E Premte, 03.29.2024, 02:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PSE NUK SHKON BASESCU TË TAKOHET ME OBAMËN NË VARSHAVË

Nga BAKI YMERI


E Premte, 05.27.2011, 01:49pm (GMT+1)

Duke analizuar qëndrimet proNATO, proamerikane dhe prokosovare të ishpresidentit Emil Constantinescu dhe të ishministrit të jashtëm Andrei Pleshu (1999), dhe duke analizuar qëndrimet absurde, antiamerikane dhe antikosovare të presidentit aktual të Rumanisë, konstatojmë se "shoku" Basescu dekorohet më me alergji jo vetëm nga ana e popullit rumun të cilin e mashtroi gjatë fushatës elektorale se do të jetojë më mirë, e të cilit tani ia krasit pagat dhe pensionet, por edhe nga ana e faktorit ndërkombëtar, duke u shndërruar në persona non grata kur vjen fjala për Kosovën. Është apo s'është i vetëdijshëm për deklaratat publike kundër pavarësisë së Kosovës, kjo nuk mbetet për t'u parë ngase në të gjitha garat proserbe dhe antikosovare e ka humbur dhe do ta humbë betejën, duke mbetur në memorjen e popullit si presidenti më i dobët në historinë e një vendi që ka qenë gjithmonë mik besnik i kombit shqiptar.

Ende pa filluar konferenca e Varshovës, gazetari M. A., boton në Ziua Veche.ro artikullin "Përse nuk shkon Basescu të takohet me Obamën në Varshavë", duke transmetuar gënjeshtrat e Tanjugut gjoja se, "në bazë të qëndrimeve të shefave shtetërorë të Rumanisë dhe Sllovakisë, edhe massmedia polake do ta anashkalojë këtë eveniment". Ajo që trimëron është fakti se gazeta respektive citon edhe burime polake, duke e botuar fotografinë e presidentit të Kosovës dhe duke cituar edhe ministrin e jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, se Polonia e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Para një viti, kur botoheshin artikuj mbi Kosovën në on line, delnin rreth 100 komentatorë nga të cilët vetëm nja 10 vetë kishion qëndrime korekte, prokosovare dhe proamerikane, kurse të tjerët rrëshqisnin si thiu në akull me propaganda serbe. Kohëve të fundit, siç është rasti i këtij shkrimi, dalin vetëm dy komentues, Viorica Iancu duke theksuar se "Kosova ëshë një enklavë amerikane në Bashkimin Europian" dhe përgjigja e autorit të këtij shkrimi (B. Y.), sipas të cilit:

"Komenti i Viorikës bie që nga starti, siç bie edhe klasa jonë politike, e verbëruar nga propaganda serbe në massmedian rumune. Kosova është një shtet independent dhe i njohur nga SHBA dhe vendet më të fuqishme europiane, ndërsa qëndrimi i Rumanisë për të mos e njohur Basrabinë e Shqipërisë (Kosovën), është një qëndrim i verbët që nuk e mbron, por përkundrazi e atakon interesin kombëtar, duke patur parasysh faktin se Kosova nuk është HarKovazna (enklavë hungareze) e Rumanisë, dhe as Transnistria e Basarabisë, por është ajo që është, jo enclave amerikane por atdheu suveran i dako/dardanëve tanë shqiptarë, shqiptarët duke mos qenë fis me ne rumunët, por vëllezërit tanë të të njëjtit gjak trako/ilir. Nuk është fajtor presidenti apo ministri i jashtëm për mosnjohjen e këtij vendi, por këshilltarët e tyre të cilët ende nuk ua kanë qitur në tyrezë dosjen me të vërtetën e kësaj ishkolonie të Serbisë, ku serbët e Millosheviqit, Arkanit dhe Sheshelit kanë ushtruar gjenocid, etnocid dhe holokaust, më keq se turqit kundër armenëve dhe gjermanët kundër hebrenjve. Në këtë kontekst, fajtore është edhe Qeveria kosovare e cila ende nuk e ka hedhur Serbinë në Tribunalin Ndërlombëtar të Hagës për krime lufte. Zoti ua ndriçoftë mëndjen!"

