VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EDI RAMA DHE SËMUNDJA E MAKTHITNga BEQIR SINA, New York

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 10:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

EDI RAMA DHE SËMUNDJA E MAKTHIT

Nga BEQIR SINA, New York


E Martë, 05.10.2011, 05:12pm (GMT+1)

Deviza e Edi Ramës, Gramoz Ruçit, Besink Bares, Mimi Kodhelit, Prenç Zogajt, Mero Bazes dhe e Koço Kokëdhimës, Vizion Plus, Top Chanel, 24 Ora News, me ekranin e tyre janë vetëm e vetëm: " Si e si mund të njollosen zgjedhjet, për t'a shpërtfytyruar sa më shumë që të mundin imazhin e Shqipërisë, në Europë, hyrjen e saj në BE."

BENSONHURST - BROOKLYN NY : Pas një fushate, një mujore, në datën 8 maj 2011, në Shqipëri u zhvilluan Zgjedhjet Lokale 2011, për Bashkitë minibashkitë dhe Komunat në të gjithë teritorin e vendit. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar dhe po publikon kohë pas kohe, në faqen e tij zyrtare informacione të hollesishme mbi Veprimet në Qendrat e Votimit gjatë ditës së zgjedhjeve si dhe Procedurat e Votimit dhe tani ato të numërimit të fletëve të votimit.

Deri tani ka një mendim të përgjithëshëm në vend dhe ndërkombëtarë, të paktën me sa kanë parë ata, se " fushata , zgjedhjet pra votimet, dhe deri tani numërimi i çdo flete votimi, kanë qënë për atë se janë mbajtur zgjedhje të nderdshme të lira dhe ashtu si porositën ndërkombëtarët.

Në këto Zgjedhje, presin rezultatet zyrtare të çertifukuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dy koalicionet parazgjedhore shqiptare, Aleanca për të Ardhmen (23 parti) dhe Aleanca për Qytetarin (22 parti).

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 34 Bashki. Ato janë: Gjirokastër, Himarë, Gramsh, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Memaliaj, Ballsh, Burrel, Maliq, Peshkopi, Sarandë, Rubik, Rrogozhinë, Sarandë, Ersekë, Pukë, Lezhe, Kukes, Bilisht, Leskovik. Prej këtyre 21 bashki janë fituar nga Aleanca për të Ardhmen, ndërsa 12 nga Aleanca për Qytetarin.

Fushata, dita e zgjedhjeve dhe tani në numërimin e votave, sipas vëzhguesve vendas dhe atyre nderkombetarë, po zhvillohet në një klimë tensioni të skajshëme, krejtësit e qëllimshme dhe e pa nevojshme. Çka poqese e vrenë me pak kujdes, është e pa imagjinushme po të marrë parasyshë atë se sa europiane u zhvilluan këto zgjedhje. Të paktën po të pajtohemi me vet faktin se çfarë pamë e dëgjuam nga Shqipëria, këto ditë.

Mirëpo, çfarë po ndodhë tani që përfunduan zgjedhjet? është pyetja dhe megjithse njerëzit e dhanë verdiktin e tyre, se për kë e kanë hedhur votën në Tiranë, Durrës, Vlorë, dhe ndonjë qarkë tjetër, që nuk ka përfunduar ende numërimi, dhe që janë të shumta përplasjet midis forcave politike dhe simpatizantëve te tyre.

Deri sa po arrijnë edhe të bllokojnë numërimin ! kur dihet tashmë se fletët tani janë në kuti.......dhe nuk mund të ndryshohet më as "të dalin më nga kutia" për t'u manipuluar. Pra rezultati qëndron brenda kutive ....dhe jo më pas dekleratave tension nxitëse.

Teksa nga selia blu - krerët e saj bëjnë thirrje vazhdimisht, vetëm për "çentsionim" të situatës duke kërkuar nga komisionerët e tyre," që ata të qëndrojnë në krye të detyrës me përgjegjëshmëri të lartë, korrekëtësi dhe përkushtim profesional" , Deklarojnë se do të njohin e pranojnë çdo rezultat që do të dalë nga këto zgjedhje, e kundërta, duket se po ndodhë në selinë rozë, dhe kampin e së majtës.

Êshtë vetë udhëheqësi socialist, kryetari i opozitës së majtës, dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama, i cili me njerëzit e tij nga selia rozë, dhe nga shtypi me njerëz të këtillë si Mero Bazen, Koço Kokëdhimën, apo dhe televizionet Vizon Plus e Top Chanel 24 Orë News,- me disa nga ata analistët që po fluturojnë sa në një televizion dhe në një tjetërin, që po kërkojnë t'a fusin këtë proces në hullinë që futën edhe zgjedhjet e qershorit 2009.

