VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË KRYETAR "PART-TIME"Nga MUJË BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 11:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NJË KRYETAR "PART-TIME"

Nga MUJË BUÇPAPAJ


E Djelë, 04.10.2011, 09:41am (GMT+1)

Edi Rama, duke injoruar zërat brenda partisë së tij, për të mos kandiduar për një mandat tjetër në krye të Bashkisë së Tiranës, në fakt ka njësuar të gjithë oponencën e brendshme në një aksion të heshtur politik ndaj tij. Disa mijëra socialistë të Tiranës nuk ia kanë faluar Ramës përjashtimin gradual të njerëzve të Nanos, Mejdanit dhe të një brezi që transformuan aq sa mundën PPSH-në.

Duke mos lënë pas asnjë brengë ideologjike, mundet që më 8 maj 2011 zyra e kryetarit të Bashkisë të jetë e mirëpritur për Bashën dhe e refuzuar për Ramën, përveç të tjerash edhe për shkak të mosmiratimit prej këtij elektorati të majtë, të krijimit të një lobi financiar rreth Ramës, lob i cili ka interesa krejt të tjera nga ato të socialistëve të thjeshtë.

Duke e kuptuar këtë rrjedhë të nëndheshme, Rama është përpjekur t'i dalë asaj përpara me slloganin "e vetmja rrugë", duke përshtatur kështu një zhargon politik të ish-diktatorit, sipas të cilës "O me ne, o kundër nesh, rrugë tjetër nuk ka".

Përballë këtij sllogani ofendues dhe intolerant për një banor europian të Tiranës, qytetarët në fakt do të kenë prirje për t'i besuar përkushtimit njerëzor të Bashës, i cili ka vlerësuar "të parin qytetarin". Në një mënyrë pluraliste, Basha po promovon energji pozitive dhe efiçiente, të një zhvillimi të ardhshëm, një paketë imediate prioritetesh për qytetarët e këtij qyteti, ndaj të cilëve duhet shfaqur mirëkuptim për largimin e një kryetari, i cili prej 5 vjetësh i ka ofruar qytetit vetëm konfliktualitet dhe intolerancë.

Në fakt, nuk mund të ketë një sllogan më intolerant në botën demokratike se sa "e vetmja rrugë", por konfliktualiteti që parathotë prodhuesi i saj nuk mbaron me kaq, ai është vërtetë i frikshëm. Nxitimi për të rreshtuar të majtën, një segment i së cilës kontrollohet nga Ilir Meta dhe LSI, e ka çuar Ramën dhe stafin e tij në një gabim thellësisht taktik. Përveç elektoratit tradicional "të kuq" e "blu", sidomos në Tiranë, fatin e fituesit e vendos zona gri, apo e të pavendosurve, e të paangazhuarve me zhurmë sipas llogoreve politike. Historikisht gjatë zgjedhjeve lokale, votuesit kanë prirje të përzgjedhin kandidatin dhe jo partinë, dhe aq më pak, kryetarin e partisë.

Ky elektorat, ka një pjekuri të konfirmuar në disa zgjedhje, ku ai ka parapëlqyer ata që kanë paraqitur një projekt për Tiranën, apo që ka patur shpresë se do t'iu përkushtohet punëve të mëdha të një qyteti prej 1 milion banorësh, i cili nuk ka jetë kulturore, nuk ka jetë sportive, nuk ka jetë komunitare. Ky elektorat kësaj radhe do të jetë me Bashën, i cili ka një përvojë ndërkombëtare komunikimi dhe një fillim të besueshëm si një prej qytetarëve të këtij qyteti. Një njeri i ri është duke i folur me dorë në zemër qytetit për ta çuar atë më përpara, pa injoruar atë çfarë Rama bëri me të vërtetë mirë gjatë viteve 2000-2003, por duke ofertuar një projekt të vërtetë për të riparuar atë çfarë Rama nuk ka bërë apo ka bërë shumë keq, sidomos gjatë mandatit të fundit, duke filluar nga lënia pas dore e qytetit, dhe nxitjes së frymës së konfliktualitetit dhe radikalizmit partiak.

Në të vërtetë, Rama ka hyrë në konflikt me sipërmarrjen që zhvillon një qytet. Ai ka vite që ka ndërprerë çdo leje ndërtimi, çdo mundësi legalizimi të qindra pallateve të reja, të cilave nuk ua jep lejen e shfrytëzimit, ka vite që ka shtuar taksat vendore dhe rritur ato, në mënyrë gjeometrike.

