VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HISTORIA KOMBËTARE, VETVETJA JONË QË DUHET RISHKRUARNga VASIL TABAKU

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 12:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

HISTORIA KOMBËTARE, VETVETJA JONË QË DUHET RISHKRUAR

Nga VASIL TABAKU


E Martë, 04.12.2011, 10:38am (GMT+1)

Nocioni "histori", nuk është thjesht një ngjarje, një rrëfenjë, apo një shkruarje datash, ky nocion ka përmasa madhështore, të ngjizura nga e vërteta e madhe, e pakontestueshme, e pa trillueshme dhe pa zhberëshme. Shpesh, Brenda historisë kanë penetruar gjithfarë manipulatorësh, që nga politikanët, shkruesit e saj apo thënë ndryshe pseudohistorianë, dështakë, diktatore dhe smirëzinj kombëtarë. Të gjitha këto, na japin të drejtën legjitime si shqiptarë të kërkojmë jo vetëm rishikimin e Historisë, por edhe rishkrimin dinjëtoz të saj sipas të vërtetave të mëdha përmes shekujve. Ndërkohë një grup njerëzish të implikuar në krimin e madh ndaj historisë, por edhe ndonjë i keqinformuar, e kundërshtojnë rishkrimin e Historisë. Debati i gjerë që vazhdon prej vitesh, shpesh politizohet, duke veshur koracën e "imunitetit" të deputetit apo liderit politik. Por Historia Kombëtare, nuk është vetëm historiografia politike, pasi këtu gërshetohen vlerat artistike, letrare, shkencore, arsimore dhe sociale. Kemi të bëjmë me një rrafsh tepër të gjerë, I cili natyrisht meriton vëmendjen e studiuesve dhe historianëve përkatës sipas fushave respektive.

Kur Historia Kombëtare, trajtohet si pronë dhe shpërfytyrohet

Përmes dekadave të rënda të diktaturës komuniste, u tentua tjetërsimi, nxirja dhe falsifikimi i HISTORISË si një vlerë e madhe kombëtare. Njerëzit e diktatorit e trajtuan Historinë si pronë dhe përmes një sakrilegji të përfytyruar e shpërfytyruan Historinë me gjithfarë deformimesh, sajimesh dhe falsifikimesh absurde. Diktatori paranojak Enver Hoxha, duke hyrë arbitrarisht në panteonin e Historisë, falsifikoj ngjarje data emra dhe mbi të gjitha shpërfytyroj të vërtetën kombëtare. Nuk e shoh të rrugës të ndalem në detaje konkrete, por do të përmend dy nga kolonat më të mëdha të historisë, identitetin kombëtar dhe panteonin e lavdisë kombëtare. Të dyja të manipuluara tragjikisht nga Enver Hoxha dhe shkruesit mjeran që i manipulonin vlerat duke i atribuuar Enver Hoxhës gjithçka. Këta shkrues të përunjur e futën diktatorin në histori si liderin që përcaktoj identitetin kombëtar të shqiptarëve, kur në të vërtet, diktatori e shkatërroj atë duke aplikuar monstrën e "socializmit fitimtar të Shqipërisë". Këta pseudo shkrues, e zhveshën kombin dhe Shqipërinë nga çdo meritë historike, të shtetformimit. Zëvendësuan emrat e themeluesve të shtetit të parë shqiptar, në vitin 1912 me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Kujtojmë këtu atdhetarin Lef Nosi , i cili u sfumua krejtësisht dhe u vendos emir i "Baba Çenit", babai i diktatorit. Për ta servirur këtë krim ndaj Historisë, u zhduk dhe procesverbali i shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, firmosur nga gjithë pjesëmarrësit, ku natyrisht nuk ekzistonte emir i Baba Çenit. Ky mashtrim, u server për gati pesë dekada, deri sa u rigjet Procesverbali i Shpalljes se Pavarësisë. Po i njëjti krim i shëmtuar u bë nga të zellshmit shkrues të indoktrinuar të Historisë edhe me emrat e shquar të Rilindjes Kombëtare, të Pavarësisë, periudhës së qeverisjes së Mbretit Ahmet Zogu dhe periudhën e pushtetit diktatorial. Po sjell këtu rastet e paprecedent të dhunimit të vlerave të Mbretit Zog, fshirjen e aktivitetit dhe vlerave të patriotëve të mëdhenj Faik Konica, Gjergj Fishta, Mehdi Frashëri, Bilal Xhaferri, Musine Kokolarit apo dhe hedhjen e hijes së zezë të harresës mbi Shenjtoren e madhe Nënë Tereza, duke i mohuar asaj edhe identitetin si shqiptare.

