjesëmarrja në ekipet me afat të gjatë, bashkëpunimi me organet e shtypit...është e domosdoshme të shumëfishohen përpjekjet e vetë shkrimtarëve dhe artistëve që të lidhem sa më ngushtë me popullin...të shkrihen me jetën e popullit".

Këto ishin pak a shumë disa nga tezat kryesore që pëmend Fatos Arapi në librin e tij me mjaft interes, "Kujtohem që jam,(faqe 63, 1997), të cilit do t'i referohemi disa herë gjatë këtij cikli.

Takimi i 11 korrikut të vitit 1961 u hap me referatin e Ramiz Alisë ,sekretar i KQ të PPSH-së.Duke ritrajtuar tezat e mësipërme , ai u ndal në dukuritë e reja që viheshin re në poezinë shqiptare."Theksi i referatit, -nenvizon Fatos Arapi në librin e tij,godiste më tepërtë rinjtë".(faqe 71).

Dhe kur pas këtij referati nisën diskutimet, të parët që e morën fjalën qenë përfaqësuesit më në zë të poetëvë të vjetër, midis të cilëvë edhe komunistë.Kishin marrë edhe më shumë zemër, sepse referati në fjalë u hapte shtigje te reja .Kurse për poetët e rinj krijohej një atmosferë e rëndë , aq më tepër kur në sallë ndodhej vëte Enver Hoxha dhe shumica e anëtarëve të Byrosë Politike të KQ.

Gjjithnjë duke u mbështetur të veprën e Fatos Arapit, "Kur kujtohem që jam",po paraqes disa fragmente nga diskutimet.

Andrea Varfi:"

Të jesh artist i realizmit socialist,dhe të ndjekësh në të njejtën kohë novatorizmin për hir të novatorizmit, është krejt pa kuptim dhe punë e dështuar që në fillim...

Cilësia dhe vetëm cilësia artistike të bën novator dhe original dhe aspak akrobacitë dhe majmunizimet e të huajve.Futuristët, me shokë,deshën të varrosnin cdo gjë të trashëgimit kultural dhe artistik të së kaluarës.Edhe sot,izmat e ndryshme që pjell borgjezia imperialiste në kalbëzim, nuk lë gur pa luajtur në kët drejtim..."

Sic shihet, diskutimi mbarte nota shumë të ashpra dhe kuptohet mirëfilli se i drejtohej vetëm poetëvë të rinj, që me prirjet e tyre, sipas Varfit, po vazhdonin madje edhe rrugën e futuristëve.

Llazar Siliqi:

"Unë jam i mendimit se ne e kemi një letërsi dhe art novator dhe nuk ka mbetë puna që atë ta fillojmë me e krijue sot, pa mohue përpjekjet e matejshme që ne të gjithë duhet të bajmë për ta cue edhe ma përpara letërsinë dhe artin tonë novator...

Karakteri novator kuptohet disa herë, nga njena, anë si ndryshim, ose ma saktë si thyemje e formës dhe, nga ana tjetër,novatorizmi dhe fryma e kohës kontestohet atje ku ka fjalë të reja si asfalt,najlon dhe tematikë ndërkombëtare.Mendoj se edhe kërkimi i tepruem i figurave dhe ngarkimi me figura , kur kjo shndërrohet në një kërkesë të domosdoshme për cdo varg,mund të cojë në rrugë jo të drejtë si dhe mund ta bajë të vështirë kuptimin e njërshëm nga lexuesi".

Por shumë më i ashpër qe në diskutimin e tij poeti Luan Qafëzezi, i cili, ndër të tjera theksoi:

"Në vitet 1960-61,vargjet e lira filluan të duken përsëri në shtypin tonë të përditshëm dhë periodik, por këtë herë me një formë të re, më me pretendime , duke dashur të thyejnë të gjitha normat tradicionale të metrikës sonë nën preteksin e një farë " novatorizmi"...

Përdorimi i vargjeve të lira nga disa poetë nuk duhet shikuar si një ceshtje thjeshtësisht formale, si një cështje teknike dhe pa rëndësi.Përkundrazi,kur përdoret pa kriter , duhet parë si fenomen negativ dhe, në qoftës e nuk frenohet me kohë,mund t'i sjellë dëme poezisë sonë.Edhe disa dëme ia ka sjellë që tani.Ne prapa këtij "modernizimi"shikojmë një një goditje që i bëhet esencës kombëtare të poezisë sonë.Thjesht, në këtë lloj poezie gjen mjegullime,paqartësira,përcartje dhe figura ekstravagante.Tema e saj kryesore është tema ndërkombëtare,shekulli i 20-të,kozmosi e të tjera, duke u larguar kështu nga jeta shqiptare e përdidtshme, nga problemet që preokupojnë Partinë në mënyrë direkte.(F.Arapi,vepër e cituar , faqe 73-74-75).

Pa qenë nevoja të zgjatemi, shihet qartë se diskutimet e poetëvë të mësipërm qenë tendencioze, madje edhe tw mveshura me një farë ligësie.Me një fjalë, ata mohonin tërëesisht poezinë e kolegëve të tyre të rinj.Për më tepër, këtë e bënin para vetë Enver Hoxhës, të bindur që ai do t'u jepte plotësisht të drejtë.

Tani e kishin radhën poetët e rinj.Duhej tëjo vetëm të mbroheshin, por edhe të kundërsulmonin, sepse, në fakt, mbrojtja më e mirë në të tilla raste, është sulmi.Ishte e rrezikshme,por edhe e domosdoshme.

Dhe kështu ndodhi...

