Gjilpëra të shpuara
këmbë e kokë
operim i dhembjes
në heshtje.
Akupunktura
le ta marrë edhe token
dhembje
e gjak kullon.
Po Dallëndyshet
po zogu
po fëmijet jetimë
po lejleku mbi detin e ngrirë
po ylberi mbi grunajat që kallen
po Vehbi Skënderi në vargun e fundit
po unë pa djepe e pa varr
Po Bekim Fehmiu në Premieren prej Hiri
Po Lumbardhi me Aktorin e Puplave
Po unaza e Inflandit pa Moisiun
Po Shqiponja me do gjemba mbi kokë
Po flamuri me dhe mbi zemër
Po Atdheu Lesh e li
Bac,NUK U KRY-JO
AKUPUNKTURA E DHEMBJES
-DHEMB