Rama ka krijuar këto vite portretin e një drejtuesi lokal arrogant, i cili edhe pas 11 vjetësh në qeverisje nuk dënjon t'i japi llogari qytetit për çfarë ka bërë mirë apo keq, ndërsa i kërkon këtë gjë me këmbëngulje sfidantit të tij Lulzim Basha, akoma pa shkuar në zyrën e kryebashkiakut. Ideja për të trajtuar zgjedhjet lokale si politike nuk ka për të funksionuar në Tiranë.

Llogaridhënia është një normë themelore demokratike, për çdo person që ka një post publik, aq më tepër për një person që ka drejtuar një qytet të madh prej 10-12 vjetësh, siç është Rama.

E vërteta është se, Rama e filloi para 12 vjetësh me një padurim për t'i shërbyer komunitetit, duke zgjeruar rrugët dhe çliruar hapësirat publike, por po e mbyll në mënyrë medikore. Tortuaret, për të cilat qe akuzuar nga PD se po i ngushtonte për qëllime të dyshimta fitimi, tashmë i ka sketërrosur, duke i vijëzuar, gjysmën për përdoruesit e motorave dhe biçikletave dhe gjysmën tjetër për këmbësorët! Kjo është një dëshmi e plotë e dorëzimit të tij përballë emergjencave të një kryeqyteti, sidomos të gjetjes së një zgjidhje për trafikun kaotik të Tiranës. Edhe New Yorku me mbi 10 milionë banorë të përhershëm e me disa milionë të tjerë që hyjnë e dalin çdo ditë (ku dhe kam jetuar për disa muaj), e ka të zgjidhur çështjen e trafikut, ndërsa Tirana një qytet modest ballkanik akoma jo, kjo veçanërisht për faj të Ramës.

Rama ka hyrë në konflikt me mijëra nxënës, studentë, mësues dhe punonjës të ndryshëm në Tiranë, të cilët çdo ditë shkojnë me vonesë apo me shumë vonesë në punët e tyre, në shkolla, zyra, dyqane etj., për shkak se Rama nuk ka paraqitur asnjë plan për zgjidhjen e trafikut në Tiranë.

Rama ka hyrë në konflikt me komunitetin kulturor të Tiranës, pasi për tre vjet me radhë bllokoi lejen e ndërtimit të Qendres Ndërkombëtare të Kulturës, duke e nxjerrë atë nga axhenda për shkak të solidaritetit ideologjik.

Rama ka hyrë në konflikt me interesat jetike qytetare, pasi prej 5 vjetësh e ka parë atë vetëm në rolin e kryetarit të Partisë Socialiste. Rama vërtetë mund të mburret se ka organizuar mbi 3000 protesta kundër qeverisë Berisha, por ka munguar gjatë 5 vjetëve të fundit plot 1460 ditë në zyrën e tij të kryetarit të Bashkisë, duke e shndërruar atë në një kryetar "part-time" (me kohë të pjesshme). Tirana ka nevojë për një kryetar "fool time"(me kohë të plotë), të përkushtuar ndaj punëve të shumta të qytetit ndaj jetës së tij. Rama i grabiti fitoren Besnik Mustafës në Tetor 2000, i rrëmbeu atë Spartak Ngjelës në vjeshtë të vitit 2003 dhe i manipuloi Sokol Olldashit në shkurt 2007. Tani skema e manipulimit është e zbuluar, pritet vetëm ndëshkimi i 8 majit 2011.

MUJË BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"PRANVERA ARABE" FLLADIT KINËNNga FRANK SHKRELI (04.06.2011)
FEJA BËN MË TË KEQEN E MUNDSHMENga ROGER COHEN, New York Times (04.05.2011)
SHPIRTI I TURMËS DHE I ASKUSHMËRISËNga SAIMIR LOLJA (04.05.2011)
50 VJET MË PARË, ENVER HOXHA NË TAKIMIN E STAFETËS MIDIS TË RINJVE DHE TË VJETËRVENga SKIFTER KËLLIÇI (04.04.2011)
PSE JAM KUNDËR REGJISTRIMIT ME VETËDEKLARIMNga ALBAN LAUKA (04.03.2011)
XHERALDINE FERRARO DHE ROLI I GRUAS NË JETËN POLITIKE DHE SHOQËRORENga FRANK SHKRELI (04.03.2011)
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNANga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.03.2011)
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJINga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.02.2011)
REGJIMI NË LIBI DUHET TË NDRYSHOJËNga senatorët XHON MEKEJN dhe XHOZEF LIBERMAN, Wall Street Journal (04.01.2011)
PËRJASHTIMI I DIASPORËS SHQIPTARE NGA REGJISTRIMI I POPULLSISË NË MAL TË ZI, AKT I PAPRANUESHËMNga XHELADIN ZENELI, ish deputet i Parlamentit të Malit të Zi (03.31.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]