E Mërkurë, 10.16.2019, 11:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

"NËNTË DITË QË NDRYSHUAN BOTËN"

Nga FRANK SHKRELI


E Shtunë, 06.04.2011, 10:25pm (GMT+1)

"Nëntë Ditë që Ndryshuan Botën", një film dokumentar i vënë në skenë nga Njut Gingriç, kandidat për president i Partisë Republikane për zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe bashkëshortja e tij Kallista, në bashkëpunim me Citizens United Productions, fitoi Çmimin e Artë si filmi më i mirë dokumentar për vitin 2011, në Festivalin e Filmave të pavarur ndërkombëtarë, në Hjuston të shtetit Teksas.

Filmi "Nëntë Ditë që Ndryshuan Boten" është një skenar i vizitës së parë të Papa Gjon Palit II në vendilindjen e tij në Poloni, në fillim të Qershorit të vitit 1979, vizitë kjo që sipas shumë analistëve e historianëve anembanë botës, filloi një revolucion të ndërgjegjes, i cili transformoi Poloninë dhe ndryshoi në mënyrë themelore gjendjen politike dhe shpirtërore të shekullit të 20-të. Profesori Xhon Luis Gadis i universitetit amerikan Jelle ne librin e tij "Lufta e Ftohet – Nje Histori e Re" shkruan se:"Kur Papa Gjon Pali i Dyte puthi token ne aeroportin e Varshaves me 2 Qershor te vitit 1979, ai filloi nje proces sipas te cilit, komunizmi ne Poloni dhe me ne fund ne te gjithe Evropen – do te merrte fund." Edhe arkitektet kryesore te revolucioneve anti-komuniste, Lek Valesa i Polonise dhe Vaclav Havel i ish-Çekosllovakise i thane Zotit Gingric se vizita e pare e Papes ne vendlindjen e tij ishte vendimtare ne miminim eventual te komunizmit.

Ky film dokumentar shqyrton e gjurmon viziten nente diteshe te Papa Gjon Palit te II, vizite kejo qe shtyri popullin polak te ri-pertrihesh shpirterisht dhe te fitonte rishtas kurajon qe te lirohej, nje here e mire, nga zinxhiret e komunizmit nderkombetar. Papa Gjon Pali i II vizitoi Polonine tete here si udheheqes i Kishes Katolike, por sic ve ne dukje edhe filmi "Nente Dite qe Ndryshuan Boten", vizita e pare e tij ne Qershor te vitit 1979 ishte ajo qe bota deshmoi si viziten qe filloi dhe qe eventualisht solli shkaterrimin paqesor te regjimit komunist ne Poloni dhe me vone rreximin e komunizmit ane mbane Evropes Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik.

Filmi "Nente Dite qe Ndryshuan Boten" ve ne dukje rolin personal te Papa Gjon Palit te II ne rreximin e perandorise se kuqe komuniste sovjetike si edhe ve ne skene bashkpunimin midis Gjon Palit te II dhe ish-Presidentit amerikan, Ronald Reagan dhe shume udheheqsve te tjere politike, te cilet e kishin kuptuar se sa e rendesishme ishte lufta kunder regjimeve komuniste totalitare te kohes.

Filmi tregon skena te ndryshme te vizites se Papes, ku me miliona polake kishin dalur per ta pershendetur ate. Keto skena sherbyen atehere per polaket qe te realizonin se ata ishin me shume se kundershtaret e tyre komuniste dhe si rrjedhim nuk kishin ndonje arsye te kishin frike nga nje regjim i pakices qe nuk i perfaqesonte ata. Me thirrjen e tij "Mos Kini Frike", qe Papa Gjon Pali i II u drejtoi bashkombasve te tij gjate asaj vizite, Polonia beri nje kethese historike per fatin e vet dhe te popujve te tjere nen thundren komuniste ne Evrope, e qe nuk mund te ndalohej nga askush. Sipas filmit dokumentar, miliona polake dolen neper rruge, sheshe e katedrale per te degjuar predikimet e Papes dhe brenda nje kohe te shkurte, u formua sindikata e pare e lire ne bllokun komunist, me me shume se 10 milion anetare.

