VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FAJI NUK ËSHTË TEK PRINDËRITVështrim mbi mos-mësimin e gjuhës shqipe në Zvicër dhe përgjithësisht në diasporëNga DRITON M. KAJTAZI

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 04:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

FAJI NUK ËSHTË TEK PRINDËRIT

Vështrim mbi mos-mësimin e gjuhës shqipe në Zvicër dhe përgjithësisht në diasporë

Nga DRITON M. KAJTAZI


E Martë, 04.12.2011, 09:30am (GMT+1)


 

Në biseda, në media, në faqe të Internetit, në LAPSH, por jo edhe tek autoritetet e thirrura, shprehet brenga për mos-mësimin e gjuhës shqipe apo për mos-përcjelljen e orëve shtesë në mësimin e gjuhës shqipe. Prindërit vihen shpesh në shënjestër të kësaj problematike.

Duke mos dashur të hiqet aspak përgjegjësia e prindërve të cilët e kanë rolin parësor në nxitjen, kultivimin dhe mbarëvajtjen e përcjelljes së trashëgimisë gjuhësore, në rreshtat në vijim kam provuar të bëj një përmbledhje të disa faktorëve tjerë, pos përgjegjësisë prindore, të cilët po ndikojnë në mos-mbarëvajtjen e mësimit të gjuhës shqipe.

Prindërit shqiptarë nga mërgata, me lidhje të ngushta familjare, me ndërtime të shtëpive në Kosovë e gjetiu, me përcjellje të rregullt e me zell të festave kombëtare e shtetërore, me vajtje në lokale muzikore etno-folk-biznisi, me angazhime shoqërore, partiake e sportive, me përcjelljen e medieve në gjuhën shqipe tregojnë lidhshmëri të madhe me vendet e tyre të prejardhjes. Megjithatë, realiteti i të dhënave statistikore mbi përcjelljen e mësimin e gjuhës shqipe tregon një problematikë që duhet të merret thellësisht në trajtim.

Statistikat mund të jenë, dhe janë, parametër për t'u vështruar me kujdes sepse për të mos përmendur shumë shprehje, po e marr një ndër më «vulgaret» dhe paksa komike : «Statistikat janë sikur bikinet, e tregojnë tërë trupin por e fshehin themeloren». Një diktator përtej Karpateve thoshte madje se «vdekja e një milion njerëzve është statistikë, vdekja e një njeriu është tragjedi ».

Prapa statistikave është drama fëmijërore dhe tragjikomedia e qasjes së kësaj çështjeje nga autoritetet të thirrura në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Si duket janë mbi 3000 nxënës që e vijojnë mësimin plotësues, apo sipas këndvështrimeve shtues, në Zvicër. Gjersa të dhëna që i janë përcjellur vitin e kaluar Ministrisë së Arsimit të Kosovës përmenden 617 nxënës për të cilët janë në dijeni autoritetet arsimore. Kjo tregon një komunikim të cekët të vendit amë me diasporë. Pak edhe mbi 3 000 nxënës edhe pse prapa secilit nxënës qëndron një angazhim i pashoq i mësimdhënësve të LAPSH-it të cilën derë më derë e familje më familje bëjnë që prindërit ti dërgojnë fëmijët në shkolla shqipe.

Krahasuar me mundësitë por edhe me mbarëvajtjen afër 20 vjeçare, kemi të bëjmë me punë titanike. Por kjo nuk mund të lë vend për kënaqësi.

Nëse e marrim atë se në Zvicër jetojnë si duket të paktën rreth 270 000 shqiptarë (disa e përmendin edhe numrin 300 000), dhe se në mesin e tyre ka në mes të 50 000 e 100 000 fëmijë shqiptarë nën moshën 16 vjeçare (mbi 855 000 nxënës ka Zvicra), të dhënat e sipërpërmendura të vijimit janë të pamjaftueshme, për të mos thënë simbolike. Rasti i shkollës së mesme në Aigle të kantonit Vaud me 1 400 nxënës nga të cilët si duket rreth 250 janë shqiptarë nuk është i vetmi në Zvicër. Kuptohet, këto janë të dhëna tejet sipërfaqësore, pa as edhe një studimi të vetëm në këtë fushë.

Kush është fajtor? Nuk ka këtu fajtor se nuk është qëllimi që të dënojmë, e edhe sikur të dëshironim, nuk kemi tribunale për këtë çështje. Kemi këtu faktorë e jo fajtorë që e japin këtë rezultat apo jorezultat. Unë do i përmend 9 faktorë që mendoj se luajnë rol kyç në këtë drejtim.

