VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUJTIMI DHE NDERIMI YNË PËR HERONJTË, DETYRË DHE OBLIGIM NDAJ AMANETIT TË TYRE...!Nga HAFIZ GAGICA

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 11:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KUJTIMI DHE NDERIMI YNË PËR HERONJTË, DETYRË DHE OBLIGIM NDAJ AMANETIT TË TYRE...!

Nga HAFIZ GAGICA


E Martë, 04.19.2011, 11:12am (GMT+1)

Me Sali Çekaj në Zyrën e LDK-së në Stuttgart, 1992

Kujtimi ynë për heronjtë duhet të jetë i përhershëm. Ata nuk kursyen asgjë për lirinë kombëtare dhe çlirimin e Kosovës nga pushtuesit. Heronjtë, dëshmorët dhe gjithë të rënët për lirinë e Kosovës, kujtohen në data të veçanta nga institucionet dhe qytetarët e shtetit të pavarur. Kujtohet e kaluara jo e largët e tyre, dhe kjo njëkohësisht shton ndërgjegjësimin, vetëdijen dhe obligimin që kemi ndaj vetvetes dhe atyre që u flijuan për çlirimin e Kosovës e cila me shekuj ka vuajtur për lirinë e saj kombëtare.

Këto ditë po kujtohen figura të kombit, dhe siç duket Marsi dhe Prilli po vazhdon të jetë muaji, sa i krenarisë aq edhe i frikës dhe dilemave se çka mund të na ndodhë, çfarë të rejash do na sjellë e nesërmja, dhe a do riaktivizohet edhe njëherë fryma e viteve të sakrificave, koha e besimit në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, koha e guximit dhe e vetëflijimit për idealet më të larta.

Po tani, që jemi të lirë, të pavarur, çfarë do duhej të sakrifikojmë? Sali Çekaj i gjallë, prapë do të na thoshte; tani do sakrifikojmë kohën për më shumë besim, për më shumë respekt dhe përkrahje ndaj atyre që dinë dhe duan me e shtyrë këtë vend drejt zhvillimit dh integrimit në BE dhe strukturat tjera ndërkombëtare. Pra, pak më shumë sakrificë dhe respekt për njëri-tjetrin, sidomos për ata që duan pa hile të punojnë për këtë vend, siç do duhej të ishim edhe më të vendosur kundër dukurive negative të cilat në shumë mjedise e kanë dëmtuar dukshëm besimin e këtij populli për një të ardhme më të ndritur.

Çaste të relaksimit, me mikun tim, heroin Sali Çekaj, Tiranë 1995

Saliu ishte i fjalëpak, i urtë, por shumë i vendosur, humanist e dalluar, i dashur dhe plotë respekt për ata që e meritonin respektin, por dhe shumë i ashpër ndaj atyre që e pengonin, apo nuk ia donin të mirën Kosovës, të cilën e deshi shumë, duke dhënë për të dijen, mundin, djersën dhe JETËN.

Saliu për 8 vjet sa qëndroi në Stuttgart të Gjermanisë u angazhua pa asnjë kompensim material, por gjithnjë dhe në çdo kohë ishte në Zyrë, në takime, në aksione, në udhëtime si dhe në mbledhje të organizmit më të mirë të shqiptarëve, të mobilizimit të qytetarëve tanë për fuqizimin e Fondit të Kosovës. Ani pse ky fond në momentet më kyçe gjatë aksioneve të tij dhe të Adem Jasharit bashkë me shokët tjerë nuk iu gjet në ndihmë, por ai asnjëherë nuk u ndal me besimin se ata që menaxhonin me ato mjete një ditë do të vetëdijesohen, e të cilët në prononcimet e tyre publike ishin të zjarrtë, por në vepër e pengonin ecjen tonë më të shpejt, ashtu siç po bëjnë edhe sot..!?

