VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËMNga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 08:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Martë, 04.19.2011, 05:49pm (GMT+1)

 

 

Të hënën në emisionin e Rudina Xhungës pamë diçka që kalonte çdo lloj parashikimi të një debati në një shoqëri demokratike. Ishte diçka e pështirë dhe primitive. Zonja në fjalë, duke shkelur çdo lloj etike të gazetarisë në demokraci, kishte organizuar një show tribal, ku dy prej të ftuarve dukej se ishin ngarkuar me mision për të ushtruar gjueti shtrigash ndaj Ambasadorit Arvizu, me destinacion Departamentin e Shtetit të SHBA, me qëllim për ta detyruar këtë të fundit të ndryshojë politikë dhe të mbështesë rrëzimin e qeverisë Berisha, nëse jo me votë, me mjete dhune, ashtu si ishte parashikuar më 21 janar 2011.

Pas kritikave dhe prognozave të Kastriot Islamit, se Edi Rama, do t'i humbë zgjedhjet e 8 Majit, oligarkët që mbështesin Ed Ramën, ata që paguajnë gazetarët tek Shekulli apo tek Top Channel, dhe që e duan me çdo mjet të rrëzojnë koalicionin në pushtet, janë duke bërë gjithçka për të realizuar qëllimet e tyre, duke filluar prej klimës së tensionuar të fushatës e deri tek sulmet e pa precedent duke e futur në shënjestër Ambasadorin Amerikan në Tiranë.

Rudina Xhunga kishte ftuar Besnik Mustafajn, Aleksandër Biberajn, Bashkim Zenelin dhe Dritan Hilën. Ishte një zgjedhje tendencioze, jo fer, pasi ishte e pabalancuar, për të dëgjuar të gjitha palët jo vetëm njërën.

Tre nga katër të ftuarit, Besnik Mustafaj, Bashkim Zeneli dhe Dritan Hila vinin direkt nga fusha e diplomacisë, i katërti Aleksandër Biberaj, kishte qenë përfaqësues i Parlamentit të Shqipërisë në Këshillin e Europës.

Dy nga katër të ftuarit, Mustafaj dhe Biberaj, që kishin përfituar postet më të larta nga PD dhe posaçërisht Berisha, u kthyen në kritikë të tij vetëm kur i humbën ato. Ashtu si edhe Hila një ish-diplomat i shkarkuar së fundmi i mbushur me pezm dhe hakmarrje.

Dy nga katër të ftuarit, vinin me background nga koha e Partisë të Punës. Bashkim Zeneli, ish-gazetar në RTSH në kohën e diktaturës, ndërsa Besnik Mustafaj, njeri i përzgjedhur i diktaturës, që kishte punuar bashkë me Nexhmije Hoxhën.

Dy nga pesë pjesëmarrësit në këtë emison, Besnik Mustafaj dhe Rudina Xhunga, kishin emërues të përbashkët angazhimin e tyre tek gazeta Zëri i Popullit, organ i Partitë të Punës, kur Besnik Mustafaj kishte punuar aty gjatë kohës së diktaturës, dhe i Partisë Socialiste kur Rudina Xhunga ishte kryeredaktore e saj pas 1997.

Nga të katër të ftuarit, vetëm Bashkim Zeneli, tregoi korrektësi dhe sjellje prej diplomati dhe shqiptari, ndërsa Mustafaj dhe Hila, patën një sjellje shumë të papërgjegjëshme, gjithë arrogancë dhe ultimatume duke shigjetuar Arvizun, por duke pasur në objektiv Departamentin e Shtetit të SHBA, për t'i imponuar politikën ndaj Shqipërisë.

Në sulmet kundër Ambasadorit Arvizu dallohej Besnik Mustafaj, meqë njihet më shumë se ky Hila, i cili ka dalë personazh për Shekullin dhe Top Channel pasi ka humbur vendin e punës në Ministrinë e Jashtme. Ky Hila ndërsa tregohej i pacipë në sulmet që i bënte Ambasadorit Arvizu, tregonte një servilizëm vulgar ndaj Besnik Mustafajt, të cilin vazhdonte ta quante ministër.

Ishin skena orwelliane, të pështira, të paprecedentë, aq më tepër kur mendon se vinin nga sfera e diplomacisë. Besnik Mustafaj, me sjelljet e tij të kujtoi përkufizimin që atij i kishte bërë Ismail Kadare, si "shkrimtar mediokër", diplomat mediokër dhe shqiptar mediokër, i përkëdhelur sa nga regjimi komunist, aq edhe nga Sali Berisha. Dhe mjaftoi që ta humbiste kolltukun, të cilën ka 25 vjet që e ngroh, në diktaturë dhe demokraci, që pastaj të tërbohet, dhe të sulmonte me një stil që ushtronin komisarët e kuq kundër imperializmit amerikan.

SHBA, BE dhe OSBE-e i kanë njohur zgjedhjet e 2009, dhe me gjithë difektet që kanë pasur, i kanë cilësuar si më të mirat mbajtur këto 20 vjet tranzicion, kësisoj ato nuk e kanë mbështetur politikën e liderit të opozitës dhe atyre që janë pas tij për të mos e njohur procesin zgjedhor i cili u krye me një Kod Zgjedhor të përgatitur nga PS dhe të votuar me shumicë nga parlamenti i Shqipërisë.

