VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIAE mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor…Nga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 06:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor…

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Hënë, 04.18.2011, 11:10am (GMT+1)

Në shtetet demokratike shtypi dhe mediat, duke respektuar Kushtetutën dhe liritë e të drejtat e njeriut të garantuara prej saj, nuk lejojnë hapësira për diktatorët apo ish diktatorët, aq më tepër kur emrat e tyre lidhen me krimet e një realiteti të afërm dhe të prekshëm.

Gazetarët e një shteti demokratik, që posa ka dalë nga një diktaturë mizore, përpiqen me gjithë profesionalizmin e tyre, ta ruajnë të gjallë në kujtesën e publikut tmerret dhe vuajtjet e viktimave, si dhe mbajnë qëndrime të prera ndaj ekzekutorëve. Në çdo shtet të Europës Lindore që ka dalë nga diktaturat, ish diktatorët janë ekskluduar nga jeta publike e një vendi.

Ky obligim vlente edhe për Shqipërinë. Sepse, ashtu si çdo qytetar, edhe gazetarët kanë të drejtat dhe liritë e tyre të pacënueshme, nga ana tjetër - edhe detyrimet e tyre të patjetërsueshme ndaj opinionit publik, si edhe ndaj shtetit të së drejtës.

Por, megjithëse Shqipëria është anëtare e NATO-s, një pjesë e mirë e mediave të saj janë nën vasalitetin e plotë të Ramiz Alisë, të cilin e kanë shndërruar në një "yll të kuq" duke i bërë presion opinionit publik, çka bie ndesh me kushtetuetshmërinë e vendit, ku shënohet se diktatura komuniste e Shqipërisë është përmbysur.

Në mediat e Tiranës është diçka tepër e rëndomtë të shohësh nëpër faqet e para të gazetave dhe në kryetitujt e televizioneve fytyrën e Ramiz Alisë, diktatorit të fundit të Shqipërisë, i cili në vend që t'i ngryste ditët e tij nën peshën e fajit të krimeve të kryera nga regjimi, me të cilin emri i tij identifikohet, lëshon në treg pallavrat e tij.

Ajo që të bën përshtypje është se ish-diktatori përveçse ka uzurpuar hapësirat e lirinë së shtypit në Shqipëri, trajtohet në mënyrë servile nga botuesit dhe pronarët e televizioneve e gazetave, për rrjedhim edhe nga gazetarët si : "Ish-Presidenti", pra në mënyrën më flagrante, dezinformohet publiku shqiptar, ku Ramiz Alia nuk paraqitet si ish-diktatori i fundit, por si ish-president i Shqipërisë. Këtu problemi ndërlikohet, sepse mediat e shkruara dhe vizive vasalitetin e tyre ndaj Ramiz Alisë e çojnë deri aty sa shkelin kodin e gazetarisë në një shoqëri demokratike, kriteret e së cilës nuk tolerojnë dezinformimin e publikut si dhe po ashtu nuk tolerojnë mitizimin dhe rehabilitimin e diktaturave apo ish diktatorëve.

Këto media e kanë kthyer Ramiz Alinë në hero të tyre, nga pozitat e atij që mund të japë vlerësime ex catedra për këdo, duke i bërë presion psikologjik publikut që të mësohet me realitete aluçinante, sa makabre edhe të papranueshme për mendjen dhe ndërgjegjen e opinionit shqiptar që e di mirë se kush është Ramiz Alia.

Ndaj Ramiz Alisë, shtypi demokratik dhe opinioni publik, mund të mbante një qendrim tolerues, por jo rehabilitues, sepse Ramiz Alia ishte koka e sistemit, vetëm nëse diktatori i fundit i Shqipërisë do të kishte denoncuar të gjitha krimet e diktaturës dhe të gjithë aparatin e superstrukturës dhe sigurimit të shtetit. Por Ramiz Alia, në vend të kësaj, i ricikloi si sigurimsat ashtu edhe atë pjesë të superstrukturës, që e kishte nën shërbimin e tij, të cilët gjatë dy dekadave të tranzicionit kanë vazhduar të bëjnë karierë, e ndërkohë janë kthyer në avokatët e Ramiz Alisë.

