E Shtunë, 04.20.2024, 08:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

12 VJETORI I ÇLIRIMIT TË KOSOVËS

Nga FRANK SHKRELI


E Mërkurë, 06.15.2011, 07:33am (GMT+1)


Këtë javë, Kosova shënoi 12-Vjetorin e çlirimit me hyrjen e trupave të NATO-s në territorin e saj me 12 Qershor 1999, duke i dhënë kështu fund luftës dhe sulmeve të aleancës së NATO-s kundër objektivave serbe anembanë Serbisë, duke përfshirë edhe kryeqytetin e saj, Beogradin.

(Për të shënuar këtë përvjetor, në mjediset e Muzeut Historik Kombetar në Tiranë është hapur ekspozita "Amerika për Kosovën" e organizuar nga Republika e Kosovës, si një shprehje e mirënjohjes së shqiptarëve për rolin që luajtën Shtetet e Bashkuara në çlirimin dhe më në fund në pavarësinë e Kosovës).

Si rrjedhim i pwrkeqwsimit tw krizws nw Kosovw, mw 12 Qershor, 1998, nw mbledhjen e ministrave tw mbrojtjes tw Kwshillit tw Atlantikut Verior, u kwrkua shqyrtimi i masave qw mund tw merrte NATO-ja nw lidhje me situatwn e krijuar duke cuar nw konsiderimin e njw numwri opcionesh ushtarake kunder Serbisw. Pas dwshtimeve tw njwpasnjwshme diplomatike pwr tw bindur Millosheviqin qw tw twrhiqte forcat e tij nga Kosova, qw tw bashkpunonte nw pwrpjekjet diplomatike pwr t'i dhwnw fund dhunws sw forcave tw tij kriminale kundwr shqiptarwve dhe qw tw ndihmonte nw lehtwsimin e kwthimit tw refugjatwve nw shtwpitw e tyre, Shtetet e Bashkuara nw Mars tw vitit 1999, dwrgojnw ambasadorin Holbruk nw Beograd, nw njw pwrpjekje tw fundit me ultimatum, pwr tw bindur Milosheviqin qw tw ndalonte sulmet kundwr shqiptarwve ose tw pwrballej me sulmet ajrore tw NATO-s. Millosheviqi refuzon rishtas, dhe me 23 Mars, 1999, NATO jep urdhwrin pwr sulme ajrore kundwr Serbisw. Sulmet ajrore qw kishin vazhduar pwr 77 ditw, u anulluan me 10 Qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-s Gjenerali Uesli Klark i raportoi Kwshillit tw Atlantikut Verior se sulmet ajrore tw aleancws kishin detyruar Millosheviqin tw fillonte twrheqjen e plotw tw forcave serbe nga Kosova, duke cuar kwshtu nw hyrjen, nw Kosovw,tw elementeve tw parw usharakw tw NATO-s, me 12 Qershor, 1999 duke e shwnuar kwte datw pwr gjithmonw si njw nga datat mw tw rwndwsishme tw historisw sw Kosovws dhe tw kombit shqiptar.


