VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT! Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Mërkurë, 06.08.2011, 01:17pm (GMT1)   Kam përpara meje mesazhin nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë, Tomas Kantrimen dhënë dje në një takim me gazetarë në Uashington dhe Letrën e Hapur të Edi Ramës, kryetarit të PS. Mesazhi i Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë, Tomas Kantrimen ishte si një risposta pagata, i menjëhershëm, si një përgjigje direkte nga Washingtoni zyrtar Letrës së Hapur të kryetarit të opozitës dhe klasës politike në Shqipëri. Ndërsa Letrën e Hapur të lideri të opozitës do ta konsideroja si një mish-mash të shkruar nga marksisti Antonio Gramshi dhe nga nazisti Herman Gering. Gramshi duke nxitur kulturën e luftës, ndërsa Geringu duke nxitur kulturën e frikës. Gramshi duke folur në emrin e popullit, Geringu në emër të luftës - me sentencën e tij aq të njohur se "janë udhëheqësit ata që vendosin politikat e shteteve të tyre, që të jetë ajo demokraci, diktaturë fashiste apo diktaturë komuniste dhe për ta përfshirë pas popullin e kanë shumë të lehtë, mjafton t'i thuash popullit se po i shkelen të drejtat apo duke i denoncuar pacifistët se për mungesë të frymës patriotike janë duke e vënë vendin e tyre në rrezik". Siç po e bën konkretisht Edi Rama në Letrën e tij të Hapur, ku kërcënon me përfshirjen e popullit opozitar në rebelim. Dhe jo më kot shkakun për ta shkruar këtë letër, në vend që ta shënonte në krye, si do të duhej normalisht, e vendos në fund të letrës së tij të hapur kur shënon se "kjo letër për publikun lindi prej numrit të jashtëzakonshëm të kontakteve e mesazheve të shkëmbyera me qytetarë anembanë vendit e jashtë tij. Të gjithë shprehin mosbesim të madh tek Kolegji Zgjedhor, shumë ndër ta madje më kanë kërkuar të tërhiqemi nga rruga e kërkimit të drejtësisë në dyert e kolegjit. Të gjithëve u kam thënë dhe u them se e drejta që kemi me vete na detyron të trokasim në ato dyer, deri në fund të rrugës së hapur prej ligjit, sepse edhe kështu kontribuojmë për drejtësinë e për shpëtimin e demokracisë". Po në cilin vend demokratik të botës mund të vendoset për fatin e institucioneve kushtetuese përmes sms-eve apo kontakteve me fanatikët apo militantat e liderit të PS ? Vetëm në vendet ku sundon anarkia fatin e vendit e marrin në duar anarkistët dhe atëhere demokracinë e ka marrë lumi. Pra në mënyrë implicite dhe kushtëzuese Edi Rama e paraqet veten në këtë letër si shpëtimtar i demokracisë dhe stabilitetit, se ai e ka në dorë që të mos e lejojë popullin opozitar të shkojë në revoltë, ama duke e kondicionuar këtë fakt me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, që ky kolegj ta shpallë kryetar të të Bashkisë të Tiranës për të katërtën herë Edi Ramën. Jacque Chirac, ish-Presidenti i Francës, ka qenë kryetar i bashkisë të Parisit tri herë, por me një ndryshim 180 gradësh midis tij dhe Edi Ramës, sepse Jacque Chirac ka formatin e statistit ndërsa Edi Rama prezantohet për të satën herë me formatin e anarkistit. Por demokracia e një vendi, përfshi këtu edhe demokracinë në Shqipëri nuk mund të jetë letër bixhozi apo nën varësinë e një individi, qoftë ky Edi Rama, sepse po të ndodhë kështu, do të jetë diktaturë ala Gering apo ala Gramsh. Fati i demokracisë në e Shqipëri nuk mund të varet kurrësesi nga individi Edi Rama, pasi ajo është demokraci e një vendi të NATO-s, që do të thotë se i ka plotësuar të gjitha standardet për të qenë anëtare me të drejta të plota me vendet që përbëjnë shtyllën e demokracisë të Perëndimit dhe të botës. Tentativa e Edvin Ramës me Letrën e tij të Hapur për ta shpallur vendin në rrezik dhe demokracinë në rrezik është një dështim i tij, sepse procesi zgjedhor i 8 Majit 2011 u konsiderua nga SHBA si më i miri në historinë e demokracisë shqiptare, ndërsa Ed Rama dhe enturazhi i tij i ngushtë vollën vrer gjatë gjithë procesit, duke nxitur një klimë konfliktuale dhe kërcënimesh, teksa