VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ARRESTIMI I "KASAPIT TË BOSNJËS"Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 03:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

ARRESTIMI I "KASAPIT TË BOSNJËS"

Nga FRANK SHKRELI


E Premte, 05.27.2011, 06:24am (GMT+1)

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq vërtetoi arrestimin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq duke thënë: "Në emër të Republikës së Serbisë, njoftoj se Ratko Mladiq është arrestuar." Ish-gjenerali Mladiq akuzohet se ka qenë arkitekti i masakrës së Srebrenicës, ku mbeten të vrarë mbi 8 000 vetë, si edhe orkestrues i shumë krimeve të tjera të luftërave në Ballkan. Ai ishte udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës dhe u përpoq të spastronte etnikisht pjesë të Bosnjës e Hercegovinës dhe në këtë mënyrë të krijonte "Serbinë e Madhe". I akuzuar për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga viti 1992 deri me 1995, ai kërkohej nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime në ish-Jugosllavi. Krimet në Srebrenicë konsiderohen si masakra më e madhe në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore. Gjate 15 vjeteeve te fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, jane ankuar dhe vazhdimisht kane kritikuar Serbine se nuk ka bere mjaft per te arrestuar Mladiqin. Me ne fund ky u arrestua brenda kufijve te Serbise, ku edhe ishte gjate gjithe kesaj kohe. Presidenti Tadiq, duke njoftuar arrestimin e Mladiqit, tha se "Ne i dhame fund nje periudhe te veshtire te historise sone dhe shlyeme nje njolle te zeze nga fetyra e cdo anetari te kombit tone kudo qofshin ata."

Arrestimi i Mladiqit eshte nje gje e mire dhe pozitive qe mund te kontriboje drejte nje pajtimi te mundeshem ne Ballkan. Mirepo, mbi te gjitha konsiderimet, kejo eshte nje dite me rendesi per viktimat e muslimaneve te Bosnjes dhe te tjereve duke sjelle sado pak paqe ne radhet e viktimave te atij vendi dhe ne te njejten kohe mund te pershpejtoje dhe te lehtesoje mundesite e Serbise per tu bere anetare e Bashkimit Evropian, dhe ne kete menyre mund te coje edhe ne integrimin evropian me te shpejte te te gjithe rajonit, duke perfshire edhe Shqiperine dhe Kosoven.

Por megjith deklaraten e Presidentit Tadiq se qeveria e tij ka bashkpunuar me Hagen c'prej fillimit, sic duket arrestimi i Mladiqit u be, jo nga ndonje detyrim moral, por pas presioneve te medha nderkombetare, kryesisht nga Uashingtoni dhe Brukseli, dhe u realizua ne nje kohe kur pritej qe Kryeprokurori i Kombeve te Bashkuara per krimet e luftes, Zoti Serxh Bramertz t'i paraqiste Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara nje raport jashtzakonisht kritik ndaj deshtimit ose mos vullnetit te Beogradit per te arrestuar Mladiqin.

Reagimet ishin te shpejta ne lidhje me arrestimin e Mladiqit. Presidenti amerikan, Zoti Barack Obama beri kete deklarate nga Evropa, ku gjendet per nje vizite prej disa ditesh: "Pershendes Presidentin Tadiq dhe qeverine e Serbise per vendosmerine e tyre gje qe siguroi se Mladiqi do te kapej dhe se do te dale para drejtesise Ne kete dite te rendesishme, ne angazhohemi se do te perkrahim perpjekjet per pajtim ne Ballkan dhe se do te punojme per te parandaluar masakra te tilla ne te ardhmen." Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Zoti Rasmussen u citua nga media te kete thene se "gjenerali Mladiq ka luajtur rolin kryesor ne disa prej epizodave me teerreta te historise ballkanike dhe evropiane", duke shtuar se arrestimi i tij paraqet nje rast qe drejtesia te cohet nevend. Ndersa, perfaqsuesja e Komunitetit evropian per politike te jashteme, Katerine Ashton u deklarua se " ky eshte nje hap i rendesishem per drejtwsine serbe dhe nderkombetare....dhe se bashkpunimi i Serbise me Tribunalin e Hages mbetet gjithnje i rendwsishem ne rrugen e Serbise drejte antaresimit te saj ne Bashkimin Evropian."

