VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LIDER I MIRË DHE I KEQNga Dr. ALBAN DACI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 04:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

LIDER I MIRË DHE I KEQ

Nga Dr. ALBAN DACI


E Martë, 06.07.2011, 09:33am (GMT+1)

 

 

Të identifikosh lider të mirë dhe të keq mund të jetë problematike, jo për shkak të kuptimit të plotë të fjalës "i mirë", që mund të thotë si "etike" ashtu edhe "efikase". Zakonisht përcaktohet si lider i mirë ai person që prodhon ndryshime pozitive për një grup apo për një komunitet shoqëror; për pasojë, lidershipi mund të jetë etik për definicion, dhe personazhet si Hitleri nuk do të ishin liderë, por vetëm individë që ushtrojnë pushtet.

Një lider i mirë, është një lider që ndihmon një grup të formulojë dhe të ndjekë objektivat e bashkëndarë. Hitleri qe një lider efikas me objektiva moralisht të neveritshme; në fund, për shkak të faktit se i dërgoi të gjithë ndjekësit e tij drejt greminës së sigurt, u vlerësua nga historia si një lider i keq si moralisht ashtu edhe për rezultatet e qeverisjes së tij.

Në praktikë, tre janë aspektet e lidershipit përmes të cilëve mund të vlerësojmë efikasitetin dhe eticitetin: objektivat, mjetet dhe pasojat. P.sh Saddam Hussein gëzonte mbështetjen e një pjese të mirë të qytetarëve irakianë dhe në të njëjtën kohë, falë kësaj mbështetje, kërkoi të krijonte një nacion të madh irakian; por ishte brutal dhe impulsiv dhe për shkak të cilësive të tij i shkaktoi vuajtje të mëdha popullit irakian. Kur e pyesin se përse e kishte pushtua Kuvajtin, përgjigjet: "Kur më hip diçka në kokë, duhet ta bëj dhe ta realizoj. Unë kështu jam"

Sllobodan Milloshevic varfëroi arkat e shteti jugosllav, spekuloi mbi frikën dhe ambiciet nacionaliste të popullit të tij, dhe masakroi popujt e tjerë duke përfshirë edhe shqiptarët autoktonë në Kosovë; me çdo luftë që bënte nuk bënte gjë tjetër veçse përkeqësonte kushtet e serbëve dhe masakronte popuj dhe qytetarë të tjerë krejt të pafajshëm.

Saparmyrat, kryeministri i Turkmenistanit të pavarur, kufizoi lirinë e lëvizjes, të fjalës dhe të mbledhjeve, ndaloi zgjedhjet e lira, luftoi medien e lirë, dhe zhduku të ashtuquajturit armiq opozitarë duke i izoluar nëpër spitalet psikiatrike ose nëpër burgje. Pavarësisht gjithë këtyre aksioneve autoritare dhe totalitare të ndërmarra, ndërtoi monumente që celebronin figurën e tij dhe u përcaktua si babai i kombit.

Boris Jelcin u soll si hero kur u ngrit në këmbë mbi tankun për të rezistuar në një grusht shteti kundër qeverisë ruse, por më vonë u pengua në aksionin presidencial për shkak të dashurisë së madhe që kishte për shishen dhe vodkën.

Aktualisht mund të themi se edhe lidershipi shqiptar ashtu si edhe lidershipi botëror ka probleme serioze që lidhen me moralin dhe etikën. Po të marrin parasysh lidershipin e majtë të Shqipërisë në dy vitet e fundit mund të themi se ky është në kontradiktë të plotë me moralin dhe etikën. Nëse politika shqyrton të mirën e komunitetit dhe etika përcaktohet si mbrojtëse e së mirës, atëherë mund të thuhet se politika nuk është gjë tjetër veçse specializimi i etikës e kuptuar si shkencë e së mirës.

Nuk është as etike dhe as morale që ky lidership herë pas here u bën thirrje qytetarëve për të luftuar për pushtet. U bën thirrje qytetarëve për të bërë dhunë për pushtet, kur ky i fundit nuk përfaqëson të mirën e përgjithshme, por të mirën e vetëm disa personave. Nëse dikush ose një grup personash kërkojnë ndryshim apo perfeksion shoqëror, kjo nuk është aspak negative, përkundrazi përfaqëson agimin e një progresi, por nëse këta duan që këtë ndryshim ta bëjnë duke kaluar mbi trupat e pafajshme dhe mbi gjakun e qytetarëve kjo nuk është aspak as morale dhe as etike.

Nuk është morale të ngrihesh në luftë për pushtet në një vend që më shumë se kurrë ka nevojë për stabilitet politik, për paqe dhe për garanci shoqërore. Lidershipi i së majtës shqiptare dhe i së djathtës duhet ta kuptojnë se politika bëhet mbi konsensusin reciprok dhe përmes mekanizmave demokratikë. Politika nuk bëhet përmes rrugës duke luftuar si në mesjetë me armë, gurë dhe dhunë, por bëhet përmes programeve dhe alternativave më të mira politike dhe sociale.

