VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANTIAMERIKANIZMI PERVERS I OPINIONISTËVE TË SHEKULLIT

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Hënë, 05.16.2011, 11:53am (GMT1)

 

Në Shqipëri ka disa kohë që dallohet qartë një segment antiamerikan në krahun që kërkon me çdo kusht Ed Ramën në pushtet. Jehona e tij vjen përmes zërave të disa të ashtuquajturve intelektualë, një pjesë me prejardhje nga superstruktura e regjimit diktatorial, të cilët tani i përcjellin antiamerikanizëm elektoratit të majtë jo vetëm në Shqipëri, por edhe deri në Kosovë, jo sepse kanë kredibilitet, por sepse përhapen përmes massmediumeve të fuqishme, pas të cilave qëndrojnë emra të oligarkisë së tranzicionit, bërë miliarderë brënda natës prej diktatorit Ramiz Alia në ikje. Këta kërkojnë t'i japin pushtet të pakufizuar dhe absolut Edi Ramës: partinë, bashkinë, qeverinë, si dhe kontrollin e plotë të institucioneve.

Këtë e kërkojnë me çdo kusht dhe me të gjitha mjetet, përfshi këtu edhe mjetet e dhunës, mundësisht një riciklim të "˜97 apo një imitim me ato çka ngjau dhe po ngjet në vendet me regjime rogue në Afrikë, pa marrë parasysh se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, çka do të thotë se një sulm kundër instituciove demokratike dhe shtetit të së drejtës mund të marrë një përgjigje adeguate deri me ndërhyrjen e ushtrisë të Aleancës Verio-Atlantike.

Duket se e dinë këtë fakt dhe kjo i bën që të kenë urrejtje të shfrenuar ndaj përfaqësive ndërkombëtare në Shqipëri, filluar prej Ambasadorit Arvizu, institucione të cilat kanë luajtur një rol deciziv që Shqipëria t'i shpëtonte një konfrontimi të imponuar prej atyre që frymëzojnë dhunë kundër shtetit.

Që në krye e them antiamerikanizëm pervers, jo si devijim ala Frojd por pervers si do quante Orwelli duke komentuar librin e tij Viti 1984. Them pervers, sepse këta njerëz që e quajnë veten intelektualë, e ushtrojnë antiamerikanizmin e tyre gjoja në emër të lirisë dhe demokracisë; them pervers, sepse jam e sigurt se  janë të parët ata që nuk i besojnë ato çka thonë me gojën e tyre.

Ky grup i vogël pseudointelektualësh, të cilët diktatura i kishte parashikuar si zëvendësues të matufëve të nomenklaturës të kuqe, i nxjerr kokat sa herë që në Shqipëri rrezikohet stabiliteti i vendit dhe në të gjitha herët janë në krah të atyre që bëjnë thirrje për zjarrvënie ndaj shtetit.

Këta zjarrvënës, që parashikuan një rrëzim të shtetit më 21 janar, (që në fakt u dekonspirua nga njerëz me bindje të majta), e panë se pengesa kryesore për realizmin e qëllimit të tyre nuk është Sali Berisha, sepse atë janë mësuar ta rrëzojnë me bandat kriminale të Zani Çaushit dhe shokëve të tij, por institucionet ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.

Atëherë ata kanë bërë target këto institucione, filluar nga Ambasadori Amerikan, Ambasadori i BE-së e me rradhë, për t'u imponuar tek ata. Diçka e ngjashme me stilin stalinist të Enver Hoxhës, por në kohë të gabuar.

Por mjerimi i madh i takon pseudointelektualëve të Shekullit, ndonjëri prej tyre me pasaportë Amerikane, të cilët bëhen zëdhënësa të këtij segmenti të rrezikshëm për sigurinë kombëtare të vendit, që e ka detyruar Ed Ramën të bojkotojë Parlamentin e Shqipërisë, institucionin që garanton pluralizmin partiak.

Ndërsa kemi parë se të djelën Ed Rama ka përshëndetur rolin e Ambasadorëve gjatë procesit zgjedhor, gazeta që e mbështet Ed Ramën prapa të cilës qendron segmenti që e kërkon Ed Ramën me çdo kusht në pushtet, sulmon hapur Ambasadorët Perëndimorë, me shkrime të pacipa siç është ai Ardian Vehbiut titulluar Arbitra Importi.

Ardian Vehbiu në gjendje aluçinante e akuzon Perëndimin se po mban në pushtet një regjim antidemokratik. Unë nuk mendoj kurrsesi se truri i Ardian Vehbiut mund të prodhojë mendime të tilla të një mediokriteti parak të mbushur me antimerikanizëm vulgar, por më vjen keq sa s'ka kur shoh se ai detyrohet të shesë si mall të tij politikën editorialiste antiamerikane të gazetës Shekulli. Broçkullat e Ardian Vehbiut janë një perversion i kulluar produkte nga ato që na tregon George Orwelli tek Viti 1984.

