E Martë, 09.22.2020, 05:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KUR DHE KUSH E ÇLIROI KOSOVËN?

Nga AUGUSTIN PALOKAJ


E Enjte, 06.16.2011, 10:34am (GMT+1)

Ishte ditë vapë e qershorit të vitit 1999, kur me një koleg tjetër gazetar kosovar nga Brukseli dhe me një grup gazetarësh të huaj kishim hyrë në qytetin e Pejës, atëherë të shkatërruar që dukej si një qytet pas apokalipsës, ku në rrugë nuk kishte njerëz, ndërsa mbi gërmadhat e shtëpive të rrënuara dhe të djegura shihej aty-këtu ndonjë qenë i ngordhur. Ata pak njerëz që takuam tregonin për tmerrin që kishin përjetuar, ndërkohë që nuk ishin të sigurt nëse i kishte ardhur fundi apo jo ankthit të tyre. Një javë më vonë, në të njëjtin vend në këtë qytet situata kishte ndryshuar dukshëm. Disa të rinj nga Shqipëria kishin sjellë disa fuqi naftë dhe benzinë dhe shisnin për marka ose lekë, por nuk pranonin dinarë të Serbisë. Ushtarët italianë, me syza dielli, bënin foto mbi autoblindat e tyre, ndërsa rrugëve të qytetit shiheshin ushtarë me uniforma të UÇK-së. Disa prej tyre filluan bisedën, por nuk flisnin për luftën. Flisnin rreth asaj se cila ka qenë UÇK-ja e vërtetë, kush ka luftuar në Koshare e kush në Tiranë e Vjenë, kush ka bashkëpunuar me serbë e kush jo. Cila pjesë e UÇK-së „s’ka pasë kohë me luftu kundër shkaut se ka luftu kundër shqiptarëve tjerë". Në fund, duke e ditur se kemi raportuar nga selia e NATO-s gjatë fushatës së bombardimeve dhe kemi hyrë me trupat e NATO-s në Kosovë, njëri prej tyre na tha: „Ah, ju jeni ata gazetarët që po mundoheni ta bindni popullin se kishe NATO-ja na ka çliruar". Në atë kohë nuk e kuptova sa duhej këtë vërejtje, por sot e kam më të qartë se çfarë kishte dashur të thoshte.

Edhe sot e kësaj dite marrja e meritave për diçka në Kosovë është në modë, për çfarëdo qoftë. Pa dyshim se askush nuk ka dhënë kontribut më të madh për çlirimin e Kosovës sesa ata që ishin në gjendje të shkonin në front që të jepnin jetën e tyre për këtë liri. Por çfarë nevoje kanë ata të orvaten të nënvlerësojnë luftën e NATO-s, pa të cilën pakkush beson se shqiptarët e Kosovës vetë do ta çlironin vendin e tyre. Po sot edhe francezët, belgët dhe holandezët haptas thonë se lirinë e tyre ua kanë borxh amerikanëve dhe anglezëve. Tash kur kujtoj ato ditë të vitit 1999, hyrjen në Kosovë me trupat e NATO-s pas tre muaj e gjysmë të numërimit të secilit sulm të Aleancës ndaj forcave të Milosheviqit, siç po numërohen sot ato ndaj forcave të Gadafit në Libi, detyrimisht mendoj se Kosova dhe populli i saj kanë pasur një fat në fatkeqësinë e tyre dhe rrota e historisë është sjellë në atë mënyrë. Shumë rrethana kanë ndikuar që pikërisht në Kosovë të ndërhyjë NATO-ja, e njëra prej tyre ka qenë dështimi tragjik i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë-Hercegovinë, ku me heshtjen e NATO-s dhe mosveprimin e misionit të OKB-së ndodhi gjenocidi në Srebrenicë. Fjala e parë që NATO-ja kishte thënë për Kosovën në fillim të vitit 1998 ishte se „nuk do të lejohet përsëritja e Bosnjës në Kosovë". Kishte shumë ndërlidhje zhvillimesh që bënë që në këtë mënyrë të përmbyllej kjo pjesë e historisë së Kosovës, Ballkanit, Evropës dhe më gjerë.

Po të mos ishte represioni serb, nuk do të kishte as rezistencë paqësore, pa të cilën nuk do të ndodhnin zhgënjimi dhe përulja e papërballueshme e qytetarëve të Kosovës, që solli paraqitjen e UÇK-së, lufta e së cilës solli interesimin më të madh të bashkësisë ndërkombëtare dhe Konferenca e Rambouilletit që nxori një marrëveshje, mospranimi i së cilës nga Serbia dhe pranimi nga delegacioni i Kosovës solli nisjen e bombardimeve të NATO-s, të cilat sollën largimin e forcave të Serbisë nga Kosova, që do të duhej të kuptohej si çlirim i Kosovës. Sot nganjëherë harrohet kjo lidhje e ngjarjeve dhe na dalin legjenda të ndryshme rreth asaj se kush kur dhe cilën pjesë të Kosovës na e paska çliruar.

