VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RËNDËSIA E VOTËS SË 8 MAJITNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 09:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

RËNDËSIA E VOTËS SË 8 MAJIT

Nga FRANK SHKRELI


E Enjte, 05.05.2011, 09:02pm (GMT+1)

"Që e keqja të triumfojë, e vetmja gjë që nevojitet është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë," Edmund Burke, burrështetas dhe filozof i shekullit të 19-të.

Këtë të dielë, anembanë Shqipërisë mbahen zgjedhjet vendore. Rëndësia e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e Shqipërisë nuk mund të theksohet sa duhet. Fatkeqësisht, si edhe në të kaluarën, shqetësimi kryesor i shumë shqiptarëve dhe miqve perëndimorë të Shqipërisë është që procesi i këtyre zgjedhjeve të zhvillohet në paqe, pa ndonjë incident dhe dhunë.

Megjithese ky eshte nje shqetsim real per te gjithe, ne prag te ketyre zgjedhjeve vendore, dua te perdore rastin e te theksoj rolin e votuesit, rendesine e privilegjit te votes dhe te pjesemarrjes ne votime. S'ka dyshim se, ne nje shoqeri demokratike, e drejta e votes eshte nder te drejtat themelore te njeriut. Cdo vote e ka rendesine e vet. Mirepo drua se shume shqiptare qe mund ta ndjejne veten te zhgenjyer nga gjendja e pergjitheshme politike, nga mungesa e mundesive me te mira ekonomike,si dhe nga mungesa e perparimit ne fushe te ndryshme ne pergjithesi qe ata mund te pritshin nga premtimet e bera prej zyrtareve te zgjedhur te te gjitha partiteve politike. Shume jane lodhur nga ndasite dhe percarjet e thella, qe ekzistojne tani ne vend, midis partive dhe fraksioneve te ndryshme politike. Shume votues shqiptare jane te lodhur nga retorika e acarauar ne politike,-- e per fat te keq edhe ne media, detyra e se ciles eshte te mundesoje dhe te lehtesoje dialogun konstruktiv ne shoqeri, e jo ta egersoje ate --retorike kejo e cila nuk ka aspak te beje me zgjidhjen e problemeve reale te jetes se perditshme te qytetarit te thjesht shqiptar.

Apatia ne radhet e votuesve, e sidomos ne radhet e rinise, eshte e demshme. Angazhimi i perbashket, sidomos me rastin e zgjedhjeve, eshte gurthemeli i permiresimit te jetes shoqerore dhe politike per te ardhmen afat-shkurter dhe afat-gjate te vendit. Thomas Xhefersoni ka thene se "instrumenti me i mire, me racional dhe me paqesor per te reformuar shoqerine, eshte vota e popullit." Dhe ish-Presidenti amerikan Xhejms Garfild, megjithse sherbeu ne shekullin e 19-te, fjalet e tia jane gjithnje te vlefshme. Duke iu referuar Kongresit amerikan te saj kohe, Garfiled tha se "Tani me shume se kurr votuesit kane pergjegjesi per karakterin e antareve te Kongresit te tyre. Neqoftse ata jane injorante, mosperfilles te vullnetit te popullit dhe te korruptuar, kejo ndodhe sepse vet populli toleron injorancen, arrogancen dhe korrupcionin e tyre."

Shume zera te brendshem dhe te jashtem, me te drejte, po i bejne thirrje klases dhe aktoreve politike shqiptare qe te garantojne nje administrim dhe zhvillim te denje te zgjedhjeve dhe rezultatit te tyre. Une si nje shqiptar ne mergim, qe Shqiperise dhe kombit shqiptar i deshiron te jete nder te paret dhe te zeje vendin e denje midis kombeve te kontinentit te vjeter evropian, deshiroj t'i beje thirrje dhe ta porosis votuesin shqiptar se vota e jote eshte nje angazhim dhe investim ne atdheun tend, per te cilin duhesh te jeshe krenar. Shqiperia dhe kombi shqiptar gjenden perball ceshtjesh dhe problemesh me rendesi kritike per politikat e mbrendshme dhe te jashtme, e te cilat kerkojne zgjidhje te menjehershme, por mbi te gjitha kejojne pjesemarrjen tende te vazhdueshme, sidomos ne keto zgjedhje, por edhe pas tyre. Samjuel Adams, njeri prej themeluesve te Amerikes, ka thene se "cdo qytetar duhet te mbaje mend se ne momentin qe hedhe voten e vet, ai nuk eshte duke i dhene dhurate ose duke i bere ndonje kompliment ndonje individi (ose partie).....por eshte duke zbatuar nje prej detyrave me solemne te shoqerise njerezore, per te cilen je pergjegjes para Zotit dhe para atdheut."

Prandaj i dashur votues shqiptar, kete te diele, degjo fjalet e Edmund Burke dhe mos heshte, por shko voto per kandidatin ose partine qe duke u bazuar ne ndergjegjen tende-- mendon se do te permiresoj jeten tende, te familjes dhe te atdheut tend sot, si dhe per brezat e ardheshem te kombit. Mendo per gjysherit dhe baballaret te cileve per pothuaj nje shekull nuk iu dha mundesia te kishin kete te drejte. Mendo per ata qe edhe humben jeten per te siguruar drejten e votes se lire gjate dekadave, por mbi te gjitha mendo per femijt, nipat e mbesat tua dhe per te gjithe brezat e ardheshem. Prandaj, cilido qofte orientimi yte politik, merr pjese dhe voto, sepse neqoftse nuk voton, atehere nuk ke asnje te drejte te ankohesh se si qeveriset bashkia jote, rrethi ose vendi.

Shpresoj qe zhvillimi i zgjedhjeve vendore kete te djele, te jete i rregult dhe numerimi i rezutateve te ketyre zgjedhjeve te jete korrekt dhe te pranohet nga te gjitha palet, ashtuqe bashkombasit e mi, me ne fund, te mund te thellojne dialogun e tyre dhe te vene ne dukje respektin e tyre ndaj pikepamjeve te ndryshme-- si kundershtare politike e jo si armiq -- gje qe eshte jetesore per nje vend demokratik si Shqiperia. Kejo nuk eshte koha per te dorezuar enderrat per mundesite qe e presin kombin ne te ardhmen dhe nuk duhet penguar ecja e kombit ne rrugen e fatit historik.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LAMTUMIRË GERONIMONga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (05.05.2011)
ARTURO UI! OSE MBËRRITËN KËRCËNIMETNga ARTUR ZHEJI (05.05.2011)
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (05.03.2011)
DITA BOTËRORE E LIRISË SË SHTYPITNga FRANK SHKRELI (05.01.2011)
URIMET MIRËSEARDHËNNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.30.2011)
ÇFARË NA DETYRON NE T'I SHIKOJMË UILLIAMIN DHE KEITINNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (04.28.2011)
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKURNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.27.2011)
PUNË TË MBARË, ZONJA PRESIDENTENga FRANK SHKRELI (04.26.2011)
NË VEND PËRKUJTIMI PËR GAZETARIN, PUBLICISTIN DHE ATDHETARIN NAZMI LUKAJO MIKU IM, ATË NATË ÇDO FJALË RRIDHTE LOT...!Nga Prof. SEJDI BERISHA (04.25.2011)
PRANVERA ARABE ËSHTË 2011, JO 1989Nga JEAN-MARIE GUÉHENNO, New York Times (04.24.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]