E Enjte, 08.06.2020, 10:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Ç'PATI GREQIA QË U MBYT NË BORXHE?

Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI


E Martë, 06.21.2011, 03:04pm (GMT+1)

U bë kaq kohë që gdhihemi dhe ngrysemi me problemet e krizës financiare që ka mbërthyer për fyti Greqinë. Ekranet e televizioneve pasqyrojnë me kohë e pa kohë pasojat e kësaj krize të rëndë që ende s’po i gjendet ilaçi.

Tek ndjek lajmet që vijnë nga fqinjja jonë jugore, çdokush rri e pyet veten: po si paska qenë e mundur që vendi më i parapëlqyer i Evropës, "dashnorja e Perëndimit", siç e ka quajtur me shumë të drejtë publicisti i njohur amerikan Robert Kaplan, të arrijë të katandiset deri në këtë pikë të hallit?

Në librin me kujtime, të titulluar "Si u bëra përkthyes i Stalinit", Valentin Berezhkovi përshkruan takimin e Stalinit me Çurçillin në tetor të vitit 1944 në Moskë. Në një rast ai shkruan:

"Çurçilli nxori nga xhepi i brendshëm një letër të palosur më katërsh. E hapi mbi tryezë dhe ia afroi Stalinit. Teksti nuk kishte nevojë për përkthim. Gjithçka që ishte shkruar në atë letër, përmblidhej në disa rreshta:

Rumania

Rusia……………………………90%

Të tjerët……………………….10%

Greqia

Britania e madhe……………..90%

(në marrëveshje me SHBA)

………………………………….

Nga dialogu i zhvilluar mes dy liderëve, para se Çurçilli t’i tregonte Stalinit fletën e vet, rezulton se që të dy ata ishin të prirur për një ndikim të caktuar përparësor të palëve në Greqi dhe në Rumani" (Citohet sipas: Valentin Berezhkov. "Si u bëra pëkthyes i Stalinit". Moskë. "DEM". 1993, f. 323-324).

Pra, Perëndimi, në personin e udhëheqësit britanik, përfaqësonte interesat e padiskutueshme të tij në Greqi pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Por fill pas përfundimit të luftës, Stalini e ktheu pllakën dhe u dha të gjithë ndihmën e mundshme komunistëve grekë për marrjen e pushtetit me dhunë. Ndërkohë trupat angleze që vazhdonin të ishin të pranishme në Greqi pas përfundimit të luftës, nuk qenë në gjendje të përballonin forcat komuniste dhe po të mos kishte qenë ndërhyrja e vendosur amerikane me trupa ushtarake, Greqia me siguri që do të kishte përfunduar në kampin komunist. Pas disfatës së komunistëve dhe instalimit të dy bazave të fuqishme ushatarake amerikane në Greqi, nga të cilat ajo vilte një qira vjetore që arrinte deri në dy miliardë e njëqind milionë dollarë, ky vend erdhi e u bë më i parapëlqyeri i Perëndimit. Në kushtet e Luftës së Ftohtë, pozicioni i saj në Mesdhe për Perëndimin merrte një rëndësi të jashtëzakonshme gjeostrategjike në përballjen me kampin komunist. Për më tepër, vija bregdetare e Greqisë, bashkë me vijën bregdetare të ishujve, arrin në katërmëdhjetë mijë kilometra gjatësi, çka ishte tepër joshëse për zhvillimin e turizmit. Prandaj edhe dashuria e Perëndimit për Greqinë, me kalimin e kohës, erdhi e mori përmasa mitike. Në këto kushte, Greqia krekosej si gjel i fryrë para vendeve komuniste të Ballkanit, pa u lodhur së rëni tamtameve për modelin e "demokracisë" greke.

Pas shembjes së sistemit komunist, Greqia i mbushi mendjen vetes se vetëm ajo mund të bëhej padronia e Ballkanit për "kultivimin" e vlerave të demokracisë në ish-vendet komuniste të këtij gadishulli. Për më tepër, në raport me Shqipërinë, ajo u bind përfundimisht se mund ta vinte "në jetë" ëndrrën e vet mbinjëshekullore për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Prandaj, në dhjetor të vitit 1990, kufijtë me Shqipërinë ajo i hapi kat e kat, në mënyrë që emigrantët shqiptarë, të varfëruar deri në skajshmëri prej regjimit kriminal të Enver Hoxhës, të dyndeshin valë-valë drejt qyteteve greke. Sipas Karolos Papuliasit, ish-ministër asokohe, emigrantët shqiptarë do të shfrytëzoheshin si karrem për klasën politike të Tiranës, së cilës do t’i kërkohej të bënte lëshime pas lëshimesh për kënaqjen e epsheve të shovinizmit grekomadh në Shqipërinë e Jugut. Fill pas dyndjes së emigrantëve, Greqia mori masa të menjëhershme për dërgimin në Shqipëri të komisarit të vet politik, Anastas Janullatosit, i cili, duke shfrytëzuar veladonin e kryepeshkopit të kishës ortodokse, do të shërbente si kreu i shovinizmit grekomadh në Tiranë.