Saliu me shokët dhe veprimtarët e çështjes kombëtare pa hezitim iu përvesh punës për mobilizimin dhe konsolidimin e bërthamave të para të vetë mbrojtjes së Kosovës dhe të çlirimit të saj, i vetëdijshëm se një veprimtari e tillë nuk ishte e lehtë. Ai nuk hezitoi asnjëherë, ndonëse gjatë rrugës ai do hasë në vështirësi dhe pengesa të ndryshme. Dhe, ndjehej keq kur pengesat i vinin nga njerëzit e institucioneve tona që i kishim ngritur me mund dhe shumë sakrifica. Por, Saliu nuk u dorëzua dhe as nuk u luhat, përkundrazi ai vendosmërisht u angazhua për t'i ardhur në ndihmë qytetarëve të Kosovës duke marrë pjesë aktive në hartimin e planeve dhe mobilizimin e ushtarakëve dhe patriotëve për çlirimin definitiv të Kosovës.

Saliu ishte njeri i fjalës dhe i besës, siç ishin figurat e shquara kombëtare të Kosovës. Me këtë rast po iu rrëfej një detaj nga ato dhjetëra e qindra që kam përjetuar me Saliun. Vetëm dy ditë pasi që ishte vra ushtaraku, intelektuali dhe patrioti ynë i madh Agim Ramadani, përmes telefonit satelitor kontaktova me Saliun dhe e luta që të zbret një ditë deri në Tiranë, në ato ditë Prilli të luftës së rreptë ushtarake, e që, edhe luftërat politike kishin zënë të zmadhohen, sepse më duhej një konsultim me të. Ai m'u përgjigj; "Na u ka vra Agimi, deri sa t'ia marrë hakun dhe ta çlirojmë këtë pjesë nuk lëvizi dot nga këtu. Uroi që të kaloni mirë dhe t'i tejkaloni mosmarrëveshjet politike. Të fala u bënë të gjithëve, e thuaju se pushkët tona në front kundër pushtuesit serb janë bashkuar.."!

Biseda mbaroi me përshëndetjen se do shihemi në Kosovën e lirë, dhe ai veçse gjendej në një territor të çliruar të Kosovës, aty ku tani Kosova po frymon lirshëm, por që akoma nuk janë jetësuar aspiratat e heronjve dhe gjithë atyre që u angazhuan dhe luftuan që ky vend me qenë i lire dhe i bashkuar.

Le të na shërbejë kujtimi ynë për Saliun dhe gjithë të rënët për liri, si shembulli më sublim se si duhet me e dashtë atdheun dhe si duhet me u sakrifikuar për një Kosovë më të mirë, më të prosperuar dhe me të pasur në të gjitha aspektet e jetës së qytetarëve të saj.

Lavdi gjithë të dëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës, lavdi veprës së madhe të heroit Sali Cekaj, i lehtë iu qoftë dheu i Kosovës gjithë atyre që luftuan dhe sakrifikuan për këtë vend!

19 Prill 2011

HAFIZ GAGICA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIAE mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor…Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.18.2011)
LUTU. SHPRESO. PËRGATITUNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (04.15.2011)
ENDE LËVDATA PËR LUGATINNga FRANK SHKRELI (04.14.2011)
POEZI PËR JETËN E PËRDITSHMENga DAVID BROOKS, New York Times (04.13.2011)
HISTORIA KOMBËTARE, VETVETJA JONË QË DUHET RISHKRUARNga VASIL TABAKU (04.12.2011)
FAJI NUK ËSHTË TEK PRINDËRITVështrim mbi mos-mësimin e gjuhës shqipe në Zvicër dhe përgjithësisht në diasporëNga DRITON M. KAJTAZI (04.12.2011)
NJË KRYETAR "PART-TIME"Nga MUJË BUÇPAPAJ (04.10.2011)
"PRANVERA ARABE" FLLADIT KINËNNga FRANK SHKRELI (04.06.2011)
FEJA BËN MË TË KEQEN E MUNDSHMENga ROGER COHEN, New York Times (04.05.2011)
SHPIRTI I TURMËS DHE I ASKUSHMËRISËNga SAIMIR LOLJA (04.05.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]