Ardian Vehbiu i quan Ambasadorët Perëndimorë Arbitra Importi, qeverinë e Berishës e krahason me Françisko Frankon e Spanjës të plakur e të sëmurë në grahmat e fundit, ndërsa Perëndimin e veçanërisht Amerikën e krahason me "mjekun" që po merret me këtë "kërmë" duke e kërcënuar, po po, kërcënuar se qëndrimi që po mban ndaj "këtij regjimi të degraduar" do të jetë falate për të !!! Ja si shkruan Vehbiu: "Edhe sa herë do të vijë mjeku të ringjallë një të sëmurë të pashpresë, derisa t'ia bëjë vetes pyetjen fatale? Edhe sa herë do të dështojë demokracia në Shqipëri, derisa ata që kemi vënë arbitra të na trajtojnë si pariah në Europë dhe në komunitetin ndërkombëtar? Pyetje që kërkojnë refleksion, jo përgjigje.", thotë Vehbiu.

Unë nga ana ime  po i bëj pyetje Ardian Vehbiut që nuk kanë nevojë për refleksion sepse janë pyetje retorike: E përse Vehbiu është bërë zëdhënës i antiamerikanizmit të gazetës Shekulli, duke marrë rolin e psikopolicit orwellian, kur çdo intelektual shqiptar, pa marrë parasysh se i përket krahut të majtë apo të qendrës, (sepse në Shqipëri nuk ka parti të djathta) e di shumë mirë se pa mbështetjen e Perëndimit dhe veçanërisht SHBA, Shqipëria e pas vitit `97 rrezikonte të mbetej e jashtë integrimeve Euro-Atlantike, sepse prej `97 e viteve të qeverisjes të PS, Shqipëria kryesonte të gjitha listat e zeza të krimit të organizuar, të cilat e kthyen Shqipërinë në Afganistanin e kohës së talebaneve mu në zemër të Europës. Këtë kohë kërkon të kthejë Ardian Vehbiu, të cilit i duket shumë që PD qeveris për të herë të dytë, ndërsa pak që Ed Rama ta ketë Bashkinë për herë të katërt ? Po për cilin lexues shkruan ky Ardian Vehbiu, për monstra stalinste të konservuara në shekullin XXI, apo për një lexues shqiptar europian zemra e të cilit ka rrahur për Perëndimin edhe në vitet e zeza të diktaturës edhe në vitet e zeza të tmerrit të `97.

Procesi zgjedhor i zgjedhjeve të 8 Majit ishte transparent deri në ekstrem, lodhës dhe cfilitës për elektoratin, por i plotësonte kushtet e një fair play, ndërkohë roli i Ambasadorëve të Perëndimit, SHBA dhe BE-së ndihmoi që procesi t'i shpëtonte provokimeve të palës që kërkon me çdo kusht fitues Ed Ramën.

Procesi zgjedhor i 8 Majit demonstroi harmoninë që ekziston midis elektoratit shqiptar, pavarësisht bindjeve të tij, si gjatë hedhjes së votës, ashtu edhe gjatë zbardhjes dhe numërimit të votave, çka denoncon çdo përpjekje të grupthit të pseudointelektualeve të Shekullit, të cilët e denoncojnë demokracinë në Shqipëri. Nëse demokracia në Shqipëria mund të jetë e rrezikuar, ky rrezik vjen nga një segment shumë i vogël, por me pushtet ekonomik, me anë të të cilit kërkon marrjen e pushtetit me çdo kusht për të imponuar dhe diktuar një politikë që i konsideron aleatët tanë jetikë Arbitra Importi.

Ardian Vehbiu del kundër të gjitha institucioneve Perëndimore të specializuara si matëse të nivelit të demokracisë, të cilat e konsiderojnë demokracinë në Shqipëri jo një e sëmurë plakë 90 vjeçare në koma, që Ardian Vehbiu e krahason me Françisko Frankon, por një vend me energji të pashterëshme për të avancuar bashkëpunimin, bipartizanizmin me qëllim perfeksionimin e demokracisë në vend.

Ardian Vehbiu iu kundërvihet të gjitha institucinove demokratike Perëndimore, të cilat i kanë çelur dritën jeshile Shqipërisë, si vend që i ka plotësuar kushtet për të qenë vend anëtar i NATO-s, vend që meriton liberalizmin e vizave dhe që e ka derën e hapur për anëtarësim edhe në BE.

Nëse ka një të sëmurë për mend,një të marrë, ky i sëmurë është ai që i quan Amerikanët dhe institucionet Perëndimore të tepërta dhe mall-importi në Shqipëri; i sëmurë për mend, i çmendur krejt është zëri antiamerikan që iu bie trumpetave të antiamerikanizmit, çka nuk e toleron assesi  shteti demokratik në Shqipëri, nuk e tolerojnë assesi institucionet e sigurisë kombëtare. Kush i quan Institucionet Perëndimore në Shqipëri Arbitër Importi le të shkojë në Venezuelë apo Bjellorusi, sepse në Shqipëri ky lloj qendrimi që i frynë antiamerikanizmit përfaqëson intelektualë të skaduar Importi, si atavizma nga shpellat e diktaturës staliniste, që përjetoi Shqipëria për gjysmë shekulli.

 

PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.