(Mos)veprimi i autoriteteve në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri

Kemi në këto tri vende: tri Ministri të Arsimit, tri Ministri të Punëve të jashtme, tri Institute të Albanologjisë, tri Ministri të Kulturës, tri Qeveri... Pra të paktën 15 institucione politike dhe as edhe një politikë të vetme.

Ligji mbi mërgatën e Kosovës (publikuar më 20 maj 2010 në Gazetën Zyrtare), bazuar në nenin 65 të Kushtetutës së Kosovës, në nenin 12 thekson: "Agjencia e Mërgatës së Kosovës e merr përsipër ruajtjen dhe kultivimin e identitetit gjuhësor, kulturor dhe arsimor të pjesëtarëve të Mërgatës". Ligji kërkon zbatim por me këndvështrimet antropologjike apo etnologjike nga autoritete të thirrura Kosova, Shqipëria apo Maqedonia për mërgatën, me ca vizita, me intervista të numërta e me përfitime personale me rrugëtimet e tyre të turizmit akademiko-politik, nuk mendoj se nismat lënë vend për të shpresuar në ndonjë qasje serioze.

MOS-HARMONIZIMI I PROGRAMEVE DHE TEKSTEVE SHKOLLORE

Historia e Nënës Terezë me prindër nga Kosova, e lindur në Maqedoni, lufta e Isa Boletinit për pavarësi tejkufiri, Shote Galica e Drenicës me pushim të përmotshëm në Fushë-Krujë dhe shumë personalitete të tjera nuk mund të mësohen ndaras me kufij politikë. Me harmonizim të një programi kulturo-gjuhësor shqiptar, jo vetëm se nuk shpenzohen energji të shpërndara në disa shtete por edhe krijohet një tërësi logjike.

Librat e sajuara për nxënësit në mërgatë do të duhej të kenë parasysh se nuk mund të kenë efektin e tyre nëse nuk iu përshtaten rrethanave të sistemeve të formimit dhe mendimit shkollor të vendeve ku jetojnë.

Historiku i mërgatës shqiptare në Zvicër apo në shtetin ku jetojnë mërgatat meriton një vështrim të veçantë gjatë përpilimit të këtyre teksteve...

STRUKTURAT E LAPSH-IT

Në vitet e 90-ta, LAPSH-i ishte një nga shtyllat kryesore e organizimit të mërgatës. Edhe pas lufte në Kosovë LAPSH-i vazhdoi dhe vazhdon me zell të bëjë mbarëvajtje të mësimit që në krahasim me kushtet e punës dhe me mbështetjen apo mosmbështetjen nga vendet e prejardhjes, po bëjnë punë titanike. Mjafton të kalohet vetëm një ditë e vetme me këta mësimdhënës të mërkurave apo të shtunave, me nxënës për të cilët nuk kanë asnjë cytje notimi apo një mbledhje me ca prindër të cilët më tepër janë aty për t'i marrë në pyetje mësimdhënësit se sa për të pyetur, për të parë se sa e lodhshme është puna e tyre.

LAPSH-i ka dëshmuar dhe dëshmon në përpjekje e në veprime. Tani iu mbetet institucioneve që të shpijnë më lart strukturimin dhe mbështetjen ndaj LAPSH-it.

STRUKTURAT E VENDIT MIKPRITËS

Zvicra ka një sistem të veçantë gjuhësor ku 4 gjuhët zyrtare vendore parapëlqehen së pari (gjuhët gjermane, frenge, italiane dhe romanshe), pastaj gjuha angleze, më pas latinishtja apo greqishtja e në rendin e 4 gjuha e prindërve.

Zvicra ka 24 sisteme shkollore me reforma jo të shpeshta (çdo 25-30 vite). Tani janë duke u bërë disa reforma (është rasti të përfitohet nga PER Plani i studimeve në Zvicrën franceze dhe HARMOS, harmonizim i plan-programeve në nivel Zvicre).

Zvicra në marrëveshjen e vitit 1999 në mes të CDIP (Konferencës ndër-kantonale të mësimit publik) dhe Bashkimit Evropian nuk e përfshin rregulloren e Bashkimit Evropian e vitit 1997 (77/486/CEE) ku theksohet se "Vendet anëtare marrin masa, në bashkëpunim me shtetin e prejardhjes, me qëllim promovimi dhe koordinimi të mësimdhënies në gjuhën amtare".

Nga kjo rrjedh se mësimdhënësit e gjuhës amtare nuk përfshihen tërësisht në sistemin shkollor (formim të mësimdhënësve, pagesa, nota etj.).