Kësisoj u krijuan rrethanat që Greqia, si "pararoja e demokracisë" në Ballkan, t’i drejtohej Bashkimit Evropian, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, për t’i ofruar asaj kredi kolosale për mishërimin në praktikë të "vlerave të demokracisë" greke në ish-vendet komuniste të Evropës Juglindore, sidomos për përballimin e shpenzimeve për qindar mijë emigrantë të ardhur aty. Nevojën për sigurimin e këtyre kredive e bënë më të ngushme edhe përgatitjet për organizmin e Lojërave Olimpike të vitit 2004, në të cilat Athinës i duhej të mburrte me të madhe madhështinë e lashtësisë së qytetërimit të vet, i cili duhej të shërbente si shembull për qytetërimet e tjera. Kështu, "dashnores së Perëndimit" nuk ia prishën qejfin për asgjë, borxhet iu ofruan me zemërgjerësinë më të madhe, aq më tepër kur të gjithë në Perëndim ia kishin mbushur mendjen vetes se pas shembjes së komunizmit, vetëm Greqia mund të luante rolin "e pazëvendësueshëm" të "dados zemermirë" në Evropën Juglindore. Dhe "dadoja" e zellshme greke, duke notuar në detin e kredive shumëmiliardëshe perëndimore, i ktheu mirë sytë nga Shqipëria. Këtu ajo vendosi të ngrinte varreza, memoriale dhe manastire për ushtarët kriminelë që kishin rënë gjatë luftës italo-greke, duke siguruar paraprakisht blerjen e eshtrave të të vdekurve shqiptarë dhe reklamimin e tyre si eshtra të ushtarëve të vet. Për një pazar të tillë eshtrash, i cili del bukur në spikamë në filmin e regjisorit të talentuar Edmond Budina, duheshin shpenzuar shuma kolosale, të cilat Athina nuk i kurseu asnjëherë. Shuma të tjera kolosale ajo i shpenzoi për ndërtime kishash greke në mbarë territorin e Shqipërisë së Jugut (deri edhe në Tiranë, ku po përfundon një katedrale gjigante, e ndërtuar tërësisht me simbolikë greke), për hapje shkollash greke, për pagesa pensionesh për qytetarë shqiptarë në moshë pensioni, të cilët jo vetëm që nuk kanë punuar në Greqi as edhe një ditë të vetme, por që as nuk e dinë fare se ku e ka adresën Greqia, për rekrutime spiunësh të të gjitha kategorive, deri edhe në sfera të larta të politikës shqiptare. Veç kësaj, ajo mori përsipër shpenzimet për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, me vetëdeklarim të kombësisë dhe të fesë, në mënyrë që të ndryshohet përbërja e saj etnike në favor të Greqisë. Prandaj edhe për realizimin e një vetëdeklarimi të tillë duheshin shpenzuar shuma marramendëse për blerje shqiptarësh "pa identitet".

Por, një ditë të bukur, të gjitha këto borxhe erdhën e u shndërruan në një lak të tmerrshëm në fytin e Greqisë, lak ky që duket se po i merr frymën orë e çast. Tani, "dashnorët perëndimorë" të "dashnores greke", duhet të tregohen një çikë të mëshirshëm dhe t’ia lirojnë pakëz lakun që i kanë hedhur në fyt. Nuk duhen harruar kaq lehtë dhe kaq shpejt vitet e dashurisë zhuritëse, kur Greqia kacagjelohej dhe ledhatohej tërë afsh në prehrin e tyre.

Ne, shqiptarët, kemi një fjalë të urtë shumë të bukur: "në këtë botë paguhen të tëra". Greqia ka kryer dy krime shumë të rënda, të cilat Perëndimi ia ka falur me shpirtmadhësi, duke u bërë palë me të. Greqia, me një egërsi dhe urrejtje të pashoqe, ka shkatërruar dhe zhdukur varrezat e hebrenjve në Selanik dhe gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore shumë hebrenj ua ka dorëzuar trupave gjermane për t’i masakruar. Së dyti, Greqia ka kryer një tjetër krim të pashembullt, atë kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë, duke ushtruar jo vetëm një gjenocid barbar kundër saj, por edhe duke e shpërngulur me forcë drejt Shqipërisë atë pjesë të popullsisë që mbeti gjallë. Këto dy krime të rënda, nga më shtazaraket në historinë e njerëzimit, nuk i kanë ngjallur kurrfarë emocionesh Perëndimit, për ta ndëshkuar Greqinë ashtu siç e meritonte. Madje faktin që Shqipëria, gjatë viteve të luftës, nuk lejoi që as edhe një hebre i vetëm (nga 872 të tillë, në qoftë se nuk më tradhton kujtesa, që ndodheshin asokohe në vendin tonë) të binte në duart trupave gjermane, Perëndimi duhej ta kishte nxjerrë në spikamë në kohën e duhur para opinionit ndërkombëtar. Qëndrimi ndaj hebrejve dëshmonte se sa lart qëndron kodi moral i shqiptarëve dhe sa poshtë qëndron kodi moral i grekëve.