Flasin Kadare, Arapi, mungon Agolli

"Seanca e paraditës mbaroi.Salla u boshatis dhe unë po rrija i vetëm dhe i dëshpëruar ende në karrige.Parandieva rrezikun që u kërcënohej të rinjve.Andrea,Llazari,Luani kishin thënë aq, por ishte e natyrshme që nenteksti dhe cfarë lexohej midis radhëve të shkruara, ishte akoma shumë i rëndë."

Kështu shkruan Fatos Arapi në librin e tij "Kur kujtohem që jam"(faqe 75). Më tutje vazhdon::

"E mori dreqi këtë punë",-mallkova veten nëpwr dhëmbë dhe u cova të dal jashtë.Në krye të sallës bisedonin midis tyre më zë të ulët Nexhmia Hoxha dhe Fiqrete Shehu...Ateherë Nexhmia më tha:"A do të diskutosh,Fatos?" "Jo,-iu përgjigja i dëshpëruar." "Pse?-pyeti Nexhmia.-Partia ka nevojë të dëgjojë fjalën tuaj"(Kështu tha"tuaj",që nënkuptonte:"Partia ka nevojë të dëgjojë fjalën e të rinjve"),(faqe 76).

Më pas Arapi rrëfen se si u takua me Ismail Kadarenë dhe Dhori Qiriazin dhe se si duke ngrënë drekë në një restorant të Tiranës,vendosën që dy të parët të diskutonin në seancën e pasdites të kësaj mbledhjeje, që ishte edhe seanca e fundit.Fatos Arapi,kujton se Agolli nuk ishte në mbledhje.Flitej se kishte shkuar në Durrës.Megjithatë, sic do ta shohim,do të thoshte fjalën e tij në artikullin "Traditë, natyrisht,por jo shtampë",(Drita",27 gusht 1961).

Po rendis më poshtë disa fragmemte nga diskutimet e poetëvë në fjalë , që, ndonëse të rinj në moshë, ditën, jo vetëm të mbronin veten, por të hidhnin poshtë me argumente të matura dhe të zgjuara akuzat pa vend të poetëve të brezit të vjetër.

Ismail Kadare:

"Problemi i ngritur kohët e fundit në diskutime dhe në faqet e gazetës "Drita",në esencë të tij është problem fiktiv, i fryrë me qëllim nga disa njerëz.Bile,me sa duket, këta njerëz nuk e kanë hallin te vargjet e lira,por te poezia e disa poetëve të rinj, të cilën poezi nuk e pranojnë dhe duan ta hedhin poshtë në cdo mënyrë...Vargu i lirë lidhet pa tjetër te ne nga disa me emri e modernizmit .Po sikur të ngriheshim e të thoshim,po të të niseshim nga poezia formaliste,se vargjet më të rregullt kanë qenë të lidhur më monarkitë dhe kanë lulëzuar me tërë akademizmin e tyre,sidomos pranë oborreve mbretërore?Këto përfundime,kur nisesh nga formalizmi,të cojmë në qorrsokak...

Unë mendoj se në kohën tonë nuk është bërë te ne asnjë shpikje forme.Te ne permbajtja e re ka sjellë gjetjen e disa mënyrave të reja shprehjeje., disa herë me sukses e disa herë pas sukses.Asgjë tragjike nuk ka ndodhur, asnjë traditë s'është mohuar,asnjë klasik s'është përbuzur.

Në qoftë se arti është i vërtetë, ai do të ketë pa tjetër të renë , novatoren.Novatorja mund të jetë edhe brenda strofave të rregullta,ashtu sic mund të jetë konseravatorja në mes të vargjevetë lira."(Revista "Nëntori",11,1961).

Fatos Arapi në diskutimin e tij shkoi ,sic do të shohim edhe më tutje duke zbuluar se te poetët e vjetër fshihej synimi që t'i zhvendosnin poetët e rinj gati në opozitë:

"Shpesh herë na qortojnë se gjoja jemi mosmirënjohës, nëncmojmë gjithcka që është krijuar te ne dhe në mënyrë të vecantë gjithcka që është krijuar te ne pas Clirimit e këndej.Akuza, sic shihet, është e rëndë.Ta themi hapur, ajo i nxjerr poetët e rinj në pozita antimarksiste.

Në qoftë se se dikush kë bërë traditë të tij "personale" të shkruajë vjersha të dobëta, dhe këtë traditë kërkon të na e shesë si traditë kombëtare, këtë ne nuk e pranojmë kurrë.Tjetër punë pastaj në qoftë se mendon që respekti kundrejt tij tregohet duke shkruar vjersha edhe më të dobëta...Por mua më duket se problemi i vargut të lirë nuk ngrihet drejt...lihet përshtypja sikur është ky varg i lirë që i ndan tradicionalistët nga jo tradicionalistët,klasikët nga jo klasikët, të ashtuquajturit modernë...

Nuk e ka fajin vargu.Dhe nëqoftëse dikush, duke bërë poezi të këqia ka diskretdituar veten e tij,ai nuk ka diskredituar tetërrokëshin tonë të mrekullueshëm.Ky poet duhet të kuptojë se vargu i thyer nuk i ka rrëmbyer atij lavdinë poetike që s'e ka pasur...Shyqyr që na doli vargu i lirë , sepse disa kështu kanë rreth kujt të bëjnë zhurmë dhë të tregojnë se ekzitojnë, janë gjallë...(Revista "Nëntori",11, 1961).

Eshtë e kuptueshme se pas këtyre dy diskutimeve që dukeshin se ishin vazhdimi logjik i njeri-tjetrit, me argumente të qarta, ku mbrohej ajo që ishte për t'u mbrojtur,tradita, fjalë me të cilën poetët e vjetër kishin spekuluar në diskutimet e tyre, duke u rrekur t'i vinin poetët e rinj në bankën e të akuzurve, u krijua një mjedis i tendosur.