Përkundër asaj se mbi 28 miliardë franga shpenzohen për Arsimin publik në Zvicër (për krahasim rreth 1 000 miliardë shpenzohen për shkollim në vendet e OEBSH - fr. OCDE-ang. OECD - shumë kjo që e tejkalon edhe industrinë e automobilit), rreth 800 000 persona konsiderohen, sipas ca kritereve gjuhësore, analfabetë në Zvicër. Sipas raportit PISA, Zvicra në vitin 2003 ishte e 17-ta nga 30 vende sa ishin në garë për rezultate shkollore. Në masë të madhe kjo është për shkak të rezultateve të dobëta shkollore të të huajve. Në këtë drejtim përparime të mëdha po bëhen viteve të fundit, sidomos me programin EOLE por mbetet akoma për t'u bërë.

FORMIMI I MËSIMDHËNËSVE ZVICERANË DHE SHQIPTARË

Kur iu drejtohem nxënësve me ndonjë fjalë në gjuhën portugeze, Bom dia, në atë kineze Nihao, dobar dan në gjuhën serbe, apo në gjuhën shqipe Mirëdita, e shoh ngazëllimin në sytë e fëmijëve.

"Shkolla ka bërë një kohë të gjatë sikur nxënësi emigrant nuk kishte gjuhë para se të vinte. Në realitet çdo fëmijë është një ekspert", shkruan profesori i Universitetit të Neuchatelit Jean-François de Pietro në një shkrim në gazetën 24Heures (30 janar 2003).

Sipas autorit Ouillet, "një edukatë në mohim të identitetit të fëmijës dhe të kulturës familjare të nxënësve (...) nuk mund të thekson se bën një edukatë të mire. Në një shkollë fillore të një lagje elegante të një qyteti zviceran, asnjëherë mësimdhënësit nuk i pyesin nxënësit që të shkruajnë apo thonë një fjalë të vetme në gjuhën e tyre".

Iso Camartin në De la cohabitation des langues - Nga bashkëjetesa e gjuhëve shkruan: "Të mos kesh para është fat i keq, por të mos kesh identitet është një padrejtësi e vërtetë shoqërore e ekzistenciale. Habitem si Deklarata Universale e drejtave të njeriut nuk e ka në tekstin e saj."

Në Forumin e Cyrihut më 24 janar 2004 : Laramania gjuhësore në shkollat zvicerane, një potencial i rëndësishëm, thuhet në një nga 4 arsyet për të mësuar gjuhën amtare se «nuk është vetëm pasuri kulturore që të mësohet gjuha amtare por edhe pasuri ekonomike. Për këtë arsye e shpjegojnë domosdoshmërinë që të financohen këto kurse nga fondet publike."

«Me njohjen e gjuhës amtare nuk e kemi vetëm shprehjen e fjalës por edhe mundësinë që të kemi këndëvështrime të tjera mbi botën. Gjuha është baza e komunikimit dhe mësimit. Fëmija mëson duke shtruar pyetje e duke dëgjuar përgjigje së pari në familje». Ky seminar e vë në pah domosdoshmërinë që të ketë vlerësim më të mirë të nxënësve në gjuhën amtare sepse shpesh drejtohen në drejtime më të ulëta shkollore ku kanë kompetenca më të larta se nxënësit e tjerë në gjuhë dhe matematikë. Shumë mësimdhënës nuk e respektojnë sa duhet gjuhën amtare të nxënësve», thuhet në përmbledhjen e këtij forumi.

Një problem tjetër, sipas këtij forumi, është hierarkia e gjuhëve në kategori : gjuha angleze, italiane e spanjolle në njërën anë e gjuhët e tjera në anën tjetër.

Sipas këtij forumi kurset duhet të mbahen :

- Në salla të mësimit publik e jo të ndara

- Me program e material shkollor zyrtar

- Me notim të nxënësve në libreza të shkollës

- Me formim të mësimdhënësve zviceran dhe të huaj

METODOLOGJIA

Nuk mund të mësohet gjuha shqipe në mesin e mërgatës ashtu sikur mësohet ne vendin ku gjuha shqipe është gjuhë e komunikimit në rrugë, shtëpi e punë. Metodologjitë e mësimdhënies edhe në Zvicër nuk janë të njëjta për frengjishten gjuhë amtare sikur për frengjishten apo gjermanishten gjuhë e huaj, për nxënës të huaj apo allophones, për të marr këtu shprehjen kanadeze të Quebec-ut për nxënës që studiojnë në një gjuhë që nuk është e tyre. Kërkohet një qasje tjetër metodologjike, pedagogjike apo didaktike në të dy situatat. Bëni që fëmijët të kërkojnë atë që mund të gjejnë me mundësitë e tyre, thoshte Pestalozzi.

