E Premte, 12.06.2019, 04:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

DITA BOTËRORE E LIRISË SË SHTYPIT

Nga FRANK SHKRELI


E Djelë, 05.01.2011, 09:19am (GMT+1)

Organizata e Kombeve të Bashkuara, UNESCO ka njoftuar se përkujtimi i Dites Botërore të Lirisë së Shtypit do të mbahet sivjet në Washington. Konferenca ndërkombëtare titullohet: "Media në Shekullin e 21-të: Mundësi të Reja, Pengesa të Reja", duke theksuar në mënyrë te veçantë rëndësinë e Internetit, si një burim i fuqishëm informativ për publikun. Konferenca e radhës organizohet zyrtarisht sivjet nga Departmenti Amerikan i Shtetit dhe bashkësponsorizohet nga disa organizata jo-qeveritare.

Dita Boterore e Lirise se Shtypit festohet çdo vit, anembane botes, me 3 Maj. Ky, sipas Kombeve te Bashkuara, eshte nje rast per te nenvizuar parimet themelore te lirise se shtypit, si edhe per te vleresuar lirine e shtypit anembane botes, per te mbrojtur mediat nga sulmet ndaj pavaresise se tyre dhe per te nderuar gazetaret te cilet kane humbur jeten duke kryer detyren e tyre.

Ne deklaraten e Kombeve te Bashkuara me kete rast thuhet: "Ne kete Dite Boterore te Lirise se Shtypit 2011, u bejme thirrje te gjitha qeverive te bashkohen me Kombet e Bashkuara per te garantuar dhe per te promovuar lirine e te shprehurit ne shtyp, ne radio-televizion si edhe ne Internet."

Ndersa ne nje mesazh te Departmentit Amerikan te Shtetit qe eshte organizuesi kryesor i kesaj konference per vitin 2011, thuhet se Shtetet e Bashkuara jane "te shqetsuara nga vendosmeria e disa qeverive per te censuruar dhe per te heshtur individe si dhe per te kufizuar shperndarjen e lire te informacionit. Ne shenojme ngjarjet si Dita Boterore e Lirise se Shtypit brenda kontekstit te angazhimit tone te vazhdueshem ne perkrahje te lirise se shtypit dhe te zgjerimit te perhapjes se lire te informacionit ne kete shekull digjital." Dhe Sekretarja e Shtetit Klinton tha se "shtypi i lire eshte jetik per nje shoqeri te mire-informuar, per nje qeverisje te pergjegjeshme dhe per nje zhvillim te nevojshem ekonomik. Kudo qe sulmohet pavaresia e medias, aty minohet liria njerezore si edhe pergjegjesia qeveritare."

Shtypi i lire eshte gur-themeli i te drejtes se lirise se te shprehurit dhe perben nje dritare nepermjet se ciles mund te zbulohen te gjitha abuzimet e te drejtave te njeriut. Me fjale te tjera, liria e te shprehurit eshte, si te thuash, nena e te gjitha te drejtave. Por edhe gazetaret dhe media ne pergjithesi kane pergjegjesite e veta. Eduard R. Morrov konsiderohet si nje figure me rendesi ne gazetarine amerikane. Ai ishte njeriu qe filloi gazetarine transmetuese me vale te radios nepermjet transmetimeve te tij nga Londra gjate Luftes se Dyte Boterore. Per nje kohe ai pat kryesuar Entin Amerikan te Informacionit, pjese e te cilit ishte edhe Zeri i Amerikes ku kam patur nderin te punoj per pothuaj 30 vjet. Ai besonte ne lirine e shtypit. Me nje rast ai e permblodhi filozofine e tij per nje shtyp te lire me keto fjale: "Qe te kemi mundesi te bindim te tjeret, ne duhet te jemi te besueshem……e qe te jemi te besueshem, ne duhet te themi e te shkruajme te verteten." Platforma e gazetarise eshte qe ajo te jete e pa-anshme. Kejo eshte pergjegjesia e gazetarit.

Ne kete dite qe perkujtohet liria e shtypit anembane botes duhet te kujtojme dhe te reflektojme edhe mbi punen dhe kurajon e atyre individeve qe gjate diktatures komuniste, jo vetem ane e mbane Evropes Lindore, por edhe ne trevat shqiptare ne Ballkan, per pothuaj 50 vjete, me shkrimet dhe veprat e tyre te ndaluara nga regjimet komuniste, insistuan – shpesh duke e paguar me jete –per lirine e shtypit dhe per nje te ardhme me te mire per veten dhe per vendin e tyre. UNESCO-ja po inkurjon te gjithe ata qe festojne Diten Boterore te Lirise se Shtypit qe te mbajne nje minute heshtje ne kujtim te gazetareve qe kane dhene jeten per te drejten per te qene te informuar, dmth per lirine shtypit dhe te shprehjes se lire.

20 vjet me pare, ra Muri i Berlinit dhe liria u vendos anembane botes komuniste ne Evrope, pjeserisht si rrjedhim i punes dhe sakrificave te njerezeve parimore, te cilet, shkruanin haptazi dhe fshehurazi, (nepermjet atyre qe quheshin "samizdat", demonstronin dhe perpiqeshin te flisnin haptas duke kerkuar te drejtat dhe dinjitetin njerezor, perfshire edhe te drejten e lirise se shtypit). Eshte nje pergjegjesi e rende per gazetaret e ish-vendeve komunsite, qe ne kete Dite Boterore te Lirise se shtypit te angazhohen qe te mos abuzojne por te ruajne me gjithe shpirt flaken e lirise se shtypit, duke raportuar vetem te verteten, duke ndihmuar keshtu jo vetem fuqizimin e lirive ne vendet e tyre, por edhe ane e mbane botes.

Ky pra eshte mesazhi i Dites Boterore te Lirise se Shtypit, e cila eshte nje e drejte themelore e njeriut, nje pjese perberese e çdo shoqerie tolerante dhe e hapur dhe eshte jetike per nje shtet te ligjit dhe qeverisje demokratike, tha Drejtoresha e Pergjitheshme e Unescos, Irina Bokova duke njoftuar se gazetari i burgosur Iranian, Ahmad Zeidabadi eshte kete vit fituesi i Çmimit te Lirise se Shtypit ne Bote, per "kurajon e tij te jashtzakonshme, per rezistencen dhe per angazhimin e tij ndaj lirise se te shprehurit, demokracise, te drejtave te njeriut, tolerances dhe njerezimit ne pergjithesi."

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
URIMET MIRËSEARDHËNNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.30.2011)
ÇFARË NA DETYRON NE T'I SHIKOJMË UILLIAMIN DHE KEITINNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (04.28.2011)
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKURNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.27.2011)
PUNË TË MBARË, ZONJA PRESIDENTENga FRANK SHKRELI (04.26.2011)
NË VEND PËRKUJTIMI PËR GAZETARIN, PUBLICISTIN DHE ATDHETARIN NAZMI LUKAJO MIKU IM, ATË NATË ÇDO FJALË RRIDHTE LOT...!Nga Prof. SEJDI BERISHA (04.25.2011)
PRANVERA ARABE ËSHTË 2011, JO 1989Nga JEAN-MARIE GUÉHENNO, New York Times (04.24.2011)
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËMNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.19.2011)
KUJTIMI DHE NDERIMI YNË PËR HERONJTË, DETYRË DHE OBLIGIM NDAJ AMANETIT TË TYRE...!Nga HAFIZ GAGICA (04.19.2011)
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIAE mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor…Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.18.2011)
LUTU. SHPRESO. PËRGATITUNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (04.15.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]