Për më tepër, kur në presidium ndodhej vëtë Enver Hoxha dhe referatmbajtësi, Ramiz Alia, për të mos përmendur,sic thamw, dhe anatërë të tjerë të Byrosë Politike.

Ishte hera e parë që në një takinm letrar të bëheshin diskutime krejtësisht të kundërta me njeri -tjetrin., të cilat dëshmonin se problemet ishin shumë të mprehta.Mund ta kishte marrë fjalën Ramiz Alia për të bërë konkluzionet.Por kjo ashtu, sic kishi rrjedhur ngjarjet, u bë e vështirë për të, aq më tepër që Ismail Kadareja dhe Fatos Arapi me diskutimet e tyre, në një mënyrë a në një tjetër, i ishin kudërvënë edhe vetë shefit të ideologjisë në Komiteti Qendror.

Ja përse në fund të takimit u ngrit vetë Enver Hoxha.Më këtë veprim ai dëshmoi se nuk kishte ardhur në këtë takim thjesht për të përshndetur, por për të gjetur një rrugë të mesme paqëtuese. Shkurt, për t'u bërë, sic do të shohim në pjesën e tretë, gjykatës midis poetëv të vjetër e poetëve të rinj.

Nuk është problem ceshtja "të rinj" dhe "të vjetër"

Flet diktatori Hoxha

Kjo është një nga shprehjet ku e vuri menjëherë theksin Enver Hoxha, që atë ditë ishte veshur me një kostum të bardhë,si të dëshmontë se kërkonte të vendoste mirëkuptim në këtë mjedis që po bëhej i ndezur.

Dhe kështu ishte.Që ai të kishte lexuar referatin e Ramiz Alisë, mbajtur në këtë takim, ku do të diskutohej vendimi i KQ të PPSH-së "Mbi letërsisnë dhe artet",(7 qershor 1961) dhe ta kishte aprovuar atë , as që vihet në dyshim.Pra,që ai të kishte miratuar, gjithshtu, edhe kritikat që Ramiz Alia do t'i drejtonte poetëvë te rinj, edhe kjo nuk vihet në dyshim.

Si pasojë, ai edhe mund të mos kishte ardhur në këtë mbledhje.Por ja,pra ,që erdhi, se kështu e pa të arsyeshme, pikërisht disa caste para fillimit të takimit,kur askush nuk e priste.

"Shoku Andrea Varfi,- nisi të fliste pa letër Enver Hoxha,-kur zuri tw diskutonte,- theksoi se atij i pëlqen tetërrokëshi.Edhe mua më pëlqen tëtërokëshi , edhe dhjetërrokëshi.Dhe kur dëgjova diskutimin e e shokut Andrea,i thashë në pushim e unë jam dakord me pikëpamjen e tij.Atëherë Andrea iu kthye shokëve dhe u tha me shaka:"Flisni tani po të doni".Por në fakt u gabua.Dhe e verteta është se dolën shokë e folën, diskutuan,dhe mbrojtën me zjarr pikëpamje të kundwrta...

Të them të drejtën, vec për një gjë nuk më erdhi mirë, që doli sikur ceshtja shtrohet " të vjetër" e" të rinj".Të rinjtë, me dinamizmin dhe gjallërinë e tyre, bëjnë mirë që na shkundin ne, të vjetrëve.Prandaj, unë nuk besoj kurrë që shkrimtarët e artistët e vjetër duan të pengojnë krijimtarinë e më të rinjve, vecse ata ,duke patur kaluar më parë nëpër këto shtigje , kanë frikë se mos nga hovi i madh, ju shkisni nga rruga...Por unë jam i bindur se ju, shokë të rinj ...nuk do të ecni kurrë në rrugë të gabur.....

Unë kam lexuar disa vjersha të Ismail Kadaresë.Kam lexuar p.sh.. atë që ai i ka kushtuar kalasë së Gjirokastës, ("Princeshës Argjiro"),dhe mua më ka pëlqyer.Kam lexur edhe vjersha të tjera të Kadaresë, të cilat më kanë pëlqyer dhe kam përshtypjen se ai ështw një i ri me talent.

Mendimi im personal është se gjersa vjershat tuaja të kenë përmbajtje marksiste,me të vërtetë patriotike, mobilizuese, edukative dhe formë të bukur, terheqëse, të qartë, ato s' kanë sepse të mos pëlqehen...Afirmohuni me vargun tuaj dhe në rast se ju do populli,ai varg është i mirë.(Revista "Nentori",11,1961).

Me fjalë të tjera, EnverHoxha, duke u vënë parballë poetëve të rinj dhe poetëvë të vjetër, kërkonte të vendoste paqe.U jepte të drejtë të dyja palëve.Pra, nga një anë këshillonte të vjetërit të mos sulmonin të rinjtë, por, nga ana tjetër, u vinte një farë kushti këtyre të fundit që, nëse poezia e tyre do të pëlqehej nga lexuesi , të cilin ai e quante populli, ajo poezi ishte e vlefshme.

"Në këtë mënyrë ai "kërkonte unitet"-,vë në dukje Fatos Arapi në librin e tij"Kur kujtohem që jam".

Të mos harrojmë jemi në korrrik të viti 1961,kur nëntë muaj më parë ishte zhvilluar Mbledhja e Moskës e 81 partive komuniste, në të cilën Enver Hoxha kishte dalë kundër vijës politike të revizionistëve sovjetikë dhe disa muaj më pas, në në tetor të atij viti, kur kundërshtitë ideologjike midis partive komuniste të të dy vendeve, do të bëheshin të njohura botërisht nga vetë Hrushovi në Kongresin e 22-të të PK të Bashkimit Sovjetik.

