E Enjte, 03.28.2024, 08:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

"SHQIPËRIA E MADHE" E PRESIDENTIT TË SERBISË

Nga SHABAN MURATI


E Hënë, 06.06.2011, 02:54pm (GMT+1)

Për herë të parë që nga themelimi i shtetit të Shqipërisë, Serbia tregohet e gatshme, jo t'i marrë, por t'i japë territore shqiptarëve. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ndërmori hapin e pazakontë, duke i dhuruar kombit shqiptar "Shqipërinë e madhe". Në një intervistë me gazetën gjermane "Frankfuter Algemajne Cajtung", më 2 qershor, Boris Tadiç deklaroi se "Shqipëria e madhe" mund të jetë pjesë e një zgjidhje praktike më të gjerë, dhe serbët mund ta pranojnë atë. Gjendemi para një formule të re të diplomacisë dhe të shtetit serb për zgjidhjen e çështjes së zgjidhur të Kosovës, të cilën Tadiç e gjen në ndarjen e Kosovës mes Shqipërisë dhe Serbisë. "Ndarja e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë është i vetmi opsion realist", e përsëriti këtë qëndrim në revistën e përjavshme "Nin" më 2 qershor, edhe zëvendëskryeministri serb Ivica Daçiç. Nuk kemi më vetëm zëvendëskryeministrin, që po flet çdo ditë për shkëputjen apo ndarjen e Kosovës, por tani kemi vetë presidentin, gjë që dëshmon për një qëndrim të përpunuar zyrtar nga ana e Beogradit. Presidenti i Serbisë ofrohet tani të na dhurojë gjysmën e Kosovës, që sipas tij çon në krijimin e "Shqipërisë së madhe", por Serbia është gati ta bëjë këtë sakrificë si pjesë e zgjidhjes. Në disa qarqe ballkanike, pranimi i formulës së "Shqipërisë së madhe" nga Presidenti Tadiç, është cilësuar si një progres i madh diplomatik serb, duke pasur parasysh se sulmet kundër projektit të "Shqipërisë së madhe" kanë qenë themeli i gjithë fushatës diplomatike të Serbisë kundër pavarësimit të Kosovës. Pavarësisht se presidenti serb nuk qartësoi se përse marrja e gjysmës së Kosovës nga Shqipëria përbëka "Shqipërinë e madhe", dhe marrja e gjysmës së Kosovës nga Serbia nuk përbëka "Serbinë e madhe", mendojmë se është me vend të ndalemi se çfarë përmban dhe ofron në të vërtetë formula e re e presidentit serb për "Shqipërinë e madhe".


