VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KUKUDHI I KAVAJËSNga BARDHYL MATRAXHIU

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 11:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KUKUDHI I KAVAJËS

Nga BARDHYL MATRAXHIU


E Shtunë, 06.04.2011, 10:10am (GMT+1)

Në vitet 30' shkrimtari elbasanas F. Papajani shkroi një tregim ku një turmë njerëzish të mjerë e të fanatizuar bëjnë përgjegjës për mjerimin e tyre një djalë dhe të dashurën e tij; dhe kështu persekutojnë nga padituria një çift dashnorësh të pafajshëm. Këto ditë ndodhi e kundërta, në Kavajë dolën me tërë mend një cift "kukudhësh" që përqeshën, tallën dhe bënë budallenj jo vetëm popullin e kulturuar të Kavajës, por edhe të gjithë Shqipërisë duke na nxjerrë në mediat botërore si barbarë dhe kanibalë....

Duke pasur gjithë respektin e sinqertë për votuesit e tij, ndjesa e këtij "kukudhi" mua personalisht më duket një tallje akoma më e madhe... sepse kjo vjen pas tri ditësh heshtjeje, kur policia dhe ekspertiza mjekësore vërtetuan marifetet e kukudhes së tij... Kaq gjë ai nuk e dinte që gruaja e tij nuk ishte shtatzënë dhe aq më tepër në muajin e nëntë... Hahaha dhe a nuk ka qenë ky tek News 24 që pretendoi se priste një djalë dhe ia kish gjetur emrin... Dhe kjo tashmë që doli rrenë prej kukudhi na qenka personale dhe "ne duhet ta kuptojmë pozitën e tij të vështirë familjare..". Po deri dje kur policia nuk e kish zbuluar ende marifetin e kukudhes së tij perse ishte dramë kombëtare e ndërkombëtare, përse nuk e kuptonte ai pozitën e vështirë të popullit kavajas dhe të gjithë shqiptarëve që po dilnin në sy të botës si fëmijëngrënës....

Pa le ajo grigjë me deputetë e politikanë që i shkoi për t'iu gjendur pranë në këtë "fatkeqësi të paparë" që e printe si dashi me përçorë njeriu që ka çmendur një grua dhe ua ka thyer nofullat nja dy të tjerave, tek shkonin të pikëlluar se u dhimbsej "zonja e parë e Kavajës".

Dhe për ta mbyllur me humor një tirons i vjetër, fqinj me babe Myslymin tregon se kur Hoxha vajti njëherë për vizitë dhe pyeste djalin e tij të vogël që ishte harrakat si shkonte në mësime dhe ai ezber gënjente se ishte me 10-a. BABA i thotë: "mer qafir ti qase (mirë se) m'rre mu, po ti rreke dhe partinë or ti" dhe ne do t'i thonim Elvisit "ti qase na rrejte ne po ti rrejte dhe Partinë, mor qafir"...

Se nuk ka asnjë kuptim e vlerë morale falja e pendesa e një mashtruesi që zihet me presh në dorë nga policia dhe prokuroria...

BARDHYL MATRAXHIU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETIU mbushën 6 vjet nga vrasja e pazbardhur e gazetarit Bardhyl AjetiNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.03.2011)
PRESIDENTI OBAMA SJELL SYTË NGA EVROPA QENDRORE DHE LINDORENga FRANK SHKRELI (06.02.2011)
PSE PO IMPRESIONOHEN EVROPIANËT ME ATIFETEN DHE ALBININNga AUGUSTIN PALOKAJ (05.31.2011)
ËNDRRA SHEKULLORE E KOSOVËS - RIBASHKIMI ME ATDHEUN AMËNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.28.2011)
PSE NUK SHKON BASESCU TË TAKOHET ME OBAMËN NË VARSHAVËNga BAKI YMERI (05.27.2011)
ARRESTIMI I "KASAPIT TË BOSNJËS"Nga FRANK SHKRELI (05.27.2011)
CE GE RAMA NDAL !Nga Alban BALACE GE RAMA NDALNga Alban BALA (05.25.2011)
KOHA PËR NETANJAHUN TË DALË NGA POLITIKA E TIJ MOS BËJ ASGJËNga RICHARD COHEN, Washington Post (05.25.2011)
MALËSIA E MIRË, E ARTA, NË TOKË TË BEKUEMEFragment nga parathënia e veprës TROPOJA MALËSIA E MIRËNga RAMIZ LUSHAJ (05.24.2011)
GJENOCIDI, DREJTËSIA DHE SHOQËRIA SHQIPTARENga Prof. SAMI REPISHTI (05.22.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]