"Në një farë kuptimi,-vazhdon Fatos Arapi,-fjala e Enver Hoxhës linte në hije raportin e Ramiz Alisë, i cili ishte disi i ashpër më të rinjtë.I papritur duhet të ketë qenë qendrimi i tij për drejtuesit e Lidhjes së Shkrimtarëve.Dhimitër Shuteriqi nuk diskutoi fare.Në fund të mbledhjes ai dukej në presidium shumë i lodhur dhe i shqeteësuar.Më vonë nga gojë të këqia u tha se ai kishte ardhur në mbledhje me dy referate në xhep.Do të mbante atë nga ana e të cilit anonte peshorja.(Faqe 82).

Lind vetevetiu pyetja:"Përse Enver Hoxha mbajti një qendrim të tillë, pra, përse u dha dorën të rinjve?

Logjikisht,duke miratuar referatin e Ramiz Alisë, do të mjaftonte që në fund të takimit të theksonte se poetët e rinj duhet të të kenë parasysh këshillat e poetëve të vjetër, që të mos thellojnë gabimet e tyre, që po i shpien drejt një krijimtarie poetike të mbarsur me ndikime moderniste, ashtu sic vunë në dukje me Andrea Varfi, Llazar Siliqi e Luan Qafzezi... e kuptohet që poetëve të rinj do t'u mbyllej rruga për një kohë të gjatë.

Dhe, duke marrë parasysh se c'ndodhi disa vite më pas kur nisi i ashtuquajturi revolucionarizim i jetës së vendit,me qarkullimin e kuadrit dhe të shkrimtarëve e artistëve për të njohur nga afër jetën e vendit dhe më 1973 pas Plenumit të 4-t të KQ të PPSH-së,kundër ndikimeve borgjezo-revizioniste, është e kuptueshme se nuk dihet se kur ne do të kishim pasur në dorë ato vepra aq të njohura të Ismail Kadaresë, Fatos Arapit e shumë e shumë poetëve të tjerë që u shfaqën më pas në lëtërsinë tonë.

Enver Hoxha në këtë takim përkrahu poetët e rinj, kryesisht se ai e shihte se ata ishin shumë më të talentuar se poetët e vjetër.Kjo nuk ishte shumë e vështirë për t'u kuptuar,aq më tepër nga ai vetë.Vërtet kishte shkuar për studime në Francë, ku nuk kishte mundur të jepte asnjë provim, por të mos harrojmë se kishte mbaruar Liceun francez të Korcës, ku ishte njohur jo vetëm me krijimtarinë e poetëvë më të mirë të Rilindjes Kombëtare shqiptare, por, mbi të gjitha, me letërsinë dhe poezinë franceze dhe evropiane.

Si pasojë, nuk e kishte të vështirë të dallonte se c'ndryshim të madh artistik kishin krijimet e poetëvë të vjetër me krijimet e poetëve të të rinj, qoftë edhe nga ato pak shembuj që sollëm në pjesën e parë të këtij cikli.

Ai kishte nevojë për talentin e rë rinjve, packa se të shprehur në mënyrë moderniste.Ata do t'i duheshin atij që të thurnin vargje për Partinë,vepra që do të mbeteshin, pikërisht falë talentit tw tyre.

Dhe në fakt kështu ndodhi.Poetët tanë të rinj, krahas poezive lirike intime dhe erotike do të detyroheshintë shkruanin edhe vepra ku t'i këndohej "rrugës heroike të Partisë sonë të lavdishme për ndërtimin e socializmi, luftës së saj madhwshtore dhe tw guximshme kundër revizionizmit modern, për ruajtjen e fitoreve të popullit tonë të arritura nën drejtimin e saj dhe, mbi të gjitha, të atij vetë, si krijuesi i kësaj partie, i këtyre fitoreve".

Nuk gabonte:ishin më pas poemat "Përse mendohen këto male,"Shqiponjat fluturonjnë lart", të Kadaresë, "Devoll,Devoll!", "Baballarët", të Dritëro Agollit, "I përkasim komunizmit", të Fatos Arapit, ndonësë në të nuk përmendet gjëkundi fjala "parti", e më pas poetëve të tjerë të rinj që iu kushtuan Partisë dhe atij vetë, të cilat edhe sot mbeten në historinë e letërsisë shqipe si ndër më të mirat,pavarësisht nga fryma politike së cilës poetë e mësipwrm nuk mund t'i shmangeshin kurrsesi.Këta poetë ishin të detyruar në një mënyrë, a në një tjetër të paguanin këtë harac.

Jo më kot në librin e tij "Alternativa letrare shqiptare" poeti dhe kritiku kosovar,Agim Vinca shkruan kështu rreth kësaj cështjeje:

"Këtë përkrahje shkrimtarëve të rinj,Kadareja e shpjegon si një manovër për t'i përvetësuar ata(poetët e rinj,shënimi im- S.K.) , si një karrem që u hidhej atyre në mënyrë që prej talentit të tyre të përfitonte pastaj regjimi dhe vetë diktatori.Pavarësisht nga paraqitja, sipas Kadaresë,djallëzore që kishte,këtë qëndrim të shefit të Partisë dhe të shtetit sikurse edhe me klimën liberale që u krijua në fund të viteve 50-të dhenw fillim të viteve 60-të,...shkrimtarët shqiptarë e shfrytëzuan për t'ia ndërruar dukshëm fizionominë deri atëherë tejet uniforme letersisë shqipe dhe vecanërisht krijimtarisë poetike".(Vepër e cituar, faqe 71).