Megjithwse misioni i aleancws sw NATO-s deri atwherw ishte qw tw siguronte mbrojtjen e pwrbashkwt tw antarwve, sulmi kundwr Serbisw, e nw mbrojtje tw popullit shqiptar nw Kosovw, ishte lufta e parw e kwsaj aleance ushtarake jashtw madatit tw saj. Konflikti nw Kosovw, si pasojw, ishte njw provw serioze nw historinw 50-vjecare tw aleancws, me ndwrlikime tw pa-parashikueshme, me mundwsi edhe pwrcarjeje nw radhwt e saj. Karakteristikw e kwtij konflikti ishte gjithashtu fakti se ndwrhyja e Perwndimit nw Kosovw u frymwzua dhe u justifikua sa nga motivet humanitare aq edhe nga konsideratat gjeopolitike. Ne Kosove nuk kishte rezerva nafte, ndaj kwjo ndwrhyrje u ndwrmor vetwm e vetwm pwr tw mbrojtur popullwsinw civile shqiptare qw brutalizohej nga ushtria, policia dhe nga grupet paramilitare serbe. Situata e krijuar nw Kosovw nga sulmet barbare serbe nuk ishte parw nw Evropw e ndoshta as nw botw, c'prej Luftws sw dytw Botwrore. Statistikat e asaj kohe flasin vete per gjendjen e tmershme dhe pwr pwrmasat qw kishte marrw kriza dhe konflikti. Sipas NATO-s, deri nw fund tw Majit tw vitit 1999, mbi 230.000 refugjatw shqiptarw ishin detyruar tw shkonin nw Maqedoni, mbi 430.000 kishin gjetur strehim nw Shqipwri dhe nja 60.000 tw tjerw ishin arratisur nw Mal tw Zi. 21.000 tw tjerw u derguan nw Bosnje dhe 61.000 veta ishin transportuar nw vende tw tjera. Nw Kosovw, nw atw kohw, konsiderohej se 580.000 shqiptarw ishin tw pa strehuar. Pothuasje 90% e popullwsisw sw Kosovws ishin dwbuar nga shtwpitw e tyre me forcw.

Megjithkwte pasqyrw tragjike, disa antarw tw NATO-s si Greqia, njw aleate kwjo e vjetwr e Serbisw, shprehen shqetwsimin nw mos tw them kundwrshtimin e tyre tw plotw pwr sulmet kundwr Serbisw, por me ne fund ndonwse Athina dhe tw tjerwt nuk ishin aspak entuziastw pwr kwte operacion, pranuan pas presioneve nga Uashingtoni qw NATO tw ndwrmerrte sulmet kundwr forcave barbare serbe, mw shumw si njw masw pwr hir te ruajtjes sw unitetit tw aleancws dhe jo nga ndonjw shtyrje morale pwr tw mbrojtur shqiptarwt nw Kosovw. Wshtw meritw e Presidentit amerikan Bill Klinton, Kryeministrit britanik Toni Bler dhe Presidentit francez Xhak Shirak qw NATO-ja ruajti kohezionin e saj, ndwrsa lufta po vazhdonte dhe konflikti po intensifikohej nw Kosovw. Edhe Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madelin Ollbrajt, e rritur gjatw njw periudhe tjetwr konfliktesh nw Evropw, luajti njw rol tw rwndwsishwm pwr tw bindur aleatwt e Amerikws nw Evropw se lufta kundwr Serbisw ishte e drejtw, legale dhe e justfikueshme, pasi barbarizmat serbe nw Kosovw po krijonin njw tragjedi humanitare qw mund tw destabilizonte Evropwn jug-lindore dhe ndoshta tw gjithe Evropen.

Analistwt dhe historianwt do ta shikojnw nderhyrjen e NATO-s nw Kosovw,-- nje aleancw kwjo qw ishte krijuar me qellim pwr tw mbrojtur territorin dhe interesat e vendeve antare --jo vetwm si lufta e parw e aleancws sw NATO-s jashtw kufijve dhe jurisdikcionit tw saj, por edhe si njw luftw qw u bw krejtwsisht nga ajri, si njw lufte pa dwrguar forca tokwsore dhe pa humbur asnjw ushtar. Ndwrhyrja e Perwndimit nw Kosovw shkaktoi gjithashtu krizw dhe luhatje tw mwdha nw skenwn ndwrkombwtare tw asaj kohe, pasi afektoi nw mwnyrw serioze jo vetwm marrwdhenjet brenda aleancws sw NATO-s,por preku seriozisht edhe marrwdhwnjet e vendeve anwtare tw NATO-s me Rusinw e Kinwn, tw cilat kundwrshtuan me mish e me shpirt ndwrhyrjen e NATO-s nw pwrkrahje tw popullwsisw shqiptare nw Kosovw,-- sic kundwrshtojnw edhe sot pavaresinw e Kosovwes -- duke e cilwsuar operacionin ushtarak si njw pwrzierje nw punwt e mbrendshme tw Serbisw.