SHBA, BE dhe OSBE kanë qenë kategorikisht kundër rrëzimit të qeverisë demokratike me dhunë dhe kanë hedhur poshtë në mënyrë eksplicite çdo krahasim e thirrje për ta rrëzuar atë sipas modelit të Egjyptit, Tunizisë apo Libisë, pasi Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, çka do të thotë se Shqipëria i ka plotësuar standartet për të qenë vend i tillë.

Sa i përket qëndrimit të Ambasadorit Arvizu, ky qëndrim është korrekt, i paanshëm, në mbëshetje të ecurisë të demokracisë në Shqipëri dhe pikë për pikë sipas orientimeve që ka marrë nga Departamenti i Shtetit, dhe është zgjedhur ambasador i Shqipërisë nga Presidenti Obama.

Dhe se Ambasadori Arvizu vepron pikë për pikë sips orientimeve të DOS, këtë e sanksionoi edhe Zoti Kantrimen, duke rrafshuar çdo dyshim apo spekulim, duke nënvizuar se Ambasadori Amerikan në Tiranë vepron në respektim të plotë të politikës të jashtme të SHBA, ku nuk mbrohet asnjë palë apo parti, por mbrohen interesat e popullit shqiptar. Këtë fakt në emisionin e Rudina Xhungës të hënën që shkoi e nxori në pah edhe Bashkim Zeneli i cili i ftoi të panishmit të ishin prudentë në qëndrimet e tyre. Pasi në zhargonin diplomatik, dihet se i bie pragut që dëgjojë dera, pra sulmohej Ambasadori Amerikan në Tiranë, por në fakt objekt i sulmeve të paprecedenta, ishte Departamenti i Shtetit i SHBA, shteti aleat jetik i shqiptarëve, që do të thotë se sjellja e personave të cituar më sipër binte direkt ndesh me politikat e sigurisë kombëtare të Shqipërisë.

Ndërsa politikat e diktatit që urdhëronte Besnik Mustafaj, megallomania e tij, vaniteti i tij, sbobizmi i tij binin erë stalinizëm dhe të kujtonin kohën kur Besnik Mustafaj punonte tek Nexhmije Hoxha.

Nëse Besnik Mustafaj do të ngrihet kundër Sali Berishës, bamirësit të tij për 20 vjet karierë të Besnik Mustafajt, kjo ishte punë e tij. Nëse Besnik Mustafaj do të shkruante promemorie për nivelin e demokracisë në PD, vetëm kur ia heqin kolltukun, kjo përsëri është punë e tij, këtu nuk kam asgjë kundër, sepse Shqipëria është vend demokratik që garanton lirinë e fjalës, dhe kjo kishte të bënte me moralin e tij, por kur Besnik Mustafaj merr skeptrin për t'i diktuar SHBA politikat ndaj Shqipërisë, këtu Besnik Mustafaj  ka kaluar kufirin dhe duhet t'i themi ndal.

Një pyetja kam, nëse Besnik Mustafaj do të vazhdonte të bënte karierë nën hijen e Berishës, a do të bënte këtë show të neveritshëm që bëri si i ftuar i Rudina Xhungës ?

Në rastin konkret, paçka se personat në fjalë, me shfaqjen që dhanë, përveç zotit Zeneli, nuk përfaqësonin institucionet shtetërore, por fakti që këta njerëz i kanë përfaqësuar këto institucione, në nivelet më të larta, la një shije shumë të hidhur, që nuk kapërdihet dhe skena të tilla nuk duhet të përsëriten më, qoftë edhe në ato media që njihen se mbrojnë interesat e Edi Ramës dhe klanit të tij.  

Nuk po them të PS, pasi përshembull zoti Bashkim Zeneli ishte zgjedhur diplomat nga PS dhe në shown që e drejtonte Rudina Xhunga nuk pranoi të bëhej pjesë e tij. E theksoj këtë fakt, sepse kam bindjen se në rradhët e PS natyrisht që ka shumë figura të reformuara dhe të përgjegjëshme, që nuk bien as në grepin e Shekullit e aq më pak të Rudina Xhungës.  Sepse  askush nuk mund të përfitojë  prej lirisë të fjalës, me qëllim për të shkelur interesat kombëtare të vendit të vet.

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUJTIMI DHE NDERIMI YNË PËR HERONJTË, DETYRË DHE OBLIGIM NDAJ AMANETIT TË TYRE...!Nga HAFIZ GAGICA (04.19.2011)
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIAE mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor…Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.18.2011)
LUTU. SHPRESO. PËRGATITUNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (04.15.2011)
ENDE LËVDATA PËR LUGATINNga FRANK SHKRELI (04.14.2011)
POEZI PËR JETËN E PËRDITSHMENga DAVID BROOKS, New York Times (04.13.2011)
HISTORIA KOMBËTARE, VETVETJA JONË QË DUHET RISHKRUARNga VASIL TABAKU (04.12.2011)
FAJI NUK ËSHTË TEK PRINDËRITVështrim mbi mos-mësimin e gjuhës shqipe në Zvicër dhe përgjithësisht në diasporëNga DRITON M. KAJTAZI (04.12.2011)
NJË KRYETAR "PART-TIME"Nga MUJË BUÇPAPAJ (04.10.2011)
"PRANVERA ARABE" FLLADIT KINËNNga FRANK SHKRELI (04.06.2011)
FEJA BËN MË TË KEQEN E MUNDSHMENga ROGER COHEN, New York Times (04.05.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]