Jehonë e këtij takimi nga Ernest Koliqi e Martin Camaj.

Duhet të vemë në dukje se zhvillimet e letërsë shqipe ndiqeshin me vemendje dhe nga shkrimtarë e studiues shqiptarë që ishin detyruar të linin atdheun me uzurpimin e pushtetitnga regjimi komunist.Të tillë ishin, p.sh.,. Ernest Koliqi e Martin Camaj.Në revistën "Shejzat',(Viti VII, 1963), që botohej në Itali, shkruhet një artikull i gjatë kushtuar takimit të Enver Hoxhës me poetët e vjetër dhe poetët e rinj, të cilin Fatos Arapi e përfshin të plotë në librin e tij "Kur kujtohen që jam", ku jepen vlerësime të tyre për këtë takim.

Po citojmë disa fragmenete nga ky artikull:

"Në letërsinë shqipe kanë pasë qenë ba hapat e parë të mbarë dhe kanë qenë vu gurët e themelit të gjinive letrare përpara ardhjes së komunistëve në fuqi.Kjo asht kaq e vertetë sa edhe sod-mbas zhbimjes,sharrimit e shartimit të shkrimtarëve ma të mirë, që gjetën të kuqt,përpjestimi i të rinjve me te vjetrit në Shqipni qindron ende afërsisht tre me dy në fitim të të rijve.

E tash,për të pa se qysh i ve në hulli e shtrumë Enveri pendëtarët e Shqipnisë sod, le t'i hudhim nji sy premtimit të tij patetik në mbledhjen e gjanë me shkrimtarët (Revista "Nëntori',nr 8,gusht 1961), mbas vendimeve të Kongresit të 4-t të PPSH-së,(Partis Komuniste Shqiptare):

"Prandej këtë dashuri, këtë besnikëri dhe patriotizëm, që ushqeni për popullin dhe atdheun,(lexo partinë),partia do t'ua shpërblejë dhjetë, dhe njëqind herë më shumë me kujdesin e saj.Partia është me ju, partia është cdo cast me të renë dhe ju për cdo hap tuajin do të kini kurdoherë ndihmën e parkrahjen e paakufishme të Parisë dhe Komitetit Qendror."

Më poshtë në këtë artikull theksohet:

"Duhet shënue këtu se kjo mbledhje ngjet mbas vendimeve të Kongresit të 4-t të Partis mbajtë për shkak t'akrobacisë politike qi bani udhëheqsia e kuqe e Tiranës tue shqelmue Moskën dhe tue u lëshue në prehën të Pekinit.Mandej duhet vërejtë se bari kryesuer qi Enveri i kon turmës së privilegjueme të shkrimtarëve të hutuem e të friksuem se mos binë në kurthe befas , asht temjani dehës "superhipokrit" i nacionalizmit....

Hec e thuej tash se këta shkrimtarë e artista nuk janë... "ushtarë që dalin prej kazermës simbas buris së burizanit për në paraqitjen e forcës në resht e gërthasin me sa za kanë-"nji dy,këtu, këtu,këtu..!"

I gjitha halli qi e shtrëngon partinë me u lëshue penin... asht frika se mos e "mprehin pendën , dhe krijojnë nji kundërrevolucion, si atë të tetorit të 1956-ës në Hungari.."

Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, ndonse larg artdheut, bënin një analizë të drejtë të gjendjes së krijuar pas mbledhjes së 11 korrikut..Poetët e rinj e të vjetër,edhe po të mos donin, ishin të detyruar të bëheshin ushtarë të bindur të Partisë.Sidomos të rinjtë, talenti i të cilëve i duhej diktatorit më shumë se kurrë.

Megjithtë, debati vazhdon në shtyp

Guarakuqi kundwr Agollit

Fillimi i viteve 60-të duhet vënë në dukje ka qenë periudha e një farë lirie shtypi nëpermjet debatesh në shtypin letrar, ku shfaqeshin edhe mendime të kundërta, (natyrisht, jo kundër Partisë).Eshtw pwr t'u habitur se si nga Kupola e kuqe nuk erdhi ndonjw sinjalizim,pwr t'i ndwrprerw kwto debate qw lexoheshin me kurreshtje dhe interes dhe nw njw farw mwnyre tw kujtonin debate dhe rrahje mendimesh tw intelektualwve tanw qw ishin parw nw shtypin tonw gjatw viteve '30.Por duhet shtuar se aso kohe frynte njw farw liberalizmi, qw u shfaq sidomos nw krijimtarnw letrare dhe vecanwrssht nw poezi.

Them kwshtu, sepse pas prishjes sw marrwdhwnieve me Bashkimin Sovjetik mw 1961,dhe sidomos nw vitet 1963 -64,censura hyri nw veprim.Kjo solli si pasojw qw ne njw plenum tw Lidhjes sw Shkrimtarwve dhe Artistwve tw kritikoheshin ashpwr dy drama,pwrkatwsisht tw Fatos Arapit dhe Qamil Buxhelit,"Drama e partizanit pa emwr" dhe"Dueli",tw cilat nuk panw kurrw dritwn e skenave.Mw keq,sic pwrmenda mw sipwr, ndodhi me dramwn "Rrethimi i bardhw", tw Naum Priftit,qw u shfaq nw nw Teatrin e Korcws mw 1964.

I ndodhur pwr vizita nw kwtw kwtw rreth, atw e pa vete Enver Hoxha dhe po vetw dha urdhwr qw ajo tw mo shfaqej mw pwr gabime tw rwnda ideore.

