VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPTARËT E NEW YORK-ut DEMONSTROJNË PARA U.N.O.*

Një shkrim i rreth 40 viteve më parë

Nga FRANK SHKRELI


E Mërkurë, 06.22.2011, 06:19am (GMT1)

Kohët e fundit më bëri përshtypje dhe më zgjoi emocione një artikull i Nikolin Kurtit, mos qofsha gabim, i nipi i Dom Shtjefen Kurtit, i cili gjithnjë edhe sot përpiqet të gjejë eshtrat e axhës së tij të vrarë nga regjimi komunist hoxhist. Më solli në mend gjithashtu reagimin e komunitetit shqiptaro-amerikan në atë kohë, kur menjëherë pasi morëm vesh nga shtypi amerikan se ishte vra Dom Shtjefen Kurti, organizohet një demonstrate para Kombeve të Bashkuara dhe selisë së misionit të regjimit komunist shqiptar pranë Organizatës së Kombeve te Bashkuara. Ende e mbaj mend shumë mirë atë demonstratë, ndoshta e para e këtij lloji, ku mori pjesë mbarë komuniteti, i prirë nga Monsinjor Zef Oroshi dhe Imam Isa Hoxha. Artikulli i bashkangjitur ishte një përshkrim modest i demonstratës kundër regjimit komunist enverist i botuar në revistën "Jeta Katolike", Nr. 1-2, 1973, për të vënë në dukje krimet e atij regjimi sidomos kundër klerikëve katolikë e të tjerë.

Është shumë shqetësues fakti që eshtrat e Dom Shtjefen Kurtit - kundër vrasjes së të cilit e protestuam para botës pothuaj 40 vjet më parë - e të cilat i kërkon familja e tij edhe sot pas pothuaj 40 vjetësh nuk janë gjetur ende.  

Me daten 28 mars, 1973 gazetat e perditeshme te New York-ut, "The New York Times - The Daily News - New York Post - prune lajmin e idhte te marrun nga agjesija e lajmevet Kathpress te Vjenes, se komunistat e Tiranes kishin vra meshtarin katholik, Don Shtjefen Kurtin per te vetmen arsye se ai, me kerkesen e prindes, kishte pagezue nji femi.

Ky akt, si dhe tjere para ketij, na vertetojne botnisht se te kuqt e Tiranes kane humbe faret çdo ndiejne njerzore. Ata mendojne se me i u per mbajte Ligjevet te Zotit dhe me i perfille keto lirisht, asht faj qe duhet denue me vdekje....

 

Më poshtë artikulli i vitit 1973 i plotë (i skanuar):

 

FRANK SHKRELI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.