VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RAMA, NJË LIDER DISASTER

Nga ALBAN DACI


E Premte, 06.17.2011, 04:47pm (GMT1)

 

Në vitin 1940, ministri hitlerian i Propagandës, Joseph Goebbles, do të fliste më nuanca të çuditshme lidhur me dy dekadat e fundit "Më 1933, ajo që duhej të kishte thënë një lider francez duhet të ishte diçka e tillë: Kancelari i Rajhut, që ka shkruar "Mein Kampf", nuk duhet kurrsesi të pranohet nga ana jonë. Dy janë zgjidhjet: ose ai duhet të largohet, ose ne do e luftojmë. Por francezet nuk e bënë këtë. Na lanë të vazhdonin projektet tona dhe kur ne kishim arritur majat dhe kishim fituar fuqi, atëherë ata filluam luftën."

Shumë mbështetës të Edi Ramës, që dikur ishin qorra përballë liderit të tyre, tani që po ju vjen shikimi, duan të thonë: "Edi Rama, i cili tentoi të bllokoj procesin e liberalizimit të vizave për egon e tij personale për pushtet, që bojkotoi Parlamentin për shumë kohë, nuk duhet ta kishin pranuar si lider dhe nuk duhet ta kishin toleruar për të vazhduar më tej"

Për Edi Ramën ka dy zgjidhje: të largohet vetë, sepse nga një diferencë e madhe votash që ka pasur me kundërshtarët e tij politik në zgjedhjet e kaluara, në ato të fundit me Bashën ai jo vetëm nuk e ruajti diferencën, por i humbi. Ose, nëse nuk largohet, të luftohet politikisht si brenda Partisë, ashtu edhe jashtë saj, nga çdo shqiptarë që meritojnë dhe dëshirojnë të integrohen në BE.

Ca ditë më parë një analistë i njohur për bindjet e tij të Majta, kishte shkruar, se: "Edi Rama, si lider nacional është disastër" (zhargon i huaj i përdor me saktësi të madhe në këtë rast). Kam, përshtypjen se Edi Rama, është disastër jo vetëm në nivel nacional, por edhe atë lokal dhe klanor. Lokal e kam fjalën edhe në rastin e Bashkisë së Tiranës. Ai e humbi Tiranën për faktin se ai ka më shumë zell për pushtetin politik, se sa për ta vënë këtë pushtet në shërbim të qytetarëve.

Edi Rama nuk ka asnjë cilësi suksesi që duhet të ketë një lider dhe kjo ndodh për faktin se ai nuk e ka situatën në kontroll brenda partisë së tij. Më kujtohet Rama, kur ishte Ministër Kulture dhe Rama sot në rolin e kryetarit të Opozitës. Janë, dy persona krejt të ndryshëm: i pari ishte energjik, kishte dëshirën e madhe për të punuar për vendin dhe qytetarin, ishte tepër i logjikshëm dhe i saktë në ndërhyrjet publike që bënte, përfaqësonte vetën e tij dhe idetë e tij ishin origjinale, sepse kishin vetëm autorësinë e tij.

Ndërsa Rama i sotëm, është i lodhur, i stresuar dhe i hutuar. Ai, nuk përfaqëson vetën, idetë e tij nuk janë origjinale të dala prej tij dhe nuk përfaqësojnë zgjidhje pozitive në të mirë të qytetarëve. Rama i sotëm nuk ka një linjtë të mirëfilltë politike, nuk ka një program të qartë politik. Ai është politikan i çastit.

Rama i sotëm është i metaforzuar nga pushteti dhe egoja e tij për ta pasur atë pa limit, në çdo kohë e rrethanë. Sot, idetë e tij nuk janë të freska dhe të dobishme, ato janë të infektuar nga mania për pushtet dhe janë të kontrolluara nga personat që ia garantuan atë brenda Partisë. Rama, nuk është më njeri i vizioneve, por peng i pushteti dhe i njerëzve që e simbolizojnë atë, fillimisht në nivel partie, e pastaj edhe në nivel lokal e nacional.

