VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Shtunë, 04.30.2011, 11:22am (GMT1)

Më se tri javë pas zgjedhjes së zonjës Atifete Jahjaga në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, koha e mjaftueshme e pritjes së ardhjes së urimeve nga homologët dhe zyrtarët e tjerë të lartë miq, aleatë e partnerë ndërkombëtarë tashmë është shterruar. Një numër i mirë i kryetarëve të shteteve, presidentë e mbretër, të vendeve perëndimore dhe ndërkombëtare ia kanë dorëzuar në mënyrë zyrtare, nëpërmjet ambasadorëve të akredituar në Prishtinë, urimet, bashkë me to ftesat e para zyrtare për vizita shtetërore presidentes së re. Spikati Amerika, edhe si vendi më mik dhe aleat i Kosovës, me urimet aq të ngrohta e të përzemërta të Sekretares së Shtetit Hillari Klinton, sidomos me urimet e Presidentit Barak Obama, ku theksohej miqësia e fuqishme midis Kosovës dhe Amerikës.

Figura të tilla si Kryetari i Shtetit (presidenti, mbreti etj.), Kryeministri, ministri i Jashtëm janë drejtpërdrejt identifikuese me figurën e një shteti përkatës, drejtpërdrejt kapital moral i një vendi, i pozitës së tij në marrëdhëniet ndërkombëtare. Prandaj tregohet kujdes i madh e i veçantë në zgjedhjet dhe emërimet në këto poste. Prandaj, në rrafshin diplomatik, urimet ndaj Kryetarit të Shtetit, Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm bëhen në mënyrë publike, me një zyrtarizëm protokollar të posaçëm. Kjo është praktikë edhe ndërmjet vendeve të fuqishme. Tonet e urimeve, fjalori dhe termat, radha kohore gjejnë interpretim të menjëhershëm për shkallën e marrëdhënieve aktuale e të pritshme mes palëve.

Ardhjen e urimeve Kosova e ka pritur shumë dhe e vlerëson shumë. Urimet që erdhën në këto tri javë të prillit, në rrethana të tjera, si ato të muajve paraprirës nuk do të kishin ardhur kurrë. Kosova është, mbi të gjitha, një investim perëndimor. Shpërblimi i vetëm që kërkojnë prej saj investuesit janë shtetndërtimi, shtetkonsolidimi, zhvillimi dhe përparimi i demokracisë. Ngecjet, shmangiet, zbrapsjet në këtë drejtim do të ishin investime të çuara dëm.

Kosova i korrigjoi hapat, natyrisht, me rolin e miqve dhe aleatëve, madje edhe befasoi duke zgjedhur në krye të shtetit një zonjë. Është e vetmja kryetare shteti në rajon, ndër të vetmet në Evropë. Dalja e një figure femërore në krye të shtetit në mos për shkallën e vërtetë të emancipimit të shoqërisë së Kosovës, së paku dëshmon potencialin e madh të emacipimit të mëtejshëm dhe të vrullshëm të kësaj shoqërie kaq vitale. Për njohësit e realitetit historik dhe aktual të Kosovës, në të vërtetë, kjo dukuri nuk përbën ndonjë befasi kushedi. Roli i femrës shqiptare të Kosovës përkrah burrave është i njohur në të gjitha etapat historike. Me këtë shpjegohet edhe përfshirja e saj e menjëhershme në forcat e armatosura të Kosovës.

Zgjedhja e Atifetes e shpëtoi Kosovën nga zgripi marramendës i një krize politike. Kjo zgjedhje merr rëndësi edhe ngaqë kriza politike ishte, para së gjithash, krizë figurash. Të gjitha figurat e shumta të lakuara në opinion apo jashtë tij me muaj të tërë ishin sekush më e diskutueshme. Ardhja e saj nga radhët e forcave të armatosura i tregoi Kosovës se ku ia vlen më së miri të kërkohen figurat përfaqësuese, pra sa më larg ndotjes politike, sa më larg prej ndotjeve prej së kaluarës. Ishte edhe një mësim i madh për politikën, nëse ajo dëshiron vërtetë të shkëputet nga pjesa e saj që ka mbetur në të shkuarën.

Atifetja u zgjodh më 7 prill Presidente e Republikës së Kosovës. Trembëdhjetë ditë më vonë i mbushte 36 vjet. Është ndër femrat e brezit të saj me formim më të plotë kulturor në kushtet e Kosovës. I ka kaluar përvojat dhe shkallët e karrierës deri në kreun e Shërbimit Policor të Kosovës dhe të gradës ushtarake. Në intervistën e gjerë që jepte tek Zëri i Amerikës, zonja Presidente shpallte edhe synimin e saj për të garuar sërish, nëse do të ketë rezultatet e duhura në detyrë, sapo të jenë kryer reformat kushtetuese të parashikuara, për postin e kreut të shtetit të Kosovës.

Zonja Jahjaga ishte kandidate konsensuale e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re, me mbështetjen edhe të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara Christopher Dell, në kuadrin e marrëveshjes së këtyre pative për zgjidhjen e krizës politike. Do të ishte diçka e pritshme që këto forca politike ta përkrahin kandidimin e saj edhe për garën e ardhshme zgjedhore, ku pritet që presidenti të zgjidhet nëpërmjet votës popullore.

"Populli është si anija, secili duhet të jetë i përgatitur për ta marrë timonin," thoshte dikur dramaturgu norvegjian Henrik Ibsen. Atifete Jahjagës, ashtu si edhe e shprehu në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës, menjëherë pas betimit si Presidente, asnjëherë nuk i kishte shkuar ndërmend që të hynte në politikë apo që të zgjidhej në detyrën më të lartë shtetërore. Ky moment vetëm sa na e kujton ne se, në fakt, një ndër ndryshimet më të mëdha të qeverisjeve demokratike ndaj qeverisjeve të tjera, është se ato kanë përparësi kryesore ta mësojnë qytetarin të marrë pjesë drejtpërdrejt në qeverisjen e vendit të vet. Politikani, biznesmeni, intelektuali, para se të jenë të tillë janë thjesht qytetarë. Edhe qytetari i parë i një vendi ishte thjesht qytetar i vendit të tij. Ky është një vizion pa të cilin politika e Kosovës, politika shqiptare në përgjithësi, nuk mund të kenë të ardhme, mund të kenë vetëm kriza.

Në këtë kontekst, Albert Ajnshtajn do të thoshte: "Përpiqu më shumë të jesh njeri më vlera sesa njeri i suksesit." Suksesi i bazuar në vlerat është sukses i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm. Suksesi i bazuar në vlera të diskutueshme ose në jovlera është sukses i pabazë ose sukses i rastësishëm. Njerëzit me vlera e tregojnë veten edhe sa herë që i ndërrojnë fushat e tyre të veprimtarisë, duke kaluar nga jeta ushtarake, në jetën politike apo intelektuale në mënyrë sa të natyrshme aq edhe ngjitëse, duke vendosur paralele të mrekullueshme mes karrierave jetësore dhe atyre zyrtare.

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ 

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.