elektorati shqiptar i të dy krahëve demonstroi nivelin më të lartë të kulturës demokratike. Në këtë Letër të Hapur Edi Rama sulmon dhe kërcënon Kolegjin Zgjedhor, vendimin e të cilit e sheh vendimtar për fatin e Shqipërisë, se ky fat do të jetë në shina të mbara nëse Këshilli Zgjedhor ia dhuron fitoren atij dhe do të jetë i rrezikuar nëse Kolegji Zgjedhor e shpall atë humbës, pasi Ed Rama nuk e njeh nocionin e humbjes dhe kërcënon me rebelim. Po çfarë është Shqipëria, republikë bananesh që institucionet kushtetuese t'i japin atij me çdo kusht fitoren, sepse Edi Rama duhet t'i fitojë me çdo kusht të gjitha zgjedhjet. Nëse i fiton OK, nëse i humb ka kërcënime, ka bojkot, ka demonstrata, ka rebelime. Edvin Rama nuk e njeh rotacionin, mekanizmat eksplicite të demokracisë, Edvin Rama kërkon fitore me çdo kusht, fitore me të gjitha mjetet, çka nuk ka të bëjë dhe nuk lidhet aspak me parimet e shtetit të së drejtës, pasi fati i demokracisë shqiptare nuk mund të jetë as në dorën e një individi dhe as në dorën e një partie, pasi fati i demokracisë është në dorën e klasës politike dhe institucioneve të pavarura të demokracisë, legjislativit, ekzekutivit, institucioni i pavarur i drejtësisë, institucioni i pavarur i presidenti ku të gjitha së bashku garantojnë demokracinë shqiptare. Edi Rama ka bojkotuar dialogun, ka bojkotuar parlamentin e Shqipërisë, ka bojkotuar eksponentët të PS që nuk mendojnë si ai. Kastriot Islami i tha qartë Edi Ramës se ai shkon në Parlament jo pse i bindet Sali Berishës, Saliut, si e quan Edi Rama në mënyrë vulgare kundërshtarin e tij politik, por pse respekton orientimet e aleatëve jetikë, midis të cilëve SHBA. Në mesazhin e zotit Kantrimen, ardhur direket pas Letrës së Hapur të Edvin Ramës shprehet shqetësimi për situatën në Shqipëri, duke nënvizuar faktin se SHBA « kanë shprehur dyshimet e tyre " për bazën ligjore të vendimt të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të numëruar një kategori të caktuar fletësh votimi. Çështjet lidhur me to i janë parashtruar Kolegjit Zgjedhor. Por për ne është esenciale që të gjitha partitë të sillen me të njejtin dinjitet që tregoi populli shqiptar, të ruajnë qetësinë, të respektojnë ligjin dhe të mos nxisin dhunën. Ne rezervohemi të shprehemi për rezultatin, deri sa të dëgjojmë se çfarë do të thotë Kolegji Zgjedhor",tha Kantrimen. Ndërsa më poshtë shton: "Ne nuk kemi parë mjaft udhëheqës politikë që të kenë vullnetin për të vënë interesat kombëtare të Shqipërisë para interesave të partive të caktuara. Zakonisht udhëheqësit politikë janë të bindur se fitorja e partisë së tyre është e njejtë me interesin kombëtar. Por kjo nuk është kështu për gjithë të tjerët. Në interesin e Shqipërisë sot është që t'u demonstrohet, veçanërisht vendeve anëtare të Bashkimit Evropian se Shqipëria mund të funksionojë si të gjitha demokracitë e tjera që kërkojnë të hynë në Bashkimin Evropian. Dhe në dy vitet e fundit, Shqipëria nuk e ka plotësuar atë kriter. Ajo që më tremb sot është se ajo që duhet të jetë një demonstrim shumë pozitiv për Evropën, Brukselin dhe për gjithë vendet anëtare për pjekurinë politike të Shqipërisë, nga një sinjal pozitiv mund të kthehet në një sinjal negativ, nëse nuk bëhen përpjekje reale nga partitë politike për ta trajtuar këtë çështje qetësisht dhe në formë kushtetuese", nëvizon Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë, Tomas Kantrimen, dhe çdokush e ka të qartë se nëse ka një stanjacion dy vjeçar kjo i dedikohet rolit mizerabël që ka ndërmarrë kreu i PS-së. Ne i kemi përreth vendet që janë të mbytura nga kriza, si Greqia, vend i BE-së, ndërsa fakti që Shqipëria ka mbetur jashtë rrezes të krizës ekonomike duhet të na gëzojë. Pra nuk ekziston shkak real që Ed Rama të ngrihet në rebelim. Edhe në mesazhin e zotit Kantrimen vihet re ky fakt, se "Në shumë aspekte, Shqipëria ka ecur mirë, si në ekonomi, në përpjekjet për reforma, por është politika ajo që dëmton imazhin e saj në Bruksel dhe