Po tw kthehemi tw debatet nw shtyp pwr poezinw. Kam ruajtur që atëhërë disa artikuj që u botuan menjëherë pas takimit të 11 korrikut, të cilat pasqyrojmë një diskutim të gjerë , sido që jo rrallë përsëri të ashpër,por, megjithatë konsrtuktiv, që, sic e cilëson poeti dhe kritiku Agim Vinca, "mund të cilësohet një polemikë me të vërtetë letrare.(("Alternativa letrare shqipatare",faqe 59).

Edhe pse diktatori Hoxha, u dha pasaportën poetëvë të rinj, prapaseprapë ata mbetën nën shënjestrën e poetëve të vjetër.Do të përpiqem ta rindërtoj këtë debat edhe nëpërmjet studimit të Agim Vincës, botuar në librin e mësipërm.

Ato që kritiku dhe poeti Mark Gurakuqi nuk kishte arritur,me sa duket , t'i shprehte në takimin e 11 korrikut, gjeti rast t'i trajtonte në një artikull të gjatë, me titull "Traditë dhe novatorizëm,("Drita",13 dhe 20 gusht 1961), ku, ndër të tjera, shkruante:

"Në këto vitet e fundit, kryesisht disa poetë të rinj kanë fillue të shkruejnë në një mënyrë tjetër nga c'shkruhej ma parë.Hapin e parë e bani Ismail Kadareja e mandej disa të tjerë si Fatos Arapi,Dritëero Agolli,Halil Qendro,e madje edhe Dhori Qiriazi e Sander Gera, që zakonisht shkruenin simbas modeleve klasike.Nuk po përmend disa emna fillestarësh".

Më pas gjuha e Mark Gurakuqit nuk ka asnjë ndryshim nga gjuha që përdorën Andrea Varfi e Luan Qafëzezi në diskutimet e tyre para Enver Hoxhës.Madje ai tregohet i ashpër kur nis e analizon poezinë e Kadaresë:

"Për mue,-shkruan ai,-kjo asht në një pjesë të mirë të saj,një poezi e diskutueshmne për disa arsye, sic asht ajo e reduktimit të figurës si mjet më vetë e,në disa raste,e shmangjes së saj nga tradita e poezisë sonë..."

Për ta ilustruar mendimin e tij, ai merr si shembull poezinë "Lac" dhe ndalet te vargjet:"Shoh se si një mbrëmje vere,/do të zbresë nga mali një malsor ,/si kompas mbi këmbët e gjata." Më tutje vecon vargjet :"Ky qytet do të veshë kombinezonin proletar,/s'do të gogësijë duke pirë caj,/i futur në pizhame...".

"Sa i ruejnë tiparet e një poezie kombëtare disa vjersha të Kadaresë?"-shtron pastaj ai pyetjen.

Mirëpo, të shtrosh këtë pyetje dhe në këtë mënyrë ,do të thotë ta ngushtosh shumë konceptimin e kombëtares, për të mos thënë se nuk e kupton këtë konceptim të ri, ose, për më keq, se nuk do që ta përceptosh..Dhe kjo sepse ai nuk duron figura të tilla, të cilat për herë të parë e më guxim po përdoreshin nga poeti i ri, që thyente tabunë vendosur me një ligj të pashkruar nga poetë e vjetër, duke përfshirë edhe vetë Mark Gurakuqin..

Të njejtin qendrim mban ai edhe ndaj poezisë së Dritëro Agollit dhe Fatos Arapit.Duke e vlerwsuar Agollin si "ndër poetët ma të talentuem",qysh në vëllimin e tij të parë "Në rrugë dola", Gurakuqi, papritur vëren se "edhe ai ka fillue të kapet pas kërkimit të figurës".Dhe si shembull për këtë merr vargjet:"Citjanet mjegulla i ngriti e bredh,/ashtu si plakë,/kur lumin hedh...".

Dhe më poshtë:"Dhe fletët e trishta i hodhi zabeli,/si fjalë idili. /si fjalë gazeli..".Të gjithja këto gjetje edhe sot të goditura, Mark Gurakuqi i quan si figura "të kërkueme të papërceptueshme e alogjike , sepse "c'punë ka mjegulla me citjanet e plakës"(Po aty).

Më poshtë në artikullin e tij ai nuk kursen as Fatos Arapin, i cili duhet thënë se deri në atë kohë ende nuk kishte botuar vëllimin e e tij të parë poetik, por kishte tërhequr vëmëndjen e kritikës dhe lexuesit me poezitë e godituar në shtypin letrar.

Mark Gurakuqi e cilëson Arapin poet "që nuk parakuptohet e nuk shijohet shumë",për shkak se në të hasen "gjurmë të një përceptimi të mjegullt poetik, ku figura nuk asht në funksiontë idesë."(Po aty).

Eshtë për të ardhur keq, por duhet thënë se në këtë artikull të gjatë studimor shprehej një farë zilie, sic më thoshte më pas një miku im që u bë edhe përgjegjws i redaksisë së poezisë ne Shtwpinw Botuese "Naim Frashwri" nw Tiranw. Gurakuqi, sipas tij, dhe të tjerë poetë të vjetër, i kishin zili poetët e rinj, jo sepse përdornin figura, që shpinin në "shfaqje manierizmi",por sepse ata vetë nuk ishin më gjendje të krijonin poezi me të tilla figura.

Natyrisht ,sic thekson Agim Vinca- "audatur et altera pars",(shprehje latine:"Të dëgjohet edhe pala tjetër.")

Dhe pala tjetër nuk vonon të përgjigjet

Agolli kundër Gurakuqit

Ishte Dritëro Agolli ai që iu pëgjigj Mark Gurakuqit në nëj artikull me titull shumë kuptimplotë"Traditë, natyrisht, por jo shtampë",botuar në gazetën "Drita", më 27 gusht 1961.