Tash 12 vjet pas çlirimit të Kosovës si ditë e çlirimit të Prishtinës festohet dita kur në qendër të qytetit kishin hyrë forcat ruse, ditë që ata të cilët e përjetuan thonë se ka qenë dita më e rëndë në jetën e tyre. Tash idealizohet gjithçka dhe krijohet përshtypja se Kosova ishte unike në luftën e saj për çlirim, çka është falsifikim i historisë. Ish-kundërshtarët e kohës së luftës, që as ideali i luftës për liri dhe pavarësi nuk arriti t’i bashkonte, tash janë bashkuar për të ndarë pushtetin, sepse nuk paska ideal më të madh sesa pushteti. Nuk mund t’i harrojmë sot rolin e Bujar Bukoshit e të Hashim Thaçit, që bënë që Kosova e asaj kohe duke u paraqitur me dy qeveri dhe dy kryeministra u kuptua nga faktori ndërkombëtar si një vend pa pushtet dhe u lejua anarkia. Të mos harrojmë se presidenti i atëhershëm Ibrahim Rugova u kthye nga Italia vetëm pasi e solli ambasadori i atëhershëm amerikan në Shkup, Christophet Hill. Të mos harrojmë se disa komandantë të UÇK-së edhe pas luftës i ndanin zonat, dhe nuk dihej nëse Prishtina i takonte zonës së Llapit apo të Drenicës. Të mos harrojmë se sa u shumëfishua numri i luftëtarëve pas luftës dhe sa njerëz blinin uniforma, e vinin shenjën e UÇK-së dhe me to plaçkitnin bagëti nëpër fshatra të Kosovës dhe bënin gjithë të zezat, duke njollosur kështu imazhin e atyre që vërtet luftuan dhe sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Kosovës. Me të drejtë disa komandantë të UÇK-së thoshin se po të kishim pasur kaq ushtarë në luftë sa paraqiten se kemi tash pas luftës, ndoshta nuk do të kishim pasur fare nevojë për NATO-n.

Por sot paraqitet edhe një pyetje tjetër, ajo a është Kosova më të vërtetë e lirë dhe e pavarur. Tash 12 vjet më vonë, kemi policinë e Republikës së Serbisë, pa ftesë të Republikës së Kosovës, të jetë e pranishme në territorin e Republikës së Kosovës. Praninë e forcave të huaja ushtarake dhe policore nuk e trajtojmë si kufizim të lirisë, sepse kanë ardhur edhe me ftesë të autoriteteve legjitime të Kosovës si rezultat i kuptimit se vetë nuk jemi në gjendje të udhëheqim shtetin në mënyrë demokratike dhe në respektim të plotë të sundimit të rendit dhe ligjit.

Kosova do të duhej të caktonte zyrtarisht një ditë të çlirimit të saj. Ka aq shumë festa, madje edhe aso qesharake si „Dita e Evropës" që askund në Evropë pos në Kosovë nuk është ditë e festës shtetërore. Por është mungesë e ndjenjës për të qenë falënderues ndaj NATO-s, UÇK-së e kujtdo tjetër që dikush mund ta konsiderojë si çlirimtar faktin se Kosova nuk ka një festë shtetërore si ditë të çlirimit të saj.

AUGUSTIN PALOKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VEHBI SKËNDERI - IKJE PËR TË MBETURNga AQIF HYSA (06.15.2011)
12 VJETORI I ÇLIRIMIT TË KOSOVËSNga FRANK SHKRELI (06.15.2011)
AI RINGJALLET POETIKISHT(In memoriam për poetin korçar Vehbi Skënderin)Nga KEZE KOZETA ZYLO (06.14.2011)
VEHBI SKËNDERI, SHARL BODLERI I POEZISË SHQIPEParathënia e vëllimit në dorëshkrim "Mirëmëngjes, Shqipëri - Lirika të një tetëdhjetëvjeçari"Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.13.2011)
Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-DHJETË MILIONË SHQIPTARË ME XHORXH W. BUSHNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.11.2011)
SEKRETARI AMERIKAN I MBROJTJES GEJTS JEP ALARMIN PËR TË ARDHMEN E NATO-sNga FRANK SHKRELI (06.11.2011)
SOLIDARIZIM ME PROF. DR. MEHDI HYSENINNga ESHREF YMERI (06.09.2011)
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.08.2011)
"Washington Post": SI TË DILET NGA AFGANISTANI PA KRIJUAR KONFLIKT MË TË GJERË?Nga HENRI KISINXHER, ish sekretari amerikan i Shtetit (06.08.2011)
DEKLARATAT E TADIQIT DHE KOMENTUESIT BUTAFORIKË SHQIPTARËNga REXHEP KASTRATI (06.08.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]