Pasaporta Evropiane e Gjuhës - Passeport européen des langues (përpiluar nga Këshilli i Evropës), i përdor 6 nivele të përbashkëta të referimit në Evropë për standardizimin e arritjes së nivelit të kompetencave (Cadre Européen commun de référence pour les langues). Këtu bëhet fjala për standardizim të kritereve në mes të gjuhëve deri sa ne merremi akoma me vetë idenë e standardizimit të një gjuhe të vetme....

SITUATA E PRINDËRVE

Prindërit shqiptarë në mërgatë shumicën e rasteve kanë punë të vështira, jo liberale, më tepër fizike, me orare shpesh jo të përshtatshme e që nuk përkojnë me orarin e fëmijëve për të qenë të lirë në mbrëmje apo gjatë vikendeve (restorante, pastrime, roje nate, kujdestari në shtëpi të pleqve etj.).

FJALA PUBLIKE DHE MEDIAT SHQIPTARE

Duhet të "evakojmë kujtime" (është fjala për një personalitet publik që mendonte se e thoshte fjalën evokim të kujtimeve e jo evakim apo heqje-mënjanim të kujtimeve) apo pas një votimi në "memorandumin popullor në Sudan" (është fjala për një tjetër fytyrë publike që në një emision në një nga televizionet tona provonte të thoshte referendum popullor), janë vetëm disa nga shprehje të huaja gjuhësore që personalitete apo figura publike përdorin vend apo pa vend. Fëmijët dhe nxënësit i shohin këto gabime, këto ngurrime për të përdorur fjalë shqipe por edhe këto qasje me logjikë robi për të mos thënë të pozitave të inferioritetit intelektual që i bëjnë të mendojnë se nëse këta e kanë një lloj ndjenjë inferioriteti për gjuhën e tyre në vendin e tyre, pse të mos kenë edhe këta fëmijë ndjenjë të tillë në vend të huaj.

Kur shihet se si ekspertët e UNMIK-ut, Eulex-it, ambasadorët por edhe OJQ që me asnjë fjalë të vetme në gjuhën shqipe nuk shprehen para opinionit, kjo lë pak vend për nxitje pozitive.

As mediet në gjuhën shqipe me ca emisione sipërfaqësore e amatore për diasporën, ku vihen në spikamë më tepër mbrëmje tollovi-tallava se ato studimore, nuk kontribuojnë në këtë drejtim

MOSINFORMIMI MBI RËNDËSINË DHE STUDIMET

Sa kanë qasje prindërit në të dhënat se të mësohet gjuha amtare nuk është vetëm folklor patriotik apo ndonjë nostalgji romantike e ca idealistëve gjuhësor dhe kombëtar por është çështje pozitive sa në aspekte të ekuilibrit psikologjik, në rezultate shkollore dhe ekonomike por edhe në baraspeshimin familjar e mendor ?

Edhe pse shpesh përmenden nga ca "aktivistë shkollorë" fjala studime këndej, studime andej, rrallë hasim në media dhe takime rreth kësaj tematike të këtë citime konkrete se për cilat cilët studime bëhet fjala.

Pa u ndalur të përmend më shumë studimet e studiuesit themelor të kësaj tematike në Zvicër, z. Basil Schader, albanolog, Profesor dhe një nga bashkëthemeluesit e Institutit Zviceran të Studimeve Shqiptare ISEAL, po përmend vetëm ca studime në lidhshmëri me këtë tematike:

o Në një shkrim të Ursula Utz dhe Monica Prodon në gazetën EDUCATEUR (tetor 2005) thuhet : «Studimet e vonshme tregojnë se derisa nxënësit mund të kenë qasje në libra në gjuhën e tyre amtare, mësimi i leximit në vendin mikpritës është lehtësuar në mënyre të vendoshme».

o Në raportin mbi Integrimin e të huajve të Zyrës Federale të Mërgatave të vitit 2006, ne «mes tjerash për shkaqet e dobëta të rezultateve shkollore përmendet edhe «njohja e dobët e gjuhës amëtare».