Kjo formulë është pjesë e një shkallëzimi, të paparë më parë, të taktizimit të diplomacisë dhe të shtetit serb në qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, që nga modelet e ndarjes së veriut të Kosovës e deri tek ndarja e saj mes Serbisë dhe Shqipërisë. Dhe të gjitha formulat diplomatike serbe fillojnë dhe mbarojnë tek premisa se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur. Është hera e parë, që Beogradi përfshin edhe Shqipërinë si protagoniste në formulën e ndarjes së Kosovës dhe këtë ofertë e bën presidenti i saj, pra figura më e lartë zyrtare e shtetit. Përse, Boris Tadiç zgjodhi Shqipërinë dhe jo Maqedoninë apo Bullgarinë, apo dhe Rumaninë, e cila e ndjek me verbëri linjën serbe për Kosovën, vërtet paraqet interes nga pikëpamja historike dhe politike. Me sa duket, kreu i shtetit serb nuk mund t'i shmanget më pas 100 vjetësh të vërtetës dhe të drejtës historike se Kosova është territor i kombit shqiptar, të cilën Serbia e aneksoi me dhunë në vitin 1913, dhe me gjithë politikën e egër të asimilimit dhe të spastrimit etnik, nuk arriti dot ta zhbëjë Kosovën dhe t'i fshijë asaj karakterin dhe identitetin shqiptar. Serbia po shtihet sikur kompleksi i fajit historik ndaj kombit shqiptar po mbin tek ajo, por në të vërtetë kemi të bëjmë me një taktikë të rafinuar diplomatike për të marrë çka mund të merret nga një pronë e grabitur, që është kthyer tashmë tek i zoti.
Në këtë drejtim mund të merret se kemi një lëvizje pozitive në qëndrimin e diplomacisë dhe të shtetit serb, sepse e njeh më në fundi se Kosova ka qenë dhe mbetet territor dhe pjesë e pronës së kombit shqiptar. Por, kjo lëvizje e re e udhëheqjes serbe tek formula e pranimit të "Shqipërisë së madhe" ka lindur e imponuar nga rrethanat dhe nga realitetet e reja, të cilat Serbia u përpoq me kot t'i fshihte pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe sidomos pas legjitimimit të kësaj pavarësia më 22 korrik 2010 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Udhëtimet 365 ditësh në vit të shefit të diplomacisë serbe nëpër katër anët e "botës së tretë" nuk duket se e ndryshuan dot stanjacionin e politikës dhe të ambicies koloniale serbe për Kosovën. Serbisë i është bërë e qartë nga fuqitë e mëdha europiane se Kosova është shtet i pavarur legjitim dhe se Serbia nuk mund të avancojë në integrimin e saj europian, dhe aq më pak mund të bëhet anëtare e BE, pa pranuar realitetin e Kosovës. Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë e provoi personalisht se sa e pafrut dhe e pashpresë është politika serbe e bojkotit të Kosovës në forumet dhe organizmat ndërkombëtare, kur në Poloni u organizua më 27 maj samiti i kryetarëve të shteteve të Europës Qendrore dhe Juglindore, së bashku me Presidentin e SHBA-së, dhe u ftua presidentja e shtetit të ri të Kosovës. E pa presidenti serb se edhe në ceremonitë zyrtare të 150-vjetorit të bashkimit të Italisë ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, krahas mbi 80 presidentëve dhe kryetarëve qeverish nga e gjithë bota. Askush nuk e vuri re në Romë mungesën e presidentit Boris Tadiç, i cili refuzoi të shkonte me arsyetimin e çuditshëm pse është ftuar atje presidentja e Kosovës. Dhe për ta kuptuar se sa absurd është qëndrimi bojkotues i presidentit serb, mjaft të shohësh se në Romë merrnin pjesë presidenti i Rusisë, nënpresidenti i Kinës, mbreti i Spanjës dhe udhëheqës të disa shteteve të tjerë, të cilat nuk e njohin Kosovën.
Në këto situata, kur bota demokratike po i demonstron se Serbia po ecën në rrugë të gabuar, Tadiç vetë e pranon se "tani madje as nuk po i kërkojnë që të njohë Kosovën". Me një fjalë po shkohet drejt pikës së ngopjes së durimit , sepse perëndimi ka rritur në përfundimin logjik që Serbisë po i kalon koha të kuptojë se po dëmton interesat dhe integrimin e saj europian me politikën e dhe ambicien ndaj Kosovës. Në këtë etapë të dështimit ndërkombëtar dhe europian të diplomacisë serbe për Kosovën, Presidenti i Serbisë vendosi që diplomacia serbe të luajë në kategorinë e dytë, në Ballkan. Madje të avancojë me një truk tipik bizantin dhe ballkanik, duke u përpjekur të trukojë historinë dhe të joshë e të fusë në lojë Shqipërinë.