Strategjia e Edi Ramës - tani duket se është e qartësuar, dhe e lexuar, edhe paparë përfundimin e rezultateve zyrtare të këtyre zgjedhjeve . Kreu i opozitës shqiptare, Edi Rama, duke ndier "erën" e humbjes në Tiranë, ku ai ka edhe inetersat e tija personale, është vënë me sa duket përpara shumë dilemave! Të cilat, tani që kanë përfunduar zgjedhjet dhe po bëhet numërimi i fletëve të votimit, "rrokullisen" njëra pas tjetrës në mëndjen e tij .

Procesi i numërimit të paktën në disa qëndra numërimi në Tiranë , po provokohet sipas medias nga një sërë incidentesh dhe tensionimi të situatës, që një herë bie dhe një herë ngrihet , si me "kurdisje" nga shtabi e tyre në selinë rozë. Me parrullën "të gjithë në këmbë"......

Media shumë e afërt me Edi Ramën, po i bënë shumë të zhurmshme dhe patjetër me qëllime për të prishur sado pak imazhin e zgjedhjeve dhe tensionuar artificialisht situatën, si e vetmi mjet justifikimi i humbjes, në se delë kështu në Tiranë.

Por, edhe si një taktikë, që ata kanë për të mbuluar djallëzitë e opozitës. Shtabi i tyre nga selia rozë, qysh të djelën me 8 maj në darkë, kur u mbyllën votimet, filluan me dekleratat bombastike. "Fitoria e Tiranës - është e thellë dhe e padsikutueshme," pa filluar numërimi i fletëve të votimit, tha i pari Edi Rama, nga foltoria e selisë rozë, pas një sondazhi të partisë socialiste që ishte mbajtur para oborrit të saj me militantë që brohorisin "fitore- fitore". Por, sipas tij pritej sa e thellë do të ishte "fitoria" e tij - në Tiranë deklarojë Rama!?

Kaq u deshë dhe të nxiteshin tensione, kur gjithçka ishte e qetë dhe po shkonte mirë e bukur. Madje, Rama, provokoi me një ironi, tipike të tijën, duke ngacmuar si e ka bërë zakon ai në komunikimin me gazetarët. Bëhet fjalë prej një komunikimit prej një qesharaku, ku ai kërkon t'u imponohet gazetarve dhe t'i "frikësojë", ata dhe t'i mbajë nën presion psikologjik, ashtu si e ka bërë tani të udhës sa herë delë në konfereca shtypi, sidomos me një nga televizionet publike më të mëdha në vend.

Mankthi e Ramës, "të fala Sandrit", ose "fajin e ka Saliu, kusaria, blloku i Ilir Metës, familja Berisha dhe njerëzit e orborrit" , janë bërë si ajo sëmundja e mankthit që vuan vetë Edi Rama. Ashtu si ndodh kur disa njerëz zgjohen nga gjumi duke bërtitur (piskat) në zë, ... njerëz që kanë një çrregullim ose sëmundje që e ngarkon njeriun ... Ky lloj çrregullimit zakonisht tek këta të fundit kur zgjohen nga gjumi ju kujtohen ngjarjet e që e mundojn ose i prekupojnë më shumë gjatë ditës ata dhe ai(Rama) nuk i kalon dotë ato të paktën në mëndjen e tij, ...pa bërtitur (piskat) në zë, sharë e ofenduar.

Rama, Bensik Bare, Mimi Kodheli, Prenç Zogaj, Mero Baze e Koço Kokëdhima , Vizion Plus, Top Chanel, me dekleratat e tyre, por edhe entusiasmi që po përcjellin këto zgjedhje tek të mjatët, të cilët, që i kanë "sytë e veshët" , duke parë se çfarë po thonë ata, është që t'i përgatisin të paktën ata më të ndjeshmit e tyre të dalin në rrugë .

Kjo është taktika e tyre për të rritur me çdo mënyrë tensionin - pavarësisht se në çfarë rruge i çojnë ata si ndodhi edhe në 21 janar, janë vetëm për të bërë një farë presioni komisionerve dhe nxitur militantët për incidente, i çfardo rezultati të këtyre zgjedhjeve. Sepse një gjë është fare e qartë, se Edi Rama dhe socialistë në asnjë mënyrë " nuk do t'i njohin këto zgjedhje, jo vetëm si më të mirat por as me minimumin e velersimeve", mbasi ata megjithse kanë fituar më shumë bashki "këtë e shonin dhe e konsiderojnë humbje. Nëse nesër ndërkombëtarët i japin "notën 10-të" Berishës për këto zgjedhje.