Prandaj, në mediat e Tiranës mungojnë pothuaj tërësisht krimet e diktaturës, në televizionet dhe gazetat e Tiranës mungojnë pothuaj tërësisht viktimat e diktaturës, por është i përhershëm Ramiz Alia, diktatori i fundit i Shqipërisë, vendit ku për një gjysmë shekulli ishte instaluar diktatura më mizore e Europës dhe Ballkanit. E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e kthejnë si meteor.

Duke bërë këtë panoramë të gjendjes të mjerë së gazetave dhe televizioneve të Tiranës, është emergjente rehabilitimi i shtypit të lirë dhe liria e shprehjes, pa të cilën nuk mund të ekzistojë shteti i së drejtës. Ky rehabilitim nuk mund të jetë i njëanshëm, nuk mund të bëhet vetëm nga njëri krah i politikës, qendra e djathtë, aq më pak e majta, por kërkon një angazhim bipartizan, larg politikës së rrugës.

Nëse në Shqipëri funksionon shteti i së drejtës, nëse në Shqipëri funksionojnë institucionet e sigurisë kombëtare, nëse në Shqipëri funksionon kushtetuta, atëhere Ramiz Alia, duhej të mbetej brenda sferës së tij private dhe jashtë kontekstit të sferës që ka të bëjë me publikun. Nga ana tjetër mediat kanë të drejtë të merren me Ramiz Alinë, jo duke e glorifikuar, siç bëjnë, por në kontekstin e rolit që ka pasur në diktaturë. Ramiz Alia nuk ka asnjë të drejtë sot të bëjë pretenca dhe aq më tepër të marrë rolin e prokurorit.

Shteti i së drejtës, shtypi i lirë dhe liria e shprehjes nuk e pranojnë sentimentalizmin me diktatorët dhe bëmat e tyre, aq më tepër publiku shqiptar nuk e meriton sot pas 20 vitesh të rrëzimit të diktaturës, arrogancën dhe prepotencën e Ramiz Alisë, që na kthen prapa e na bën të kujtojmë se jetojmë në ditët kur ishte në majë të piramidës të kuqe. Shteti i së drejtës duhet të vendosë drejtësinë në vend. Shteti i së drejtës e ka për obligim të hedhë dritë për fatin e viktimave të diktaturës dhe t'i nderojë këto viktima e të mos tolerojë e shndërrimin e Ramiz Alisë në një kryepersonazh publik. Ramiz Alia t'i ngrysë ditët e tij duke pasur punë me ndërgjegjen, nëse jo me drejtësinë shqiptare.


Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LUTU. SHPRESO. PËRGATITUNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (04.15.2011)
ENDE LËVDATA PËR LUGATINNga FRANK SHKRELI (04.14.2011)
POEZI PËR JETËN E PËRDITSHMENga DAVID BROOKS, New York Times (04.13.2011)
HISTORIA KOMBËTARE, VETVETJA JONË QË DUHET RISHKRUARNga VASIL TABAKU (04.12.2011)
FAJI NUK ËSHTË TEK PRINDËRITVështrim mbi mos-mësimin e gjuhës shqipe në Zvicër dhe përgjithësisht në diasporëNga DRITON M. KAJTAZI (04.12.2011)
NJË KRYETAR "PART-TIME"Nga MUJË BUÇPAPAJ (04.10.2011)
"PRANVERA ARABE" FLLADIT KINËNNga FRANK SHKRELI (04.06.2011)
FEJA BËN MË TË KEQEN E MUNDSHMENga ROGER COHEN, New York Times (04.05.2011)
SHPIRTI I TURMËS DHE I ASKUSHMËRISËNga SAIMIR LOLJA (04.05.2011)
50 VJET MË PARË, ENVER HOXHA NË TAKIMIN E STAFETËS MIDIS TË RINJVE DHE TË VJETËRVENga SKIFTER KËLLIÇI (04.04.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]