Rama i sotëm, i ka aq shumë sytë e mbyllur me pushtet, sa është i gatshëm të bëj gjithçka për ta mbajtur atë. Ai jashtë pushtetit të tij politik nuk shikon asgjë, qoftë edhe mundësinë se mjafton vetëm pak konsensus politik, që Shqipëria të anëtarësohet në BE.

Rama nuk di të përdor asnjërën nga dy cilësitë kryesore, që duhet të ketë një politikan i nivelit nacional. Ai nuk di të përdor as soft powerdhe as hard power. Soft power është përbërës themelor në procesin politik të një vendi demokratik (ose që përpiqet për të qenë i tillë). Jo vetëm në politikë, por edhe tek forcat e armatosur, tërheqshmëria dhe impenjimi luajnë një rol të rëndësishëm. Soft power nxit bashkëpunimin dhe ofron një monedhë të ndryshme nga detyrimi. Rama nuk është aspak një lider që mund të përdor soft power, sepse karakteristikë e tij kryesore është mungesa totale e bashkëpunimit, si me forcat e brendshme politike të vendit, ashtu edhe me autoritetet ndërkombëtare.

Gjithashtu, edhe pse hard power nuk është shumë në modë, mbetet një faktor i rëndësishëm në bërjen e lidershipit. Hard power në shumicën e rasteve simbolizon përdorimin e forcës për të bindur masën, që të ndjek në programet dhe objektivat politike. Megjithatë, as këtë të fundit, Rama nuk është më në gjendje ta përdor, sepse aktualisht Partia i ka dalë nga kontrolli dhe për ta besuar këtë mjafton të analizojmë rrjedhjet e fundit... si dhe faktin se disa deputetë nuk e pranojnë dhe nuk i binden bojkotit parlamentar të vendosur nga PS-ja.

Pra, në të gjitha kuptimet, sot për sot, Rama mbetet një disastër në politik, sepse ai, tashmë, është i mbushur me limite dhe jo shumë ide jo vetëm për të frymëzuar qytetarët në një ndryshim, apo revolucion shoqëror, por, ai, tashmë do të përballet me një betejë të fortë për pushtet brenda PS-së. Para se të mblidhet Kongresi i PS-së, kur me siguri do t’i kërkohet dorëheqja, ai duhet të vendos me vullnetin e tij të largohet nga jeta aktive politike. Një ndër cilësitë më të larta të një lideri është të kuptoj momentin e duhur për t’u larguar. Momenti i duhur, që një hap të tillë ta bëj Rama, është pikërisht tani.

Megjithatë, nëse Rama do të largohet dhe nuk do të ndodh një reformim i thellë i PS-së, asgjë nuk do të ndryshoi. Thjeshtë, faj nuk do t’i mbetet vetëm i një personi, siç përpiqen një pjesë e mirë ta propagandojnë, por do t’i mbetej gjithë PS-së, si forcë politikë, që nuk ka kapacitete dhe vullnet për t’u reformuar dhe për të ecur me të njëjtin hap me proceset e rëndësishme, si ato të integrimit europian.

________________________________________________________

 

Dr. Alban Daci

Gazetar për çështjet e Rajonit dhe të Diplomacisë, Politolog, Studiues, Kryetar i organizatës shqiptare "Nuova Generazione Albanese", Delegat i "Komitetit Ndërkombëtar Kolombo" për Republikën e Shqiperisë, Anëtar i Lëvizjes Federaliste Evropiane (Seksioni i Genovës).

 

-----------------------------------------------------------------------------------------

 

Të dashur lexues, librin tim me titull "Europa dhe shqiptarët" mund ta gjeni në këto librari në Tiranë: Kompleksi Don Bosko, Libraria në fillim të Rr. Don Bosko, tek dy kioskat e Pallatit të Kulturës në qendër, librari "Agolli" afër selisë kryesore të PS-së, tek kioska përballë Rognerit, tek zyra Postare nr. 7 Kompleksi Gindash (Laprakë), stacioni i autobusit (vendi ku shiten gazeta) në Laprakë, tek kioska afër Muzeut Kombëtar përballë "Bar Ufo", tek libraria në Kodër Institut. Së shpeti do të jetë edhe në librari të tjera.

ALBAN DACI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.