Shqiptarët njohin historinë e "helmuar" për Kosovën dhe më gjerë

Historia e Shqipërisë, nuk mund të ndahet nga historia e Kosovës. Ky realitet i madh historik, tashmë nuk ka pse të diskutohet apo të hidhet për debat. Gjithë etapat historike të Shqipërisë, që nga fillesa jonë si komb e gjer më sot, janë të gërshetuara në mënyrë të pandashme me Kosovën, me Shqiptarët e Maqedonisë apo ata të Malit të Zi. Historiografia e Kosovës, nga ana e këtejme e kufijve politik,pra Brenda Shqipërisë, është trajtuar nën censurën e plotë të tiranëve të diktatorit Hoxha, në fokusin e interesave politike të komunizmit shqiptar. Shitja e Kosovës tek Serbia e Titos, ishte një vepër makabër e Enver Hoxhës, por në histori, kjo masakër kombëtare u trajtua si një verdikt i Fuqive të Mëdha, kur në të vërtetë ishte një tradhti e madhe e Enver Hoxhës ndaj Kosovës dhe kosovarëve. Po ashtu dhe trajtimi i figurave atdhetare të Kosovës, u trajtuan sipas interesave të diktaturës komuniste në Shqipëri. Manipulimi i historisë së Kosovës nga shteti komunist shqiptar, i kaloj të gjithë kufijtë, duke u shndërruar në një krim të madh. Manipulator të historisë, nuk ishin vetëm historianët servile, por edhe figurat qendrore të politikës komuniste, të cilët ndryshonin datat, emrat dhe ngjarjet sipas interesave të diktatorit dhe komunizmit shqiptar. Historiografi të tipit Paskal Milo apo Pëllumb Xhufi, edhe pse i përkasin një brezi më të avancuar historianësh, ishin nga manipulatorët më të zellshëm të historisë sonë kombëtare, përfshi këtu edhe Kosovën. Helmi komunist mbi historinë e Kosovës si pjesë e Historisë kombëtare, vazhdoj gjatë gjer në vitet 90, kur në Shqipëri shpërtheu Lëvizja për Demokraci, e cila shkatërroj të gjitha çerdhet antikombëtare dhe filloj korrigjimin e drejt të Historisë.

Ngjarjet madhore Historike dhe plagjiatura e diktaturës komuniste

Duke filluar nga mbretërimi i Ahmet Zogut dhe ngjarjet që e pasuan, për të ardhur në periudha më të avancuara si Konferenca e Mukjes, Kongresi i Përmetit, lufta kundër mendimit ndryshe politik dhe eliminimi i partive të tjera politike, ishin një nga manipulimet më flagrante të komunistëve. Shumë evenimente historike, u përvetësuan, u përpunuan dhe iu adresuan PS dhe Enver Hoxhës, duke shënuar kështu plagjiaturën me të madhe në Historinë Kombëtare. Shumë atribute historike, Enver Hoxha i përvetësoj në mënyrë të paturpshme duke e vënë veten në epiqendër të tyre. Kujtojmë këtu Frontin e Luftës kundër Fashizmit, më vonë etapat e zhvillimit të vendit në fusha të ndryshme si arsim, shëndetësi,shkencë, art, kulturë dhe letërsi. Të gjitha këto zhvillime, kishin si stampë sloganin komunist "nën drejtimin e Partisë dhe Shokut Enver" Ky përvetësim i paskrupullt dhe deformim, çonte edhe në manipulimin e të vërtetave historike. Të gjitha këto ndërhyrje flagrante për rreth 50 vjet diktaturë komuniste, servirën përpara opinionit, nxënësve, studentëve dhe botës, një histori të rreme, mashtrues, të deformuar dhe cinike. Ndaj dhe kërkohet me të drejt ndryshimi thelbësor, rishkruajtja e plotë dhe dinjitoze e Historisë sonë Kombëtare, e cila është dhe fytyra jonë, ndërgjegjja dhe veprimtaria jonë, pra është vetvetja jonë e madhe dhe unike.

VASIL TABAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FAJI NUK ËSHTË TEK PRINDËRITVështrim mbi mos-mësimin e gjuhës shqipe në Zvicër dhe përgjithësisht në diasporëNga DRITON M. KAJTAZI (04.12.2011)
NJË KRYETAR "PART-TIME"Nga MUJË BUÇPAPAJ (04.10.2011)
"PRANVERA ARABE" FLLADIT KINËNNga FRANK SHKRELI (04.06.2011)
FEJA BËN MË TË KEQEN E MUNDSHMENga ROGER COHEN, New York Times (04.05.2011)
SHPIRTI I TURMËS DHE I ASKUSHMËRISËNga SAIMIR LOLJA (04.05.2011)
50 VJET MË PARË, ENVER HOXHA NË TAKIMIN E STAFETËS MIDIS TË RINJVE DHE TË VJETËRVENga SKIFTER KËLLIÇI (04.04.2011)
PSE JAM KUNDËR REGJISTRIMIT ME VETËDEKLARIMNga ALBAN LAUKA (04.03.2011)
XHERALDINE FERRARO DHE ROLI I GRUAS NË JETËN POLITIKE DHE SHOQËRORENga FRANK SHKRELI (04.03.2011)
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNANga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.03.2011)
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJINga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.02.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]