Ky ishte i pari artikull serioz kritik që botonte poeti ynë i ri, aso kohe gazetar i "Zërit të Popullit".Dhe, c'është më intreresante, në këtë artikull ai më shumë se sa mbron poetët e rinj, duke përfshire edhe veten, kritikon krijimtarinë e poetëve të vjetër , duke shpallur kështu hapur luftën kundër konservatorizmit dhe dogmatizmit që kishte mbërthyer deri atëherë poezinë shqipe.

Në këtë artikull Agolli nënvizon se poezia e deriathershnme e poetëve të vjetër vuante nga skematizmi,nga varfëria e mjeteve shprehëse, përsëritja,trajtimi i zbehtë i dukurive jetësore, imitimi i verbër i traditës që përmblidhej në atë që ai e përcaktonte si shtampa poetike, të cilat qarkullonin "si monedha nga një poet tek tjetri e jo rrallë përsëriteshin edhe tek e njejta vepër",(po aty).

Këto gjykime ai i përcillte me shembuj nga poezitë e vetë Mark Gurakuqit dhe potëve të tjerë konservatorë, Luan Qafëzezit. Kolë Jakovës,Aleksandër Banushit, Llazar Siliqit, të cilët, vec të tjerash, kishin një konceptim jorealist të jetës, ndërtuar me personazhe të stolisur me epitete stereotipe që i kemi përmendur dhe në pjesën e parë të këtij cikli, si "kreshnikë,syshqiponjë,trima me fletë,zemërshkëmb, etj.,kurse sjelljet dhe reagimet e tyre ideoemocionale të kujtojnë heronjtë e baladave të shekullit XV."("Traditë , natyrisht, por jo shtampë', "Drita",27 gusht 1961).

Dritero Agolli theksonte më tej se, të kënaqur me krijime të nivelit mesatar,nën preteksin e ruajtjes së traditës,që s'është vecse një iluzion i bukur,e frenojnë procesin e rinovimit të poezisë , ngushtojnë përmbajtjen e tematikës...varfërojnë teknikën e mjetet shprehëse dhe, për pasojë, e ftohin lexuesin prej poezisë."(Po aty).

Ky artikull shkruar me profesionalizëm dhe zgjuarsi, ishte vazhdimi jo vetëm i diskutimeve të Ismail Kadaresë dhe Fatos Arapit në takimi e 11 korrikut, ku ai kishte munguar,por dhe vazhdimi një artikulli tjetër të rëndësishëm të poetit dhe kritikut, Drago Siliqi, i cili do të humbiste jetën tragjikisht në një katastrofë ajrore më 1963, me titull "Në kërkim të së resë",që ishte botuar po në gazetën "Drita', më 18 ,25 qershor dhe 2 korrik,artikull cituar në pjesën e parë të këtij cikli.

Sic thekson Agim Vinca, Drago Siliqi në këtë artikull"...merret me shpjegimin dhe intrepretimin e e këtij fenomeni, duke e shikuar atë në lidhje të ngushtë me procesin letrar të kohës, në kohën kur ai, kërkimi i së resë, ishte bërë "cështje dite".("Alternativa letrare..."faqe 68).

Triumfi i së resë dhe... haraci i saj

Në këtë betëjë të gjatë poetët e rinj fituan.Natyrisht, në radhë të parë nga mbështetja që u dha vëtë Enver Hoxha për arsyet që kemi përmendur më lart.Si cdo diktator, ai do t'i shfrytëzonte poetët e rinj, që t'i thurnin himne partisë e, doemos dhe udhëheqësit të saj gjenial, pra,vetw atij, detyrë prej skllavi që poetët e rinj, sic e kemi vënë në dukje, ishin të detyruar ta zbatonin..Ja sepse redaktorët, "për të qenë brenda", ishin,edhe ata, të detyruar t'u kërkonin poetëve që vëllimet e tyre të nisnin pa tjetër me poezi kushtuar Partisë dhe shokut Enver.

Po jap njw shembull tipik qw ma ka treguar miku im,kritiku i njohur letrar,Adriatik Kallulli:"Kur Bilal Xhaferi;-kujton ai,- mw solli vwllimin e tij poetik, "Lirishtja e kuqe", vura re se nuk kishte pwrfshirw nw tw as edhe njw poezi pwr Partinw.E kwshillova qw tw shkrunte njw tw tillw.Dhe pas disa ditwsh ai mw solli njw poezi qw fillonte me kwtovargje.:"Parti,/emrin twnd tw shkruar e kam,/nw pwllwmbwn e dorws sime.".Thikw me dy presa.Pra:" E dua kaq shuwmw partinw, sa e kam me vete kudo nw dorw,"por edhe:"Dua,s'dua, partia nuk mw ndahet, pwrderisa shkronjat e saj mw janw ngulur nw dorw."

Megjithatë, poetët tanë më të mirë vazhduan rrugën e tyre drejt krijimit të një poezie që shtronte kërkesa të reja duke kapwrcyer madje edhe kufijtë që kishte shpallur vetë diktatori.

Dhe e paguan rëndë.Më 1965 në gazetwn "Drita" botohej poema "Baballarët" e Dritëro Agollit."Pati pëshpëritje dhe pakënaqësi për një farë "patriarkalizmi" në poemë,- vë në dukje Fatos Arapi në librin e tij "Kur kujtohem që jam", (Faqe 150).Dhe vazhdon:"Para një gote konjaku Agolli pinte i vetëm.Ishte i dëshpëruar.Shkova drejt tij...Në cast Dritëroi tha :"Kështu i duan këta? Unë i bëj më të mira".(Po aty).