Analiste te ndryshem, sidomos ne Evrope, thane sot se me arrestimin e Mladiqit, Serbia ka mbyllur nje kapitull te veshtire te historise se saj dhe se ka hequr nje barre te rende qe e kishte te lidhur rreth qafe. Natyrisht se arrestimi i krimineleve te luftes si Mladiq, eshte nje vendim moral me vend dhe si te them, me mire vone se kurr. Por historia e pas lufterave ne Ballkan tregon se nuk ka mbyllje kapitujsh as per Serbine as per popujt e tjere te Ballkanit per derisa qeveria dhe populli serb nuk perballen me realitetin. Edhe pas regjimit te Millosheviqit, Serbia, nepermjet udheheqesve te ndryshem te saj, ka bere perpjekje qe pjesa e dominuar nga serbet ne Bosnje duhet te futet nen kontrollin e Beogradit. Partia Radikale Serbe, me nje perkrahje prej pothuaj 40 per qind te elektoratit serb, eshte betuar se ajo kurr nuk do te perulet para presionit nderkombetar per te dorezuar kriminelet e luftes dhe se nuk do te heqe dore kurr nga "tokat e humbura." Dihet gjithashtu qendrimi zyrtar i Presidentit serb Tadiq dhe i Serbise ne lidhje me Kosoven dhe pavaresine e saj, qendrim ky qe nuk ndryshon aspak nga qendrimet e meparshme te Serbise ndaj Kosoves, edhe sot e kesaj dite, edhe pas njohjeve te pavaresise se saj nga pjesa dermuese e botes perendimore dhe te tjere. Natyrisht se kapja e krimineleve te luftes eshte nje gje detyrimisht morale, por kejo ndermarrje nuk mund dhe nuk duhet te kuptohet as te pranohet nga askush si nje mase per tee cilesuar tani Serbine si nje vend qe tani me arrestimin e Mladiqit -- "i ka la te gjitha borxhet".

Kapja e nje krimineli nuk mund te mbuloje krimet e luftes te bera nga Serbia anembane Ballkanit, duke perfshire edhe Kosovwn. Ne Ballkan ekziston nje paqe e imponuar. Paqe te vertete ne Ballkan nuk do te kete pa pajtim -- dhe nuk do te kete pajtim ne qofte se agresori nuk iu kerkon falje viktimave te tij. Zoti Tadiq --nuk do te kete shlyerje te njollave te zeza nga fytyra e asnje bashkombasi tend, per derisa nuk u kerkon falje ne emer te kombit serb -- te gjithe popujve te ish-Jugosllavise, duke perfshire edhe shqiptaret, per krimet qe gjate dekadave jane bere kunder tyre ne emer te nje "Serbie te Madhe."

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CE GE RAMA NDAL !Nga Alban BALACE GE RAMA NDALNga Alban BALA (05.25.2011)
KOHA PËR NETANJAHUN TË DALË NGA POLITIKA E TIJ MOS BËJ ASGJËNga RICHARD COHEN, Washington Post (05.25.2011)
MALËSIA E MIRË, E ARTA, NË TOKË TË BEKUEMEFragment nga parathënia e veprës TROPOJA MALËSIA E MIRËNga RAMIZ LUSHAJ (05.24.2011)
GJENOCIDI, DREJTËSIA DHE SHOQËRIA SHQIPTARENga Prof. SAMI REPISHTI (05.22.2011)
38 VJET NGA REVOLTA E BURGUT TË SPAÇIT DHE QAFË BARIT 22-23 MAJ 1973EDHE PADURIMI ISHTE BËRË I PADURUESHËM...Nga VISAR ZHITI (05.22.2011)
PRIORITETET E POLITIKËS AMERIKANE NË EVROPËTHIRRJE UDHËHEQËSVE SHQIPTARË QË TË RUAJNË QETËSINËNga FRANK SHKRELI (05.22.2011)
NJË DITË E MREKULLUESHME KUSHTUAR NËNË TEREZESNga FRANK SHKRELI (05.19.2011)
AD MULTOS ANNOS, GAZETA ILLYRIAME RASTIN E 20 VJETORIT TË BOTIMITNga FRANK SHKRELI (05.18.2011)
KJO KASANDRA ME EMRIN GARY KOKALARINga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.17.2011)
ANTIAMERIKANIZMI PERVERS I OPINIONISTËVE TË SHEKULLITNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.16.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]