gjetkë." Në mesazhin e Washingtonit Edvin Ramës dhe seicilit politikan i vjen i qartë mesazhi ku Kantrimen nënvizon fort se "partitë politike duhet ta trajtojnë këtë çështje qetësisht dhe në formë kushtetuese". Dhe forma kushtetuese është respektimi i vendimit të Kolegjit Zgjedhor apo çdo veprim që duhet te hidhet duhet të ketë kushtetueshmëri. Nuk mund të rrëzohen me revolta anarkiste institucionet e pavarura të shtetit, të cilat janë zgjedhur në menyrë demokratike apo me konsensus të plotë bipartizan. Duhen përmirësime të cilat kërkojnë bashkëpunim dhe dialog bipartizan. Në një demokraci njëzet vjeçare si Shqipëria duhen plot energji për të perfeksionuar shtetin e të drejtës, por kjo arrihet vetëm kur PS dhe PD të kenë konsensus të plotë kur është puna për çështje të rëndësisë kombëtare, ndërsa rebelimi është shprehje më adeguate e luftës kundër shtetit të së drejtës, çka është e patolerushme. Ndërsa kërcënimet që Edi Rama ia bën përmes Letrës të Hapur Kolegjit Zgjedhor , vendimin e të cilit e konsideron si fatal për fatin e Shqipërisë, janë fatalitet për atë që i nxjerr nga goja dhe që i shkruan herë me dorë marksiste dhe herë me dorë fashiste, pra për vetë Edi Ramën. Edvin Rama duhet të ndryshojë stil, duhet t'i kthehet periudhës së para qershorit të vitit 2009, periudhës më të mirë të bashkëpunimit bipartizan PD-PS, sepse nëse do të vazhdojë me kërcënime, do të humbasë totalisht mbështetjen nga brenda dhe jashtë Shqipërisë. Sepse Shqipëria dhe shqiptarë nuk mund të izolohen më si në kohën e diktaturës, ndërsa Edi Rama mund të vetizolohet, për shkak të veprimeve të tij të papërgjegjëshme. Edi Rama duhet ta marrë parasysh se çfarë mesazhi i vjen nga Washingtoni, sepse SHBA janë aleatë jetikë të shqiptarëve. Nëse nuk i merr parasysh këshillat që i vinë nga Washingtoni le të japë dorëheqjen. Edhe Sali Berisha duhet të respektojë deri në një këshillat që i vinë nga SHBA dhe BE. Ky është kusht për çdo politikan të Shqipërisë nëse dëshiron të qendrojë në majat e pushtetit. Ne jemi aleatë të SHBA dhe duhet ta demonstrojmë këtë me veprime të përgjegjëshme si një shtet demokratik që ecën drejt integrimeve europiane. Në takimin e parë me Mikail Gorbaçovin (Mikhail Gorbachev), më 1984, Margaret Theçer (Margaret Thatcher) i thotë: "Unë jam aleate e SHBA. Ne besojmë tek të njëjtat gjëra, ne besojmë me pasion për të njëjta beteja idesh dhe ne do t'i mbrojmë idetë tona deri në fund. Asnjëherë mos u përpiq të më ndash prej tyre". Kjo filozofi duhet të jetë edhe në mendjen e Edi Ramës. Nëse nuk e ka këtë filozofi, atëhere duhet të japë dorëheqjen menjëherë nga drejtimi i PS. KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI U mbushën 6 vjet nga vrasja e pazbardhur e gazetarit Bardhyl Ajeti ANTIAMERIKANIZMI PERVERS I OPINIONISTËVE TË SHEKULLITPSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN? BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor... Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES" DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI 20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT 5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK 9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 - SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE MOS ABSTENONI ! ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ? ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË TË NA BASHKOJË SHKODRA JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ 14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PARA VJEN KOSOVA Nga ELIDA BUÇPAPAJ E PËRSE KAQ VONË ? Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ Nga ELIDA BUÇPAPAJ TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË ! BARDHYL AJETIT DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ INDIFERENCË E VERBËR E POLITIKËS NDAJ ARRESTIMIT BRUTAL TË ALBIN KURTIT NGA POLICIA ME ANTIPLUMB Nga ELIDA BUÇPAPAJ KOSOVA E EMANCIPUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |