VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?Nga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 04:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Martë, 05.03.2011, 12:38pm (GMT+1)

 

Për absurd, në prag të Ditës të Shtypit të Lire, dje mbrëma na panë sytë diçka që është antiteza e Lirisë së Shtypit dhe shprehjes të lirë të mendimit.

Dje në debatin e Rudina Xhungës me temë zgjedhjet e 8 Majit ishin ftuar Henri Çili, Arjan Çani, Saimir Tahiri, Erion Veliaj, pra dy gazetarë dhe dy njerëz nga rrethi vicioz i kryetarit të PS, Ed Ramës, i cili garon për herë të katërt për Bashkinë e Tiranës.  

Them  nga rrethi vizioz sepse, për shembull, Rudina Xhunga nuk kishte ftuar as Kastriot Islamin, as Andis Harasanin, as Pandeli Majkon, emra përfaqësues të PS. Nejse.

Debati u nxeh, sepse u mor vesh se kishte plasur një bombë pranë Tendës Elektorale të liderit të opozitës, ku ishte lënduar edhe një kalimtar. Kaq mjaftoi që Saimir Tahiri të niste tiradat e sulmeve arrogante kundër kryeministrit dhe kandidatit të PD-së, duke e akuzuar se bombën e kishte vënë "Saliu" me një gjestikulacion që të kujtonte veç shefin e tij, i cili e punësoi Saimirin në fillim në Bashki e pastaj e bëri deputet të PS.

Nuk më intereson fare, pasi është punë e demokracisë së brendshme të  PS kariera e Saimir Tahirit apo  Erion Veliajt, i cili pa bërë një gram punë, duke u katapultuar nga një OJQ, që nga emri do të thotë organizatë jo qeveritare dhe jofitimprurëse, doli prej saj i pasur e me xhepat plot me pare, sepse kjo është puna e Ed Ramës, e shijeve dhe interesave të tij. Mua më intereson ajo që ngjau tek Xhunga.

Ndërsa Saimir Tahiri akuzonte "Saliun" si bombvënës, Arjan Çani reagoi duke shprehur mendimin e tij, se njeriu që ishte më pak i interesuar për bomba në fushatë elektorale ishte pikërisht kryeministri, i cili nuk ka asnjë arsye se përse të vendosë një bombë në tendën elektorale të kundërshtarit të tij.

Të njëjtin mendim me Arjan Çanin e ndaj edhe unë. Çdo kryeministër, përfshi edhe Ed Ramën sikur të kishte qenë ai në vend të Sali Berishës, do të ishte i interesuar që fushata zgjedhore të shkonte sa më mbarë dhe sa më qetë. E përse Sali Berisha po dashka të dëmtoka veten e tij, duke e ditur se çdo incident dëmton imazhin e fushatës  dhe të qeverisë që ai vetë e drejton? Po pse ky Sali Berisha qenka më pak inteligjent se koka e Erion Veliajt apo e Saimir Tahirit ? Po ky Erion Veliaj dhe ky Saimir Tahiri qenkan krejt budallë që t'i marrin shqiptarët për budallenj, duke marrë rolin e shplarjes të truve të shqiptarëve në shekullin XXI, kur diktaturën shqiptarët e kanë çuar në theqafje prej 20 vitesh ?

Por ndërsa Arjan Çani ishte duke shprehur mendimin e tij, si një të drejtë të patjetërsushme, nga shtëpia  merr mesazh me sms se familja e tij kishte marrë kërcënime se do t'i vinin bombë. Në këto kushte ai largohet nga emisioni i Xhunglës dhe më vonë del në telefon tek Shqip dhe në ekran tek ABCNEWS duke deklaruar se PS është marrë peng nga një bandë e rrezikshme.

Natyrisht në gazetari në një shoqëri demokratike nuk përjashtohen simpatitë e gazetareve. Siç dihet ka massmediume të qendrës, të majta, të djathta; ama në shoqëritë demokratike nuk ka massmediume që abuzojnë me të vërtetën për hir të bindjeve politike, apo gazetarë që nuk mund të shprehin mendimet e tyre sepse kjo i vë në rrezik jetën e tyre apo të familjes, siç ngjau me Arjan Çanin, pasi ky shprehu mendimin e tij se bombën pranë tendës elektorale të Ed Ramës nuk mund ta kishte vënë Sali Berisha.

Trazira, demonstrata, përmbysje regjimit, Liban, Egjypt, Tunizi, Ben Ali, Kadaf, Mubarak, opinion mbarë shqiptar i njeh mire përdoruesit e tyre.

Mbarë opinioni shqiptar dhe organizmat ndërkombëtare në Shqipëri e dinë mire se kush është i interesuar që fushata zgjedhore të jetë me incidente dhe problematike, natyrisht jo shefi i ekzekutivit, sepse çdo incident do t'i kthehej atij të parit boomerang. Opinioni shqiptar dhe organizmat ndërkombëtare e dinë shumë mire se kush donte t'i bojkotonte këto zgjedhje, ashtu si kishte orientuar bojkotimin e parlamentit të Shqipërisë, me pretendimet nga më absurdet.

Opinioni shqiptar po ashtu e di shumë mire se ata që kërcënuan me bombë familjen e Arjan Çanit, ndërsa ky ishte duke thënë se bombën tek tenda elektorale e Ed Ramës nuk e ka vënë Sali Berisha, nuk ishte kryeministri i Shqipërisë. Arjan Çani e tha shkoqur se kush ishte, e tha shqip, edhe tek emisioni i  Xhunglës edhe tek ABCNEWS.

Prandaj ne sot duhet të jemi me Arjan Çanin. Për të drejtën që Arjan Çani ka, dhe për të drejtën që ne kemi, që ta shprehim mendimin pa pasur frikë se ky mendim do të vejë në rrezik familjen e Çanit apo familjet tona, nga banda që kërkojnë t'i venë bombën lirisë të fjalës.

Ne jemi sot me Arjan Çanin, sepse duke u solidarizuar me të, ne mbrojmë të drejtën tonë si gazetarë dhe si qytetarë të lirë për të thënë të vërtetën pa pasur frikë nga hijet e zeza të së shkuarës.


BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DITA BOTËRORE E LIRISË SË SHTYPITNga FRANK SHKRELI (05.01.2011)
URIMET MIRËSEARDHËNNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.30.2011)
ÇFARË NA DETYRON NE T'I SHIKOJMË UILLIAMIN DHE KEITINNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (04.28.2011)
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKURNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.27.2011)
PUNË TË MBARË, ZONJA PRESIDENTENga FRANK SHKRELI (04.26.2011)
NË VEND PËRKUJTIMI PËR GAZETARIN, PUBLICISTIN DHE ATDHETARIN NAZMI LUKAJO MIKU IM, ATË NATË ÇDO FJALË RRIDHTE LOT...!Nga Prof. SEJDI BERISHA (04.25.2011)
PRANVERA ARABE ËSHTË 2011, JO 1989Nga JEAN-MARIE GUÉHENNO, New York Times (04.24.2011)
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËMNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.19.2011)
KUJTIMI DHE NDERIMI YNË PËR HERONJTË, DETYRË DHE OBLIGIM NDAJ AMANETIT TË TYRE...!Nga HAFIZ GAGICA (04.19.2011)
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIAE mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor…Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.18.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]