Termi i shquar i Aristotelit "zoom" (gr, -kafshë) e nënkupton pjesëtarin e polisit (qytetit antik grek). Ky pjesëtar kishte të drejtë të merrte pjesë në rregullimin e punëve të polisit-shtet. Rregullimi i punëve në polisin antik ishte i gjithëmbarshëm dhe gjithëpërfshirës. Prandaj një gjë e tillë nënkuptonte që etika, politika dhe ekonomia të shkonin bashkë, d.m.th. të ishin një.

Në fjalorin latinisht-shqip fjala art (ars) përkthehet me fjalët: mjeshtëri, muzë, por edhe dredhi, dinakëri, dhelpëri. Politika si aktivitet për rregullimin e pozitës së njeriut në shoqëri, si aksion i vetëdijshëm i subjekteve politike, si intelekt llogaritës, si "policy", "issue" etj, për rregullimin e konflikteve në shoqëri konsiderohet art, mjeshtëri.

Pra, në politikë gjërat qëndrojnë njëlloj si edhe në art, por pasojat e njërës dhe të tjetrës janë të pakrahasueshme. Me një vepër të bukur artistike mund të kënaqen shumë njerëz, me një vepër të bukur politike mund të shpëtojë një popull, me veprën e falsifikuar artistike mund të dëmtohet blerësi ndërsa me politikën e falsifikuar mund të dëmtohen popujt.

Për shkak të interesimit për avancimin e gjithëmbarshëm shoqëror, dhe jo vetëm të kategorive të veçanta të një shoqërie të dhënë, të kuptuarit e politikës si art i së mundshmes, në rrethanat e sotme duhet të jetë i diferencuar dhe duhet ta përjashtojë imoralitetin e metodave në realizimin e qëllimeve politike.

Opinioni i krijuar mbi atë se ç'është e moralshme dhe moralisht e lejueshme në botën e sotme, të kuptuarit e padiferencuar të politikës si art i së mundshmes e quan anakronike dhe retarduese, ndonjëherë edhe pa marrë parasysh qëllimin. P.sh. mund të jetë e logjikshme se shteti duhet të ruaj qetësinë publike. Mirëpo helmimi i fëmijëve, si metodë për realizimin e një qëllimi të tillë, jo vetëm është akt i pamoralshëm, por akti i tillë automatikisht e vë në pyetje karakterin e qëllimit.

Gjithashtu, nëse një grup personash politik, qofshin edhe Opozitë zyrtare, nëse sot më 2011 nuk njohin institucionet shtetërore, por ngrihen kundër tyre përmes aksioneve të dhunës. Atëherë, këta të fundit jo vetëm i kanë të pamoralshme aksionet e tyre, por vendosin automatikisht në pyetje karakterin e qëllimeve të tyre.

Në një vend demokratik mënyra më e mirë për të gjykuar një lider si dhe aksionet e ndërmarra prej tij është ajo përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Nëse një lider nuk merr shumicën e nevojshme të votave të qytetarëve që do t'i garantonin të drejtën për t'i përfaqësuar dhe qeverisur ata, do të thotë se ai ka gabuar qoftë në aksionet politike ashtu edhe në faktin se këto aksione kanë qenë imorale dhe jo etike.

Kur ndodh një gjë e tillë, mënyra më e mirë është vetëkorrigjimi në planin politik për të projektuar në betejë të re politike dhe demokratike për të konkurruar me shpresën se do të fitoj në garat e ardhshme politike-demokratike (zgjedhjet e lira). Nëse vetëkorrigjimi është krejtësisht i pamundur për shkak të karakterit personal dhe klaneve të personave që përfaqëson, atëherë do të thotë se ka ardhur momenti i duhur për tu tërhequr nga ushtrimi i politikës si art i mundshëm.

www.albandaci.blogspot.com

Dr. ALBAN DACI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"SHQIPËRIA E MADHE" E PRESIDENTIT TË SERBISËNga SHABAN MURATI (06.06.2011)
"NËNTË DITË QË NDRYSHUAN BOTËN"Nga FRANK SHKRELI (06.04.2011)
FITORJA E BASHËS SHËNON NJË ERË TË RE NË POLITIKËN SHQIPTARENga Dr. ALBAN DACI (06.04.2011)
KUKUDHI I KAVAJËSNga BARDHYL MATRAXHIU (06.04.2011)
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETIU mbushën 6 vjet nga vrasja e pazbardhur e gazetarit Bardhyl AjetiNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.03.2011)
PRESIDENTI OBAMA SJELL SYTË NGA EVROPA QENDRORE DHE LINDORENga FRANK SHKRELI (06.02.2011)
PSE PO IMPRESIONOHEN EVROPIANËT ME ATIFETEN DHE ALBININNga AUGUSTIN PALOKAJ (05.31.2011)
ËNDRRA SHEKULLORE E KOSOVËS - RIBASHKIMI ME ATDHEUN AMËNga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.28.2011)
PSE NUK SHKON BASESCU TË TAKOHET ME OBAMËN NË VARSHAVËNga BAKI YMERI (05.27.2011)
ARRESTIMI I "KASAPIT TË BOSNJËS"Nga FRANK SHKRELI (05.27.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]