Më pas, me sa dihet, ai e ripunoi poemën, që më 1969 fitoi madje edhe cmim të parë në konkursin letrar me rastin e 25-vjetorit të Clirimit.

Po në ato vite do të pësonte goditje edhe në prozë.Vëllimi i tij me tregime"Zhurma e erëravë të dikurshme", që u prit mirë nga lexuesit, do të kritikohej.Duke u ndalur përsëri në një bisëdë më Dritëroin, Fatos Arapi përshkruan një takim me të: "Si nëpër ajër, me cigare në buzë, nervozizëm të brendshëm, ai më tha:"Edhe mua ma ndaluan librin...Nexhmia".Ky vëllim do të kritikohej edhe në Plenumin e 15 - të KQ të PPSh-së e madje edhe në Kongresin e Dytë të LSHA -së, më 1969.

Vëllimi poetik "Më jepni një emër",i Fatos Arapit, jo vetëm nuk do të qarkullonte, për gabime të rënda ideore, por ai vetë, nga pedagog i letërsisë në UT, do të përfundonte mësues në një shkolle mbrëmjeje.Kjo ndodhte pas Plenumit të 4-t famëkeq të vitit 1973.
Ismail Kadareja, pasi ishte kritikuar rëndë më 1969 për botimin në faqet e "Nëntorit " të novelës "Përbindëshi",që do të hiqej edhe ajo nga qarkullimi, më 1975 , me urdhër të drejtperdrejt të diktatorit, do të dënohej të shkonte fshatrave të Myzëqesë pas botimit të poemës "Pashallarët e kuq".

Vini re:Pikërisht ata poetë që u kritikuan më 1961 nga poetët e vjetër për "izmat" e tyre dhe u morën në mbrojtja nga Enver Hoxha.!..E kishin kapwrcyer kufirin e caktuar nga ai!...

Do ta pësonin edhe shumë poetë të rinj për të cilët Kadareja, Agolli e Arapi ishin shembujt më të mirë se si mund të shkruhej poezi me frymë bashkëkohore .Të tillë ishin B. Xhaferi, vëllimi poetik i të cilit, "Lirishtja e kuqe" dhe romani "Krasta Kraus", u ndaluan dhe ai u detyrua të arratisej në Greqi e që andej në SHBA., ku u gjend i vdekur në njw spital në rrethana misterioze.(Hamendësohet të ketë pasur dorë Sigurimi i Shtetit). H. Qendro, redaktori i vëllimit me tregime "Zhurma e erëravë të dikurshme",të Agollit dhe poet me talent,u internua për vite e vite në fshatrat e Progonatit, F. Haliti,u degdis në humbëtirat e Lushnjës,Xh. Spahiu, dy herë i kritikuar nga vetë Enver Hoxha për poezi surealiste, shpëtoi cuditërisht pa u dënuar. H.Mece u dërgua me dënim në Vlorë,M. Zeqo u hoq nga gazeta "Drita".Të dy për dukuri hermetike në poezitë e tyre, kurse një tjetër, Frederik Reshpja, poet i talentuar,përfundoi madje në burg dhe pas tij edhe poetwt J.Bllaci.Z.Morava.P.Taci.

Nw pwrpjekje pwr t'u arratisur mw 1963, fat tragjik pwsoi poeti ushtarak,Trifon Xhagjika,i cili u dwnua me pushkatim.Kwtw fat pwsuan edhe poetët e rinj V.Blloshmi dhe G. Leka, qw u pushkatuan mizorisht më 1978 nga diktatura.

"Afirmohuni me vargun tuaj dhe, në rast se ju do populli, ai varg është i mirë:," u bënte thirrje Enver Hoxha poetëve të rinj në takimin e 11 korrikut të vitit 1961.

Mashtronte.Populli i kishte afirmuar poetët e rinj.Por jo ky diktator.Ja sepse, herë pas here, sic e pamë, kur shihte edhe shkarjen më të vogël nga kanunet e tij, vringëllonte pa mëshirë, kosoren mbi kokat e tyre.

Sidoqoftë, poetët, atëherë të rinj, Kadare,Arapi,Agolli, e pas tyre të tjerë që u frymëzuan nga krijimtaria e tyre, ngadhënjyen..Këtë e dëshmon edhe veprat që krijuan në atw periudhë të plumbtë,e cila, me gjithë censurën e fortë, tingëllon e freskët, e gjallë,kumbuese edhe në ditët tona.

SKIFTER KËLLIÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PSE JAM KUNDËR REGJISTRIMIT ME VETËDEKLARIMNga ALBAN LAUKA (04.03.2011)
XHERALDINE FERRARO DHE ROLI I GRUAS NË JETËN POLITIKE DHE SHOQËRORENga FRANK SHKRELI (04.03.2011)
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNANga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.03.2011)
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJINga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.02.2011)
REGJIMI NË LIBI DUHET TË NDRYSHOJËNga senatorët XHON MEKEJN dhe XHOZEF LIBERMAN, Wall Street Journal (04.01.2011)
PËRJASHTIMI I DIASPORËS SHQIPTARE NGA REGJISTRIMI I POPULLSISË NË MAL TË ZI, AKT I PAPRANUESHËMNga XHELADIN ZENELI, ish deputet i Parlamentit të Malit të Zi (03.31.2011)
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME (03.30.2011)
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.30.2011)
PRESIDENTI OBAMA MBRON DHE JUSTIFIKON SULMIN USHTARAK KUNDËR LIBISËNga FRANK SHKRELI (03.29.2011)
ÇDO REVOLUCION ËSHTË KTHESË RRËNJËSORE NË MËNYRËN E TIJNga SIMON SEBAG MONTEFIORE, New York Times (03.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]