o Një studim i bërë në vitet 2005-2007 në La Chaux-de-Fonds, në dy klasa parashkollore arrin në përfundim se familjet të cilat u flasin fëmijëve në gjuhën françeze dhe jo shqipe, me një frengjishte të përafërt e jo të qartë, ka për pasojë në identitetin e nxënësit : një jo-barazi gjuhësore krijon jo-barazi statusi tek individi... ». Duke u devalorizuar gjuha amtare, devalorizohet vetë personaliteti. Ky studim tregon se bazat solide, të qëndrueshme, të gjuhës amtare hapin baza të qëndrueshme të mësimit të gjuhës vendore. Problemi qëndron në atë se prindërit nuk e zotërojnë shpesh as gjuhën amtare e as atë të vendit mikpritës. (Educateur, Mona Ditishung, prill 2008)

o Projekti i vitit 1996 QUIMS (Qualitat in Multikulturellen Shulen) Cilësi në shkollën multi-kulturore, në Cyrih, i vë bazat e refleksioneve mbi rëndësinë e zotërimit të gjuhës amtare. (Michel Nicolet, Educateur, prill 2008).

Së fundi, rezultatet e nxënësve të Komunitetit Hebraik të cilët e flasin me ngulm gjuhën e ringjallur sikur feniksi, dhe arrijnë rezultate shkollore si dhe rezultatet e studentëve nga Shqipëria në Universitetet zvicerane dëshmojnë se me një pasuri gjuhësore solide, hapin shtigje të suksesit edhe në gjuhë të tjera.

Gjuha ushqen tri rrethe pedagogjike: raportin me vetveten, me mjedisin jetësor dhe me botën.

Pyetjet janë universale, por përgjigjet janë kulturore, thotë astrofizikani Reeves. Përgjigjet tona kulturore pak e kanë kultivuar këtë sferë.

Diaspora apo etimologjia e kësaj fjale: shkapërderdhje, tek ne e ka kuptimin e dyfishtë: në mërgim shkapërderdhje, në Ballkan shkapërderdhje. Derisa të mos e kuptojmë se na duhet dy here më shumë të punojmë në këtë drejtim, rezultatet nuk do të jenë dy here më të vogla por më të vogla në rrënjë të dyfishtë katrore. Prindërve ju mbetet përgjegjësia kur të sqarohen temat si:

o Financimi i mësimdhënësve

o Formimi i mësimdhënësve

o Strukturat dhe lokalet shkollore

o Informimi i prindërve

o Standardizimi dhe harmonizimi i teksteve, plan-programeve dhe notimi.

Prof. Doris Jakubec, thotë se gjuha është nëna e mendimit, dhe unë mendoj se nëse Rilindja kombëtare nuk u bë pa mërgatën, as rritja kombëtare nuk do të bëhet pa mërgatën.

Nga 6'000 gjuhë dhe dialekte vetëm 150 janë të shkruara apo që kanë arritur ta kristalizojnë mendimin në letër e në mesin e tyre gjuha shqipe. 50% do të zhduken deri në vitin 2011 (90% në Amerikë dhe Australi). Çdo 2 javë zhduket nga një gjuhë. Kur edhe gjuha latine është zhdukur, e fuqishme me shekuj pse jo të tjerat. Asnjë gjuhë nuk e ka të sigurt të përmotshmen.

--

Driton M. Kajtazi është Drejtor i Institutit Zviceran të Studimeve shqiptare (www.iseal.ch) e Mësimdhënës në Kolegjin Léon-Michaud në Yverdon të Zvicrës.


* Shkrim i botuar në të përditshmën : Fakti Ditor

DRITON M. KAJTAZI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË KRYETAR "PART-TIME"Nga MUJË BUÇPAPAJ (04.10.2011)
"PRANVERA ARABE" FLLADIT KINËNNga FRANK SHKRELI (04.06.2011)
FEJA BËN MË TË KEQEN E MUNDSHMENga ROGER COHEN, New York Times (04.05.2011)
SHPIRTI I TURMËS DHE I ASKUSHMËRISËNga SAIMIR LOLJA (04.05.2011)
50 VJET MË PARË, ENVER HOXHA NË TAKIMIN E STAFETËS MIDIS TË RINJVE DHE TË VJETËRVENga SKIFTER KËLLIÇI (04.04.2011)
PSE JAM KUNDËR REGJISTRIMIT ME VETËDEKLARIMNga ALBAN LAUKA (04.03.2011)
XHERALDINE FERRARO DHE ROLI I GRUAS NË JETËN POLITIKE DHE SHOQËRORENga FRANK SHKRELI (04.03.2011)
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNANga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.03.2011)
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJINga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.02.2011)
REGJIMI NË LIBI DUHET TË NDRYSHOJËNga senatorët XHON MEKEJN dhe XHOZEF LIBERMAN, Wall Street Journal (04.01.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]