Në tallazin e krizës së rëndë që ka pllakosur Greqinë, kërkohet që të shpiken edhe "koka turku", të cilat na qenkan "fajore" për gjendjen ku është katandisur vendi. Kështu, mitropoliti Pirej, si përfaqësues i lartë i klerit grek, "i paska gjetur fajtorët". Sipas mendimit të tij, përgjegjësinë për të gjitha problemet që ka shkaktuar kriza greke na e paskan hebrejtë e mbarë botës. Më 24 dhjetor 2010, në efirin e njërit prej kanaleve televizive kryesore të vendit ai deklaroi:

"Për të gjitha fatkeqësitë tona ekonomike, fajin e kanë hebrejtë e mbarë botës".

Mitropoliti Pirej njoftoi teleshikuesit se lëvizja sioniste botërore, si edhe bankierët hebrej, të tillë, si, fjala vjen, baroni Rotshild, janë përzier në një komplot që ka për qëllim dobësimin e kishës së krishterë ortodokse.

Drejtuesi i emisionit nuk e përmbajti dot veten dhe e pyeti:

"Nëse është kështu, atëherë pse ju nuk e pranoni politikën e Hitlerit? Mos vallë nuk ishte e drejtë që hebrejtë të digjeshin të gjithë?".

Kësaj pyetjeje mitropoliti Pirej i dha këtë përgjigje:

"Adolf Hitleri ishte një vegël në duart e sionizmit botëror dhe atë e pati financuar familja e Rotshildëve, me të vetmin qëllim: për t’i bindur hebrejtë ta braktisnin Evropën dhe të krijonin në Izrael perandorinë e tyre të re".

Këto janë pikëpamje, të shprehura nga një përfaqësues i kishës ortodokse greke. Por nuk na siguron dot kush se këto nuk janë pikëpamje të qarqeve më të larta të politikës zyrtare greke. Aq më tepër kur dihet fare mirë që në Greqi kisha greke është shteti grek dhe shteti grek është kisha greke. Se kisha greke merret jo me punët e Zotit, jo me predikimin e dashurisë mes njerëzve, jo me predikimin e respektit ndaj etnive dhe kombeve, sipas mësimeve të Hyjnisë. Ajo merret me politikë. Prandaj edhe ajo nuk është në gjendje, se nuk është aftë, t’i drejtohet Hyjnisë për ta shpëtuar Greqinë nga katastrofa e rëndë që e ka pllakosur, se Hyjnia nuk i dëgjon ata që kanë dalë nga udha e Saj.

Po të ishte kishë për së mbari, kisha greke duhej t’i lutej Perëndimit që ato borxhet prej 300 miliardë dollarësh, Greqia t’i shlyejë vetë. Dhe ka me se t’i shlyejë. Nga të dhënat e shtypit dhe nga faqet e internetit, është bërë e ditur se pasanikët grekë kanë të depozituara në bankat e Zvicrës një kapital gjigant prej 600 miliardë dollarësh. Pse nuk i ngrin Perëndimi këto shuma kolosale që këta pasanikë i kanë grabitur nga kreditë e ardhura nga jashtë vendit? Ku fle lepuri i borxheve që po e tmerron keqas Greqinë?

Prof. Dr. ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ELEGJI PËR VEHBI SKËNDERINNga PËRPARIM HYSI (06.21.2011)
AKUPUNKTURA E DHEMBJESNga LIMAN ZOGAJ (06.20.2011)
RUSIA NË PENËN E NJË RUSINga ESHREF YMERI (06.19.2011)
RAMA, NJË LIDER DISASTERNga ALBAN DACI (06.17.2011)
LIRIKU VEHBI SKËNDERI SHPIRTI I NDJESHËM I MBRUJTUR ME DIELLNga ÇELIK PETRITI (06.17.2011)
RRETH MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-JUGOSLLAVO-SOVJETO-KINEZE (1944-1976)Duke iu referuar librit "Jeta ime" të Ramiz Alisë (2010)Nga SKIFTER KËLLIÇI (06.16.2011)
SHQIPTARËT NË MAL TË ZI NUK MUND TË KRAHASOHEN ME MALAZEZËT NË KOSOVËReagim ndaj një deklarate tendencioze e ministrit të punëve të jashtme të Malit të ZiNga XHELADIN ZENELI, ish deputet (06.16.2011)
BRAVO, ZONJA FAJON!!!Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (06.16.2011)
KUR DHE KUSH E ÇLIROI KOSOVËN?Nga AUGUSTIN PALOKAJ (06.16.2011)
VEHBI SKËNDERI - IKJE PËR TË MBETURNga AQIF HYSA (06.15.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]