VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKURNga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 08:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Mërkurë, 04.27.2011, 06:24pm (GMT+1)


janë 3500 nëna Shqiptare
që presin zgjuar,
që nuk vënë gjumë në sy
prej katër vitesh,
që nuk e njohin më gjumin,
as natën as ditën,
që vigjëlojnë
natën dhe ditën
në pritjen e pafundme,
që matet me sekonda,
minuta, orë,
ditë, javë, muaj,
kur ndërrohen stinët,
në verë dhe dimër,
kur vjen Viti i Ri,
kur vijnë ditëlindjet
e 3500 djemve.

janë 3500 Nëna Shqiptare
që presin
me sy të skuqur prej lotëve,
që rrjedhin
si burime të pashterrëshme,
me sy që nuk mbyllen kurrë
prej nga burojnë ujvara lotësh,
që kthehen në burime drite
për të kërkuar
dhe gjetur
loçkën e zemrës.

janë 3500 nëna Shqiptare
që presin 3500 djem
që janë 3500 bij,
që janë 3500 vëllezër,
që janë 3500 burra,
që janë 3500 bashkëshortë,
që janë 3500 etër
për të paktën 10.000 fëmijë
që presin përkëdheljet
e etërve të tyre,
apo që presin të lindin,
sepse Kosova
është tokë pjellore
dhe e bekuar
që lind shumë fëmijë...

janë 3500 nëna Shqiptare
që presin
kthimin e djemve të tyre,
që qendrojnë me zemra
të ngrira,
akull,
me zemra të dridhura,
sikur mbajnë tërmetin

janë 3500 nëna Shqiptare
që qëndrojnë si statuja
me  vështrimin
e ngulur nga dritarja,
me vështrimin
e ngulur tek dera,
se ja,
mos hapet dera
dhe vjen djali,
se ja
mos troket dera
dhe vjen lajmi s
e djali u gjet i gjallë,
sepse beson se Zoti
prej dashurisë që ka zemra e nënës
mund t'ia rikthejë jetën
loçkës së saj,
prej një grusht eshtrash
mbuluar nga dhéu i huaj,
që rëndon
si mal
mbi trupin e djalit
dhe zemrën e nënës.

janë 3500 nëna Shqiptare
që presin,
pritja e tyre
nuk shterr kurrë,
durimi i tyre
nuk shterr kurrë,
për të pritur
që loçkat e tyre
më në fund
le të kthehen në shtëpi
sepse ka tri vjet
që lufta ka mbaruar,
dhe lufta kur mbaron
mbaron për të gjithë

Atdheu është i bekuar
për të gjithë bijtë e tij                                                              
liria është e bekuar
për të gjithë bijtë e saj
edhe për 3500 djemtë
e nënave Shqiptare
edhe për 3500 uraganët
e mbuluar nga heshtja
dhe harrimi i vëllezërve
të një gjaku,

liria është e bekuar vetëm
kur vëllezërit e një gjaku
shndërrohen me zemër
në 3500 djemtë uraganë
të 3500 nënave shqiptare
kthyer në 3500 Statuja Lirije
që presin pa shterrje,
pa shterrim deri në vetmohim,
deri në vetsakrificën sublime,
liria nuk është e bekuar
kur vëllezërit e një gjaku
i mbulojnë me harrimin e rëndë
si dheu i huaj
3500 djem uraganë shqiptarë
dhe 3500 zemra nënash,
që me mallkimet e tyre shkaktojnë tërmete,
ndërsa me bekimet
paqen dhe qetësinë që i duhet Atdheut...

-------

Kjo baladë e përfshirë në librin me poezi të Elida Buçpapajt "Rapsodi e Golgotës së Tranzicionit", botim 2012 - që është botuar për herë të parë në shtypin e Kosovës më 2001 - u kushtohet viktimave të pagjetura dhe nënave të tyre. Kjo baladë është shkruar kur mungonin 3500 shqiptarë, sot mungojnë 1900, por edhe ata që janë gjetur gjatë këtyre viteve, asnjë s'ka qenë i gjallë

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PUNË TË MBARË, ZONJA PRESIDENTENga FRANK SHKRELI (04.26.2011)
NË VEND PËRKUJTIMI PËR GAZETARIN, PUBLICISTIN DHE ATDHETARIN NAZMI LUKAJO MIKU IM, ATË NATË ÇDO FJALË RRIDHTE LOT...!Nga Prof. SEJDI BERISHA (04.25.2011)
PRANVERA ARABE ËSHTË 2011, JO 1989Nga JEAN-MARIE GUÉHENNO, New York Times (04.24.2011)
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËMNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.19.2011)
KUJTIMI DHE NDERIMI YNË PËR HERONJTË, DETYRË DHE OBLIGIM NDAJ AMANETIT TË TYRE...!Nga HAFIZ GAGICA (04.19.2011)
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIAE mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor…Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.18.2011)
LUTU. SHPRESO. PËRGATITUNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (04.15.2011)
ENDE LËVDATA PËR LUGATINNga FRANK SHKRELI (04.14.2011)
POEZI PËR JETËN E PËRDITSHMENga DAVID BROOKS, New York Times (04.13.2011)
HISTORIA KOMBËTARE, VETVETJA JONË QË DUHET RISHKRUARNga VASIL TABAKU (04.12.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]