Mbi te gjitha, "Nente Dite qe Ndryshuan Boten", dokumenton faktin se si Papa Gjon Pali i II kontriboi ne fitoren mbi nje kundershtar te gjithfuqishem, sic ishte ne ate kohe perandoria sovjetike—dhe kete e beri pa shkaktuar derdhjen e asnje pike gjaku. Thuhet se diktatori sovjetik Stalini kishte bere pyetjen se sa divizione ushtarake kishte Papa, duke u tallur me faktin se udheheqsi i Kishte Katolike nuk kishte ushtri per te komanduar dhe si rrjedhim nuk perbente ndonje rrezik per fuqine ushtarake te ish-Bashkimit Sovjetik. Por Stalini nuk kishte parapare zgjedhjen e Papa Gjon Palit te II,i cili nga zemra e Evropes komuniste u solli bashkombasve te vet shpresen dhe frymezimin per nje jete me te mire e demokratike; por per me teper u solli atyre mundesine per te ringjadhur kulturen, historine e identitetin e tyre duke I beret e vetdijshem se ata ishin polake e jo anetare te nje levizjeje komuniste nderkombetare te pa fe e te pa atdhe.

Ne nje fjalim para Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara me 1995, Papa Gjon Pali i II reflektoi mbi ato qe ai mendonte se kontribuan ne revolucionet anti-komuniste te vitit 1989, duke thene: "Nje faktor vendimtar ne suksesin e ketyre revolucioneve pa dhune ishte pervoja e solidarizimit shoqeror. Perballe regjimeve te perkrahura nga fuqia e propagandes dhe terrorit, ky solidarizim ishte thelbi moral i ‘fuqise se te pafuqishemve’, nje drite kejo shprese dhe nje kujtese e perhereshme se eshte e mundur qe per ne udhetimin historik te njeriut te shkohet drejte rruges qe eshte ne perputhje te plote me aspiratat me te mira te njeriut."

"Nente Dite qe Ndryshuan Boten" eshte nje film dokumentar katolik, mbi viziten e Papa Gjon Palit te II ne Poloni, Qershorin e vitit 1979 – vizite kejo, gjate te ciles, ai u tregoi polakeve, por edhe te tjereve, vleren e jetes dhe te dinjitetit njerezor. Gjon Pali i II, ate vit u deshmoi atyre dhe botes, se asnje person, qeveri ose ligj nuk mund tua mohonte lirine, besimin, dashurine dhe shpresen. Fjalet e tija dekada me pare, jane relevante edhe sot per qytetaret e cdo vendi ne bote qe vuajne nga shtypjet e shoqerive dhe qeverive te tyre. Sic i tha Zotit Njut Gingric edhe Zoti Vaclav Havel, "eshte detyrim i te gjithe qe kemi perjetuar kete kohe, qe keto ngjarje t’ia rikujtojme botes demokratike, por posacerisht duhet ti terheqim vemendjen mbi keto ngjarje sidomos vendeve ku diktatura ekziston gjithnje dhe kudo ku ka levizje opozitare qe meritojne perkrhajen tone…"

Prandaj "Nente Dite qe Ndryshuan Boten", megjithse eshte nje film dokumentar katolik eshte relevant edhe per ata qe nuk jane katolike, pasi Papa Gjon Pali i II e donte te gjithe boten te cilen ai e ndryshoi me viziten e tij te pare ne Poloni.

 

 

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FITORJA E BASHËS SHËNON NJË ERË TË RE NË POLITIKËN SHQIPTARENga Dr. ALBAN DACI (06.04.2011)
KUKUDHI I KAVAJËSNga BARDHYL MATRAXHIU (06.04.2011)
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETIU mbushën 6 vjet nga vrasja e pazbardhur e gazetarit Bardhyl AjetiNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.03.2011)
PRESIDENTI OBAMA SJELL SYTË NGA EVROPA QENDRORE DHE LINDORENga FRANK SHKRELI (06.02.2011)
PSE PO IMPRESIONOHEN EVROPIANËT ME ATIFETEN DHE ALBININNga AUGUSTIN PALOKAJ (05.31.2011)
ËNDRRA SHEKULLORE E KOSOVËS - RIBASHKIMI ME ATDHEUN AMËNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.28.2011)
PSE NUK SHKON BASESCU TË TAKOHET ME OBAMËN NË VARSHAVËNga BAKI YMERI (05.27.2011)
ARRESTIMI I "KASAPIT TË BOSNJËS"Nga FRANK SHKRELI (05.27.2011)
CE GE RAMA NDAL !Nga Alban BALACE GE RAMA NDALNga Alban BALA (05.25.2011)
KOHA PËR NETANJAHUN TË DALË NGA POLITIKA E TIJ MOS BËJ ASGJËNga RICHARD COHEN, Washington Post (05.25.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]