Joshja e parë është se Serbia denjon të pranojë Shqipërinë si partner negociatash dhe të bisedojë me të për ndarjen e një shteti të tretë, që quhet Kosovë, dhe të cilën e kanë njohur shumica dërrmuese e shteteve të BE-së dhe të NATO-s, si dhe të shtatë vendet më të industrializuara të botës të grupit G-7. Duke marrë në konsideratë qëndrimin prej zotnie, që Beogradi ka mbajtur dhe mban historikisht ndaj udhëheqjeve në Tiranë, mund të konsiderohet si një ndryshim i rëndësishëm në politikën dhe në strategjinë ballkanike serbe që presidenti denjoi të kualifikojë si palë negociatash Shqipërinë. Dhe për të kuptuar evolucionin e Boris Tadiçit, i kujtojmë lexuesit se ky president, deri para dy vjetësh, nuk denjonte t'i dërgonte Tiranës as telegram urimi me rastin e festës kombëtare, që është normë protokollare e detyrueshme në marrëdhëniet diplomatike.
Joshja e dytë ka të bëjë me formulën e të ashtuquajturës "Shqipëri e madhe", e cila në fakt është një konstruksion i vjetër diplomatiko-propagandistik i Beogradit për të ç'vlerësuar të drejtat e kombit shqiptar mbi territoret e tij, të grabitura nga Serbia, dhe për të lozur rolin e viktimës në sytë e opinionit ndërkombëtar. Serbia luan edhe këtu një truk tjetër në drejtim të Shqipërisë, duke synuar që në Tiranë të shihet me një notë pozitive ndryshimi i qëndrimit të kralit prej Beogradi, dhe Tirana të bjerë në grackën e formulës së "Shqipërisë së madhe", duke pranuar të bisedojë me Serbinë për Kosovën dhe ndarjen e saj. Joshja e tretë ka të bëjë me nxitjen nga Serbia të grupeve të interesit, të grupeve të lobingut serb, të bizneseve apo të lidhjeve okulte në Tiranë, që të bëjnë presione mbi qarqet vendimmarrëse në Shqipëri, për afrim dhe bashkëngjitje me interesat serbe në Kosovë. Serbia synon t'u japë një kartë nxitëse edhe atyre organizmave, forumeve, shoqatave, etj, të cilat, nën gjethen e fikut të superpatriotizmit, bëjnë lojën e Serbisë, duke shpallur prishjen e gjithë shteteve ballkanike dhe krijimin e "Shqipërisë së Madhe", sipas hartave që këndohen me telat e çiftelisë apo me vrimat e zurnasë. Presidenti i Serbisë duket se ka në konsideratë edhe këto grupe, të cilat mund ta shesin si lëshim të madh faktin, që Serbia po ofron "Shqipërinë e madhe".


Dhurata e presidentit të Serbisë, që quhet "Shqipëri e Madhe" është një dhuratë helmatisur. Serbia ka disa synime të caktuara, që ekspozohet tani si gjeneroze dhe e gatshme për të dhënë gjysmën e asaj, që i ka grabitur kombit shqiptar, dhe të cilit i takon e tëra. Serbia, pavarësisht nga evoluimi, në dukje i guximshëm, i formulave diplomatike, nuk ka ndryshuar strategjinë e saj të grabitjes së territoreve të kombit shqiptar.
Oferta e parë e Presidentit të Serbisë është që Shqipëria dhe Serbia të bisedojnë për ndarjen e Kosovës. Pra, ai kërkon që Shqipëria të pranojë se nuk ka një shtet të Kosovës dhe ta nulifikojë pavarësimin e saj, dhe se ky shtet fare mirë mund të ndahet mes dy fqinjëve të shtetit të Kosovës. Ne nuk disponojmë informacion se ku bazohet presidenti i Serbisë, që ka besim se oferta e tij mund të dëgjohet në Tiranë, përderisa ai e hedh në publik. Ne nuk duam të besojmë se ai është në gjendje sot të përsërisë fjalët e diplomatit dhe politikanit të njohur serb, Ivo Andriç, më 1937, kur deklaronte "kemi njerëzit tanë në Tiranë". Por hapi i presidentit serb nuk mund të mos bëjë përshtypje për pazarin e ulët në drejtim të Tiranës.