Sulmet e NATO-s kundwr Serbisw dhe fushatws sw terrorit tw Milosheviqit mbi popullwsinw shqiptare dhe hyrja e ushtarit tw parw amerikan nw tokwn e Kosovws, 12 vjete mw parw, ishin tw drejta, ligjore dhe tw justifikueshme. Hyrja e forcave tw para tw NATO-s nw Kosovw me 12 Qershor, 1999 do tw shwnohet dhe do tw shkruhet me shkronja tw arta pwrgjithmonw nw historinw e kombit shqiptar. Presidenti Klinton pat thwnw nw atw kohw se, "fuqia ushtarake dhe vendosmwria morale e pwrbashkwt e Evropws dhe Amerikws veriore", detyroi forcat serbe tw largoheshin nga Kosova, dhe tw bwnte tw mundur qw njw forcw ndwrkombwtare tw vendosej atje pwr tw mbrojtur popullin e Kosovws dhe mundwsoi kwthimin e qindra mija refugjatwve nw shtwpitw e tyre"”gjw qw mw nw fund coi nw pavarwsinw dhe lirinw qw gwzon sot Kosova.

Bota perwndimore e udhwhequr nga Shtetet e Bashkuara tw Amerikws, triumfoi kundwr forcave tw errwta tw nacionalizmit serb tw kryesuar nga Milosheviqi -- duke bwrw tw mundur qw e mira tw fitonte mbi tw keqen. Qershorin e vitit 1999, Perwndimi, me ndwrhyrjen e ushtarake bwri atw qw ishte e drejtw dhe legjitime duke shpwtuar gjysmwn e kombit shqiptar nga shfarosja, dhe sipas njw komentatori amerikan konservator tw kohws, Uilliam Safajer,jo vetwm qw nga ndwrhyrja e NATO-s pwrfituan shqiptarwt e Kosovws duke shpwtuar nga terrori serb, por nw tw njwjtwn kohw, tha ai, "Qytetwrimi wshtw mw i qytetwruar", si rrjedhim i ndwrhyrjes sw NATO-s nw Kosovw, 12 vjetw mw parw.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AI RINGJALLET POETIKISHT(In memoriam për poetin korçar Vehbi Skënderin)Nga KEZE KOZETA ZYLO (06.14.2011)
VEHBI SKËNDERI, SHARL BODLERI I POEZISË SHQIPEParathënia e vëllimit në dorëshkrim "Mirëmëngjes, Shqipëri - Lirika të një tetëdhjetëvjeçari"Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.13.2011)
Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-DHJETË MILIONË SHQIPTARË ME XHORXH W. BUSHNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.11.2011)
SEKRETARI AMERIKAN I MBROJTJES GEJTS JEP ALARMIN PËR TË ARDHMEN E NATO-sNga FRANK SHKRELI (06.11.2011)
SOLIDARIZIM ME PROF. DR. MEHDI HYSENINNga ESHREF YMERI (06.09.2011)
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.08.2011)
"Washington Post": SI TË DILET NGA AFGANISTANI PA KRIJUAR KONFLIKT MË TË GJERË?Nga HENRI KISINXHER, ish sekretari amerikan i Shtetit (06.08.2011)
DEKLARATAT E TADIQIT DHE KOMENTUESIT BUTAFORIKË SHQIPTARËNga REXHEP KASTRATI (06.08.2011)
LIDER I MIRË DHE I KEQNga Dr. ALBAN DACI (06.07.2011)
"SHQIPËRIA E MADHE" E PRESIDENTIT TË SERBISËNga SHABAN MURATI (06.06.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]