BOX

Shih origjinalin rumanisht, në linkun që gjendet në luginë të këtij shkrimi!

Comentariul lui Viorica pică din start, cum pică ÅŸi clasa noatră politică, orbită de propagandele sârbe în massmedia română. Kosova este un stat independent recunoscut de către SUA ÅŸi cele mai mari puteri europene, iar atitudinea României de a nu recunoaÅŸte Basarbia Albaniei este o atitudine oarbă care nu apără ci atacă interesul naÅ£ional, dat fiind faptul că, Kosova nu este HarCovasna României ÅŸi nici Transnistria Basarabiei, ci este cea ce este, nu enclava americană ci patria suverană a daco-dardanilor noÅŸtri albanezi, albanezii nefind rude cu noi românii, ci fraÅ£i de aceleaÅŸi sânge traco-iliric. Nu e vinovat preÅŸedintele ÅŸi ministrul de externe pentru nerecunoaÅŸterea acestui stat, ci consilierii lor care încă nu au depus pe masa lor dosarul despre adevărul istoric al acestei foste colonii a Serbiei, unde sârbii lui MiloÅŸevici, Arkan ÅŸi ÅeÅŸelj au exercitat genocid, etnocid ÅŸi holocaust, mai rău decît turcii împotrivă armenilor ÅŸi nemÅ£ii împotrivă evreilor. ÃŽn acest context este vinovat ÅŸi Guvernul kosovar care nu a depus plângere împotriva Serbiei la TIP pentru crime de război. Dumneză să Vă lumineze minÅ£ile!

Reply

http://www.ziuaveche.ro/international/externe/de-ce-nu-merge-basescu-la-o-intalnire-cu-obama-la-varsovia-35445.html

 

 

 

Faksimil nga artikulli Pse nuk shkon Basescu të takohet me Obamën

 

SHBA e përgatisin ardhmërinë euroatlantike të Kosovës (botuar para tre vitesh)

BAKI YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARRESTIMI I "KASAPIT TË BOSNJËS"Nga FRANK SHKRELI (05.27.2011)
CE GE RAMA NDAL !Nga Alban BALACE GE RAMA NDALNga Alban BALA (05.25.2011)
KOHA PËR NETANJAHUN TË DALË NGA POLITIKA E TIJ MOS BËJ ASGJËNga RICHARD COHEN, Washington Post (05.25.2011)
MALËSIA E MIRË, E ARTA, NË TOKË TË BEKUEMEFragment nga parathënia e veprës TROPOJA MALËSIA E MIRËNga RAMIZ LUSHAJ (05.24.2011)
GJENOCIDI, DREJTËSIA DHE SHOQËRIA SHQIPTARENga Prof. SAMI REPISHTI (05.22.2011)
38 VJET NGA REVOLTA E BURGUT TË SPAÇIT DHE QAFË BARIT 22-23 MAJ 1973EDHE PADURIMI ISHTE BËRË I PADURUESHËM...Nga VISAR ZHITI (05.22.2011)
PRIORITETET E POLITIKËS AMERIKANE NË EVROPËTHIRRJE UDHËHEQËSVE SHQIPTARË QË TË RUAJNË QETËSINËNga FRANK SHKRELI (05.22.2011)
NJË DITË E MREKULLUESHME KUSHTUAR NËNË TEREZESNga FRANK SHKRELI (05.19.2011)
AD MULTOS ANNOS, GAZETA ILLYRIAME RASTIN E 20 VJETORIT TË BOTIMITNga FRANK SHKRELI (05.18.2011)
KJO KASANDRA ME EMRIN GARY KOKALARINga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.17.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]