Tirana nuk ka asnjë të drejtë të hyjë në asnjë formë bisedimesh për territore të një shteti të pavarur e sovran, siç është Kosova, pavarësisht se ajo është një shtet shqiptar dhe ato territore janë historikisht të kombit shqiptar. Populli i Kosovës ka zgjedhur në mënyrë demokratike institucionet dhe udhëheqësit e vet dhe ai ka vendosur më 17 shkurt 2008 që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe sovran. Më e pakta, që mund të bëjë Shqipëria, është që jo vetëm të hedhë poshtë ofertat dinake të Serbisë, por edhe të konfirmojë pa u lodhur mbështetjen e saj të vendosur ndaj pavarësisë dhe integritetit shtetëror të Kosovës.

Serbia i drejton një ofertë për prishje e ndarje shtetesh një shteti anëtar të NATO-s. Ajo e ka bërë këtë disa herë në historinë e re të Ballkanit, edhe në qeverisjen e Sllobodan Millosheviçit, kur i drejtoi ofertë Greqisë, për të ndarë Shqipërinë, dhe jo Kosovën. E ka bërë edhe kur Sllobodan Millosheviçi i drejtoi ofertën Kroacisë për të ndarë Bosnjë-Hercegovinën, ofertë të cilën ia ka përsëritur Kroacisë edhe presidenti i tanishëm i Serbisë, Boris Tadiç. Karakteristike është se Serbia kërkon të ndajë territore dhe popuj, që nuk i takojnë asaj.

Në rastin e Kosovës, duke u paraqitur sikur po tregohet e gatshme t'i japë Shqipërisë gjysmën e Kosovës, ajo kërkon të ligjërojë si të drejtë të saj përpjekjen për të marrë gjysmën tjetër të Kosovës. Serbia është e ndërgjegjshme se e ka humbur koloninë e saj, Kosovën, ndaj po bën çmos të fitojë të paktën gjysmën e saj. Me formulën e pranimit të "Shqipërisë së Madhe", ajo po përpiqet të tërheqë në lojën saj Tiranën, për të legjitimuar ambicien e gjymtuar koloniale të saj. Tirana zyrtare nuk duhet t'i kalojë në heshtje balonat diplomatike, që Beogradi lëshon në adresë të saj. Heshtja prej mumie nuk është as urtësi e as diplomaci, madje në diplomaci heshtja ndaj ofertave dhe provokimeve, që vijnë nga nivelet më të larta të shtetit tjetër, merr një kuptim tjetër, i cili nuk nderon regjistrin historik të asnjë qeverie.

SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"NËNTË DITË QË NDRYSHUAN BOTËN"Nga FRANK SHKRELI (06.04.2011)
FITORJA E BASHËS SHËNON NJË ERË TË RE NË POLITIKËN SHQIPTARENga Dr. ALBAN DACI (06.04.2011)
KUKUDHI I KAVAJËSNga BARDHYL MATRAXHIU (06.04.2011)
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETIU mbushën 6 vjet nga vrasja e pazbardhur e gazetarit Bardhyl AjetiNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.03.2011)
PRESIDENTI OBAMA SJELL SYTË NGA EVROPA QENDRORE DHE LINDORENga FRANK SHKRELI (06.02.2011)
PSE PO IMPRESIONOHEN EVROPIANËT ME ATIFETEN DHE ALBININNga AUGUSTIN PALOKAJ (05.31.2011)
ËNDRRA SHEKULLORE E KOSOVËS - RIBASHKIMI ME ATDHEUN AMËNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.28.2011)
PSE NUK SHKON BASESCU TË TAKOHET ME OBAMËN NË VARSHAVËNga BAKI YMERI (05.27.2011)
ARRESTIMI I "KASAPIT TË BOSNJËS"Nga FRANK SHKRELI (05.27.2011)
CE GE RAMA NDAL !Nga Alban BALACE GE RAMA NDALNga Alban BALA (05.25.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]