Fatkeqësisht, temperatura e elektoratit të majtë artificialisht sa vjen dhe është duke ngritur ndjeshëm dhe shkak për këtë është frika që e ka mbërthyer vetë partinë socialiste,në ato vende ku ata janë të sigurtë se po humbin. Shenjat politike në vend dhe jashtë saj, sjelljet dhe strategjia që ajo përdori gjatë kësaj fushate, por edhe se si i filloi zgjedhjet opozita, dhe më shumë, po shihen tani gjatë numërimit në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Ato janë bërë vetëm lajmet e bujshme, vetëm për të nxitur incidente, pra siç e quajnë disa analistë, alibia e Ramës, për të prishur sa të mundet imazhin e Shqipërisë.

Në krye të zhurmave për incidente janë vendosur një grup huliganësh të inkriminuar, ose siç i themi ne shqiptarët "njerëz të hurit e të litarit", tek e majat shqiptare. Por edhe politikan e gazetar si, Gramoz Ruçi, Paulin Sterkaj, Tom Doshli, Erjon Veliaj, Mero Baze , Koço Kokdhima, që nuk ka zgjedhje në këto 20 vjet që kë ta njerëz, nuk janë bërë "aktorët" e incidenteve të bujshme. I kemi parë deri në rrahje fizke, të tyre me njëri tjetrin sa që ka pasur dhe thyrje brinjësh , dhëmbësh, sharje deri më vulgare.........

Skena të tilla nga këta grindavec të njohur të zgjedhjeve në Shqipëri,, u panë në zgjedhjet e qershorit 2009 dhe vazhduan me një rrugë dhune prej se kur kjo opozitë humbi zgjedhjet e qershorit 2009. Ato janë të tilla që e tregojnë më së miri dhe në sy të botës se Edi Rama dhe tabori që e rrethojnë atë deri në një farë shkalle, tregojnë se duan të fitojnë zgjedhjet, si i duan ata, dhe me mendimin e ardhjes së opozites në pushtet, vetëm me dhunën verbale, incidentet, mos njohjen e zgjedhjeve dhe nxitur militantët e tyre,me anë të dekleratave për sa më shumë incidente.

Rama, mbanë shumë pergjegjesi për rritjen e temperatures politike parazgjedhore, gjatë votimit dhe sidomos tani gjatë numërimit në Taranë, kur ai ende nuk ëshstë deklaruar se do të njohë apo jo !? çdo rezultat të dalë nga këto zgjedhje. Mënyra se si po sillet Rama , është për të krijuar e mbajtur vendin në një klimë tensioni të skajshem dhe të çojë deri atje militantët e tij deri në përplasjet midis forcave politike dhe simpatizanteve të partisë Demokratike dhe policisë së shtetit.

Deviza e zgjedhur e udhëheqësi socialist, kryetari i opozitës së majtë, dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama, partia e të cilit pretendon se edhe në zgjedhjet qershorit 2009 ishte e vjedhur, me Gramoz Ruçin, Besink Baren, Mimi Kodhelin, Prenç Zogajt, Mero Bazen dhe e Koço Kokëdhimën , Vizion Plus, Top Chanel , 24 orë News, me ekranin e tyre janë vetëm e vetëm për një qëllim të vetëm :" Si e si mund të njollosen zgjedhjet ,për t'a shpërtfytyruar sa më shumë që të mundin imazhin e Shqipërisë, në Europë, hyrjen e saj në BE".

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KASNECI I KRAJLIT PREJ BEOGRADINga SHABAN MURATI (05.10.2011)
RËNDËSIA E VOTËS SË 8 MAJITNga FRANK SHKRELI (05.05.2011)
LAMTUMIRË GERONIMONga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (05.05.2011)
ARTURO UI! OSE MBËRRITËN KËRCËNIMETNga ARTUR ZHEJI (05.05.2011)
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (05.03.2011)
DITA BOTËRORE E LIRISË SË SHTYPITNga FRANK SHKRELI (05.01.2011)
URIMET MIRËSEARDHËNNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.30.2011)
ÇFARË NA DETYRON NE T'I SHIKOJMË UILLIAMIN DHE KEITINNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (04.28.2011)
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKURNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.27.2011)
PUNË TË MBARË, ZONJA PRESIDENTENga FRANK SHKRELI (04.26.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]